Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Historia e emigrantit që "bën gurët të qeshin"

    Historia e emigrantit që "bën gurët të qeshin"

    Shekulli

    Mehmet Muçollari

    SHËNIM I REDAKTORIT: Personazhi për të cilin flasin rreshtat e mëposhtëm na është sugjeruar në "Kontakt" nga një grup emigrantësh shqiptarë në Selanik. Gazetari ynë Bardhyl Berberi ishte atje për të takuar nga afër Mehmetin. Një emigrant i thjeshtë, por me një talent jo të zakonshëm: mënyra se si ai gdhend gurin, ka bërë për vete edhe punëdhënësit më skeptikë.

    Mehmet Muçollari sot është 47-vjeç. U largua nga vendlindja e tij, Pogradeci, drejt Greqisë gjatë trazirave të vitit '97. "E dija që nuk më priste parajsa, por di gjithashtu që kur njeriu ka një qëllim dhe e kthen atë në ide fikse, mund t'ia arrijë",- tregon Mehmeti që tashmë jeton në Selanik. E nisi si punëtor i thjeshtë në ndërtim, por shumë shpejt do të tërhiqte vëmendjen edhe të atyre që mbaheshin si mjeshtrat grekë të gurit. Dhe Mehmeti me fantazinë e tij, nisi të bënte gurët e Greqisë, të qeshin! Skalitja e gurit, ndërtimi i mureve, dekorimi i oxhaqeve nisi t'i bënte më të shtrenjta vilat që mbanin "firmën" e shqiptarit. Vasilis Polumxoplios, ndërtuesi ku punon Meti thotë se vilat e dekoruara prej emigrantit shqiptar, kapin vlera edhe deri në 200 mijë euro.

    Kjo ka qenë arsyeja edhe e një veprimi disi të pazankontë të punëdhënësit të moshuar. Ai ia hoqi drejtimin e ndërmarrjes djalit të tij të vetëm dhe ia besoi emigrantit pogradecar. "Meti krijoi një epërsi të dukshme,- tregon për "Shekulli-Kontakt", Polumxioplios,- unë nuk kam shkollë, kam bërë vetëm filloren, por di ta dalloj të aftin". Ndërtuesi grek përsërit shpesh se, të aftët dhe të paaftët, ndryshojnë nga njëri-tjetri si të gjallët nga të vdekurit.

    Ai sapo ka blerë një sipërfaqe toke, ku do të ndërtohen rreth 150 vila. "Do t'i mbaroj bashkë me Metin për 10 vjet dhe kam bërë një kontratë me Zotin që të rroj derisa t'i mbaroj,- qesh greku 74-vjeçar. Më pas, ai na afron tek një grumbull gurësh: "Janë gurë të zakonshëm dhe shikoji si duken në mur, pas përpunimit nga Meti,- na thotë. Bashkë me Metin punon edhe djali i tij 23-vjeçar, Eduarti, si dhe një grup shqiptarësh nga Gramshi, Elbasani, Kolonja, Lushnja e Pogradeci. Edhe pagesat nuk i kanë sekret. Na i thonë sapo i pyesim. Meti paguhet 70 euro në ditë, të tjerët nga 40.

    Meti është babai i dy vajzave, Violetës, e cila ndodhet në vitin e dytë në Universitetin e Selanikut për Biznes, dhe vajzën tjetër, Sonilën, në vitin e parë në Lice. E pyesim Metin për sherret e përvitshme në shkollat greke, për atë punën e flamurit që duhet të ngrihet nga nxënësi më i mirë dhe që shpesh qëllon që ky të jetë shqiptar… "Nuk është faji i mësuesve,- thotë Meti. Ka shumë mësues grekë që janë korrektë me nxënësit, pa asnjë kompleks nëse janë grekë apo shqiptarë. Nëse nuk do të ishin korrektë dhe objektivë mësuesit, atëherë si do dilnin më të mirët nxënësit shqiptarë?".

    Ikim nga Meti, duke kuptuar se njerëzit tanë në Greqi kanë ndryshuar shumë. Tashmë ata kanë një kuptim tjetër mbi jetën dhe mbi botën. Por një gjë nuk ndryshon kurrë: Dëshira për t'u kthyer. "Një ditë do kthehem në Pogradec, aty janë rrënjët tona...",- na përcjell mjeshtri shqiptar i gurit.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Smile Shumè Mirè Ok

    Faleminderit Oliver Pèr Kèt Artikull Shumè Tè Bukur

    Jam Shum I Gèzuar Kur Shqiptarèt Pasurohen Me Punè, Dhe Fèmijtè E Tyre Shkollohen Me Universitet

    Urime Edhe Pèr Ty

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •