Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Pavarësia që humb sovranitetin

    Pavarësia e Kosovës po humb sovranitetin duke heshtur para zgjedhjeve te reja serbe dhe bisedimeve te mundshme me Serbinë!

    Shkruan: Bekim REXHEPI

    Ardhjet serbe nëpër Kosovë!...

    Nëpër Kosovë bredhjet e politikanëve serbë janë bërë lejues apo më mirë të themi pak edhe më realisht, ato kurrë nuk kanë qenë ndaluese. Sa herë që kanë ndodhur ardhje të politikanëve serbë nëpër Kosovë, ato kanë qenë sa të befasishme, aq edhe të pritshme, sepse me vete sillnin fushata antishqiptare. Ardhjet apo bredhjet serbe në(për) Kosovë ishin të qëllimta, e që gjithsesi lidheshin me nacionalizmin dhe me forcimin e mitit serb (për Kosovën). Ato ardhje dhe bredhje nëpër Kosovë shpeshtoheshin, sidomos kur regjimi serb në dukje po humbte trenin manovrues të politikës shtypëse, qëllimet e kësaj politike për t'i mbajtur gjithnjë dhe gjithmonë të shtypur shqiptaret sipas dëshirës dhe ëndrrës serbe.

    Dimensioni i politikës serbe synonte të shkatërronte gjithçka shqiptare. Në raste të tjera, kjo politikë funksionale tentonte të mbulonte edhe krizat e saja, të brendshme apo edhe për të ngritur karizma politike në favorin serb e mbi fatkeqësinë e shqiptarëve gjithsesi. Ardhjet apo bredhjet serbe, çoftë si zyrtare apo edhe si private, kanë ngjallur gjithnjë emocionet më të forta nacionaliste tek secili serb, i cili ka hasur mënyrën dhe ashpërsinë vulgare të politikës serbe ndaj shqiptarëve.

    Nëse dikur N. Qoviçi, na bezdite me planet e tij për Kosovën, më marrëveshjen e tij me Hakerup-in, na mbetet në kujtesë si akti më tinëzar i politikës konstante antishqiptare, qe militarizohej jo vetëm nga Serbia. Sot sikur po tentohet prapë të ripërsëritet skenari i njejtë, i marrëveshjeve tinëzare, më po atë alibia të marrëveshje Qoviq-Hakerup. Sidoqoftë një marrëveshje e re, e këtij lloji, me akterë të tjerë si: S. Samarxhiqi dhe shefi i UNMIKU-të, Joachim Ruecker.

    Akti i zgjedhjeve serbe (në Kosovë) minon dhe vret sovranitetin e Kosovës

    Nëse Serbia arrinë prapë t'i organizojë arbitrarisht zgjedhjet e saja në territorin e Kosovës, qoftë edhe me një marrëveshje të papërshtatshme, dhe sado intriguese të jetë marrëveshja brenda, ajo në esencë e minon dhe e vret sovranitetin e Kosovës të krijuar pak muaj më parë. Nëse me njohjen e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës u bë botërisht humbja serbe për Kosovën, atëherë ka diçka që nuk shkon si duhet. Shqiptarët e Kosovës duhet të dalin më hapur dhe më fuqishëm kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë. Duhet parë në këtë rast se si funksionon institucioni i shtetit, kundrejt përpjekjeve te jashtme për ta minuar politikën dhe për ta vrarë sovranitetin e Kosovës.

    Duam ta kuptojmë se Serbia përfundimisht luan kartën e fundit me Kosovën, e kjo kartë është organizimi i zgjedhjeve serbe. E rëndësishmja (për Serbinë) e këtyre zgjedhjeve nuk është rezultati i tyre, por është legalizimi i tyre, me tendencë që edhe për kohë të tjera, të mund të përsëriten ato, si zgjedhje serbe në Kosovë.

    Ardhja e politikanëve serbë siç jemi mësuar ti shohim, me strajcën politike kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, përbën kulmin e politikës aversive serbe. Ditë më parë si “me leje të Bajram Currit”, hyri në Kosovë radikali T.Nikoliq, shpalosi strajcën dhe nuk ngurroi të pëllet pa pra kundër Kosovës. Zgjidhjet e Serbisë në Kosovë mund ta ndezin emocionin e shqiptarëve të cilët dita ditës, sikur po e kapërcejnë maninë e pavarësisë. Zgjidhjet serbe në Kosovë dhe zhurma për bisedime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket Statusit të Kosovës, vërtet përbën rrezikun e tensionimit të gjendjes drejtë një konflikti, i cili nuk duket aq i lehtë dhe aq i pa interes që i tejkalon të konfliktuarit e drejtpërdrejt. Pavarësia e Kosovës po humb sovranitetin duke heshtur para zgjedhjeve të reja serbe dhe bisedimeve të mundshme me Serbinë. Këtu duhet edhe Shqipëria të reagojë ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë.


    Paraqet;Sabri Selmani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bleripz
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    33
    Tash edhe liderët institucional po e pranojnë zhgjedhjet serbe por vetem në 5 komunat me shumicë serbe e çka na bjen kjo...... ku gjinden ato komuna në SËRBI.... shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës me lejimin dhe pëlqimin e institucioneve të Kosovës

  3. #3
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Angry

    veni kèt kusht atyre se nè qoftè se duan tè vinè nè kosovè pèrpara tè dorzojnè tè gjithè kriminèlèt dhe tè gjykohen nga populli kosovar.
    pa kèt kusht mos pranoni asnjè marrveshje apo qè tè lejoni gjèra tè tilla.

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Aman me kete sovranitet .... Sovraniteti i Kosoves vjen nga Pakoja e Ahtisarit e nuk vjen prej popullit shqiptar te Kosoves.Po njesoj Sovranitetin e Kosoves nuk e mbron ushtria e Kosoves por e mbrojne Forcat Europiane.
    Keshtu qe cfaredo gjeje te doje Europa do behet. Perderisa populli shqiptar ne Kosove do me deshire te rrije i verber Europa do i jape serbise te gjitha privilegjet qe ajo do deshiroje ne kosove.

    Eshte pune e kote te merresh me shumicen e shqiptareve si ne kosove si ne shqiperi apo kudoqofshin. Une shpresoj vetem qe nje pjese e vogel te shikoje te verteten dhe te qendroje e armatosur qe kur te jete nevoja tu mbroje menderen ketyre te verberve vetem pse jane shqiptare jo se e meritojne te mbrohen.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kosova më afër lirisë së shpallur, apo...

    KOSOVA MË AFËR LIRISË SË SHPALLUR, APO ANARKISË DHE LUFTËS SË PASHMANGSHME?

    BAROMETRI DIPLOMATIK

    ***Kosova me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e fitoi pavarësinë, do të thotë shkëputjen nga Serbia kolonialiste, prandaj, drejtuesit e saj shqiptarë nuk kanë asnjë arsye që ta lejojnë Serbinë, të përzihet në asnjë çështje të brendshme të Republikës së Kosovës.

    *** Tanimë, Republika e Kosovës nuk është e rrezikuar vetëm nga Serbia kolonialiste dhe aleatët e saj, por edhe nga uria dhe varfëria drastike e brendshme e popullsisë së saj(afro 50%).

    *** Prandaj, “timoni” drejtues politik i Kosovës, duhet të zgjidhë sa më parë të jetë e mundur problemet ekzistuese ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Kosovës, ndryshe ekziston rreziku potencial, që brenda një intervali shumë të shkurtër kohor të përballet me revoltat, me protestat dhe me grevat e ndryshme të shtresave të varfra, të cilat, edhe pas mbarimit të luftës (1999) kanë ngelur jashtë rrjedhave normale të ekzistencës së tyre jetësore, si pasojë e varfërisë dhe e mjerimit ekonomik dhe social.


    Prof. Dr. Mehdi HYSENI

    Problemi politik (1)

    Që nga 10 qershori 1999, kur Kosova vihet në protektoratin ndërkombëtar paqësor (UNMIK+KFOR e deri më 17.02.2008, Beogradi në Kosovë ka organizuar dhe mbajtur disa zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në të cilat kanë votuar pjesëtarët e minoritetit serb. Mirëpo, ky ishte edhe një nga gabimet fatale serike të qeverive të Kosovës dhe të UNMIK-ut ngaqë plot dhjetë vjet në mënyrë të paligjshme lejuan Serbinë, që të përzihej dhe të infiltrohej në Kosovë me institucionet e saj të fshehta dhe të hapëta paralele serbe. Këtë, fatkeqësisht, edhe sot, e dëshmon rasti drastik i Mitrovicës së copëtuar në dy pjesë, si dhe organizimi dhe formimi i bashkësisë së enklavave serbe në Kosovë etj.
    paraprak dhjetëvjeçar me Serbinë, sot, pjesa veriore e Mitrovicës, nuk do të kishte një status të tillë sikurse “Qiproja greke”, por do të ishte e përfshirë dhe e administruar sikurse të gjitha pjesët e tjera të Kosovës nën juridiksionin dhe nën administratën drejtuese të UNMIK-ut, si dhe të qeverive fiktive të Kosovës, të cilat, deri më sot nuk kanë qenë gjendje, që së bashku me UNMIK-un ta zgjidhin problemin ekzistues të Mitrovicës Veriore.

    Që të mos përsëritën gabimet politike të mëparshme absurde nga të cilat mund të përfitojë vetëm politika kolonialiste dhe hegjemoniste e Serbisë, Prishtina, duhet të reagojë me të gjitha mjetet e ligjshme dhe të lejueshme institucionale, që të mos lejojë kurrfarë zgjedhjesh parlamentare të Serbisë në Kosovë, sepse ato do të legjitimonin dhe justifikonin sovranitetin kolonial të pushtetit shtetëror të Serbisë në Kosovë.

    Përpjekjet e qeverisë së Serbisë, që të organizojë zgjedhje parlamentare në Kosovë, nuk mund të kuptohen as të kualifikohen ndryshe, veçse përzierje direkte në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës.

    Po qe se ndodh një “cirk” i tillë, atëherë, do të thotë se “timoni” politik i Kosovës, pajtohet me të gjitha kritikat e ndyra antihistorike, antijiuridike dhe antishqiptare të politikës okupuese kolonialiste serbomadhe në llogari të antipavarësisë së Kosovës, duke iu kërkuar falje krerëve drejtues të Serbisë, se Kosova “gabimisht” dhe, pa u “pyetur fare”, pa “pëlqimin” e Serbisë e ka shpallur mëvetësinë e saj.

    Nëse qeveria e Kosovës dhe UNMIK-u i lejojnë zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë, atëherë do të vijë në pikëpyetje legjitimiteti i qeverisë dhe i parlamentit të Kosovës. Në atë rast, Serbia para botës, do ta “justifikonte të drejtën sovrane” si titullar i Kosovës.

    Problemi ekonomik(2)

    Një shtet që nuk ka ekonomi, ai nuk mund të ketë as politikë të tij të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një popull (mbi 50%) që është i privuar nga e drejta e punës dhe i braktisur në rrugë (pa ushqimin e domosdoshëm, pa veshmbathje, pa strehë mbi kokë, pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike, pa përkujdes të nevojshëm shëndetësor dhe social etj.), do të thotë se ai popull nuk gëzon kurrfarë lirie, kurrfarë barazie as kurrfarë demokracie as përparimi në shtetin e tij. Sigurimi i punës është e drejtë natyrore e njeriut.

    Përbuzja dhe margjinalizimi i këtillë i më së gjysmës së popullsisë së varfër në Kosovë, është në kundërshtim jo vetëm me ligjet e brendshme të qeverive të deritashme të Kosovës (1999-2008), por edhe me ato të bashkësisë ndërkombëtare, sepse janë shkelur të drejtat dhe vlerat themelore universale të saj siç janë: liria, barazia, siguria, rendi, drejtësia dhe mirëqenia.

    Ata që e “ bëjnë politikën” dhe shfrytëzimin e egër të shtresave të varfra (jo të klasës punëtore, sepse ajo më nuk ekziston si e tillë,ngaqë pas “reformave ekonomiko-demokratike”, është hedhur në rrugë si e “panevojshme” për “standardet reformuese”. Tashmë, qe 20 vjet, nuk eksiton, është shthurur klasa punëtore, nuk quhet më klasa punëtore, por klasa skamnore) në Kosovë, dhe më gjerë, koha provoi se nuk kanë lidhje as me politikë, as me demokraci, as me ekonomi (veç me hajni, me krim të organizuar dhe me pasurim të paligjshëm) qoftë në aspektin doktrinar, qoftë në atë praktik, sepse (as dikur, as sot e as nesër) një shtet që nuk ka ekonominë e tij, ai nuk mund të ketë as politikën e tij. Kjo do të thotë, nuk ka politikë pa ekonomi.

    Mirëpo, ekonomia e një shteti nuk mund të zhvillohet, as të përparohet, po qe se atë shtet, e drejtojnë diletantët politikë, mashtruesit, spekuluesit dhe shfrytëzuesit, që për hir të interesave të koniunkturës së tyre sunduese karrieriste (për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, dhe për të pasuruar së më shumë në kurriz të popullit), me qëllim dhe me vetëdije të plotë e dëmtojnë interesin e përgjithshëm të popullit dhe të shtetit.

    Mirëpo, duhet të llogarisin drejt “kulakët politikë” të` rinj dhe të moçëm shqiptarë se, “muaji i mjaltit” të tyre nuk do t’iu zgjatë edhe 20 vjet të tjera, sikurse këtu e dy dekada më parë (1990-2008, por do të jetë shumë më i shkurtër, si rrjedhim i shpërthimit të krizave dhe të luftërave të reja (për bukë dhe për ekzistencë) në dimensione të përbotshme, sepse mbi 100 milionë njerëz janë të rrezikuar për vdekje nga mungesa e ushqimit dhe shtrenjtimi i tij. Sipas statistikave vlerësuese të FMM-së dhe BB-së, vetëm “në tre vjetët e fundit, çmimi i grurit është shtrenjtuar 181%, i orizit 75%, kurse i ushqimit në tërësi, është shtrenjtuar 83%. Kjo nuk ka shkaktuar vetëm urinë e miliona qindra dhe mijëra njerëzve, por ka shkatërruar edhe shumë masa të organizatave ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë. Në grupin më të rrezikuar ndodhen 73 milionë njerëz në 78 vende të bashkësisë ndërkombëtare. Gjendja, tanimë, është bërë alarmante deri në atë shkallë, saqë kryedrejtuesit e FMM-së dhe të BB-së, kanë apeluar ministrat e financave të shteteve të tyre, dhe tërë opinion botëror, që të mos presin derisa të mbahet takimi i “Grupit 8” në qershorin e ardhshëm, por të përmbushin e obligimet e tyre financiare deri më 1 maj në fondin përkatës të Programit Botëror për Ushqim të Kombeve të Bashkuara. Këtë kërkesë urgjente të pagesës së gjysmë miliardë dollarësh, e ka shtruar kryetari Bankës Botërore, Robert Zollcik. Ndërkaq, kryetari i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss kahn, ka theksuar se, në rastin konkret, nuk është fjala vetëm për motive humanitare, por ky problem do të mund të shkaktojë edhe zhbalancimin e tregtisë, që do të mund t’i dëmtonin edhe ekonomitë e përparuara botërore.” (AFP,14.04.2008).

    Si kasta politike, ashtu edhe ajo shfrytëzuese çifligare, duhet të mbajnë parasysh faktin e rëndësishëm se, brenda një kohe shumë të shkurtër, do të ballafaqohen me probleme serioze ekonomike dhe sociale të popullsisë së varfëruar dhe të papunësuar (afro 50%). Arsyeja, jo pse kasta sunduese politike shqiptare, do të rrezikohen ekonomikisht, politikisht, ligjërisht dhe fizikisht nga ligjet e pushtetit shtetëror në fuqi, por do të rrezikohen me bankrotim katastrofik (ashtu sikurse më 1990, që, para së gjithash, për shkaqe ekonomike u shkatërrua BRSS-ja dhe RSFJ-ja si rrjedhim i përfundimit të luftës së ftohtë midis dy fuqive botërore SHBA-së-BRSS-së) të të rënies së një “tërmeti të ri”, ekonmiko-financiar, tregtar dhe politik, që do të shkaktohet jashtë Ballkanit, në dimensione ndërkombëtare, mirëpo, fatkeqësisht, ato do ta përfshijnë edhe Ballkanin së bashku me gjithë Evropën.

    Një lëvizje të tillë “tektonike” të rrezikshme për sundimtarët e “egër” dhe shfrytëzues të klasave të varfra të popujve dhe të vendeve të ndryshme, së këndejmi edhe të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, me shqetësim të madh, dhe plotësisht të arsyeshëm e kanë paralajmëruar, edhe ekspertët Fondit Monetar (FM) dhe të Bankës Botërore(BB), duke nënvizuar se, poqe se nuk merren masa urgjente për zgjidhjen e problemeve aktuale ekonomike dhe financiare në përmasa ndërkombëtare, atëherë :” së shpejti bota do të mund të rrezikohej nga uria dhe nga luftërat e mundshme, për shkak se në grupin më të rrezikuar të 78 vendeve ndodhen më se 73 milionë buzë greminës së urisë dhe të varfërisë, si pasojë e dyfishimit të çmimeve të ushqimit në tri vitet e fundit, gjë që kjo,së shpejti do të mund të jetë në favor të urisë, kaosit, madje edhe të luftërave të miliona njerëzve.” (AFP,14.04.2008).

    Këtë të vërtetë, duhet ta mbajnë parasysh të të gjithë ata, të cilët në forma të ndryshme janë “majmëruar” dhe afirmuar në kurriz të djersës dhe të gjakut të popullit (1989-2008), duke e shfrytëzuar njësoj ekonomikisht dhe politikisht sikurse okupatori serbomadh dhe aleatët e tyre të ndryshëm.

    Si klasa sunduese “aristokratike” në pushtetin shtetëror, ashtu milionerët, miliarderët dhe bilionerët shqiptarë, duhet të shikojnë me “nuhatje të hollë” se ç’po ndodhë përtej “oborrit” dhe “pallateve mbretërore” të tyre, se çfarë erërash dhe stuhish kanë filluar të fryjnë në relacionet dhe në raportet ekonomiko-financiare dhe politike ndërkombëtare, të cilat, pa dyshim, do të “prekin” edhe “çiflikët e pastra” të tyre ekonomike, tregtare dhe politike.

    Ndryshe, nëse nuk i kthehen vështrimit racional, dhe të ngutshëm të përmirësimit të kushteve ekonomike, financiare dhe të standardit jetësor të më se 50% të popullsisë së varfëruar dhe të papunësuar (të lënë në mëshirën e kohës si “tepricë teknologjike”, së shpejti do të ballafaqohen edhe me kriza dhe me drama të paparashikuara të shtresave të varfra, të shpërfillura dhe të harruara të popullsisë shqiptare.

    Veç problemit politik, klasat autarkike dhe oligarkike në pushtetin shtetëror të shoqërisë shqiptare në Ballkan, së shpejti do të ballafaqohen edhe me shpërthimin e revoltave dhe të trazirave ekonomike të klasave të shfrytëzuara dhe të diferencuara shqiptare.

    Arsyeja kryesore pse mund të ndodhë një “revolucion” me dimensione ekonomike, është uria, skamja, papunësia, sëmundjet e ndryshme, shpërngulja e përditshme, përbuzja dhe diferencimi klasor ekonomik dhe politik.

    Ky diferencim është aq i egër, aq absurd, aq i papranueshëm, aq irracional, aq origjinal në kuptimin negativ antishqiptar dhe antihuman, saqë iu ngjet regjimeve të huaja paraprake dhe të tanishme shfrytëzuese dhe sunduese serbosllave në trojet etnike të shqiptarëve.

    Edhe sa muaj, edhe sa vjet, sundimtarët dhe shfrytëzuesit e rinj shqiptarë, do të “bëjnë qejf” dhe do të “majmërohen” në llogari të interesit të përgjithshëm të popullit, duke shtuar pasurinë dhe kapitalet e tyre, në emër të reformave demokratike dhe të patriotizmit të ri pluralist, këtë do ta vërtetojë së shpejti koha.

    Sa do t’iu zgjatë “miqësia” e tyre në “euro-dinarë”, këtë afat me datë, askush nuk mund ta ketë caktuar saktësisht, por duhet llogaritur se, nuk do t’iu shkojë edhe shumë gjatë, jo pse ata do të jenë të penguar nga ligjet e qeverisë së Kosovës, por direkt dh, me plot arsye do të “preken” si nga klasa e uritur dhe e varfëruar e Kosovës,po ashtu edhe nga ballafaqimi i ndryshimeve më të reja ekonomike dhe politike “vullkanike”, që do t’i përfshijnë më shumë se 78 vende të botës, si rrjedhim i varfërisë dhe i urisë së mbi 73 milionë njerëzve, së këndejmi edhe hapësirat “reformuese-demokratike” shtetërore shqiptare në Ballkan.

    15.04.2008

    Shkruar me: 15-04-2008

    Paraqet,Sabri Selmani

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    hajde sabri hajde a ke ma tema per pavaresi dhe kushtetut
    se keq e ke lan
    ku te shef nji postim hop dhe e hap frajeri nji tem heeeeee
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga _PDK_ Lexo Postimin
    hajde sabri hajde a ke ma tema per pavaresi dhe kushtetut
    se keq e ke lan
    ku te shef nji postim hop dhe e hap frajeri nji tem heeeeee

    NASRADINI DHE KUSHTETUTA E KOSOVËS

    Nuk e di se si e kanë përjetuar të tjerët, por, për mua, e tërë procedura, që nga propozimi i e deri te akti formal i aprovimit të Kushtetutës nga ana e Parlamentit të Kosovës, ka kaluar ashtu sikur e parashikoja që më parë: me kamuflime dhe shabllone të improvizuara procedurale. Madje, as që është pritur se dikush nga deputetët tanë do të reagoj së paku sa për sy e faqe me ndonjë vërejtje në përmbajtjen e saj.


    Shkruan: Adnan Abrashi

    - Jo, jo! Nuk e di se është votuar për Kushtetutën në Parlament. Vetëm... u quan të gjithë në këmbë... dhe njëjtë veprova edhe unë....Kjo është e tëra çfarë bëmë ne atë ditë si parlamentar! – më ishte përgjigjur miku im deputet, të cilit, posa e morra lajmin e “gëzuar”, menjëherë ia urova me telefon këtë meritë edhe të tij.
    Fundja, kaloj sikur kaloj dhe ne e sforcuam edhe një shtyllë të rëndësishme të shtetësisë tonë. Tani, më në fund, e kem edhe këtë akt konstituiv formal-juridik shtetformues.
    Kurrë nuk do ta harroj ditën, kur lajmin e parë të aprovimit solemn të Kushtetutës nga ana e Kuvendit të Kosovës, e mora në lokalin e preferuar të lagjes sime; patjetër me praninë e kafes së mëngjesit dhe duke shfletuar shtypin ditor.
    Posa nga gazeta e vërtetova këtë ngjarje të pritur “historike”, nuk e di pse fillova të qeshi ne vete dhe mu kujtua ajo barsoletë e Nasradinit:
    “Edhe pse me profesion ishte hoxhë me nam dhe njeri që predikonte frymën hyjnore të Zotit, i kapluar nga një momentet i skamjes dhe gjendjes së vështirë materiale për ekzistencë, Nasradini kishte vendosur që ta plaçkiste dyqan e bakallit të lagjes dhe përmes kësaj mënyre të paligjshme të siguroj për vete dhe familjen e tij disa artikuj të domosdoshëm ushqimor. Këtë akt të vjelljes kishte vendosur ta bënte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta vërente askush nga bashkëvendësit e tij.
    Në kohën e caktuar, pasi në fillim u sigurua se nuk ka njeri të gjallë në rrugë, Nastradini iu afrua derës së dyqanit dhe me limën e përgatitur më parë filloi ta gërryen drynin e trashë me të cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes, në at moment, kalon një bashkëqytetar i tij i cili e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
    - Çfarë bënë kështu në këtë pikë të natës hoxhë?
    Nasradini, ashtu si gjithnjë i gjindshëm dhe gjentil që ishte, i zënë në flagrancë, u gjind menjëherë në situatë:
    - Jo, jo, nuk bëjë asgjë! Vetëm po i bie violinës.
    - Ashtu? Por unë nuk dëgjojë asgjë nga kjo muzikë e jote, Nasradin?- e pyeti me mëdyshje bashkëqytetari?
    - Ashtu është! - iu përgjigjet prerë Nasradin - Sonte mund të shosh vetëm se si i bie asaj, ndërsa zërin e melodisë, do ta dëgjosh tek nesër?
    Besoj se po më kuptoni se ku e kam fjalë dhe pse si metaforë me Kushtetutën tonë, mu kujtua kjo “mesele” e Nasradinit. Edhe ne po i shohim sot këta politikanë tanë që bo i bien kësaj violine me Kushtetutën tonë, por pasojat e veprimit të saj (melodinë) sigurisht do t’ia ndjejmë tek nesër.
    Duke u marrë me këtë kotësi, befas në tavolinën time u ul Agroni, një mik i vjetër me të cilin, në po këtë lokal, shpesh takohemi dhe bëjmë llafe duke pirë kafenë e mëngjesit.
    I tregova edhe atij çka bluaja në kokë deri në at moment. Qeshëm së bashku me zë dhe më pas edhe Agoni u kyç në bisedë:
    E, pra edhe unë do të tregoj ty një mesele po ashtu të Nasradinit:
    - Mulla Nasradini në kohën e vetë nuk ishte vetëm hoxhë por edhe kadi. Pra, njeriu që në mënyrë meritore ndante edhe drejtësinë. Një ditë e viziton atë një bashkëvendës i tij i cili ishte zënë për një trung të mollës në megje me fqiun e vetë të parë. Posa e dëgjoi me vëmendje rrëfimin e ankuesit, Nasradini hap Qitapin dhe i shqiptoi gjykimin:
    - “Në këtë rast ke të drejtë ti e jo fqinji yt”.
    I kënaqur nga përgjigja e kadiut, bashkëvendësi, pasi e shpërbleu sikur ishte rendi Nasradinin, largohet i kënaqur. Nuk zgjati shumë dhe te Nasradini u paraqit edhe fqinji tjetër nga konflikti i njëjtë. Edhe ai ia rrëfeu variantin e vetë të tregimit. Posa e dëgjon me vëmendje edhe palën kundërshtare, Nasradini, sërish hapi Qitapin dhe ia shqiptoi gjykimin e njëjtë:
    - Sipas Qitapit, unë shoh se në këtë rast ti ke drejtë, e jo fqinji yt”.
    Edhe ky u nda i kënaqur me përgjigjen që morri. Pasi e shpërbleu Nasradinin, u largua i gëzuar. Por, në anën tjetër të paravënit të dhomës së pritjes, tërë këtë gjykim të çuditshëm e kishte përcjell me vëmendje bashkëshortja e Nasradinit e cila e befasuar me veprimin hipokrit të burrit të vetë, e pyet me habi:
    - Si është e mundur, Nasradin, që në një rast të njëjtë, t’u japësh të drejtë që të dy palëve në konflikt?!!
    - Edhe ti ke të drejtë, gruaja ime e dashur – iu përgjigj shpejtë Nasradini.
    E, pra, miku im - vazhdoj në vijim Agroni - edhe me punën e Kushtetutës tonë gjërat qëndron njëso, sepse: edhe ata që e kanë propozuar atë ashtu sikur është - kanë plotësisht të drejtë; edhe këta që s’kanë pas qare pa e aprovuar ashtu sikur ju është propozuar - kanë të drejtë...
    - ...Por nuk shkon kështu, o Agron?! – ndërhyra unë i pakënaqur me këtë qëndrim të tij.
    - Edhe ti ke të drejtë, miku im, - mu përgjigj me shaka Agroni - dhe vazhduam të qeshim së bashku...

    Shkruar me: 15-04-2008

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin

    Paraqet,Sabri Selmani
    Kiel
    a je lodh ti zedhensi i shkavellave
    dhe pastruesi i ambasadave te shkieve ne gjermani
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga _PDK_ Lexo Postimin
    a je lodh ti zedhensi i shkavellave
    dhe pastruesi i ambasadave te shkieve ne gjermani
    Mos ia fut kot se koti, keto propaganda nuk te ndihmojne gje vetem se mashtron veten.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    nuk e mashtroi veten por eshte nji e vertet e madhe se te njofin njerzia
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës
    Nga fatlumi18 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 14:13
  2. Për kënd pavarësia e Kosovës?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 15:55
  3. Pavarësia e Kosovës e vetmja zgjidhje e drejtë
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 23:21
  4. Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56
  5. Hollbruk: Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •