Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Sa i besueshëm është Ubuntu me NTFS?

    Pasi instalova Ubuntu 7.10 (64-bit), u gëzova kur pashë se kishte montuar automatikisht njësitë NTFS ku kam instaluar Windows Vista dhe XP.

    Duke dashur të përshtatja sistemin e ri, u mundova të konfiguroja Firefox në Ubuntu që të përdorte dosjen e profilit që përdor në Vista, por hasa disa probleme dhe si përfundim krijova një kopje të dosjes së profilit që përdor në Vista për ta përdorur në Ubuntu. Pra, në Ubuntu, hapa /dev/sda5/Users/Edi/AppData/Roaming/Mozilla/Firefox/Profiles/profili.Edi dhe krijova një kopje si /dev/sda5/Users/Edi/AppData/Roaming/Mozilla/Firefox/Profiles/ubuntu.Edi. Kopja u krijua me sukses, dhe arrita të përdorja profilin e kopjuar nga Firefox i Vista-s, në Firefox e Ubuntu.

    Por, kur u ktheva në Vista, vura re se nuk mund të hapja më Firefox. Kur u mundova të hapja dosjen Profiles, Vista më njoftoi se dosja ishte e korruptuar: "The file or directory is corrupt and unreachable". Provova chkdsk dhe programe të tjera, por nuk arrita të riparoja apo të fshija dosjen. Sipas Microsoft-it, ky është një problem serioz me MFT të NTFS-së dhe e vetmja zgjidhje është të riformatosh diskun.

    Për këtë problem ia vura fajin Ubuntu kur kopjoi profilin e Firefox. U futa në Ubuntu me shpresën se mund të fshija dosjen nga Ubuntu, por këtë herë edhe Ubuntu nuk arriti ta montonte njësinë e Vistës ku qe dosja e korruptuar.

    Më në fund e zgjidha problemin me një disketë boot të NTFS4DOS e cila nuk mund të hapte dosjen, por të paktën më lejoi ta riemërtoja dhe pastaj arrita ta hapja edhe në Vista. Besoj se problemi u zgjidh tani dhe shpresoj që Ubuntu nuk ka korruptuar skedarë të tjerë.

    Tani lindin pyetjet: Sa i besueshëm është Ubuntu me NTFS, në veçanti me skedarët e krijuar/lexuar në Vista?
    Është ky një problem i izoluar tek Ubuntu, apo ndodh edhe në sistemet e tjera Linux?
    A ndodhin shpesh probleme të tilla, dhe si mund të zgjidhen, ose parandalohen?
    Ka ndonjë mënyrë për të montuar disqet NTFS vetëm për lexim, jo për shkrim, që të mos korruptohet përsëri MFT?
    Edi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Vetëm leximi në NTFS është i sigurt me linux. Shkrimi në NTFS me linux (pavarësisht nga distributori) është në fazën eksperimentale dhe fare i pasigurt.

    Për shkëmbim të të dhënave ndermjet windows-it dhe linux-it është e udhës të hapni një particion me FAT32. Këtu (në FAT32) shkrim-leximi është fare i sigurt.

    Mountimi vetem për lexim behet duke shtuar rreshtin:

    /dev/hdXX /mount/point ntfs ro,noauto,user,umask=022 0 0

    në etc/fstab

    Para kësaj shkruaj në terminal:

    man fstab
    dhe
    man mount

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Faleminderit LJanina.

    E ndryshova konfigurimin e etc/fstab sipas keshilles tuaj dhe tani nuk mund t'i ndryshoj njesite NTFS. Shpresoj te mos kem me probleme me skedare te korruptuar. Tani per tani me mjafton leximi, por nese do me linde nevoja te ndryshoj skedare, do krijoj nje njesi/particion ne FAT32.
    Edi

  4. #4
    63n700 Maska e werewolf
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    164
    Mua deri tani nuk me eshte krijuar asnje problem me shkrimin ne ntfs. Megjithese nuk i dihet, ca nuk ndodh.
    Te http://www.ntfs-3g.org/ thote qe eshte stabel, dhe nuk besoj qe Ubuntu do vinte si "default" nje driver eksperimental qe do shkaktonte deme .Une kam ca qe shkruaj qe shkruaj te ntfs e windows dhe deri tani nuk kam pas probleme, e shpresoj mos te kem :P (ntfs-3g driver, gentoo).
    The truth may be out there, but lies are inside your head.

  5. #5
    BASTARDODENTRO Maska e reni00
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Vendndodhja
    * jetoje jetën sic e di unë :-) *
    Postime
    805
    Fajin duhet ta kete versioni 64 bit, pasi skam hasur ndonjehere mosmarrveshje apo korruptim filesh midis Linux e XP/Vista ne nje 32-sh.
    Provo (dhe pse besoj se e ke bere...) nje azhornim tek 8.04 pasi suporton shkrim dhe lexim ne ntfs-se

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-06-2002
    Vendndodhja
    -
    Postime
    73
    Deri tani nuk më ka qëlluar ndonjëherë të kem probleme (lexim/shkrim) me file sistemi NTFS (Unë përdor Debian e jo Ubuntu, por nuk besoj të ketë ndonjë ndryshim të madh). Në figurat në vijim, një HD i jashtëm lidhur via USB që përdor zakonisht për backup-e të ndryshme:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    -

Tema të Ngjashme

  1. UBUNTU 9.04 versioni beta, u lancua.
    Nga LeArNiNgHaCkInG në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 03:45
  2. Çfarë i dallon Ubuntu server nga Ubuntu desktop?
    Nga auLoN. në forumin Përdoruesit e Unix
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:47
  3. Ubuntu të funksionojë me "wireless"
    Nga interX në forumin Përdoruesit e Unix
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 00:52
  4. Problemi i parë me Ubuntu
    Nga interX në forumin Përdoruesit e Unix
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 13:11
  5. Si t´i kthej disa te Dhena qe ishin ne particionin e Ubuntu?
    Nga bs° në forumin Përdoruesit e Unix
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •