Express:Atentatori ka emër?
Ali Ahmeti

mër dhe mbiemër. Atentatori bashkë me ndihmësat.
Express: A është e vërtetë se ka qenë pjesë e sigurimit të Menduh Thaçit?
Ali Ahmeti: Po, sigurisht. Është e dokumentuar, e filmuar....
Express: Z. Ahmeti, a do të jetë e mundur që nëse fitoni të festoni pa armë? Dhe pas mandatit,të hiqet ky posteri juaj i cili kërkon heqjen e armëve?
Ali Ahmeti:Ne nuk kemi nevojë nga gryka të qesim plumba. Ajo do të zëvendësohet me dije, me kulturë, me realizim të programeve, me mirëqenie, begati, jo vetëm ekonomike, por edhe pasuri shpirtërore dhe mendore. Na presin shumë punë tërëndësishme si gjuha shqipe që duhet të zyrtarizohet në nivel shtetëror, siç është statusi legal i UÇK’së dhe ligji për përdorimin e simboleve kombëtare.
Për 18 muaj të pjesëmarrjes së PDSH’së në Qeveri, ata e ndryshuan ligjin, e degraduan ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare dhe ligjin për polici i cili është antishqiptar në kundërshtim me standardet europiane dhe marrëveshjen e Ohrit. Gjithashtu kërkojmë edhe ligj për Gjykatën Kushtetuese që të mos ketë të drejtë të interpretojë dhe abrogojë ligje që sillen me shumicë të dyfishtë. Këto janë qëllimet tona në rrafshin kombëtar.
Ne duam edhe hisen tonë, në rrafshin ekonomik. Ne nuk duam vetëm Ministrinë e Kulturës, të Ambientit dhe të Decentralizimit. Pse shqiptarët të mos e kenë Ministrinë e Ekonomisë, të Transportit, të Bujqësisë, Pushtetit vendor. Pse unë nesër të mos jem President i Maqedonisë, të mos jem Kryeministër i Maqedonisë? Kështu që për këto të drejta, ne edhe luftojmë. Këtu është dallimi, sepse unë kërkoj të mos jem qiraxhi në shtëpinë time. Të tjerët, bre vëlla, janë mësuar të jenë qiraxhi sepse i mbushin arkat e tyre personale dhe nuk mendojnë për pasurinë e përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoni. Ky është dallimi.
Krijoni Kontakt