A duhet te besojme?!Nuk kemi rruge tjeter!Nganjehere duhet besuar se e ndien nje diçka te tille,dhe nganjehere beson sepse nuk ke ku te kapesh!
Sa e çuditshme eshte jeta dhe vete njeriu..
Besimi eshte gjeja me e çuditshme ne bote.
Ndryshe nga gjerat e tjera qe lindin dhe krijohen nga diçka,besimi as nuk lind dhe as nuk krijohet nga asgje!
Vetem nga dikush qe merr fryme si ti,qe eshte njeri,qe thote nje fjale,qe ben nje veper per te ta mbushur mendjen qe e njeh,e di çfare i pelqen dhe çfare jo dhe befas kur bie fjala per te, thua...."Kam besim"
Sa i vlefshem eshte besimi,sa shpejt e japim ndonjehere dhe sa te veshtire e kemi me pas kur zhgenjehemi per ta dhene serish!
Dikush ka thene.."Besimi fitohet,por nuk dhurohet" dhe jam teresisht dakort me te.
Po si do te ishte jeta valle po te mos besonim?!
Sa rendesi ka te besosh dhe te jesh i besuar,dhe sa keq eshte kur kemi humbur besimin te gjithçka qe na rrethon...
A duhet te besojme?
Si e pershkruani ju fjalen "besim" dhe çfare simbolizon kjo fjale per ju?
Respekte
Krijoni Kontakt