Marre nga: www.teuhid.net

Disa fjalë dhe vepra të cilat e kundërshtojnë teuhidin apo e pakësojnë atë

Pretendimi i njohjes së diturisë së fshehtë përmes leximit të shuplakës e të filxhanit dhe të ngjashme. Gajb (fshehtësi) është çdo gjë nga e ardhmja, e kaluara që është e fshehur për njerëzit dhe ajo që njerëzit nuk e shohin. Allahu, subhanehu we teala, atë e veçoi për Vetën. Ai thotë:
“Thuaj (Muhammed); Askush në qiej dhe në tokë nuk e di të fshehtën përveç Allahut.” (En-Neml: 65). Pra, fshehtësinë nuk e din askush përveç Allahut, subhanehu we teala. Por, Ai mund tia bëjë atë të njohur profetëve të Tij, për shkak të ndonjë urtësie apo dobie. Ai thotë:
“Njohësi i fshehtësisë, e atë nuk ia zbulon askujt, përveç ndonjë profeti që Ai e zgjodhi...” (El-Xhinn, 26-27), dmth Ai nuk ia bën atë të njohur askujt, përveç atij që e zgjodhi për shpalljen e Tij, kështu që i zbulon atij çka të dojë nga fshehtësia e Tij. Dhe kjo, për arsye se ai profet argumenton shpalljen me mrekulli, e që nga ato është: Rrëfimi i fshehtësive të cilat Allahu, subhanehu we teala, ia zbulon, Ky zbulim përfshin të dërguarin nga melaqet e nga njerëzit dhe askend tjetër. Pra, ai që pretendon se di fshehtësinë, me çfarëdo metode qoftë, përveç profetëve që Allahu, subhanehu we teala, i zgjodhi, ai është gënjeshtar dhe pabesimtar, pa marrë parasyshë se a e bën atë përmes leximit të shuplakës, filxhanit, fallit, magjisë, astronomisë etj. Kjo është ajo që ndodh me disa të prishur dhe gënjeshtarë të cilët tregojnë vendin e gjërave të humbura e të fshehura ose tregojnë shkaqet e disa sëmundjeve, e thonë: filani ta bëri këtë dhe u sëmure për këtë shkak. Kjo, në realitet, ndodh sepse atyre u shërbejnë xhinët dhe shejtanët, ndërsa tek njerëzit paraqiten kinse i bëjnë me veprimin e atyre gjërave, duke tentuar kështu mashtrimin dhe tradhëtinë e tyre. Dijetari i famshëm Ibnu Tejmije tha: “Falxhorët kishin me vete shokë nga shejtanët, të cilët u lajmëronin për shumë fshehtësi nga dëgjimet që i vidhnin ata, pastaj, ata përzienin të vërtetën me gënjeshtrën... disa falltorëve shejtanët u bien ushqime, pemë dhe ëmbëlsira etj, që nuk gjinden në atë vend, kurse disa nga ata, xhini i bartë (duke fluturuar) deri në Mekë, Mesxhidul-Aksa apo diku tjetër.”

Lajmet e tyre mund të ndodhin edhe me anë të astrologjisë dhe yjeve “tenxhimit” (Tenxhimi është argumentimi në ndodhitë tokësore me anë të ndryshimeve astronomike, sikurse kohët e ngritjes së erërave, rënies së shiut, ndryshimit të çmimeve dhe çështje të tjera për të cilat mendojnë se mund të dihen me anën e udhëtimit të planeteve nëpër shtigjet e tyre, me anë të bashkimit apo ndarjes së tyre). Ata thonë: Ai që martohet me filan ylli, i ndodh kjo ose ajo ngjarje, ai që udhëton me filan ylli, i ndodh filan nodhia, ai që lindë në filan yllin ndodh filan puna e gëzuar apo e shëmtuar, sikurse publikohen thashethëniet horoskopike nëpër disa gazeta të prishura.
Disa njerëz injorantë dhe me iman të dobët shkojnë tek ata astrolog dhe i pyesin për ardhmërinë e tyre, se çka do tu ndodhë, i pyesin për martesën e tyre etj. Ai që pretenton njohjen e fshehtësisë apo ai që i beson atij që pretenton një gjë të tillë, është mushrik dhe pabesimtar, dhe kjo për arsye se ai i bën shirk (shoqërim) Allahut, subhanehu we teala, në atë që është i veçantë vetëm për Të. Yjet janë të krijuara e të nënshtruara, nuk kanë në dorë asgje dhe nuk sinjalizojnë ndonjë gëzim e as ndonjë pikëllim dhe as ndonjë vdekje apo lindje. E gjithë kjo, në realitet, ndodh nga veprimet e shejtanëve të cilët mundohen ti vjedhin fjalët nga qiejt e lartë (kur melaqet flasin).

El-sihru (magjia), El-kehane (falli) dhe El-arrafe (profetizmi)
Të gjitha këto çështje janë veprime të shejtanëve dhe janë të ndaluara. Ato kundërshtojnë akiden (besimin), sepse ato nuk arrihen përveçse me veprime politeiste.

a) Magjia

Është një veprim i lehtë dhe i fshehtë që nuk i dihet shkaku (në sy të njeriut);
Është quajtur magjia në gjuhën arabe “es-sihru” sepse ajo ndodh në mënyre të fshehtë që nuk kapet me sy. Ajo është thirrje, fryerje, fjalë që fliten, lutje dhe tymosje (ted’hinat). Magjia ndodh në realitet (është hakk), disa nga ato ndikojnë në zemër dhe trup, kështu që njeriu sëmuret, vret dhe ndahet gruaja nga buri i saj. Ky ndikim i magjive ndodh me lejen dhe caktimin kevni (kosmologjik) të Allahut, subhanehu we teala. Ato janë veprime djallëzore dhe shumica e tyre nuk arrihen përveç se me shirk dhe afrim tek shpirtat e këqinj përmes veprimeve që ata dëshirojnë. Për këtë arye, Muhammedi, salallahu alejhi we selem, e bashkoi sihrin me shirkun kur tha: “Largojuni shtatë shkatëruesve”, i thanë (shokët): Cilat janë ato? Tha: Ti bësh shoqërim Allahut (shirku), magjia (sihri)...”

Magjia hyn brenda shirkut nga dy aspekte:

Aspekti i parë: Për shkak të shërbimit të shejtanëve, lidhjes me ta dhe afrimit tek ata me ato veprime që ata i dëshirojnë dhe në këtë mënyrë ata i shërbejnë magjistarit. Pra, sihri është edukim i shejtanëve, Allahu, subhanehu we teala thotë:
“Por, shejtanët mohuan, ata u mësojnë njerëzve sihrin...” (El-Bekare, 102).

Aspekti i dytë: Sepse sihri është pretendim i njohjes së fshehtësisë në këtë aspekt. Një gjë e tillë është kufr dhe devijim, Allahu, subhanehu we teala thotë:
“...ata veç e dinë se ai që e blenë atë (e përdor sihrin) në ahiret nuk ka asnjë pjesë” (El-Bekare, 102). Nëse sihri është i tillë, atëherë, nuk ka dyshim se ai është kufr dhe shirk, i cili kundërshton akiden (besimin islam) dhe është obligim vrasja e atij që merret me te, sikurse vranë sahabët disa nga ata magjistarë. Disa njerëz u treguan dorëlirë ndaj sihrit dhe sihirbazëve, sa që disa nga ata e llogariten ate me art të cilin lavdërohen dhe marrin dhurata e lavdërime. Në disa vende organizohen mbledhje dhe gara të veçanta ku prezentojnë sihirbazët dhe mijëra argëtues. Kjo është mosnjohje e fesë (xhahilijjet), mospërfillje e besimit dhe hapje e dyerve para njerëzve të prishur.

b) El-Kehanetu (falli) dhe El-Arrafatu (profetizmi)

Ato janë pretendimi i njohjes së fshehtësisë dhe çështjeve të fshehura, sikurse janë lajmërimet se çka do të ndodh mbi tokë dhe ku është vendi i gjësendit të humbur me ndihmën e shejtanëve të cilët vjedhin zërat nga qielli. Allahu, subhanehu we teala thotë:
“A tiu lajmëroj se kujt i zbresin shejtanët!? Ata i zbresin çdo të prishuri dhe gjynahqari të madh. Ata (shejtanët) i hudhin dëgjimet (se çka flasin melaqet) por shumica e tyre gënjejnë.” (Esh-Shuara, 221-223), kjo ndodh kur shejtanët vjedhin ndonjë fjalë të melaqeve dhe pastaj e vën në veshin e falltorit dhe nga kjo rrenë ai i shpik njëqind gënjeshtra dhe njerëzit i besojnë për shkak të asaj fjale që e ka dëgjuar nga qielli. Vetëm Allahu, subhanehu we teala, është Njohësi i fshehtësisë, kurse ai që pretenton shoqërimin e Tij në këtë çështje apo i beson personit që pretendon një gjë të tillë, i ka bërë shirk Allahut, subhanehu we teala, në atë që është i veçant për Te. Falli nuk është i pastër nga shirku, sepse ai është afrim tek shejtanët me ato veprime që ata i dëshirojnë. Falli është shirk në rrububijetin e Allahut, subhanehu we teala, (hyjninë e Tij), sepse vepruesi i tij pretenton shoqërimin e Allahut, subhanehu we teala, në diturinë e Tij. Gjithashtu, falli është shirk në uluhijetin e Allahut, subhanehu we teala, në adhurimin e veçantë për Allahun, subhanehu we teala, sepse ai është adhurim i shejtanëve. Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Muhammedi, salallahu alejhi we selem, tha: “Ai që shkon tek një falltor dhe i beson atij, ai vetëm se ka mohuar atë që iu zbrit Muhammedit.”

Çështja në të cilën duhet pasur kujdes dhe duhet këshilluar të tjerët është se: Se magjistarët dhe falltorët luajnë me besimet e njerëzve, sepse u paraqitën atyre me rroba të mjekëve, kështu që i urdhërojnë të sëmurit që ti bëjnë kurban dikujt tjetër përveç Allahut, subhanehu we teala, u thonë të therrin dashin apo pulën me filan cilësi apo u shkruajnë atyre hajmali (nuska) që përmbajnë shirk dhe nuska djallëzore në formë të hajmalive që i vëjnë në qafë apo shtëpitë e tyre. Disa nga ata paraqiten në formë të atyre që lajmërojnë fshehtësinë dhe vendin e gjërave të humbura.
Injorantët shkojnë tek ata dhe i pyesin për gjërat e humbura, kurse këta i lajmërojnë apo ua bijnë gjërat e humbura përmes bashkëpuntorëve të tyre në mesin e shejtanëve. Disa të tjerë nga ata paraqiten në formën e evlijave, të cilët kinse bëjnë mrekulli e keramete, sikurse është p.sh. hyrja në zjarr pa e djegur zjarri ate, rrahja e vetës me armë, hyrja e tij nën rrotat e makinës pa e dëmtuar ate apo veprime tjera, të cilat në realitet janë sihr dhe veprime të shejtanëve që i bëjnë me dorën e falltorëve që në këtë mënyrë të bëjnë trazira në mes njerëzve apo ato janë çështje imagjinare – fiksion – e jo realitet.
Ato janë mashtrime të fshehta të cilat i veprojnë ata vetëm tu paraqitet ashtu para syve të njerëzve, sikurse ishin veprimet e magjistarëve të Faraonit, kur litarët e tyre kinse u shndërruan në gjarpërinjë.
Dijetari i famshëm Ibnu Tejmije, në dialogun e tij me magjistarët e sektit Betaihije El-Ahmedije (të sektit rifaij) tha, pasi që shehi i tyre i tha këtij dhe kishte ngritur zërin: “Nve na ndodhin filan e filan ndodhi”. Ai pretendoi se bëjnë mrekulli, sikurse është veprimi i tyre me zjarrin dhe veçimi i tyre me të, e për këtë arsye duhet heshtur para tyre. Thotë Ibnu Tejmije: “Thashë, e ngrita zërin dhe u hidhërova: Unë i drejtohem çdo rifaije prej lindjes së diellit e deri në perëndim të tij që edhe unë do të bëjë me zjarrin çdo gjë që ata veprojnë me te, e ai që digjet ka pësuar disfatë, apo nëse nuk harrova thashë: ai që digjet qoftë mallkimi i Allahut, subhanehu we teala, me të. Por, një gjë të tillë do ta bëjmë pasi që ta lajmë trupin tonë me uthul dhe ujë të nxehtë. Atëherë, më pyetën udhëheqësit dhe njerëzit (që ishin aty) për këtë, u thash: sepse ata bëjnë mashtrime në bashkimin e tyre me zjarrin, ata bëjnë një materie nga yndyra e bretkocave, lëvoret e portokajve dhe gurri i zjarrit. Kur njerëzit dëgjuan këtë u mahnitën. Ai (shehi) filloi të paraqitet kinse në realitet ka mundësi të tillë, e tha: Unë dhe ti do të lidhemi për një gurri, pasi që trupat tonë të jenë lyer me squfur. I thash: Ngritu pra! Fillova ta thërras që ai ta bëjë një gjë të tillë. Ai zgjati duart e tij duke u paraqitur se do ta zhveshi këmishën e tij. I thash: Një gjë të tillë nuk do ta bëshë para se të lahesh me ujë të nxehtë dhe uthull. Ai u paraqit kinse nuk kuptoi, sikurse e kanë shprehi gjithmonë, e tha: Ai që e don emirin (udhëheqësin që ishte prezent) le të mbledhë drunj. I thashë: Kjo që thua është tepër dhe përçarje e tubimit dhe nuk arrihet qëllimi, por, mjafton të sjellet një kandil i ndezur pastaj unë dhe ti i fusim në të gishtërinjët pas larjes së tyre, atij që ti digjet gishti qoftë mallkimi i Allahut me te apo i thashë: ka pësuar disfatë. Kur ia thashë këtë ai ndryshoi dhe tregoi nënshtrimin e tij.” Ibnu Tejmije ka për qëllim të tregojë se ata gënjeshtarë i mashtrojnë njerëzit me gjëra të tilla.