-
Edmund Spencer
Merre kete lule te vockel
Shkrova nje dite, emrin e saj ne rere,
por erdhen tallazet dhe e fshine.
E shkrova serish, me doren tjeter
por erdhi batica dhe e vodhi mundin tim.
Njeri mendjelehte tha ajo pse lodhesh kot
tbesh te pavdekshme nje gje te vdekshme,
pasi dhe une vete do pesoj te njejtin fund,
madje edhe emri im ashtu do fshihet.
Jo u pergjigja une ler qe te jene gjerat mjerane
te vdesin e te kthehen ne pluhur, kurse ti do jetosh ne lavdi:
vargjet e mia do ameshojne virtytet e tua te rralla
e do shkruajne ne qiej emrin tend te lavdishem.
E ne qiej, ndersa vdekja do rrezoje boten mbare,
do jetoje dashuria jone, duke rinuar nje tjeter jete.
-
-
Edmund Spenser
(1552-1599)
Shqipėroi Skėnder Luarasi
SONET PĖR SKĖNDERBEUN(*)
Pse mburret kot e Lashta kaqė fort
Me monumentet e moēėm burrash trima,
Heronj qė pėrmes veprave pa mort
Mahnitėn botėn, dhe nė prrallė e rima
Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim i admiron
Statujat e tyre, kolose tė larta
E beret triumfore qi pėrshkon
E bukura me madhėshtit e narta.
Ja Njė, qė koha vone nxor nė dritė,
Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:
I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,
Triumfe tė vėrtetė meriton.
Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe -
Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!
------------
Edmund Spenser (1552-1599) shquhet ndėr mė tė mėdhenjtė poetė epikė tė Rilindjes Angleze. Ai cilėsohet poeti mė i madh anglez i erės Elisabetiane. (The world book encyclopedy,1993)
(*)Ky sonet u pėrmend mė 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht pėrkthimin e historianit frėng J.Lavardin Historia e Gjergj Kastriotit, tė mbiemėruar Skėnderbe. Botimin anglisht tė kėtij libri, Jones e pėrcolli me njė sonet pėr Skėnderbenė prej Edmund Spenser i cili edhe nė kryeveprėn e tij Faerie Queene (Mbretėresha e zanave), nė kėngėn e tretė, kreu XII, vargu i 10-tė, e vesh mbretėreshėn Elisabeta me fustan qė mėngėt i varen nė mėnyrė arbėreshe'' (Sleeves dependant albanese iyse).
Kėtė sonet tė vyer mbi Heroin Kombėtar S. Luarasi e ka pėrmendur nė studimin e tij Skėnderbeu ne letėrsinė angleze dhe e publikoi mė 16 janar 1977 (Gazeta Drita, f.12)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt