Zeri i Eterve
TRIUMFI I KISHES sipas Shen Joan Gojartit
Prolog
Dhurata e besimit eshte e pacmuar. Mjere tek ate qe u privua. Te qenit I pastrehe dhe te qenit jetim do te ndikojne panderprere shfaqjet(manifestimet) e tij, do te traumatizojne thelle boten e tij psikike, do ta zhveshin nga gjithcka e larte dhe do ta zbresin ne nivelin e nje kafshe te civilizuar, pikerish aty ku e vendosin njeriun, me miopine e tyre materialistet, qe te arrijne ne kete menyre vetegjyqesine e tyre.
Jeta e besimtarit eshte e mbushulluar me drite. Nje fuqi e madhe e mbush me optimizem, paqe, shprese, gezim, duke e ndihmuar ate te fitoje mbi sprovat e jetes, te perballoje heroikisht akoma dhe vete vdekjen.
Arsyeja baze e pabesise eshte jeta e kenaqsise dhe e mekatit. Per kenaqsine eshte shkruar ne Dhiaten e Vjeter: “ Hengri populli I Izraelit dhe u ngop dhe e shkelmoi Perendine. U shendosh, u trash dhe u be I majmur dhe braktisi Perendine, Krijuesin e tij, dhe u largua nga Perendia, shpetimtari i tij. ( ligj. I Pert. 32:15). Sa per mekatin, te gjithe popujt, ne te gjithe koherat, kuptuan qarte se mekati ngre murr te pakalueshem ndermjet njeriut dhe Perendise.
Eshte krejtesisht e papajtueshme jeta e erret e mekatit me driten e nje besimi te gjalle, ne Perendine mbikqyres te gjithckaje, qe “ ekzaminon zemerat dhe shpirtet”.( Zemrat dhe veshkat). Pikerisht per kete eshte kaq e veshtire riperteritja shpirterore e nje shpirti te ngurtesuar. Prandaj per kete nuk mjaftojne arsyet argumentuese te apologjitikes, por patjeter duhen lutja e nxehte dhe jeta e shenjte e te krishtereve, qe me hirin e Perendise te ndikojne, jo aq mendjen se sa zemren e besimtareve. Fjalet nuk mjaftojne ne vepren e apostullimit. Vete Zoti tha: “ Dhe une per hir te tyre po shenjteroj vetveten, qe edhe ata te jene te shenjteruar me te verteten e se vertetes” (Jn. 17:19).
Ligjerata e Shen Joan Gojartit, “Drejtuar Judenjve dhe Grekeve se Krishti eshte Perendi” eshte magjepsese. Mendja e hierarkut te madh, e ndricuar nga Perendia, me aftesine e dialektikes se tij te njohur, thurr nje zinxhir argumentesh bindese, te cilat I mbeshtet ne shtrirjen e admirueshme te besimit, megjithe perndjekjet e ashpra qe pranoi qe ne hapat e para te saj. Keshtu aksi qendror I ligjerates eshte triumfi I Kishes dhe perfundimi I saj, optimizmi per te ardhmen, qe verteton ne cdo epoke profetsine e Zotit: “ Dhe nuk do ta mundin ate e fuqite e Ferrit” ( Mat.16:18).
Triumfi I Kishes
Si vertetohet se Krishti eshte Perendi? Kesaj pyetjeje bazike le te mos perpiqemi ti pergjigjemi me argumentin e krijimit te qiellit dhe te tokes, sepse I pabesi nuk do ta pranoje. Nese I themi se ngjalli te vdekur, sheroi te verber, largoi demone, as kete here nuk do te bjere dakort. Nese I themi se premtoi ngjallje te te vdekurve, mbreteri qiellore dhe te mira te papershkrueshme, atehere jo vetem qe nuk do te bjere dakort por dhe do te qeshe.
Si pra do ta drejtojme ne besim, dhe sigurisht, kur nuk eshte I kultivuar shpirterisht? Pa dyshim duke u mbeshtetur ne te verteta, qe dhe ne dhe ai pranojme pa ndonje dyshim dhe kundershti.
Pra, ne cilen shenje dalluese biem dakort me te absolutisht? Ne ate qe Krishti mbolli Kishen. Nga kjo do te shfaqim fuqine dhe do te faktojme Perendishmerine e Krishtit. Do te shohim se eshte e pamundur te perbeje veper njerezore, perhapja e krishterimit ne te gjithe boten brenda nje kohe kaq te shkurter. Dhe patjeter, kur etika kristiane fton ne jeten e lartesueshme njerez me vese te keqia, skllever te mekatit. Megjithate, Zoti arriti te cliroje nga te gjitha keto, jo vetem ne, por gjithe gjinine njerezore.
Dhe kete e arriti pa perdorur arme, pa harxhuar para, pa mobilizuar ushtri, pa shkaktuar luftra. Ia arriti duke nisur vetem me dymbedhjete dishepuj, qe ishin te parendesishem, te pashkolluar, te varfer, te cveshur, te paarmatosur…
Me njerez te tille arriti te binde kombet te mendojne drejt, jo vetem per jeten e tanishme, por edhe per jeten e ardhshme. Mundi te shfuqizoje ligjet paraardhese, te crrenjose zakone arkaike dhe te mbjelle te reja. Mundi ta shkepute njeriun nga menyra e lehte e jetes dhe ta drejtohe tek e veshtira. Dhe te gjitha keto I arriti, ndersa te gjithe e luftonin, dhe ndersa vete kishte duruar kryqezim diskretitues dhe vdekje poshteruese!
Me siguri keto nuk ndodhin tek njerezit. Ndoshta te kundertat u ndodhin. Sa vete ata jetojne dhe rriten, vepra e tyre lulezon. Por kur vdesin, shfaroset bashke me ta edhe cfare krijuan. Dhe kete e pesojne jo vetem te pasurit, as vetem arkondet, por akoma dhe qeveritaret. Sepse dhe ligjet e tyre konsumohen dhe kujtimi I tyre shuhet dhe emri I tyre harrohet dhe njerezit e tyre besnike i lene menjane.
Keto ndodhin tek ata qe me pare me nje shenje apo gjest qeverisnin popuj dhe drejtonin ne lufte ushtri te tera. Ne ata qe denonin me vdekje dhe prapesonin te internuar.
Megjitheketo, tek Zoti ndodhi pikerisht e kunderta. E kobshme ishte gjendja e vepres se Tij para kryqezimit: Juda e tradhetoi, Pjetri e mohoi, dishepujt e tjere iken, qe te shpetojne, dhe shume besimtare e braktisen. I vetem ngeli ndermjet armiqve. Megjithate, pas therores dhe vdekjes, qe te mesosh se I Kryqezuari nuk ishte thjesht njeri, te gjitha ndodhen te shndritshme, te gezueshme, te lavdishme.
Pjetri, apostulli korife, ai qe para kryqezimit nuk duroi kanosjen e nje sherbetoreje, por, pas aq mesimesh qiellore dhe pjesemarrjen e tij ne Misteret Hyjnore, tha se nuk e njeh Zotin, vete I njejti, pas kryqezimit, e predikoi deri ne skajet e botes. Masa te panumurta martiresh u flijuan, sepse preferuan te vdesin se sa te mohojne Krishtin, sic e kishte mohuar apostulli korife, I terrorizuar nga kanosja e nje vajze. Tani te gjitha vendet, te gjithe qytetet, vendet e shkretuara dhe zonat e banuara, pohojne te kryqezuarin. Tek Ai besojne mbreterit dhe gjeneralet, arkondet dhe konsujt, sklleverit dhe te liret, te pashkollet dhe te formuarit, barbaret dhe kombet e ndryshme te njerezve.
Akoma dhe ai varr I vogel dhe I parendesishem, qe priti trupin martirik te pergjakur, eshte me I nderuar se sa njemije pallate mbreterore dhe I respektuar akoma dhe nga mbreterit.
Vecanerisht me e cuditshmja eshte se ajo qe ndodh tek Zoti, ndodh dhe ne nxenesit e Tij. Sepse ata qe perbuzen dhe burgosen, ata qe I torturuan ashper me martirizime te pallogaritshme, pikerisht vete ata, pas vdekjes se tyre, I nderonin, me teper dhe se mbreterit.
Dhe si behet e dukshme kjo? Ne Rome, perandoret dhe konsujt dhe gjeneralet braktisin te gjitha dhe rendin tu fallen varreve te peshkatarit Pjeter dhe caderberesit Pavel. Ne Konstandinopoje ata qe mbajne dekorata, deshirojne te varrosen jo afer varreve te apostujve, por ne hyrje te tempujve te tyre. Dhe ne kete menyre mbreterit behen rojtare te peshkatareve! Sigurisht nuk kane turp per kete, por edhe mburren. Krenohen jo vetem te njejtet por dhe pasardhesit e tyre.
Kur nxenesit e Krishtit ishin vetem dymbedhjete dhe nuk ishte ne mendjen e askujt Kisha, kur akoma dhe sinagoga judaike lulezonte dhe idhujtaria e pabese sundonte pothuajse ne te gjithe boten, Zoti kishte parathene: “ Mbi kete shkemb (dmth. mbi pohimin e besimit te Pjetrit) do te ndertoj Kishen time dhe fuqite e Ferrit nuk do ta mundin ate.(Mat.16:18).
A e konstaton te verteten e kesaj profetsie? A e sheh permbushjen e saj? Mendo se sa ngjarje e rendesishme eshte shtrirja e Kishes ne te gjithe token( boten) brenda nje afati kohor te shkurter. Mendo si ndryshoi jeten e kaq kombeve dhe drejtoi ne besim kaq popuj, si shfuqizoi zakone stergjyshore, si cliroi nga tradita jetegjata, si fryu si pluhur mbizoterimin e epshit dhe fuqine e mekatit, si zhduku si tym ciknen e papaster te flijimeve, ceremonite pagane, festat e neveritshme, statujat, theroret dhe tempujt, si ndertoi altare te shenjta, ne atdheun tone dhe ne vendet e Perseve, te sqitheve, te maurve, te indianeve. Cfare them? Akoma dhe ne ishujt Britanike, qe gjenden larg Mesdheut, ne oqean, u perhap Kisha dhe u ndertuan altare.
Vepra e clirimit te kaq popujve nga zakone te turpshme jetegjata, sic dhe transformimi I menyres se jeteses nga me e lehta ne me e veshtira, eshte vertet e admirueshme, ndoshta e mbiadmirueshme. Tregon (apodikniei)energji hyjnore edhe nese dikush nuk do ta kishte penguar, akoma dhe nese do te mbizoteronte paqe dhe shume do ta ndihmonin. Sepse perhapja e Kishes nuk vinte ne perplasje vetem me zakonin e vjeter, por dhe me kenaqsine epshore(idhoni), menyren e kendshme te jetes. Kishte domethene dy kundershtare te forte, qe tiranizonin njerezit: zakonin dhe kenasine.
Sa kishin marre, shume shekuj me pare, nga eterit, gjysherit dhe paraardhesit e vjeter, akoma dhe sa kishin marre nga filozofe dhe oratore, per te gjitha keto rane dakort ti shperfillin, gje jashtezakonisht e veshtire. Duhej akoma te pranonin nje menyre te re jetese, megjithese me shume te veshtire. Sepse largonte nga kenaqja e deshirave(trifi)dhe conte ne kreshme. Largonte nga paradashja dhe conte ne mospasje. Largonte nga shthurja dhe conte ne ndershmeri. Largonte nga zemerimi dhe conte ne qetesi. Largonte nga smira dhe conte ne miqesi. Largonte nga jeta e rehatshme dhe e kenaqshme dhe conte ne e veshtira, e pameshirshmja, e mbushur me pikellim. Dhe sigurisht conte tek ajo ata qe ishin mesuar me jeten e komoditeteve(rehative). Sepse me siguri, nuk u bene te krishtere, njerez qe vinin (Jetonin) nga bote te tjera dhe nuk kishin vese mekatare, por u bene ata qe ishin kalbur brenda tyre dhe ishin bere me te bute se sa balta. Ata ftoi qe te ecin ne rrugen e ashper dhe dhe te vrazhde. Dhe I bindi qe ta ecin!
Sa bindi? Jo vetem dy apo dhjete apo njezet apo njeqind, por te pamatshem. Dhe me cilet I bindi? Me dymbedhjete njerez te pashkolluar, te pazhvilluar, te parendesishem, varfanjake, pa pasuri, pa fuqi fizike, pa lavdi, pa origjine te ndritshme, pa aftesi oratorike. Me dymbedhjete njerez qe ishin peshkatare, caderberes, qe flisnin gjuhe te tjera. Sepse as te pakten gjuhe te njejte nuk kishin me idhujtaret. Flisnin hebraishten, qe ishte shume e ndryshme nga gjithe gjuhet e tjera. Pra me keta te dymbedhjete u ndertua Kisha dhe u perhap ne fundet e botes.
Dhe nuk eshte vetem kjo e mrekullueshme, por se dhe keta te pake, te varfer, te pashkolluar dhe te perbuzur, qe u vune te ndryshonin njerezimin, nuk bene te pashqetesuar vepren e tyre. Ngado perballuan luftra te panumurta. I luftonin ne cdo komb dhe ne cdo qytet. Po cthem per kombe dhe qytete? Ne cdo shtepi ngrihej lufte ndaj tyre. Mesimdhenia e tyre ndante shume here femijen nga I ati, nusen nga vjehrra, njerin vella nga tjetri, skllavin nga padroni, shtetasin nga pasaniku, burrin nga gruaja dhe gruan nga burri. Ne cdo familje nuk besonin te gjithe njekohesisht, dhe keshtu te krishteret duronin beteja te perditshme, armiqesira pa pushim, mijera vdekje. Si kundershtare dhe armiq te perbashket te gjithe, I luftonin. I perndoqen mbreterit, pasaniket, shtetasit, te liret, sklleverit, turmat, qytetet. Dhe nuk perndoqen vetem ata por - gje e tmerrshme – perndoqen akoma dhe katikumenet e porsambjellur, domethene ata qe sapo kishin besuar.
Ngjallte lemeri dhe inat tek idhujtaret mendimi te braktisin theroret, te perbuzin flijimet, qe te gjithe eterit dhe stereterit e tyre I kryenin, dhe te besojne tek Zoti. Te besojne tek ai qe mori trup njerezor nga Virgjeresha Mari, qe u gjykua nga Pilati, qe pesoi vuajtje te panumurta dhe perbuzje(poshterime), qe duroi vdekje poshteruese, qe u varros dhe u ngjall.
Me siguri e cuditshmja eshte se ndersa pesimet e Zotit nuk ishin vene ne dyshim - shume kishin pare vrushkullimat, goditjet, peshtyrjet, shuplakat, kryqin, talljet, varrin - , nuk ndodhte e njejta gje me ngjalljen. Zoti pas ngjalljes se Tij, u shfaq vetem tek nxenesit. Pervec kesaj ngjarjeje, flisnin per ngjalljen dhe binden popujt dhe ndertuan Kishen. Si? Me cfare menyre? Me fuqine e Zotit, qe I dergoi te predikojne ungjillin e Tij ne kombet. Ai ishte qe u hapi rrugen. Ai lehtesonte vepren e veshtire. Nese nuk do ti ndihmonte fuqia hyjnore, as pak nuk do niste perhapja e Krishterimit.
Sepse ndersa tiranet armatoseshin kunder Kishes, ndersa ushtaret sygjeronin armet e tyre, ndersa turmat terboheshin si zjarr bubulak(agriemenos), ndersa zakoni I keq kundervihej, ndersa oratoret, sofistet, privatet dhe arkondet revoltoheshin, fjala e Perendise, me e forte sa dhe flaka, beri hi gjembat, pastroi arat, dhe mbolli fjalen e predikimit. Te tjere nga besimtaret I futen ne burg, te tjere u internuan, te tjereve u konfiskohej pasuria, te tjere vriteshin, te tjere gjymtoheshin(coptoheshin). Dhe sadoqe te krishteret I perballnin si kriminele, duronin cdo lloj denimi, cnderimi dhe perndjekjeje, gjithnje dhe me shume vinin ne Kishe. Sigurisht jo vetem qe besimtaret e rinj nuk dekurajohen nga torturat qe shikonin qe duronin me te vjetrit por beheshin me te gatshem. Vete ata rendnin, pa u ngutur, duke treguar mirenjohje ndaj xhelateve te tyre. Beheshin me te nxehte ne besim, duke pare burimin e gjakut tek besimtaret.
E pe fuqine e pakrahasueshme te Atij qe beri gjitheketo mrekulli? Si eshte e mundur te mos I vije keq askujt, duke vuajtur kaq martirizime te frikshme? Ndersa ata gezoheshin dhe hidheshin perpjete. Kete pohon si shembull ungjillori shen Luka, si u be dhe me apostujt, atehere kur “iken nga sinedri te gezuar, sepse u vleresuan qe te pesojne keq per hir te Krishtit”( Vep.A. 5:41).
Dhe ndersa as edhe nje mur nuk mund te ndertoje dikush me gure dhe me gerqele kur perndiqet, apostujt ndertuan Kishen ne te gjithe boten duke vuajtur perndjekje, burgosje, internime dhe vdekje martirike. Dhe nuk e ndertuan me gure, por me shpirtra, gje shume me e veshtire. Sepse nuk eshte e njejte te ndertosh nje mur me te bindesh shpirtra te korruptuar te ndryshojne menyre jetese, te braktisin manine demoniake te tyre dhe te ndjekin jeten e virtytit.
Por kete e arriten sepse kishin me vete fuqine e pamposhtur te Zotit, qe kishte profetizuar: “ do te ngre kishen time dhe nuk do ta mundin as fuqite e Ferrit” ( Mat.16:18).
Mendo se sa Tirane e luftuan Kishen dhe sa perndjekje te tmerrshme ngriten kunder saj … Augusti, Tiberi, Gai, Neroni, Vespasiani, Tito dhe trashegimtaret e tyre deri tek Konstandini I Madh, ishin te gjithe pagane. Te gjithe dhe disa me pak dhe disa me shume- luftuan Kishen. E luftuan te gjithe. Edhe nese disa nuk ngrinin perndjekje, megjithate perkushtimi I tyre ne idhujtari vinte ne levizje betejen kunder Kishes sa donin qe tu serviloseshin.
Megjithe keto, planet keqdashese dhe sulmet e idhujtareve u prishen si rrjete merimange, u shperndane si pluhur, u zhduken si tymi. Por dhe sa bene plane kunder Kishes, u bene shkak te rezultonte nje dobi e madhe tek te krishteret. Sepse u krijuan rreshtat e martireve, qe perbejne thesarin, kollonat, fortesat e kishes.
E sheh pra permbushjen e mrekullushme te profetsise? Realisht, “ fuqite e Ferrit nuk do ta mundin”. Nga te kaluarat beso dhe te ardhmet. Dhe ne te ardhmen asnje nuk do te munde te fitoje mbi Kishen. Sepse nese nuk arriten qe ta dermojne kur numuronte pak pjesetare, kur mesimdhenia e saj dukej e re dhe e cuditshme, kur kaq luftera te tmerrshme dhe kaq perndjekje gjithandej ngrinin kunder saj, aq me teper nuk do te mundin ta demtojne tani, qe mbizoteroi ne te gjithe boten, qe mbizoteroi ne te gjitha kombet, dhe zhduku therroret dhe idhujt, festat dhe ceremonite, tymin dhe ciknosjen e flijimeve te turpshme. Si munden apostujt nje arritje, kaq te madhe dhe kaq te rendesishme, pas kaq pengesash? Sigurisht me e Fuqine hyjnore dhe te pamundur te Atij, qe profetizoi krijimin dhe triumfit te Kishes. Kete asnje nuk mund ta mohoje, pervec se mund te jete I marre dhe krejt I paafte te mendoje.
Perktheu: Thoma Shkira
Krijoni Kontakt