
Postuar mė parė nga
AVataj
Vdekja e Melankolisė si vrima e ozonit
Kėto janė kohė ogurzeza. Jemi nė zgrip tė gėrryerjes sė shtresės sė ozonit. Brenda disa dekadave mund tė pėrballemi me pėrmbytje oqeanike. Jemi afėr zhdukjes sė qindra specieve te rralla. Sė afėrmi pyjet do tė jenė po aq qetėsuese sa dhe asfalti. Pėr mė shumė, e gjejmė veten nė prag tė njė tjetėr lufte tė ftohtė.
Por ka edhe njė kėrcėnim tjetėr, ndoshta po kaq tė rrezikshėm: ne po zhdukim njė forcė madhore kulturore, muzėn e cila na jep shumė prej artit, poezisė dhe muzikės. Ne po asgjėsojmė melankolinė.
Njė sondazh i kryer nga Pew Research Center thotė se pothuajse 85 pėr qind e amerikanėve besojnė se janė shumė tė lumtur ose, tė paktėn, goxha tė lumtur. Bota e psikologjisė gumėzhin nga njė fushė e re, psikologjia pozitive, pėrkushtuar gjetjes sė mėnyrave pėr rritjen e lumturisė pėrmes kėnaqėsisė, aktiviteteteve dhe domethėnieve. Psikologėt qė praktikojėn kėtė lloj terapie janė udhėheqės tė njė shkence tė re, shkencės sė lumturisė. Botuesit e rrymės po mėsojnė nga industria e vetėkurimit duke publikuar mijėra libra mbi teorinė e tė qenit tė lumtur. Mjekėt ofrojnė njė gamė tė gjerė ilacesh qė mund ta zhdukin dėshpėrimin pėrjetė. Me tė vėrtėtė, kjo e jona i ngjan njė kohe tė kėnaqėsisė pothuajse totale, njė botė e re guximtare tė njė fati vazhdimisht tė mirė, gėzimi pa telashe, lumturie pa ndėshkim.
Pse shumė amerikanė janė kaq tė gatshėm qė njė pjesė tė zemrės ta ndajnė dhe ta hedhin si dhe shumė mbetje tė tjera? Si tia vėmė emnrin kėtij ankthi amerikan me lumturinė njė mani qė mund tė cojė nė zhdukje tė papritur tė impulsit krijues pasojat e tė cilit mund tė jetė njė asgjėsim po kaq i tmerrshėm sa dhe ato tė kumtuara nga ngrohja globale, krizat e mjedisit dhe rreziku berthamor?
Me siguri qė gjithė kjo lumturi nuk mund tė jetė e vėrtetė. Si mundet qė kaq shumė njerėz tė jenė tė lumtur mes gjitha problemeve qė rrethojnė globin-jo vetėm sėmundjet kolektive e apoliktike, por, gjithashtu, ato irritimet e vecanta qė e ndėrlikojnė pėrditshmėrinė tonė, problemet e parasė dhe zėnkat luftarake, ato vokacionet e fundosura dhe mėngjeset vetmitare? A duhet tė besojmė qė katėr nga pesė amerikanė mund tė jenė te kėnaqur nė mes tė mjerimit tė pėrgjithshėm? A gėnjejnė njerėzit apo, thjesht, tuten tė jenė tė ndershėm nė kėtė kulturė e cila e ka kthyer nė status quo harenė maniake? A nuk jemi dyshues pėr kėto statistika? A nuk jemi tė shqetėsuar edhe mė nga mbitheksimi prej kulturės sonė i lumturisė? A nuk druhemi se ky pėrqendrim i shfrenuar nė teprinė prodhon gjysmė-jetė, ekzistenca tė shpėlara dhe djerrina sjelljesh mekanike?
Unė pėr vete kam frikė se mbitheksimi i lumturisė prej kulturės amerikane nė kurriz tė trishtimit mund tė jetė i rrezikshėm; njė harresė tekanjoze e njė pjese thelbėsore tė njė jete tė njėmendtė. Mė tej shqetėsohem se dėshirimi vetėm i lumturisė nė njė botė padyshim tragjike tė bėn tė gėnjeshtėrt, tė bėn tė pranosh abstraksione jorealiste qė nuk marrin parasysh situatat konkrete. Unė jam pėrfundimisht i frikėsuar nga pėrpjekjet e shoqėrisė sonė pėr tu tharė nga melankolia. Pa shqetėsimet e shpirtit a do tė pėrmbyseshin tė gjitha majat madhėshtore tė pėrmallimit? A do tė pushonin simfonitė zemėrthyera?
Frika ime bazohet nė dyshimin se forma mbisunduese e lumturisė amerikane pjell shpėlarje. Ky lloj gėzimi duket se nuk e merr parasysh vlerėn e mėrzisė. Ky lloj gėzimi i supozuar, pėr mė shumė, ngjan se ushqen paditurinė rreth polaritetit tė pėrjetshėm e vital tė jetės, ndeshjen e agonisė me ekstazėn, brengosjes dhe entuziazmit. Tė pėrpiqesh tė harrosh mėrzinė dhe vendin e saj integral brenda ritmit tė madh tė kozmosit, ky lloj gėzimi lė tė kuptohet se dėshpėrimi ėshtė njė gjendje jonormale qė duhet mallkuar si dobėsi e vullnetit ose hequr qafe me ndihmėn e njė kokrre tė vogėl rozė.
Nuk po pėrflas lumturinė nė pėrgjithėsi. Pėr shembull nuk po sfidoj atė harbim tė papėrmbajtshėm qė lind befas pas njė vuajtje tė gjatė. Nuk mė shqetėson ajo qetėsia e fituar me mund dhe qė vjen prej meditimit tė gjatė mbi brengat e botės. Nuk po kritikoj atė zjarr tė ngadaltė hareje qė vjen nga njė jetė e kaluar nė ndihmė tė atyre qė mėkatojnė. Dhe nuk po romanticizoj depresionin klinik. E di se ka shumė shpirtra tė humbur qė kanė nevojė pėr barna pėr tė mos e vrarė veten apo lėnduar miqtė dhe familjet e tyre. Nuk po diskutoj terapitė farmaceutike pėr tė depresionuarit mendorė apo barnat qė ua bėjnė mė tė lehtė ekzistencėn atyre me crregullime biokimike.
Sidoqoftė, unė pyes se pse kaq shumė njerėz nė faza melankolie marrin barna thjesht pėr ta lehtėsuar dhimbjen. Sigurisht qė ka njė kufi delikat mes asaj qė po quaj melankoli dhe asaj qe shoqėria konsideron depression. Sipas meje ajo qė i ndan kėto tė dyja ėshtė shkalla e aktivitetit. Tė dyja format janė, ku mė shumė e ku mė pak, mėrzi kronike qė shpie nė shqetėsim tė vazhdueshėm rreth gjendjes sė gjėrave-ndjesi ngulmuese se bota nuk ėshtė sic duhet; njė vend vuajtjesh e budallallėku pushtuar nga djalli. Depresioni (tė paktėn ashtu sic e shoh unė) shkakton apati pavarėsisht kėtij ankthi, letargji deri nė paralizė totale, njė paaftėsi pėr tė ndjerė. Ndėrsa melankolia prodhon njė ndjenjė tė thellė rreth po tė njėjtit ankth, njė trazim tė zemrės qė prodhon dyshime aktive ndaj status quo-sė, njė dėshirim tė pėrhershėm pėr tė krijuar mėnyra tė reja tė tė qenit dhe tė tė parit.
Kultura jonė duket se i ngatėrron kėto tė dyja dhe, rrjedhimisht, e trajton melankolinė si njė gjendje jonormale, njė kėrcėnim tė keq tė nocionit tonė sundues mbi lumturinė-lumturi si kėnaqėsi e menjėhershme, lumturi si rehati sipėrfaqėsore, lumturi si kėnaqėsi tė pandryshueshme. Sigurisht, menjėherė lind pyetja: kush nuk do ta vinte nė dyshim kėtė formė qartėsisht shtinjake tė lumturisė amerikane? Tė gjithė ne, natėn vonė, kur tregohemi tė ndershėm me veten, a nuk jemi kundėr lumturisė shtinjake? Sipas tė gjitha gjasave, po, por a nuk ėshtė e mundur qė shumė prej nesh bien nė kėtė sipėrfaqshmėri pa e ditur? A nuk janė disa prej nesh tė goditur nga ėndrra amerikane sa jemi trushpėlarė deri nė atė se besojmė qe qėllimi i vetėm mbi kėtė tokė ėshtė tė qenit i lumtur? Kjo dashuri e paqėllimtė pėr lumturinė, pėrkundėr trishtimit, a nuk do cojė drejt njė jete njekahėshe, hare tė pashqetėsim, mesdita rrezėllitėse pa netė?
Mė duket sikur shumė prej nesh janė mashtruar nga mania amerikane pėr lumturinė. Ne mund tė medojmė se po bėjmė njė jetė me tė vėrtetė tė ndershme kur ne realisht po sillemi po aq parashikueshėm dhe artificialisht sa dhe robotėt duke rėnė lehtėsisht nė sjellje shume tė vjetėruara lumturie nė konvencialitetin e kėnaqėsisė. Tė mashtruar na shpėton ndėrloja e madhe e kozmosit, trishtimi i saj i ndritshėm, bukuria e saj e tmerrshme.
Ėndrra amerikane e lumturisė mund tė jetė njė makth. Ajo qė ngjan si hare mund tė jetė fare mirė distopi ngėrdheshjesh tė dobėta. Pasioni ynė pėr lumturinė ėshtė shenjė e njė urrejtjeje kėrcėnuese pėr gjithcka qė rritet, harliset dhe mė pas vdes. Do mė vinte plasja sikur njė mėngjes tė zgjoheshim dhe tė pendoheshim pėr atė ckemi bėrė nė emėr tė gėzimit tė pashqetėsim. Do ta urreja ditėn kur tė ngriheshim nga shtrati dhe para nesh tė shfaqet njė vend i zhveshur nga rrugėt vetmitare e tė mrekullueshme dhe madhėshtia e hoteleve boshe, tė gjenive gjysmė tė cmendur dhe poezive tė tyre tė furishme. Nuk dua qė kur tė ndėrgjegjėsohemi tė jetė shumė vonė pėr tė jetuar.
Mė 30 nėntor tė vitit 1820, teksa e portokallta e vjeshtės kalbej nė lerėn e tokės dimėrore, John Keats-i i cili vuante nga tuberkulozi qė kishte vrarė nėnėn dhe vėllanė e tij Tom-in, u ul pėr ti shkruar njė letėr shokut tė tij tė ngushtė Charles Brown. Ky qe letėrkėmbimi i tij i fundit. Ndėrmjet fragmenteve tė tmerrshme tė kollitjes-kollė qė ia bėnte gjak gjuhėn-Keats-i shkroi kėto vargje goditėse: Kam njė ndjenjė tė pėrhershme se jeta ime ka mbaruar dhe se unė jam pjesė e njė ekzistence postmortem. Nė moshėn 25 vjecare, kur ai duhej tė kishte qenė duke shijuar mundėsitė e dashurisė dhe tė ardhmes, zbavitjet verore dhe vajzat e bukura, Keats-i ndjehej si kufomė. Atij i dukej sikur ishte nė varr dhe prej andej kujtonte ditėt e tij ashtu si dikush shihte njė personazh tė njė tregimi tė lexuar dikur. Ai ishte aty, duke krijuar dhe duke e parė botėn me sytė e nje njeriu tė vdekur.
Kur ai ishte vetėm 9 vjec, babai i tij ra nga kali dhe vdiq tė nesėrmen. Pak vite mė vonė nėna e tij u sėmur me tuberkuloz. Megjithėse Keats-i i ndenji pranė pandėrprerė gjatė gjithė orėve tė natės, duke i gatuar e lexuar, ajo vdiq nė vitin 1810 kur ai ishte 15 vjec. Keats-it iu caktua njė kujdestar dhe, pak mė vonė, u hoq nga shkolla me konvikt dhe iu kėrkua tė bėhej shegert nė njė farmaci. Kjo atij i dukej e mėrzitshme pasi gjatė kėtyre viteve, nė fund tė adoleshencės, ai u njoh me madhėshtinė e poezisė, vecanėrisht vargjeve tė Shekspirit dhe Spenserit. Pėr tė kompletuar trajnimin Keats-it iu desh tė mėsonte edhe kirurgji. Ditė pas dite ai u rraskapit nė njė spital kundėrmues dhe tė pėrgjakshėm ku pa asgjė pėrvec vuajtjes. Teksa po linte kirurgjinė pėr poezinė poema e tij e parė e rėndėsishme Endymion u botua nė vitin 1818. Dy revistat kryesore letrare tė kohės e sulmuan poezinė si tė pakuptimtė.
Nė tė njėjtėn kohė, i vdiq Tom-I, i vėllai, pas njė sėmundjeje tė gjatė e tė dhimbshme. Ndėrsa kujdesej pėr tė Keats-i takoi dashurinė e jetes, Fanny Brawne me tė cilėn u fejua. Sidoqoftė, ai kuptoi shpejt se nuk do mund tė martohej me tė sepse edhe vetė ishte mallkuar tė binte pre e sė njėjtės sėmundje qė vrau njerėzit e tij. Ai e dinte se do tė vdiste pa e pėrmbushur dashurinė e tij tė zjarrtė.
Tė shkon mendja se kjo jetė do ta ushqente Keats-in me zemėrim, por ai mbeti bujar pavarėsisht vėshtirėsive. Ai nuk u tėrhoq tek kthinat e zakonshme tė shekullit tė 19-tė; krishtėrimi apo opiumi, tė pirit apo ėndėrrimi. Megjithėse, afėrmendsh, iu nėnshtrua brejtjeve serioze tė melankolisė ai kurrė nuk e mėshiroi dhe as nuk i erdhi keq pėr veten. Nė fakt, ai vazhdimisht e shndėrroi mėrzinė e tij, e cila buronte kryesisht nga pėrvojat e tij me vdekjen, nė njė burim tė fortė bukurie. Gjėrat janė tė mrekullueshme, thoshte ai shpesh, sepse ato vdesin. Trėndafili prej porcelani nuk ėshtė aq i bukur sa ai qė kalbet. Melankolia pėr kohėn qė shkon ėshtė pozicioni i duhur nga shihet e bukura.
Keats-i kuptonte se vuajtja dhe vdekja nuk janė anormalitete pėr tu mallkuar por pjesė tė nevojshme tė ekzistencės sė madhe, histori personale tė harmonizuara me polaritetin e paanė tė kozmosit. Tė mohosh vdekjen dhe fatkeqėsinė do tė thotė tė jetosh njė jetė tė pjesshme sė cilės i mungon kreativiteti dhe e bukura. Keats-i e mirėpriti vdekjen e tij nė mėnyrė qė tė jetonte.
Duke marre kėte pozite tė dyfishtė-tė vuash vdekjen ndėrsa e tejkalon atė-Keats-i ishte brenda dhimbjes sė tij dhe njėkohėsisht pėrmbi tė. Ai e paraqiti kėtė ndėrlojė mes mvarėsisė dhe varėsisė nė njė prej letrave tė tij mė tė famshme, shkruar nė vitin 1819. A nuk e sheh sa e nevojshme njė botė Dhimbjesh dhe telashesh ėshtė pėr shkollimin e Inteligjencės dhe shndėrrimin e saj nė Shpirt? pyeste ai. Ai do tė thotė se njė mendje abstrakte mund tė shndėrrohet nė njė individ zemėrplotė vetėm nėpėrmjet periudhash tė gjata trishtimi dhe dhembjeje.
Nė njė tjetėr letėr tė famshme, kjo e vitit 1818, Keats-i krahason jetėn e njėriut me njė vilė tė madhe me shumė Apartamente. Ai thotė se e vetmja mėnyrė pėr tu tėrhequr nga misteret e mėdha tė jetės ėshtė tė vuash Mjerim dhe Zemėrthyerje, Dhimbje, Sėmundje dhe Shtypje. Kalimi i kėtyre shqetėsimeve tė con nga Dhoma e Vashės sė Mendimit, (dhoma e pafajėsisė) nė shtigjet e errėta te zonave te pėrvojės sė thellė. Kėtu njeriu gjen frymėzimin pėr poezi, e cila eksploron kufijtė misteriozė tė jetės. Nė kėtė rast, gjithashtu, Keats-i tregon se ėshtė krejtėsisht i pėrgatitur pėr botėn e dhimbshme, por, gjithashtu, i gatshėm pėr ta pėrqafuar kėtė dhimbje. Duket sikur ai, nė njėfarė mėnyre, tė ishte nė kėtė botė, por jo i saj, nė gjendje pėr tė vuajtur hidhėrimet por, gjithashtu, i aftė pėr tė parė pėrtej tyre.
Nė Ode pėr melankolinė ai na nxit tė mos e lehtėsojmė dėshpėrimin tonė me kimikate trulluese, tė kėrkojmė shpėtim pėrmes vetvrasjes, apo ta mbysim angushtinė e pagjumė tė shpirtit. Duke qenė tė ndėrgjegjshėm pėr mėrzitė e errėta ne mund tė biem nė njė krizė melankolie njė eksperiencė e thellė e pėrkohshmėrisė sė jetės, por gjithashtu e bukurisė sė saj. Kjo krizė melankolie ėshtė njė cėshtje e pėrzier. Bie nga qielli si njė re lotuese,/qė ushqen gjithė lulet kokėvarura. Por gjithashtu sjell shi dhe ushqim. Nė tė vėrtetė kjo re fsheh kodrėn e gjelbėr nė njė vel prilli.
Pėrfundime
Genet-para dhe pėrtej kohės-shkumėzojnė dhe spėrkasin. Cka bie nė brigjet e pėrkohshme i pėrket shansit, njė produkt i trilleve tė dallgėve. Nė njėfarė pike ky rezervuar i tejmbushur ADN-je shkumėzon pėrpara njė gen tė vrenjtur, njė helikė dyshe destinuar pėr prodhimin e prirjes melankolike. Prej kėtij momenti fillon ajo qė ne njohim si histori njerėzore: pėrpjekjet, nė dukje pafund, drejt njė perfeksioni tė pakapshėm, atė metim tragjik pėr tė kapur cka ėshtė pėrtej mbėrritjes, pėr tė deshtuar magjikshėm. Ky gen melankolie ka rezultuar si kodi i risive. Gjatė shekujve ka prodhuar kullat e shkėlqyeshme me kokė drejt qiellit. Ka krijuar epet tona tė mėdha qė duan tė barabiten me Zotin. Ka shpikur simfonitė e paharrueshme, po aq tė potershme sa dhe oqeani i parė. Pa kėtė genom tė pikėlluar kėto sipėrani do tė mbeteshin nė nėnbotėn e joekzistencės. Nė tė vėrtetė pa kėtė informacion gjenetik, ambicioz dhe tė zymtė, ajo qė shohim si kulturė, atė mbretėri hyjnore idesh tendosėse nuk do tė ishte lindur kurrė vec nga lufta pėr mbijetesė, vec nga tė vrarėt dhe tė ngrėnėt.
Mund tia veshim kėtė skenė botės primitive. Ndėrsa tė fuqishmit e fisit dilnin pėr tė gjuajtur kafshė ose njerėz tė tjerė, shpirtrat melankolikė zhyteshin nė mendime nė shpellė ose nėn ndonjė pemė. Aty ata pėrfytyronin struktura tė reja, ovale dhe tė qelibarta, ose ritme tė reja gojore, thirrje tė shenjta, apo kėngė mė sipėrane edhe se tė vetė zogjve. Duke pėrfytyruar kėto gjėra, e mė shumė, ky i sėmurė nga melankolia u bė po aq i dobishėm pėr kulturėn e tij sa dhe gjuetarėt dhe ushqimsjellėsit pėr te tyret. Ai e shtyu pėrpara botėn e tij. Ai e lėvizi atė. Ai gjithnjė qe banor i mbretėrisė sė pasigurtė tė avant-garde-s.
Ky vizionar primitiv ishte i pari ndėr shumė melankolikė pėrparimtarė. Sigurisht, jo tė gjithė shpikėsit janė melankolike dhe jo gjithė shpirtrat melankolikė janė novatorė. Sidoqoftė, marrdhėnia e provuar shkencėrisht mes gjeniut dhe depresionit, mes merzisė dhe madhėshtisė sugjeron se shumica e novatorėve tė kulturės qprej ėndėrrimtarit antik nė pyll e deri tek dadaisti i qytetit modern e kanė tokėzuar origjinalitetin e tyre nė gjendje melankolie. Ne mundemi tani tė kuptojmė se pse.
Melankolia shkon kundėr sė lehtės ose/ose tė status quo-sė. Gjallėron nė zona tė paeksploruara ndėrmjet tė kundėrtave nė territorin e tė dyja/dhe. Ushqen depėrtime tė reja ndėrmjet tė kundėrtave, vecanėrisht tė atij polaritetit tė madh te jetės dhe vdekjes. Inkurajon rrugė tė reja tė gjetjes dhe emėrtimit tė lidhjeve misterioze ndėrmjet antinomeve. Na kthen nė pafajėsi, ironi, tek ajo aftėsi e pėrkohshme pėr tė luajtur me tė mundshmen pa qenė tė sforcuar me aktualen. Kėto pushime nga e zakonshmja e rifreskojnė marrdhėnien tonė me botėn, na dhurojnė perspektiva tė bukura na i mbushin me energji mendjet dhe zemrat.
Nė tė vėrtetė, bota ėshtė e mėrzitshme tė shumtėn e kohės, kontrolluar nga zakone tė pėrmbajtura. Dhe ja ku mbėrrin ajo qė Keats-i e quan shtėrzim melankolie dhe papritur planeti edhe njėherė bėhet interesant. Tisi i familjaritetit bie. Para nesh ndricojnė mundėsi jetdhėnėse. Kėrkohet nga ne qė tė farkėtojmė lidhje tė panjohura me rrethanat tona. Na bėhet thirrje pėr tė qenė kreativė.
Duke njohur kėto virtyte tė melankolisė, pse mijra psikiatristė e psikologė pėrpiqen ta kurojnė depresionin si tė ishte njė sėmundje e tmerrshme? Padyshim ata qė vuajnė depresione tė thella, vetvrasėse dhe nė prag tė psikozave kėrkojnė mjekime serioze. Po ata miliona njerėz me depresion tė lehtė apo tė moderuar? A duhet tu kėrkohet kėtyre vizionarėve tė mundshėm tė heqin dorė nga melankolia e tyre me ndihmėn e njė kokrre? A duhet qė kėta novatorė tė mundshėm tė braktisin atė qė fare mirė mund tė jetė muza e tyre mė e madhe, demonėt qė lindin engjėj?
Sot pėr sot, nėse statistikat janė korrekte, rreth 15 pėrqind e amerikanėve nuk janė tė lumtur. Sė shpejti, ndoshta, me ndihmėn e psikofarmaceutikės, ne nuk do kemi mė njerėz tė palumtur. Melankolikėt do tė zhduken. .
Kjo do tė jetė njė tragjedi e pashoqe e njejtė nė shtrirje me zhdukjen e balenės kashalot apo shqiponjės sė artė. Pa melankolikėt ne do jetonim nė njė botė nė tė cilėn gjithkush pranon status quo-nė, nė tė cilėn gjithkush do tė kėnaqej me atė qė kishte. Kjo do tė formonte distopi ngėrdheshjesh tė patrazuara e tė kudogjendura, njė makth tė njė rrafshulte qė nuk ofron asgjė tė re nėn kėtė diell. Pse jemi duke u shtyrė drejt nje ferri tė tillė?
Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: frika. Shumė fshihen pas buzėqeshjes sepse tuten tė pėrballen me kompleksitetin e botės, turbullirėn e saj, bukuritė e saj tė tmerrshme. Nėse rrinė tė strehuar sigurtė pas ngėrdheshjeve tė llustruara nuk u duhet tė pėrballen me pasiguritė qė banojnė brenda mundėsive, ato momente akthėruese kur ti nuk dallon kėtė prej asaj, kur ti papritur mund tė bėhesh hicmosgjė. Megjithėse ky ankthėrim, zakonisht rreth vdekjes, nė fund bėhet dehės, njė thirrje pėr tė qenė kreativ, nė fillim ėshtė tmerruese si ndjesia e luhatjes mbi njė hon tė paparashikueshėm. Menjėherė ata ikin prej kėsaj situate. Pėrpiqen ta humbin veten nė mes masave tė qeshura duke shopresuar se ankthi nuk do ti vizitojė mė kurrė. E veshin falsitetin si maskė qė i mbron nga honi.
Ta edukosh shoqėrinė me lumturi totale ėshtė tė sajosh kulturėn e frikės. A duam me tė vėrtetė tė heqim dorė nga kurajoja vetėm pėr hir tė gazmendit? A jemi gati tė dorėzojmė ndjesitė tona mė tė qenėsishme pėr njė natė gjumi tė qetė, njė stinė kėnaqėsie? Ne duhet ti injorojmė joshjet e kulturės sonė tė rrėmbyer nga lumturia dhe, disi, tė mos e lėshojmė trishtimin. Ne duhet tė gjejmė njė mėnyrė, megjithėse ėshtė e vėshtirė, pėr tė qenė vetvetja, zymtėsi e tė gjitha.
Duke vuajtur mėrzinė, e pashmangshme si frymėmarrja, ne duhet ta pranojmė kėtė fakt tė urryer prej botės: ne jemi pėrjetėsisht tė paplotė, fragmente tė njė tė gjithė tė pakapshme. Natyrat tona tė papėrfunduara-ne kurrė nuk jemi aktualitete tė pastra, por gjithmonė mundshmėri tė turbullta-e bėjnė jetėn njė betėjė tė pėrhershme, njė garė force me tė panjohurėn e pėrhershme. Por kjo zgjatje drejt honit ėshtė gjithshtu shpėtimi ynė. Tė jesh njė fragment do tė thotė qė gjithmonė je nė kėrkim tė dickaje pėrtej vetes, dicka transhendente-njė mundėsi e paeksploruar, njė rrugė e verbėr. Kjo pėrpjekje ėshtė gjithmonė njė akt lirie, i tė zgjedhurit tė njė rruge nė vend tė njė tjetre. Megjithėse kjo punė ėshtė rraskapitėse-kėrkon vėmendje tė pėrhershmė ndaj brendėsisė sonė misterioze dhe tė ndėrrueshme-ėshtė gjithashtu dalldisėse, njė tingėllim pothuajse i pakufi i gjėagjezave tė mprehta tė Qenies.
Tė jesh kundėr lumturisė, tė shmangėsh kėnaqėsinė, ėshtė tė jesh afėr me gėzimin, tė pėrqafosh ekstazėn. Paplotshmėria ėshtė thirrja pėr tė jetuar. Fragmentarizimi ėshtė liri. Gėzimi i mosnjohjes sė asgjėje plotėsisht ėshtė se mund ti pėrfytyrosh vazhdimisht madhėshtitė pėrtej cdo arsyeje. Nė anė tė sė plotės gjendet kufiri i zhdėrvjellėt i ekzistencės. Ky ėshtė ngazėllimi i perimetrit. Kjo ėshtė magjepsja, qė digjet ngadalė, e pėrfundimit tė njė libri qė nuk mund tė pėrfundojė kurrė, njė tekst me tė meta dhe konfliktual, i shqetėsuar si muzgu.
Nxjerrė prej Against Happiness nga Eric G. Wilson.
Krijoni Kontakt