Dhe pse vone mendova te hapja nje teme qe te hidhnim shakate qe kemi bere per 1 prill.
Si fillim po postoj shakane qe i bera ket prill 3 shokeve te mi.Per arsye privacy s'po vendos emrat e vertete.
Luani - shoku 1
Ganiu - shoku 2
Fiqireti - shoku 3 ( viktima shakase )
Dal ne mjes per te shku ne universitet bashke me Luanin.Fakultetet tona ishin ne vende te ndryshme.Arrij ne Campus ene takoj ca shqiptare te tjere qe me kujtojne qe ishte data 1 prill.
Menoj me mor ne telefon Luanin qe ti boja noi shaka.
I bje celi Luanit :
Un : Luan , akoma ne leksion je mer?
Luani : Kam dhe ca , po per ca me more se s'kemi as 40 min qe ishim taku.
Un : S' te ka mor ne telefon e fejumja apo motra Fiqiretit ty mer ? Tallesh ti apo
bo vet ?
Luani : Jo mo vlla pse cfare ka ndodh ?
Un : Fiqireti o ne spital te reanimacioni.I kane lidh tubat per frymemarrjen.
Luani : Si more.Ci ndodhi atij budallit ?
Un : Doli ne mjes nga kolegji per te ik ne pune dhe e kishte marre makina
perpara.
Luani : Po ti c'do besh? Kur ke bere ndermen te shkosh ?
Un : Per nja 1 ore jam te Polikliniku dhe te lajmeroj dhe ty sesi eshte gjendja
tij.
Luani : Mire se degjohena prape.Sa te mbaroj dhe kete ore dhe erdha dhe un
andej.
Fiqireti dilte ne mjes dhe vinte nga puna nga ora 13:30 dhe e dija qe ne ate ore e mbante myll cel.
Mas nja 25 min me merr ne tel Ganiu :
Ganiu : Ku je? S'je nga kolegji ti?
Un : Jam ne leksion dhe ket ore se pastaj duhet me ik nga polikliniku.
Ganiu : Ca do ne poliklinik ti ? Ke ndonje pune andej ?
Un : Ore me verte e ke ti apo bo kot sikur s'di gjo ? S'te paska thon gjo Luani?
Ganiu : Jo pasha zotin s'di kurrgjo ca ka ndodh.
Un : Fiqiretin e ka shtyp makina kur po shkonte ne pune.
Ganiu : A i ka mor noi lek atij qe e shtypi apo si ka kerku gjo debili?
Un : Ca lekesh thu mer jahu.Fiqireti o ne reanimacion me tuba ene ti me thu
lek.
Ganiu : Ishalla po pshto ( dialekt veriu - shpeto ) .Na merr ma vone ne cel dhe me
thuj sesi eshte Fiqireti
Ganiu eshte tip qe fliste shume s'mante noi gjo.Per pune cerek ore e kishin mor vesh gjithe shqiptaret ne kolegj qe Fiqireti ishte ne reanimacion.Dhe rojet italiane e dinin ket gjo.Te gjithe ishin merzit per Fiqiretin dhe donin me shku ne spital per ta pa sesi ishte.
Niset nje cift shqiptaresh me motor per te shku ne spital kur perpara u del Fiqireti :
Cifti : O Fiqiret po ti nuk qeke tu vdek ?
Fiqireti : Jeni cmen ju apo boni vet ?
Cifti : Gjithe kolegji e di qe ti je ne poliklinik te reparti reanimacionit.
Fiqireti : Ohuaaa na leni rehat dhe ju.Kush jua ka thon ket gjo ju?
Cifti : Ai Ganiu ka zon be Kishen e Lacit ( Ganiun vetem kur zente be kishen e
Lacit e besonin robte ) qe ti je ne spital.
Fiqireti : Ja se shkoj un tani te flas me te.
Arrin Fiqireti ne kolegj dhe direkt i del roja italiane.
Italioni : Fiqiret come stai amico ? [ Si je Fiqiret ]
Fiqireti : Io essere bene. [ Un mire jam - italishtja Fiqiretit]
Italioni : Mi hanno detto che stavi al policlinico [ Me thane qe ishe shtru ne
poliklinik]
Fiqireti : No questo essere scherzo.Tu vedi che io bene [ Jo kjo o shaka.Ti shef
qe un mire - italishten Fiqireti e qan me lot ]
Ecen Fiqireti dhe i del perpara Moli [ cun shqiptar nga tr ]
Moli : O Fiqiret akoma gjalle ti re budall.
Fiqireti : Ik me le rehat se jam me nerva.
Moli : Me thane qe te kishte hedh makina dy metra lart sa kishe dale nga
kolegji.Ne do mlidhnim dhe leket per ty qe te vinim ne spital.
Fiqireti : Shyqyr zotit jam tamom.
Moli : Uhuahuahuahau.Ne thame shyqyr i budalla me pakpo nuk te ze gjo ty.
Kur tako Fiqireti Ganiun, ky i dyti direkt i thote qe ja kisha thon un ket histori dhe per 1 jave s'me fliste Fiqireti se ishte ofendu.
E forta eshte qe nga 2 persona qe doja me i bo shaka , prej Ganiut e moren vesh dhe shumica studenteve te tjere.
Nje nga shprehjet qe vazhdojne te perdoren dhe sot eshte kjo :
" 2 Prilli eshte date me rendesi per gjithe studentat jashte, pasi eshte data e
Ringjalljes se Fiqiretit "
Kuptohet kollaj pse s'me ka fol per 1 jave Fiqireti mu![]()
Krijoni Kontakt