Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën nga këto parti do të votoni në zgjedhje?

Votues
341. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • BDI

    123 36.07%
  • BDK

    8 2.35%
  • BDSH

    15 4.40%
  • PDSH

    107 31.38%
  • PPD

    10 2.93%
  • Asnjërën prej tyre

    78 22.87%
Faqja 63 prej 63 FillimFillim ... 1353616263
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 623 prej 623
  1. #621
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Reagimet e para pas "zgjedhjeve" në Iliridë/Fyrom në shumë media janë trajtuar mvarësisht nga interesi momental apo nga raporti i forcave politike me ndikim në media.Sidoqoft disa media shprehën brengosje dhe keqardhje për mënyrën e votimeve dhe ngjarjet rreth votimeve...Po cka thonë analistët e pavarur?Ja cka thot Mehdi Hyseni:
    INJORANCA “PEDANTERIKE” POLITIKE ËSHTË ARMIKU NR.2 I SHQIPTARËVE DHE I SHQIPËRISË ETNIKE!
    Written by Prof.Dr. Mehdi HYSENI
    Monday, 02 June 2008
    NËNVIZIM ME SHKAS!

    *** Qysh para tetë vitesh(2001) kam paralajmëruar se, po qe se nuk vjen në shprehje federalizimi i “Maqedonisë”, lufta do të jetë e pashmangshme. Edhe sot, vetëm ky opcion mund ta shpëtojë shpërthimin e një lufte të re ndëretnike në “Maqedoni”, pavarësisht nga fitorja momentale e PDSH-së së Menduh Thaçit në zgjedhjet e fundit(qershor 2008).

    *** Federalizimi i “Maqedonisë” është opcion politiko-juridik dhe kushtetues shumë i qëlluar, por problemi është se, si të jetësohet ai në praktikë, kur as politika zyrtare sllavomaqedone e as ajo shqiptare (veç BDK-së së Hysni Shaqirit) nuk duan të pranojnë një opcion të tillë të pranueshëm politik për zgjidhjen konfliktit ndëretnik shqiptaro-sllavomaqedon me mjete demokratike dhe paqësore. Fatkeqësisht, injorimi dhe vakuumi i një opcioni të tillë federal me qëllim të arritjes së kompromisit politik historik, pa dyshim, do të shpie në një konflikt të ri ndëretnik në “Maqedoni”.

    * * *
    Ka ardhur koha që të ndahet “shapi prej sheqerit” si thotë populli. Mjaft më me recidiva të nacionalromantizmit djathtist primordial dhe me injorancën diletantiste pretemduese të “shoshitjes” së çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare në Ballkan. Kjo formë “trajtuese” jo që është e gabuar, dhe e papranuar metodoligjikisht, por edhe është e dëmshme për interesin e përgjithshëm kombëtar shqiptar ngase krijon nebuloza dhe mjegulla të panevojshme në opinion publik.

    Me “trajtesa” boshe, eurforike dhe ekzagjeruese (pa të dhëna dhe pa fakte burimore të argumentuara shkencërisht) pa asnjë kriter profesional, nuk mund t’iu zhvishet maska historike, politike, diplomatike, juridike dhe kushtetuese padrejtësive dhe e gabimeve, të bëra në adresë të shkolonizimit, të pavarësimit dhe të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

    Në këtë vështrim, edhe problemi ekzistues, dhe shumë i nxehtë i shqiptarëve në Iliridë, nuk mund të zgjidhet me “trajtesa” dhe, me çasje utopike injorante, se “federalizimi i Maqedonisë është ide e dëmshme”?!

    Ky “konstatim” s’ka “lidhje familiare” me nocionin e politikës, as të diplomacisë e as të drejtësisë, vetëm se është një “atraksion bombastik” i kapshëm për “shportat mediale të pavarura” të privatnikëve entuziastë të internetit, pa asnjë domethënie të qëndureshme profesionale mbi bazën politike a juridike, asgjë më shumë.
    Edhe pse sot një numër i madh i “masmediave të pavarura” kanë nevojë të madhe për “zhanrin” e shkrimeve të tilla, pa asnjë vlerë etike dhe profesionale as shkencore, masmediat (qoftë elektornike dhe ato joelektronike), që janë në fokus të trajtimit konstruktiv dhe profesional të çështjes kombëtare shqiptare, duhet t’i hudhin në shporta të mbeturinave të gjitha ato shkrime, të shkruara jashtë normës etike, profesionale qoftë gazetareske, qoftë publicistike, qoftë shkencore, sepse ato janë ndotësit më të rrezkishëm të kontaminimit toksikologjik të ambientit të së vërtetës historike, politike, juridike dhe diplomatike të çështjes madhore shqiptare në Ballkan.

    As kombi shqiptar e as Shqipëria Etnike nuk kanë kurrfarë nevoje as interesi, që asnjë aspekt i tyre mbi bazën historike, politike, kushtetuese, diplomatike dhe shkencore, të “shoshitet” nga diletantët dhe “badihavxhinjtë” e kafeneve dhe të “firmave” të ndryshme të biznesit mikst serbo-shqiptar(1989-2008), sepse ata “zgjidhjen” e problemeve ekzistuese shqiptare, e shohin vetëm në “filxhanat e kafesë” dhe në “retrovizorët “ e taksive, të kombibusëve, të autobusëve dhe të aeroplanëve të tyre “diplomatikë” dhe “politikë”, në stilin e “pazarit ditor” kah t’ua “rrokë më shumë”, sepse nuk kanë kohë për shfletuar libra as dokumente, që kanë të bèjnë me zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në kontekstin e realiteteve të reja politiko-shtetërore dhe territoriale, të krijuara në Ballkan dhe në Evropën Juglindore (1990-2008).

    Ndaj, ndryshe nga një “zhavorr vërshues” i tillë (pa kurrfarë cenzure profesionale, jo cenzurë politike as borgjeze as sociokomuniste) si në masmediat elektronike, ashtu edhe në ato të shkruara profesionale kombëtare, duhet të gjejnë vend të merituar shkrimet profesionale :komentet, analizat, publicistika etj.,të profilizuara, të brumosura me komponentin historik kombëtar dhe botëror, me komponentin etik, me komponentin epistemiologjik, dhe me komponentin e filozofisë politike etj., , të shqyrtuara në frymën e mendimit dhe të kritikës analitike nga ana e kuadrove të kualifikuara akademike kompetentente (jo taksistët, burekxhinjtë, llustraxhinjtë, specaxhinjtë, furraxhinjtë, gjellëbërsit, kundraxhinjtë...etj.), që garantojnë nxjerrjen e përfundimit të drejtë, objektiv, racional dhe të justifikueshëm të temave të parashtruara për shqyrtim (qoftë planin kombëtar, qoftë në atë ndërkombëtar), që u referohen problemeve akute të shqiptarëve në Ballkan, e jo kursesi shkrimet “universale profesionale” për t’i plotësuar boshllëqet e shoqërisë konsumatore të pazarit ditor politik dhe tregtar, të cilat, fatkeqësisht qe më se dy dekada ndodhen në “plan të parë” të masmediave të ndryshme private, thënçin të “pavarura” sipas interesave të ndryshme partiake,.tregtare, profitabile dhe karrieriste politike etj.

  2. #622
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2008
    Postime
    79
    edh pse pdsh mbyshi kutiat ne menyr te madhe perseri bdi eshte fitore ne keto zgjedhe 15 deputet bdi 12 pdsh 1 ppd ,,,...edhe ne shum vendvotime te njesis 1 dhe 6 do te rivotohet....

    Bashkimi Demokratik për Integrim, në këtë ditë zie për partinë tonë, për shoqërinë shqiptare dhe për demokracinë e Maqedonisë, në këtë ditë kur po varroset martiri i demokracisë, edhe njëherë riafirmon qëndrimin tonë se dita e djeshme do të mbetet simbol për dhunimin më të rëndë të demokracisë dhe të votës së lirë.

    Në vend se të shpallim fitore në zgjedhje, ne sot ndajmë dhembjen me familjarët të cilët për një orë do ta përcjellin përgjithmonë Naser Ajvazin, i cili do të mbetet hero i rënë në mbrojtje të votës së lirë qytetare. Ne ndajmë pikëllimin me familjarët, me banorët e Haraçinës e Grushinës dhe ndajmë pikëllimin me gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

    Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mirënjohje për të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e partisë që qëndruan vigjilentë dhe nuk ranë pre e provokimeve shumë të rënda të cilat në mënyrë të organizuar i ushtronin Alfat dhe militantët e PDSH-së. Shprehim mirënjohje të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët na mbështetën me votën e tyre!

    Është shokues “guximi” dhe arroganca e kriminelëve dhe fallangave të PDSH-së dhe Alfave që në shumë vendvotime, në prezencë të monitoruesve ndërkombëtarë, mbushën kutitë me fletvotime të falsifikuara, kërcënuan, sulmuan dhe shantazhuan jo vetëm anëtarët e komisioneve zgjedhore, por në veçanti qytetarët të cilët kishin dalur për të votuar. Është shokuese mbajtja peng e zyrtarëve të KSHZ-së dhe monitoruesve ndërkombëtarë në fshatin Poroj, në të cilin ka operuar deputeti në dorëheqje i PDSH-së dhe kandidat në zgjedhjet e djeshme, Daut Rexhepi Leka. Është shokuese prezenca e djalit të gjykatësit Bedredin Ibrahimi, Agon Ibrahimi, i cili në vendvotimin 1927, te Mulliri në Tetovë, ka kërcënuar përfaqësuesit e autorizuar të BDI-së dhe pasi i ka larguar nga vendvotimi, i ka mbushur kutitë. Është skandaloze pjesëmarrja e ministrit të shëndetësisë dhe bartës liste në NZ 1, Ymer Selmani, i cili bashkë me grupin e Kondovës, akoma para hapjes së vendvotimeve ka mbushur kutitë me fletvotime të falsifikuara. Është skandaloze që Euro Ambasadori, Erwan Fouere, është dëshmitar se në zyrën e Kryetarit të Komunës së Sarajit, Bekim Fazliu, kanë qenë të deponuara kutitë e mbushura parapkrakisht me fletëvotime të falsifikuara. Është shokuese prezenca e kandidatit për deputet dhe nënkryetar i PDSH-së, Ruzhdi Matoshi, në lagjen Serava, ku bashkë me bandën e njohur të përbërë nga Bushat Hasani, Gafurr Hasani dhe shoferi personal i Matoshit, kanë orekstruar tentim vrasjen e anëtarit të Kryesisë së BDI-së, Bekir Hasani, i cili gjendet në spital. Kapja e grupit të Agim Krasniqit me arsenal ushtarak duke terrorizuar gjithë zonën zgjedhore numër 1 nuk do më shumë koment!

    Për të gjitha këto veprime kërkojmë që institucionet të marrin masa urgjente për arsye se më 1 qershor në Maqedoni dështoi shtet ligjor. PDSH me veprime kriminale joligjore veproi në të gjithë zonën 6 dhe 1 dhe me këtë rast i bëjmë thirrje prokurorisë publike që urgjentisht të hapë dosje ndaj PDSH-së dhe drejtuesit të saj.

    Me këtë rast përsërisim edhe njëherë se BDI ka kontestuar rezultatet në zonat 1 dhe 6 ku u vodh vota në mënyrë të organizuar dhe për këtë kemi një dosje të veçantë me dëshmi të filmuara, dhe do të kërkojmë rivotim të plotë.

  3. #623
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet moren fund, sondazhi duhet te mbyllet!
    Sui generis

Faqja 63 prej 63 FillimFillim ... 1353616263

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Berisha: Shqipëria në BE qysh në 2010-ën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •