Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Question C: Ndihmë për detyrat e programimit

    Pershendetje.
    Me duhet te bej nje program duke perdorur gjuhen C. Jane tre ushtrime, pra jane tre programe te ndryshme. Kerkesat jane keto:

    1. Realizoni nje program i cili per cdo numer fanelle futbollisti te skuadres se Milanit nxjerr ne ekran: Emrin_Mbiemrin e futbollistit, vendin nga vjen dhe pozicionin ku luan.

    2. Realizoni nje program qe llogarit shumen per 30 thyesa:
    S= (1*3)/(2*4)+ (2*5)/(3*6)+ (3*7)/(4*8)+⋯

    3. Realizoni nje program qe llogarit shumen per 30 thyesa:
    S= 1/2+ 1/3+ 1/2^2 + 1/3^2 + 1/2^3 + 1/3^3 + …

    (Kerkesat jane shkruar tamam si mi ka dhene profesori.
    Bashkangjitur po derogoj edhe nje file me te dhenat e lojtareve.

    Ju lutem me ndihmoni.
    Faleminderit.
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    ANYTHING IS POSSIBLE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90

    Detyra 2:

    Kodi:

    #include
    #include

    int main()
    {

    double i;
    double shuma = 0;

    for (i=1; i<=30; i=i+1)
    {
    shuma = shuma +(i/(i+1))*((2*i+1)/(2*i+2));
    }
    print("Shuma eshte: %e \n", shuma);
    }
    Ndryshuar për herë të fundit nga LJanina : 07-04-2008 më 21:27

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90

    Detyra 3

    Detyra 3:
    Kodi:

    #include
    #include

    int main()
    {

    double i;
    double shuma = 0;

    for (i=1; i<=15; i=i+1)
    {
    shuma = shuma + 1/pow(2,i) + 1/pow(3,i);
    }
    print("Shuma eshte: %e \n", shuma);
    }
    Ndryshuar për herë të fundit nga LJanina : 07-04-2008 më 21:29

  4. #4

    Thumbs up

    - LJanina
    Si fillim doja te falenderoja shume per ndihmen qe me dhe. Sinqerisht shume faleminderit.

    Kam edhe dy gjera te vogla.
    Tek Detyra 2 dhe 3, simboli %e cfare nenkupton?
    Pse funksioni main() eshte vendosur i tipit integer?

    Kur ke perdorur ciklet for si ja bere per te gjetur formulat e llogaritjes? Ka ndonje metode efikase per zbulimin sa me lehte te tyre apo ti thjesht vrave mendjen per te gjetur se si vazhdo radha e thyesave?

    Tek detyra 3, kushti i cilklit for duhet te jete i<=30 qe t'i pergjigjet kerkeses apo jo? E ke bere vete keshtu apo ka qelluar qe ke harruar?

    Do te lutesha qe ne pergjigje te me shpjegoheshe sa me hollesisht ne menyre qe te kuptoj me qarte.
    Ne klase profesori shpjegon por behet shume zhurme dhe ai se çan koken. Nje pjese e mire e studenteve nuk marrin vesh hiç nga C.

    Gjithashtu do te lutesha te beje perpjekje edhe per programin e pare. Ne kodin e tij te lutem fut edhe komente qe une te kuptoj se cfare eshte duke ndodhur.

    Edhe nje here shume faleminderit per ndihmen tende.
    ANYTHING IS POSSIBLE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    printf( ...);
    %e - benë rezervimin e vendit për ndryshoren "shuma" dhe paraqitjen e rezultatit në formë eksponenciale psh: 1.499969e+01


    int main()
    {

    return 0;
    // ose return EXIT_SUCCESS;
    }


    sinjalizon sistemin operativ për kryerjen ose moskryerjen e suksesshme te programit ( int main() - është standard në Unix dhe derivatet e tij). Ky sinjalizim (vlera return) mund të përdoret për trajtimin e gabimeve p.sh në shell.

    Nëse shkruhet:

    main()
    {
    ...
    }


    pa int, atëherë gjatë kompilimit bëhet automatikisht implementimi "return xx"



    Llogaritja e shumës se anëtareve të një serie bëhet gjithmonë:

    shuma = 0;

    for( ...)
    {
    shuma = shuma + (shprehja nen simbolin e shumës)
    }



    për Det. 3 kushti i ciklit for duhet te jete i<=15 sepse shuma përmban dy gjymtyre 1/pow(2,i) + 1/pow(3,i), për i=1 llogarisim dy thyesa, për i=2 llogarisim 4 thyesa e kështu me radhe .. për i=15 llogarisim 30 thyesa.

    Det. 1:
    Për ushtrim provoje funksionin e poshtëshënuar.

    Kodi:
    char *emri_l(int n) 	/* na jep emrin e lojtarit me numër n të fanellës*/
    {
    
    static char *emri[] = {/* Vektor i treguesve */
    "Gabim: numri është  < 1 ose > 99",  /* String-u është një vektor char- */
    "Paolo Maldini Mbrojtes Itali", 	 /* qe karakterizohet me */
    "Fanellën më numër 2 nuk e mbanë asnjë lojtar",  /* adresën e tij fillestare */
    "Emri_mbiemri3 Vendi3 pozicioni3", 
    			
    /* kështu me radhe gjithsejtë 100 rreshta */
    
    
    "Luiz Nazaro De Lima Ronaldo Sulmues Brazil"
    
    };
    }
    return ((n < 1 || n > 99) ? emri[0] : emri[n]);
    Ndryshuar për herë të fundit nga LJanina : 10-04-2008 më 23:26

Tema të Ngjashme

  1. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  2. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  3. Detyrat e shpise......
    Nga invisible girl në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 19:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •