Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 136
  1. #71
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Ti robo, silli te tera ajetet kur i sjell e jo te gjysmuara. Fjala eshte ne te gjitha per kohe lufte kur armiku te ka shpallur lufte apo te ka sulmuar dhe jo per qejfi. Ndalohet sulmi i pa provokuar.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #72
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga mess4ever
    Xhamia kryqtaret nuk kane qene krishtere se me marr me vnu ni kryq ne qafe nuk behesh i krishter dhe me mbyt njerez nuk fitohet parajsa, por vetem kur i ndjek mesimet e Jezusit.
    Me demek Skenderbeu nuk paska qene i krishter i mire apo jo? as shqiptaret qe vrane turq, as shqiptaret qe vrane ushtare serb dhe nuk po shkokan ne parajse prej Skendes e kendej asnje!?

    O ta hangsha logjiken e kurthume ty.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #73
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Dragut e kupton ti apo ja fut shabllon ashtu ti ?
    Nuk thuhet te luftosh kur je i lir se nuk duhet lufta por te luftosh kur je i roberuar

  4. #74
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga krishterprizren Lexo Postimin
    po ti je tradhetari me i madh edhe ndoshta je shka se sje shqipetar se po te ishe shqipetare skishe qene koker me fol kunder shqiptareve
    Oj Shole e papastert...

    Uli Shkronjat se nuk je ne klasen e parë qe ta mesosh Abetaren ketu...

    Edhe mos më shit patriotizem ketu,ndoshta duhet te jesh i fundit ti qe ta besh kete...

    Ps: Moderator sjellja ketij Quzi rregulloren e forumit dhe futja ne shport te gjitha postimet qe i ka bere me ato shkronja heraglife..
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #75
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga alko71 Lexo Postimin
    Me demek Skenderbeu nuk paska qene i krishter i mire apo jo? as shqiptaret qe vrane turq, as shqiptaret qe vrane ushtare serb dhe nuk po shkokan ne parajse prej Skendes e kendej asnje!?

    O ta hangsha logjiken e kurthume ty.
    Tjeter gje eshte lufta ne vetmbrojtje e tjetergje eshte lufta per t'i nenshtruar te tjeret me xhihad e masakra. Une nuk vendos se kush hyn ne parajse e kush jo.

    Nje porosi per krishterprizren dhe myslimanet e sekularistet, pa ofendime per njeri tjetrin se humb cdo kuptim pastaj debati. Respekt nga une
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 19-04-2008 më 15:12

  6. #76
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Jihad go to hell. Crusades go to hell. Dashuria eshte pergjigjia.


  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nje porosi per krishterprizren ....
    rike rike, ka filluar te flas me veten hahahah, kjo nuk eshte shej e mir.

  8. #78
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Tjeter gje eshte lufta ne vetmbrojtje e tjetergje eshte lufta per t'i nenshtruar te tjeret me xhihad e masakra. Une nuk vendos se kush hyn ne parajse e kush jo.

    Nje porosi per krishterprizren dhe myslimanet e sekularistet, pa ofendime per njeri tjetrin se humb cdo kuptim pastaj debati. Respekt nga une

    E ku mbeti ajo "kthei faqen tjeter" dhe "duani armiqet tuaj"?
    A i kthyen faqen tjeter dhe a i deshen shqiptaret e krishtere dhe Skenderbeu turqit?
    A i falen tuniken dhe mantelin?

    Ku thot Bibla se duhet luftuar ne vetembrojtje?
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #79
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    "Washington Times" 19.04.2008

    "Shqipëria Perkujton Hollokaustin"

    Përmes përkthimeve në arabisht të literaturës revizioniste dhe të tezave klasike anti-semitiste, disa liderë arabë dhe myslimanë janë përpjekur ta bëjnë mohimin dhe shtrembërimin e Hollokaustit vegël kundër Izraelit dhe Perëndimit.

    Por, të paktën në disa cepe të Islamit, ekziston një përkujtim i ndershëm i së kaluarës dhe në veçanti i asaj që përjetuan hebrenjtë e Evropës, gjashtë dekada më parë.

    Në janar iu drejtova Parlamentit të vendit evropian të Shqipërisë, që është kryesisht mysliman, në kohën kur ai për herë të parë po shënonte Ditën e Përkujtimit të Hollokaustit.

    Para Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një vend me kulturë të pasur dhe të ndryshme, ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë kanë jetuar në dinjitet dhe harmoni me shekuj të tërë. Ky ishte vendi i fëmijërisë së Nënë Terezës. Shqiptarët nuk kishin oreks për racizëm dhe anti-semitizëm, që përfshinë Evropën.

    Në vitin 1943, pushtuesit nazistë u kërkuan autoriteteve shqiptare që t'i japin listat e banorëve hebrej. Përderisa disa popuj bashkëpunuan plotësisht me një kërkesë të tillë, madje disa bënë edhe më shumë, Shqipëria refuzoi me trimëri.
    Jo vetëm që Shqipëria i mbrojti qytetarët e saj hebrej, por qindra hebrej nga Austria, Gjermania, Greqia, Serbia dhe gjetkë në Jugosllavi, u strehuan nga shqiptarët.

    Një hero i tillë ishte edhe fermeri nga Kruja, Sulo Meçaj, i cili ushqeu dhe strehoi 10 hebrej në shtëpinë e tij, përkundër rrezikut të madh për veten dhe familjen e tij. Kur nazistët iu afruan shtëpisë së tij, Meçaj i dërgoi hebrejtë të fshihen në tavanin e shtëpisë. Kur hebrejtë e tmerruar e pyetën se çka do të ndodhë nëse shtëpisë i vihet zjarri, Meçaj e dërgoi me ta edhe djalin e tij të vetëm. Disa vite më vonë, i biri e kishte kuptuar se përse babai ia kishte vënë jetën në rrezik - ishte çështje nderi që t'i mbajë hebrenjtë të sigurt.

    Nga e gjithë ajo që mund të thuhet për veprimet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, një fakt i thotë të gjitha: Shqipëria ishte vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë popullsi hebreje pas Luftës së Dytë Botërore, sesa para fillimit të saj.

    Megjithatë, në vitet e pasluftës, sundimtarët komunistë në Shqipëri nuk e bënë të njohur këtë dosje heroike dhe krenare. Shqipëria dinte shumë pak rreth atyre që patën mbrojtur hebrenjtë nga deportimi dhe vdekja. Komunistët, ashtu si shumë despotë, ishin tejet anti-semitistë.

    Por, tash në Shqipëri po rritet interesimi për vrasjen e hebrejve në Evropë dhe Shqipëria i përkujton 5 mijë komunitetet hebreje, të cilat u humbën gjatë këtij kapitulli të tmerrshëm të historisë. Ajo i përkujton 1.5 milion fëmijët e therrur dhe këtë e bën përkundër sulmeve të vazhdueshme ndaj të vërtetës historike nga lëvizja për mohimin e Hollokaustit.

    Shqipëria, një kohë të gjatë e injoruar në Evropë, po u tregon evropianëve dhe botës mbarë se çfarë do të thotë të jesh një popull vërtet i lirë dhe i ndershëm. Ajo e ka përqafuar diversitetin e saj kulturor. Në Shqipëri është e jashtëligjshme të formohet parti politike e bazuar në etninë apo fenë. Ajo e mbron trashëgiminë e saj nga lloji i anti-semitizmit dhe ksenofobisë, që i kanë kapluar vendet që konsiderojnë veten si shumë më kosmopolite dhe të përparuara.

    Në luftën globale ndërmjet qytetërimit dhe islamizmit militant, Shqipëria është një shembull i ndritur, se në një vend mysliman mund të ekzistojë ndryshimi i mendimit, veprimi i përbashkët dhe respekti për të gjitha fetë. Këto cilësi qëndrojnë pas përpjekjeve të Shqipërisë për të përkujtuar Hollokaustin dhe ato që do t'i ndihmojnë njerëzimit të parandalojë ringjalljen e tij.

    Nëna Terezë, bijë shqiptare, një herë pati thënë: "Unë dua që ju të shqetësoheni për fqiun tuaj. A e njihni fqiun tuaj të parë?"

    Sot, fëmijët shqiptarë e mësojnë me krenari historinë e Shqipërisë gjatë atyre viteve të luftës, kur fqinjët i mbronin fqinjët e tyre. I tërë kombi po mëson për rreziqet nga urrejtja dhe totalitarizmi dhe për nevojën që të përkujtohen viktimat e Gjermanisë naziste.

    Ç'është më e rëndësishmja, Shqipëria po i merr këto mësime me gjithë zemër dhe sot mbetet një shembull i tolerancës. Vendi ku myslimanët dhe të krishterët mund të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit, është shembull i rrallë në botë, por, megjithatë, është një shembull për të cilin pjesa tjetër e botës mundet dhe duhet të mësojë.

  10. #80
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    SHQIPERIA vend SHQIPTARESH.



    ps.cdo gje tjeter zhvleresohet,nuk mund te percaktosh SHQIPERINE ne baze te feve.ka me dhjetra sekte dhe fe me nga 0.02%te njerzve secila.
    numri total i atyre qe bejne jete religjioze shkon a nuk shkon nja 2%.ky eshte realiteti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 20-04-2008 më 11:00
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Profeti Ilia, Fuqia e Perëndisë - 20 korrik
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 20-07-2024, 12:11
  2. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  3. Mjerë për ju …zgjohuni, o ju të rinj !!
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 18:20
  4. Muhamedi dhe likujdimi i kundershtareve
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-04-2007, 17:54
  5. Vdekja e Profetit a,s
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •