Close

Rezultati i Sondazhit: cilin nga subjektet politike do ta perkrahni ne zgjedhjet e parakohshme ne maqedoni

Votues
80. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • BDI

    30 37.50%
  • PDSH

    40 50.00%
  • BDSH

    7 8.75%
  • BDK

    1 1.25%
  • PPD

    2 2.50%
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 166
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Citim Postuar më parë nga Pompei Lexo Postimin
    Po te kish qen vetem rasti brodecit per pdsh do tja falsha por ka shum,kush e beni vrasjen ne oder,qe u vra nje luftetar i madh na kosova qe ju e quajtet kriminel,vrsjen e djalit te RUfi osmanit kush e pregatiti,Kush e burosi Rufi Osmanin dhe shum te tjera,Ne kohen kur ka qen BDI ne pushtet Agimi Kondoven e shpalli zon te lir por Aliu nuk lejoi qe ushtarakisht te hy ne Kondove,por Thaci nje gje te till e la te ndodhe ne Brodec ku ende sot e kesaj dite mbahen te burgosur njerez te pafajshem,qe ju Bashk Me Refet elmazin i quajtet operacione te sukseshme,lind pyetja pse operacion i sukseshem ,A mos vall pse u vran dhe u masakruan shqiptare,edhe ju simpatizuesit e kesaj partie e dini se kush eshte PDSH ne te vertet por nuk e pranoni...
    Aj luftari i madh nga Kosova, ishte i denum me 12 vjet burg ne Dubrave dhe prej atje u arratis ( luftari i madh nuk rrin ne burg, po krimineli ). Cka kerkonte aj ne Maqedoni? Cka kerkone ne Odri, kur eshte kosovare? Ne te shkonte te shpija e vete, katundi vet, jo me ardh ktu. Edhe mos haro se po caj "luftar i madh nga Kosova" ju kercenu liderit tende( Ali Ahmetovskit ) me pastrim hesapesh...

    Mos haro se kur u arestu Rufi Osmani dhe Alajdin Demiri, ne pushtet ka qene IDOLI juaj dhe i krejt DUI-te, brati i Ali Ahmetovskit-Branko Crvenkovski. Mos haro se kur ndodhi masakra e Gostivarit me 9 korrik 1997, Idoli juaj, shkoj ne Gostivar dhe krejt speciallcave u uroj vrasjet. ncncnc. Po nejse i mitur je me siguri, prandaj skije shume njohuri per kto ngjarje.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Citim Postuar më parë nga Iziquiel Lexo Postimin

    Sa per vrasje me paramendim mundet jju te DUI-t te tregoni ne cfar rrethana u vra komandant Roki. Bartesi i luftes ne Tetove. Dhe pse e eliminioi Ametovski at. A mos ndoshta ai, me falni ne shprehje, nuk ja raste Ametovskit tuaj.. asnje vendim qe merte, apo mos e vrate ate sepse ai nuk ju bindej ideologjise suaj komuniste shoveniste, apo mos u tutet prej atij, se pas lufte ai duhej te lartesohej si Luftari dhe bartesi i luftes ne rajonin e Tetoves sebashku me Komandant Leken.


    HEHEHEH ju DUI-sta te kcij jeni. Mendjen vetem ne korrupsion e keni. PISAT e kqij...
    Rasti i Komandant Rokit tregon doren vrasese te Shtabit dhe Ali Ahmetovskit.

    Kush dhe pse e vrau Rahim Beqirin- Komandant Rokin?
    Kush dhe pse e vrau Fadil Nimanin- Komandant Tigri?
    Kush dhe pse e vrau Komandant Shpendin ne Bogovijn te Tetoves?
    Kush dhe pse e vrau gjeneral Tahir Sinanin me 4 bashkluftare, ne nje zone ku nuk kishte konflikt, Tanusha- e Gostivarit?
    Kush dhe pse e vrau Komandant Telin me 4 bashkluftar ne mes te Shkupit ( ne gjume, duke fletur )?
    Kush e sulmoj shtabin e UCK-se?
    Kush beri atentat ne Viti, ndaj Xhezair Shaqirit - Komandant Hoxhes?

    Mire do ishte tshkojsh e ta pyetish liderin tend, Ali Ahmetovskin, pse i vrau keta djem te ri. A pse kishin ardh te luftojn per ideale te pasterta, e jo per parti politike.
    Ali Ahmetovski me kompanin, jane dora vrasese e armikut. Vrane komandantet me te mire ne 2001 cka luftonin per ideale te pasterta, vrane mbi 200 shqiptare mbas lufte.


    P.S: Iziquiel tkom citu ty, por postimi i drejtohet Pompeit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga panteri : 16-04-2008 më 08:07

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Vetem nje dalje e vogel nga tema.Sic po shoh diskutimet ketu po e reflektojne nervozen e tepruar edhe ne terren.Nuk e di nese eshte e vertete por disa media dje lajmeruan per nje konflikt te armatasur diku ne nje fshat te Tetoves mes militanteve te PDSH-se dhe BDI-se.

    Me pak fjale situata brendashqiptare ne Maqedoni eshte shume eksplozive dhe me afrimin e dates se zgjedhjeve mbase akoma me shume do te tensionohet.Po shihet qarte se kolltuku i Vlades makedone eshte shume joshes dhe partite jane ne gjendje te nisin lufte civile per ti fituar zgjedhjet.Jemi bere turp i botes shqiptare por dhe me gjere. Jemi nje pjese e kombit pa kurfare kriteri e dinjiteti dhe funksionojme si nje mikst turbo-talebane nen tingujt e tallavase rome. Shikoni pak me larg se katundet e nahite e juaja dhe mos i beni shqipet e ketyre trojeve gaz i botes por besa edhe te sanksioneve te mundshme te botes se civilizuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkupi : 16-04-2008 më 08:35

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Postime
    107

    hihihihi Cfar Paftyrsie

    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Vetem nje dalje e vogel nga tema.Sic po shoh diskutimet ketu po e reflektojne nervozen e tepruar edhe ne terren.Nuk e di nese eshte e vertete por disa media dje lajmeruan per nje konflikt te armatasur diku ne nje fshat te Tetoves mes militanteve te PDSH-se dhe BDI-se.

    Me pak fjale situata brendashqiptare ne Maqedoni eshte shume eksplozive dhe me afrimin e dates se zgjedhjeve mbase akoma me shume do te tensionohet.Po shihet qarte se kolltuku i Vlades makedone eshte shume joshes dhe partite jane ne gjendje te nisin lufte civile per ti fituar zgjedhjet.Jemi bere turp i botes shqiptare por dhe me gjere. Jemi nje pjese e kombit pa kurfare kriteri e dinjiteti dhe funksionojme si nje mikst turbo-talebane nen tingujt e tallavase rome. Shikoni pak me larg se katundet e nahite e juaja dhe mos i beni shqipet e ketyre trojeve gaz i botes por besa edhe te sanksioneve te mundshme te botes se civilizuar.


    Zotri Moderator SHkupi, me vjen mire qe e ke shqisen e te nuhaturit aq te zhvilluar qe parakohe e dallon se kush do jet fituesi apo? Me vjen mire, se aq shpejt i pershtat postimet tuaja. E dime se ne te kaluaren, ne gjith postimet tuaja ke qene pro BDI, dhe ne shum raste kam ndjenjen se mos je edhe ndonji militant i asaj partie, qe me aq mllef ke sharre partine tjeter.... Kjo ishte si hyrje dhe pasqyrim i profilit tend SHkupi.

    Ti kthehemi postimit tend... ju po shkruani se jeni kunder dhunes, se nuk doni dhune nder shqiptaret.

    Po mire bre zotri ju edhe vet i perkisni partise qe nuk dine gje tjeter pervec se te gjeneroje dhune, palckitje dhe malltretime ne popullate. Ju e dini shum mire se ne kohen e zgjedhjeve cfar dhune dhe frige keni shkaktu ne elektorat, pse nuk dole publikisht kete ta thuash dhe ta shprehish si shqetsim.. por tash kur e shef se PDSH per here te pare do jete e gatshme edhe me dhune te mbroje votat, tash e paraqitni si shqetsim.
    Gjith e dime shum mire se ne 2002 PDSH-ja ishte ne pushtet dhe nuk u mundua me dhune apo me polici te frigoje popullaten, se cashtu ishte situata dhe do te kishte shkaktuar shume viktima perplasja mes shqiptarve. Gjithashtu ne 2006 PDSH ishte shum korekte ne zgjedhje, perseri ju vjodhet shum vota, beret shum kercnime dhe perdoret policine maksimum. Ku ke pa ti partia qe formohet prej krahut te luftes, ne zgjedhje te perdor Policine, pervec se tek ne, dhe pervec se nuk jeni ju strukture bashkpuntore te Shtetit.

    Pra koleg i nderuar, mos mu ben tash francuz, demek tash je objektiv e kurse je kunder dhunes. Dicka duhet te kesh te qarte keni ardh ne pushtet me dhune, me ate edhe do te dilni...

    p.s MOS U MUNDO TE MOHOJSH KETE, REALITETI ESHTE KJO, CDO GJE TJETER QE DO THUASH NE VETMBROJTJE ESHTE SHTREMBERIM I SAJ.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iziquiel : 16-04-2008 më 09:09 Arsyeja: gabim teknik

  5. #135
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Rri shtremt e fol drejt kan then me te vjeterit...

    Derisa ishte ne pushtet BDI-ja njerezit kishin mundesi lirshem te levizin ne cdo kohe kur tua doje qejfi, kurse tash eshte bere keq pasi smund te dalish lirshem kur te duash, te vrasin edhe per 50 den..
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Nuk jam as anetar e as simpatizant i BDI-se dhe nese dikush ketu e ka kritikuar me se shumti kete parti jam pikerisht une.(Kthehu pak ne shkrimet prej 2002 e deri me 2006) Per shqisat e tuaja ndoshta eshte paradoksale qe nje njeri te jete i lire dhe te shpreh mendimin e vet pro apo contra njeres apo pales tjeter.Kjo eshte mendesia e perhapur tek ne se patjeter ja do jesh PDSH apo BDI dhe ketu mbaron muhabeti.Une bej analiza e jo propagande.Fakt eshte se ne te gjitha hulumtimet e opinionit ka dale se BDI-ja e ka dyfishin e rejtingut te PDSH-se dhe kjo per mua eshte shkasi per te vleresuar dhe komentuar.Nuk merrem me propaganden e ulet qe te dy palet e bejne neper rrugicat e errta dhe plot me balte te atdheut tim.Nese populli e jep voten e lire per njeren apo tjetren parti kjo per mua eshte verdikt pavaresisht nese me pelqen a jo.Une komentoj veprimet e politikes qe mund te kene dhe kane impakt ne perditshmerine tone.Nese Menduh Thaci thote "do ta njohim Kosoven kur te them une" kjo deklarate per mua eshte psikopatike me nje impakt negativ ndaj popullit tim. Nuk kam per ti ndale komentet e mia pavaresisht nese kjo i pelqen apo jo paleve.Tashme eshte e qarte se do te zhvillohet "kasaphane"(sic tha publikisht lideri i PDSH) per karrige dhe kjo deklarate sqaron shume qarte situaten ne terren. Ju uroj shendet dhe jete te gjate.Besoni se nuk ja vlen te flijohesh per Aline apo Menduhin ne vlladen makedone.

    Me pak fjale lereni popullin te votoje lirshem dhe te zgjedh ke te doje per perfaqesues.Behuni musliman te vertete( se paku ashtu eshte klima tek ne) e jo dyftyresh e intrigant per interesa te dikujt tjeter.Nese BDI-ja e ka perdorur dhunen ne 2006 a do te thote kjo se tani ju po e justifikoni dhunen e mundshme te PDSH-se ne keto zgjedhje?Ne kete "kasaphane" qe po pritet do te humbim vetem ne si komb e nuk do te fitoje BDI-ja apo PDSH-ja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkupi : 16-04-2008 më 09:59

  7. #137
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ishin hapur 2 tema me subjekt të njëjtë. Njëri prej sondazheve nuk ishte hapur i saktë, sondazhi u ndryshua nga unë.

    Mund të vazhdoni diskutimet dhe votimet....



    Ps. Për vizitorët nga Shqipëria, nuk bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Sali Berishës.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #138
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501

    Ja ke ras kot tashtiiiii

    Citim Postuar më parë nga Bl3ri Lexo Postimin
    Rri shtremt e fol drejt kan then me te vjeterit...

    Derisa ishte ne pushtet BDI-ja njerezit kishin mundesi lirshem te levizin ne cdo kohe kur tua doje qejfi, kurse tash eshte bere keq pasi smund te dalish lirshem kur te duash, te vrasin edhe per 50 den..

    Ku jeton ore zotni dhe me thuaj ku ke qen pas luftes a ishe prezent ketu ne maqedoni ti vecenarisht ketu ne Tetove se me duket edhe i Tetoves je,pas luftes pate te vrare shum dhe ishte kjo situate ti cka e thua se te vrasin per 50 den,ndersa tash eshte me mire kur te dush dhe ku te dush shkon pa asnje problem.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  9. #139
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Definicione univerzale:
    Ofendon dhe perdor nofka ai qe s'ka argumente.
    E ngre zerin dhe kerrcnon ai qe s'ka te drejte.(sa me shume piskat aq me shume i humb vlera edhe argumentit qe ne fakt egziston)

    Sondazhet: jane vetem sondazhe dhe jo indikator rrefyes i sigurt,sidomos ne internet...e keni me lart deshmine e vetkenaqsise ...shtohet antarsia e Forumit Shqiptar perdite vetem e vetem qe te shtohen votat ne sondazhe,nga mjerimi corr i militantve partiak , mitoza forme shumzimi edhe tek njerezimi ..interesant(more njerez shihni Ditelindjet tuaja dhe ketheheni ne retrospektive a keni me shume moshe si shqiptare apo si partiashe?
    Lufte politike edhe ketu se jo mahi, sikur vertete do te jete kjo relevante ne teren.

    Per Armend: mos krahaso ti Kercoven me Tetoven per zgjedhjet se nuk zgjedhim bajraktare lokal .
    Statistikat dihen boterisht dhe kercovaret mburren me Tetoven jo me pak se nje tetovar.
    Ketu dallon mentaliteti i ceshtjes se pergjithshme kombetare nga mentaliteti lokalist dhe i ngushte egoist i dominimit..
    Por, po te krahasosh ne ate menyre athere te del me mire te gjurmosh origjinen e PDSHse-se importueme...Kreret e PDSHse ASNJERI nuk eshte me origjine nga TETOVA.. Xhaferri, Thaci, Matoshi,Krasniqi...etj..etj....te gjithe te parit e tyre kane ik nga Kosova dhe kane ik prej belase e jo prej veprave atdhetare.
    Nese gjurmon origjinen e platformes dhe vijes politike do te mberrishe deri ne Beograd.
    Personalisht nuk kam problem se nuk mendoj lokalisht,une mendoj kombtarisht.. por Ti qe mendon lokalisht sic e ke shpreh me lart voto per origjinal-te pastert fisnik tetovar jo ashkali import ...te del me mire per Tetoven se s'ka bire nene nga Tetova qe ka vrare popullin e vet as dje dhe as sot.
    Kjo fryme qe kane sjelle keta bandita ne Tetove eshte e huaj per krahinen e Maqedonise Perendimore, qe eshte e njohur per urtesi, zemergjersi ,mikpritje dhe vellazeri.

    Per Zgjedhjet,
    Zgjedhjet kane rendesi te fitoje populli qe te marri fryme lirisht, te eci vertikalisht si njeriu ne jeten bashkekohore dhe jo i shkelur dhe me frike nga pushteti-bandit dhe banditet-ne pushtet.Qe nje dite pas zgjedhjeve te ballafaqohet me problemet e perditshmerise pak me me shprese se nje dite me pare...pak me shprese per nje ardhmeri pa frike dhe me drite.
    Pak kane rendesi subjektet , nese Bardhyli ka kandidatet me te mire le ti merr te gjitha votat, por edhe subjektet tjera por shpresoj JO..ky subjekti kerrcnues qe sjelle fryme talibanezo-komuniste -mafioze dhe nje stil te huaj jetese mbi ate popull fukara dhe te pervuejtur,ne vendin me te varfert ne Ballkan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 16-04-2008 më 10:35
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #140
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-02-2008
    Postime
    91
    Hehehe,vertet me vjen keq per ju te PDSH-s,po te kish qen i mir arben Xhaferi Dhe THaci(Esat Pasha II)nuk do ta shkatronin Prosperitetin si parti, por ato nje gje te till e ben me urdher te Udbes se te till jan,dhe do tisha lut qe mos me e perzi komandant Rokin ketu se aj eshte nje hero per tetoven dhe shum mir dihet se kush e ka vrar ate,Po nejse te kuptoj, realiteti ndonjeher eshte shum i hidhur.

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Votoni për Shqipërinë
    Nga XllokumiX në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 10-04-2007, 17:00
  2. Berisha: Shqipëria në BE qysh në 2010-ën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17
  3. Agnesa Vuthaj në Miss World - VOTONI
    Nga StterollA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 19:20
  4. Denisa Kola ne Miss Universe 2003 - Votoni
    Nga Turi72 në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 18-02-2004, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •