Pavarësia e Kosovës po humb sovranitetin duke heshtur para zgjedhjeve te reja serbe dhe bisedimeve te mundshme me Serbinë!
Shkruan: Bekim REXHEPI
Ardhjet serbe nëpër Kosovë!...
Nëpër Kosovë bredhjet e politikanëve serbë janë bërë lejues apo më mirë të themi pak edhe më realisht, ato kurrë nuk kanë qenë ndaluese. Sa herë që kanë ndodhur ardhje të politikanëve serbë nëpër Kosovë, ato kanë qenë sa të befasishme, aq edhe të pritshme, sepse me vete sillnin fushata antishqiptare. Ardhjet apo bredhjet serbe në(për) Kosovë ishin të qëllimta, e që gjithsesi lidheshin me nacionalizmin dhe me forcimin e mitit serb (për Kosovën). Ato ardhje dhe bredhje nëpër Kosovë shpeshtoheshin, sidomos kur regjimi serb në dukje po humbte trenin manovrues të politikës shtypëse, qëllimet e kësaj politike për t'i mbajtur gjithnjë dhe gjithmonë të shtypur shqiptaret sipas dëshirës dhe ëndrrës serbe.
Dimensioni i politikës serbe synonte të shkatërronte gjithçka shqiptare. Në raste të tjera, kjo politikë funksionale tentonte të mbulonte edhe krizat e saja, të brendshme apo edhe për të ngritur karizma politike në favorin serb e mbi fatkeqësinë e shqiptarëve gjithsesi. Ardhjet apo bredhjet serbe, çoftë si zyrtare apo edhe si private, kanë ngjallur gjithnjë emocionet më të forta nacionaliste tek secili serb, i cili ka hasur mënyrën dhe ashpërsinë vulgare të politikës serbe ndaj shqiptarëve.
Nëse dikur N. Qoviçi, na bezdite me planet e tij për Kosovën, më marrëveshjen e tij me Hakerup-in, na mbetet në kujtesë si akti më tinëzar i politikës konstante antishqiptare, qe militarizohej jo vetëm nga Serbia. Sot sikur po tentohet prapë të ripërsëritet skenari i njejtë, i marrëveshjeve tinëzare, më po atë alibia të marrëveshje Qoviq-Hakerup. Sidoqoftë një marrëveshje e re, e këtij lloji, me akterë të tjerë si: S. Samarxhiqi dhe shefi i UNMIKU-të, Joachim Ruecker.
Akti i zgjedhjeve serbe (në Kosovë) minon dhe vret sovranitetin e Kosovës
Nëse Serbia arrinë prapë t'i organizojë arbitrarisht zgjedhjet e saja në territorin e Kosovës, qoftë edhe me një marrëveshje të papërshtatshme, dhe sado intriguese të jetë marrëveshja brenda, ajo në esencë e minon dhe e vret sovranitetin e Kosovës të krijuar pak muaj më parë. Nëse me njohjen e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës u bë botërisht humbja serbe për Kosovën, atëherë ka diçka që nuk shkon si duhet. Shqiptarët e Kosovës duhet të dalin më hapur dhe më fuqishëm kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë. Duhet parë në këtë rast se si funksionon institucioni i shtetit, kundrejt përpjekjeve te jashtme për ta minuar politikën dhe për ta vrarë sovranitetin e Kosovës.
Duam ta kuptojmë se Serbia përfundimisht luan kartën e fundit me Kosovën, e kjo kartë është organizimi i zgjedhjeve serbe. E rëndësishmja (për Serbinë) e këtyre zgjedhjeve nuk është rezultati i tyre, por është legalizimi i tyre, me tendencë që edhe për kohë të tjera, të mund të përsëriten ato, si zgjedhje serbe në Kosovë.
Ardhja e politikanëve serbë siç jemi mësuar ti shohim, me strajcën politike kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, përbën kulmin e politikës aversive serbe. Ditë më parë si “me leje të Bajram Currit”, hyri në Kosovë radikali T.Nikoliq, shpalosi strajcën dhe nuk ngurroi të pëllet pa pra kundër Kosovës. Zgjidhjet e Serbisë në Kosovë mund ta ndezin emocionin e shqiptarëve të cilët dita ditës, sikur po e kapërcejnë maninë e pavarësisë. Zgjidhjet serbe në Kosovë dhe zhurma për bisedime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket Statusit të Kosovës, vërtet përbën rrezikun e tensionimit të gjendjes drejtë një konflikti, i cili nuk duket aq i lehtë dhe aq i pa interes që i tejkalon të konfliktuarit e drejtpërdrejt. Pavarësia e Kosovës po humb sovranitetin duke heshtur para zgjedhjeve të reja serbe dhe bisedimeve të mundshme me Serbinë. Këtu duhet edhe Shqipëria të reagojë ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë.
Paraqet;Sabri Selmani
Krijoni Kontakt