Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Shën Joan Gojarti, Kryepeshkopi i Konstandinopojës - 13 nëntor

    Shën Joan Gojarti, Kryepeshkopi i Konstandinopojës, një nga Tre Hierarkët [30 Janar], ka lindur në Antiok rreth vitit 347 në familjen e një komandanti ushtarak. Babai i tij, Sekundi, vdiq shumë shpejt pas lindjes së të birit. Nëna e tij, Anthusa, e ve në moshën 23 vjeçare, nuk kërkoi që të rimartohej por ia dedikoi gjithë jetën e saj rritjes së të birit në besimin e Krishterë. Djaloshi i ri mësoi nga filozofët dhe oratorët më të mirë të kohës. Por, i lodhur nga disiplinat e kota të dijes pagane, hierarku i ardhshëm i ktheu sytë nga studimi i thellë i Shkrimit të Shenjtë dhe meditimit në lutje. Shën Meleti, Peshkop i Antiokut (12 Shkurt), e deshi Joanin si djalin e tij, e udhëzoi atë në besim dhe në vitin 367 e pagëzoi.

    Pas tre vjetësh Joani u hirotonis si Psalltës. Kur Shën Meleti u internua nga perandori Valend në vitin 372, Joani dhe Theodhori (më pas u bë Peshkop i Mopsuetia) patën si mësues të jetës asketike presviterët Flavian dhe Diodor nga Tarsus. I shumëdituri Diodor pati një influencë të madhe mbi të riun. Kur nëna e Joanit vdiq, Joani përqafoi monasticizmin, të cilin ai vetë do ta quante "filozofia e vërtetë". Nuk kaloi shumë kohë dhe Joani dhe shoku i tij Vasil po konsideroheshin si kandidatë për fronin episkopal, dhe të dy zgjodhën që të shkonin në pyje të pabanuara për ti bërë bisht postit. Teksa Shën Joani e evitonte rangun episkopal falë përulësisë, ai gjithashtu fshehurazi ndihmoi në hirotonisjen e Vasilit në atë post.

    Gjatë kësaj kohe Shën Joani shkruajti "Gjashtë Ligjërime mbi Priftërinë" një vepër madhështore e theologjisë baritore Orthodhokse. Shenjtori kaloi 4 vjet duke u munduar mes pyjesh, duke jetuar jetën asketike nën udhëzimin e një njeriu me eksperiencë shpirtërore. Dhe këtu shkruajti tre libra të titulluar, "Kundër Kundërshtarëve të Atyre që i Tërheq Jeta Monastike", dhe një përmbledhje të titulluar, "Një Krahasim i Murgut me Perandorin" (njihet gjithashtu edhe me titullin "Krahasim i Pushtetit Perandorak, Pasurise dhe Famës, me Jetën e Vërtetë Kristiane Monastike të Dashurisë ndaj Urtësisë!"), vepra të cilat përshkohen nga një reflektim i thellë i vlerës së thirrjes monastike.

    Për dy vjet, shenjtori jetoi në një guvë në heshtje të plotë, por u detyrua të kthehej në Antiok se kish probleme me shëndetin. Shën Meleti, Peshkopi i Antiokut, e hirotonisi dhiak në vitin 381. Vitet në vazhdim ia dedikoi shkrimeve theologjike: "Në Lidhje me Përkujdesjen Hyjnore" ("Për Stagjerimin Asketik"), "Libër mbi Virgjërinë", "Drejtuar një të Veje të Re" (2 ligjërime), dhe "Libri i Shën Babilos dhe Kundër Jualianit dhe Paganëve".

    Në vitin 386 Shën Joani u hirotonis presviter nga Peshkopi Flavian i Antiokut. Shën Joani ishte një predikues i shkëlqyer dhe fjalët e tij inspiruese bënë që ai të fitonte titullin "Gojë-Arti" ("Chrysostom"). Për 12 vjet shenjtori predikoi në kishë, zakonisht 2 herë në javë, por nganjëherë edhe përditë, duke i prekur thellë zemrat e dëgjuesve të tij.

    Me zellin e tij priftëror për tu dhënë të Krishterëve një kuptim më të mirë të Shkrimit të Shenjtë, Shën Joani përdori hermenustika, një interpretim dhe analizë e Fjalës së Perëndisë (p.sh eksegjesitë). (Eksegjesi është një shpjegim kritik i një pjese të Shkrimeve të Shenjta). Punët e tij eksegjesike përmbledhin komentimi i gjithë librave të Shkrimit të Shenjtë (Zanafilla, Psallteri, Ungjilli sipas Mateut dhe Joanit, Letrat e Apostullit Pavël), dhe shumë homeli mbi tekste të veçanta të Biblës së Shenjtë, si dhe udhëzime mbi Ditët e Festave Kishtare, lavde për Shenjtorët, si dhe apologji (p.sh në mbrojtje të Orthodhoksisë) në formë homelish (kundër Anomeanëve, Judenjve dhe paganëve). Si prift, Shën Joani e përmbushi me një zell të madh urdhrin e Zotit për kundesin ndaj të varfërve. Nën Shën Joanin, Kisha Antiokiane u ofronte ndihmë përditë më shume se 3000 virgjëreshave dhe grave të veja, pa përfshirë në këtë numër të sëmurët e mbyllur në shtëpi, endacakët dhe të sëmurët.

    Shën Joani e filloi komentimin e Librit të Zanafillës në fillim të Kreshmës së Madhe në vitin 388, duke predikuar 32 homeli gjatë 40 ditëve të kreshmës. Gjatë Javës së Shenjtë ai foli mbi mënyrën se si Krishti u tradhëtua dhe mbi Kryqin. Gjatë Javës së Ndritur, ligjërata e tij baritore iu përkushtua Ringjalljes. Eksegjia e Librit të Zanafillës u përfundua në fund të tetorit në vitin 388.

    Gjatë Pashkës së vitit tjetër shenjtori filloi homelitë mbi Ungjillin e Joanit, dhe nga fundi i vitit 389 ai filloi punën mbi Ungjillin e Mateut. Në vitin 391 të krishterët e Antiokut dëgjuan komentin e tij mbi Letrën e Apostullit të shenjtë Pavël drejtuar Romanëve dhe Korinthianëve. Në vitin 393 ai shpjegoi Letrën drejtuar Galatianëve, Efesianëve, Timoteut, Titit, dhe Psallmet. Në homelinë e tij mbi Letrën drejtuar Efesianëve, Shën Joani denoncon një skizëm në Antiok, "Ju them dhe dëshmoj përpara jush, se të ndash në pjesë Kishën do të thotë që të biesh në herezi. Kisha është shtëpia e Atit qiellor, një Trup dhe një Shpirt."

    Fama e predikuesit të shenjtë u rrit dhe në vitin 397 me vdekjen e Kryepeshkopit Nektar i Konstandinopojës, pasues i Shën Grigor Theologut, Shën Joan Gojarti u thirr në Konstandinopojë nga Antioku dhe u zgjodh si Patrik i Selisë së Konstandinopojës. Në kryeqytet, kryebariu i shenjtë nuk ishte në gjendje që të predikonte aq shpesh sa kish bërë në Antiok. Shumë çështje kërkonin vëmendjen e shenjtorit dhe ai filloi me çështjet më të rëndësishme -- perfeksionin shpirtëror të priftërisë. Ai vetë ishte shembulli më i mirë për këtë gjë. Pagat financiare të caktuara për kryepeshkopin u kanalizuan nga shenjtori në mirëmbajtjen e disa azileve për të sëmurët dhe dy hoteleve për pelegrinët. Ai mbante kreshmët në mënyrë strikte dhe hante shumë pak ushqim, dhe zakonisht refuzonte ftesat për darkë sepse e kishte stomakun shumë delikat.

    Zelli i shenjtorit në përhapjen e Besimit të Krishterë u shtri jo vetëm për banorët e Konstandinopojës por edhe në Trakë që përfshinte edhe popujt Sllavë dhe Gotë, dhe në Azinë e Vogël e në rajonin e Pontinës. Ai hirotonisi një peshkop për Kishën e Bosforit në Krimea. Shën Joani nisi misionarë të zellshëm në Finiq, Persi, tek Skithianët, që të konvertonin paganët në Krisht. Ai i shkruajti edhe letra Sirisë që të kthente marcionitët në Kishë dhe ia doli me sukses. Për të ruajtur unitetin e Kishës, shenjtori nuk lejoi që një komandat goth i plotfuqishëm i ushtrisë të ngrinte nj kishë Ariane në Konstandinopojë si një shpërblim i perandorit për trimërinë e tij të treguar në lufte. Shenjtori ushtroi një ndikim të madh në zgjerimin e shkëlqimit të shërbesave kishtare: ai vetë përpiloi një Liturgji, ai vetë futi të kënduarit antifonal për Vigjiljet gjithë-natën, dhe ai vetë shkruajti disa lutje për ritin e vajosjes së të sëmurëve me vajin e shenjtë.

    Hieraku shenjtor denoncoi moralet e shfrenuara të njerëzve në kryeqytet, sidomos të oborrtarëve perandorakë, pa marrë parasysh fare se kush ishin. Kur perandoresha Eudhoksi bënte plane si të konfiskonte pronat e një gruaje të ve me fëmijë të një oborrtari të rënë nga fama e pushteti, shenjtori e denoncoi atë duke i dalë krah të vesë dhe fëmijëve të pambrojtur. Perandoresha arrogante nuk hiqte dorë dhe ushqeu një inat për kryepeshkopin. Urrejtja e Eudhoksisë për shenjtorin morri flakë më keq kur disa njerëz dashakeqë i thanë asaj se shenjtori me sa duket kish në mendje atë kur gjatë predikimit zuri në gojë gratë të marrosura pas vanitetit(kotësisë). Një gjyq u mblodh me hierarkë që ishin ndëshkuar me të drejtë nga Gojëarti: Theofili i Aleksandrisë, Peshkopi Severian i Galabës, i cili ishte internuar nga kryeqyteti për sjellje jo të hijshme, dhe të tjerë.

    Ky gjyq deklaroi si vendim se Shën Joani të rrëzohet nga Froni i kryepeshkopit dhe të ekzekutohet për fyerjen e tij ndaj perandoreshës. Perandori vendosi një internim në vend të ekzekutimit. Një turmë e inatosur u mlodh tek kisha, e vendosur për të mbrojtur bariun e tyre. Në mënyrë që të parandalonte rrëmujën, Shën Joani iu dorëzua vetë autoriteteve. Atë natë ra një tërmet në Konstandinopojë. Eudhoksia e tmerruar i kërkoi urgjentisht perandorit që të sjelljë shenjtorin përsëri në Konstandinopojë, dhe i shkruajti edhe një letër shenjtorit ku i përgjërohej që të kthehej në Konstandinopojë. Edhe njëherë, në kishën e kryeqytetit, shenjtori lavdëroi Perëndinë në një fjalim të shkurtër, "Për Gjithë Mënyrat e Tij"

    Shpifësit ikën në Akeksandri. Por pasi kishin kaluar vetëm dy muaj një denoncim i ri provokoi shpërthimin e Eudhoksisë. Në muajin mars 404, një këshill i padrejtë u mblodh dhe dekretoi internimin e Shën Joanit. Me largimin e tij nga kryeqyteti, një zjarr e bëri shkrumb e hi kishën e Hagia Sofia (Urtësisë Hyjnore) dhe godinën e Senatit. Sulmet shkatërruese të popujve barbarë pasuan zjarret dhe Eudhoksia vetë vdiq në tetor 404. Edhe vetë paganët i panë këto ngjarje si ndëshkimin e Perëndisë për gjykumin e padrejtë ndaj shenjtorit.

    Në Armeni, shenjtori u përpoq akoma më shumë që të inkurajojë fëmijët e tij shpirtërorë. Në letra të shumta (245 prej këtyre letrave janë ruajtur) drejtaur peshkopëve në Azi, Afrik, Evrop, dhe veçanërisht miqve të tij në Konstandinopojë, Shën Joani ngushëllonte pasuesit e tij që vuanin duke i udhëzuar dhe duke u dhën mbështetje. Në dimrin e vitit 406 Shën Joani ra në krevat i sëmurë, por armiqtë e tij nuk u mjaftuan me kaq. Nga kryeqyteti erdhën urdhra për transferimin e Shën Joanit në një zonë të largët të quajtur Pitius në Abkhazia mbi Detin e Zi. I raskapitur nga sëmundja, shenjtori filloi udhëtimin e tij të fundit nën eskortë ushtarake, duke udhëtuar në këmbë për tre muaj në shi dhe të ftohtë akull. Ai nuk arriti kurrë në vendin e internimit, sepse fuqitë i shteruan në Komana.

    Në hajatin e kishës së Shën Basilikut (22 Maj), Shën Joani u ngushëllua nga një vizion i martirit i cili i tha, "Mos u dëshpëro vëlla Joan! Nesër do të jemi së bashku." Pasi mori Misteret e Shenjta (kungatën), hieraku fjeti në Zot më 4 shtator 407. Fjalët e tij të fundit ishin, "Lavdi Zotit për të gjitha gjërat!"

    Lipsanet e shenjta të Shën Joan Gojartit u transferuan në mënyrë solemne në Konstandinopojë në vitin 438. Dishekuppi i Shën Joanit, i nderuar Isidor i Pelesiumit (4 Shkurt), shkruajti: "Shtëpia e Davidit është forcuar dhe shtëpia e Saulit është dobësuar. Ai është fitimtar mbi stuhinë e jetës dhe ka hyrë në prehjen hyjnore."

    Edhe pse ai vdiq në 14 shtator, kremtimi i Shën Joanit u transferua në këtë ditë (13 nëntor) pasi në 14 shtator është Festa e Lartësimit të Kryqit të Shenjtë. Shën Joan Gojarti kremtohet edhe më 27 dhe 30 janar.



    Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-04-2008 më 03:26

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor

    Ai u lind ne Antioki nga prinder te rangjeve te larta ne v.347. Ne besimin e krishter u soll nga nena e tij, Anthusa. U pagezua ne v.370 . U edukua fillimisht nga nje mesues pagan, Libani, dhe me pas studioi teologjine e krishtere nga Diodori i Tarsit. Rreth vitit 375 u be heremit por si pasoje e shendetit te keq u kthye serisht ne Antioki.
    Ai u dorezua dhjak ne v.381 nga Shen Meleti i Antiokise dhe me pas u dorezua presviter (plak, prift) ne v.386 nga peshkopi Flavian i Antiokise. Gjate kesaj periudhe fitoi nje popullaritet te jashtezakonshem si pasoje e elokuences se larte ne fjalimet publike. Jane te njohura predikimet e tij mbi pasazhet biblike si dhe ceshtje te moralit te krishtere. Ato njihen si “Homili” per libra te ndryshme biblike. Ai ishte shume i ndjeshem ndaj nevojave te te varferve dhe inkurajonte shume dhenien e ndihmave per ta. Predikonte shume. Denonte ashper abuzimin me pasurine. Tendenca e tij e shpjegimit te Shkrimit te Shenjte ishte per te nxjerre mesime praktike, duke ju larguar metodes “Aleksandrine” per shpjegime teorike. Pra, theksonte aspektin social te jetes se krishtere.
    Nje incident ne Antioki e verteton famen e tij. Ne nje proteste ne v.397, familja perandorake u demtua nga protestuesit dhe priteshin masa te ashpra. Joani predikoi se cdokush duhej te shihte gabimet e veta dhe jo ato te tjetrit. Kete e ka bere ne 21 predikime rresht gjate kreshmeve te medha. Kjo beri qe shume pagane te vinin ne Krisht dhe perandori te zbutej dhe te mos hakmerrej kunder protestuesve ne menyra te ashpra.
    Ne v 398 u thirr qe te behet peshkop i Kostandipojes, kunder deshires se vet. Ai gjate kohes si peshkop refuzoi te merrte pjese ne defrime luksoze dhe kjo beri qe ai te mos shihej me sy te mire nga klasat e pasura. Por nga ana tjeter ai ngeli shume i afert me njerezit e thjeshte. Gjithashtu ai u perpoq qe Kisha e Kostandinopojes te ruante pavaresi nga Kisha e Aleksandrise, influenca e se ciles ishte shume e madhe ne lindje.
    Jeta dhe predikimet e tij bene qe perandoresha Aelia Evdhoksia ta shihte si armik, sepse ai shpeshhere e denonte luksin ne veshjet femerore.
    Kjo beri qe shpejt nje aleance te formohej kunder tij dhe ne nje keshill lokal ne v.403 ai u denua me akuzen e rreme per Origjenizem. Ai u hoq nga detyra dhe u internua. Por, protestat popullore dhe nje lekundje termeti qe u ndje vetem ne pallatin perandorak, bene qe ai te kthehej serisht.
    Shume shpejt ai protestoi serisht sepse nje statuje e perandoreshes u ndertua afer katedrales se Shen Sofise. Ai foli ashper kunder saj duke e krahasuar perandoreshen me Herodian qe u be shkak per vrasjen e Shen Joan Pagezorit. Ajo qe vijoi pas kesaj ishte internimi i tij ne Kaukaz te Gjerogjise
    Papa i Romes, Inocenti, protestoi per heqjen dhe internimin e tij, por kjo proteste nuk u mor parasysh. Gjate internimit te dyte, ai shkroi letra qe paten influence te madhe ne Kostandinopoje. Me pas, u urdherua internimi i tij ne Pitius (ne lindje te Detit te Zi), por fjeti ne Zotin gjate rruges, me 14 Shtator 407, duke u kurorezuar ne Mbreterine Qiellore si besnik i denje i Zotit tone Jezu Krisht. Fjalet e tij te fundit ishin : « Lavdi Perendise per te gjitha ! »

    Ne 27 Janar 438, trupi i tij u kthye ne Kostandinopoje me triumf te madh dhe u varros ne Katedralen e Apostujve te Shenjte.
    Kryqetaret ne vitin 1204 i moren relikat e tij nga Kostandinopoja dhe i cuan ne Rome, por ato u rikthyen serisht ne Kostandinopoje ne 27 Nentor 2004 nga Papa Gjon Pali II

    Ai nderohet si shenjt ne Kishat Orthodhokse, Romano-Katholike dhe Anglikane. Ne Kishat Orthodhokse, festa e tij eshte ne 13-Nentor ndersa ne Kishat Romano Katholike dhe Anglikane ne 13-Shtator. Kjo per arsye se dita kalendarike e fjetjes se tij perkon me diten e lartesimit te kryqit te nderuar (14-Shtator), ndaj eshte zhvendosur

    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 13-11-2009 më 08:21
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Sot Kisha Orthodhokse nderon kujtimin e Shen Joan Gojartit. Referojuni shkrimit me siper per te lexuar mbi jeten e tij
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Hiri i gojes sate qe shkelqeu si pishtar ndricoi boten,
    na tregoi kotesine e thesareve te botes dhe lartesine e perulesise.
    Dhe ashtu sikurse me fjalet e tua na meson, At Joan Gojearte, po ashtu ndermjeto para Fjales Krisht, Perendise sone,
    te shpetohen shpirtrat tane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 13-11-2010 më 10:55
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    ç'do të thotë kjo " u bë heremit"?
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga gsvangjeli
    ç'do të thotë kjo " u bë heremit"?
    Heremitet jane njerez qe jetojne ne vende te vecuara, vetem me Zotin.
    Njihen ndryshe dhe si "askete". Ata jetojne me ushqimet elementare (ndoshta vetem buke dhe uje) dhe ja perkushtojne gjithe jeten lutjeve dhe ushtrimeve shpirterore
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Heremitet jane njerez qe jetojne ne vende te vecuara, vetem me Zotin.
    Njihen ndryshe dhe si "askete". Ata jetojne me ushqimet elementare (ndoshta vetem buke dhe uje) dhe ja perkushtojne gjithe jeten lutjeve dhe ushtrimeve shpirterore
    ah po, nuk më shkoi në mëndje
    heremit = erimit
    erimit = ερημίτης (έρημος ,erimos = shkretëtirë)
    erimit = njeriu që jeton në shkretëtirë, në vetmi, i veçuar, i mënjanuar

    asket = askitis= ασκητής
    si asketizëm mund të pëcaktojmë një njeri i cili qëllimish edhe praktikisht privon nga vetja e tij sende dhe lehtësira të caktuara( ushqim, veshje, banesë,etj).

    kam shkuar në Agio Oros(Athos) dhe kam njohur personalisht asketë.
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Dokumentari per Shen Joan Gojeartin, Kryepeshkopin e Konstandinopojes


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor


    Dora e djathte e Shen Joan Gojeartit

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor



    Shen Joan Gojearti beri shume njerez te degjojne me vemendje dhe te zbatojne ato c'ka ai predikoi. Kete Perendia yne i cudirave ia tregon edhe sot popullit te krishtere me cudine e ruajtjes se veshit te tij te paprishur, si nje menyre qe ne te kujtohemi qe te degjojme predikimet e tij te cilat preken nje kryeqytet te tere dhe e bene te Internohej dhe te vdiste ne internim por me fjalet e tij te fundit
    "Lavdi Perendise per te gjitha"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ~ 28 Nëntori - Dita e Flamurit ~
    Nga PrInCiPiEl në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 25-11-2010, 14:58
  2. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  3. Festimi i 94 vjetorit të pavarsisë
    Nga Fiori në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 16:25
  4. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. C'ti Them Nënës , Nëntor Thuamë???
    Nga Elna Durrësi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-11-2002, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •