Arkivat pėr Dine Hoxhėn
"Mė 17 dhjetor 1920, Peshkopia e mėsyme prej njė shumice tė madhe rebelėsh ra nė dorėn e kėtyne, me gjithė qė ushtria jonė dėftoi njė qėndrim kreshnik. Dine Hoxha e Murat Kaloshi kanė luftue kundra ushtrisė".
(AQSH, faqe 252, Dosja 98)
"Dardha, Reēi, Lura u mblodhėn kėtu dhe u betuan mbi librin e shenjtė tė Kur`anit e lidhėn besėn pėr tre muaj, qė do tė veprojnė bashkė me qeverinė dhe nuk do tė ndahen kurrė prej saj. Halit Lleshi i tha Sufė Mėziut se jemi nė njė mendje me Dine Hoxhėn dhe kanė objektiv qė Dine Hoxha tė niset pėr nė Setė, Halit Lleshi nga Lura e Alush Aga nga Ura e Vezirit, gjithė sė bashku do tė vijnė nė Orosh e mbasi tė zėnė rob ushtrinė qė gjindet atje, tė hipi nė fron princi Marka Gjoni".
(AQSH, faqe 846, Dosja 18)
"Letėr. Fort tė ndershmit, Zotni Jashar Erebara
Nuk ju kemi shkrue letėr nga dembelia jonė. Lutemi familjarisht qė tė jeni mirė. Kemi patur edhe na telashet tona, tė cilat ka me ua tregue gojarisht letėrprurėsi. Ky njeri vjen nė Tiranė, nė atė kasaba tė madhe, pėr tė gjetė ndonjė punė ose pėr tė hy nė ndonjė kurs. Nė qoftė se do t'ju shkojė fjala nė ndonjė vend, ju lutem tepėr qė tė rregullosh ndonjė punė, se e kam djalė motre. Ka tre vjet qė po e mkoj tek shtėpia. Kam ngelur shumė keq me tė. Prej zotni Dine Hoxhės, ju paraqet shumė tė fala familjarisht e ju puth dorėn si zotnisė tuej, ashtu edhe zonjės.
Me nderime, I juaji si djalė, Qamil Lushaj, Muhurr, 14.07.1937
(AQSH, Dosja 12/4, faqe 11-43)
"Letėr, Fort tė ndershmit, Zoti Jashar Erebara, Deputet i Drinit!
Deri kėtu nė Shkodėr erdhėm shėndosh e mirė dhe mbas nesėr do tė nisemi pėr nė detyrė. Ishalla, me kismet tė hajrit. Me anėn e kėsaj, po ju kujtoj edhe njė herė atė punėn e Post-Komandantit tė Patomit. Qė tė keni mirėsinė me u interesue me anėn e zotni major Stamatit, mbasi ēėshtja e transferimit tė tij bėhet kollaj me dashtė Stamati, se e ka nė dorė. Ose pėr nė Qark tė Korēės, ose pėr nė Shkodėr, i cili e ka emrin Rexhep Hasani. Pėr kėtė, ju keni lėnė edhe Dine Hoxhėn me gradėn e Rreshterit.
Qamil Lushaj, Shkodėr, 14.03.1933 !" (AQSH, Dosja 12/4, faqe 11-43)
Atentati ndaj Mbretit nė Vjenė
Si e shpėtoi Zogun, Dine Hoxha
Alegoria e hollė dhe brilante e Dine Hoxhės, ka bėrė tė mundur qė mbreti Zog t'i shpėtojė pėr mrekulli atentatit nė Vjenė... Dhe konkretisht, ja si ka ndodhur, treguar nga goja e Isuf Peēit, shofer i Ahmet Zogut. Nė shtėpinė e Dine Hoxhės vjen Konsulli jugosllav, pikėrisht nė periudhėn kur Zogu ndodhej nė Vjenė pėr konsultė mjekėsore. Me buzė nė gaz, i huaji pyeti Dine Hoxhėn: - Pas Zogut, kush do tė jetė Mbret nė Shqipėri? E Dine Hoxha, tepėr i zgjuar, duke kuptuar gjithēka, flakė pėr flakė pėrgjigjet: - Pas Zogut, nė Shqipėri nuk ka Mbret. Duke u ndarė ftohtė me Konsullin jugosllav, drejt Vjenės, Dine Hoxha nisi kėtė telegram: "Ahmet Bej Zogut, Hotel "Imperial", Vjenė: "Paria e kėtushme ka vendosur me therė kaun e madh. Mos i leni ta therin. Me shnet, Dine Hoxha!".
(Arkiva. Kujtime tė Isuf Peēit, shofer i Ahmet Zogut)
"Letėr. Fort i dashtuni, zotni Jashar Erebara! Po ju pyes pėr shėndetin e zotnisė tuej. Ka dashtė Allahu edhe na jemi mirė. Pėr sa mė shkruejshi, ju faleminderit. Prefektura nuk interesohet pėr ēėshtjen tonė. Ato rrogat i marrin rregullisht. Ne nuk jemi mėsue me kotakēillėqe e pėr kėtė kemi vendosė me dhanė dorėheqjen. Kėtu kishte ērregullime tė mėdha, nė ēdo pikėpamje. Prefekti ju thoshte katundarėve qė martohuni pa kryer formalitetet ligjore. Veēanėrisht ju lutemi, sė bashku me zotin Dine Hoxha, qė tė keni mirėsinė me ba mundimin deri nė Ministrinė e Punėve Botnore me kėrkue rezultatin qė ėshtė dhėnė pėr punėtorėt (mjeshtrit) qė kanė pėrgadit urėn e Muhurrit, e cila ėshtė shumė e nevojshme pėr kėto katunde.
Keni ba njė sevap shumė tė madh nė plotėsimin e kėsaj ēėshtje.
Zoti Dine Hoxha ju komunikon tė falat e tij. Me nderime, Hashim Harkani.
(AQSH, Dosja 12/2, faqe 44)
Dosier / Dine Hoxha
Aty ku Murra derdhet nė Drinin e Zi, nė njė kodėr dominuese, ku ngado qė tė hedhėsh vėshtrimin, Nėntė Malet e Dibrės rrinė pėrkarshi, edhe sot, e rindėrtuar, lėshon rreze njė kullė. Kjo kullė-kėshtjellė ėshtė simbol i kėtyre anėve, pėr tė kujtuar njė nga njerėzit mė popullorė, mė tė dashur, mė tė zgjuar: Dine Hoxha. Falė zgjuarsisė, ai u quajt profesor i Universitetit tė Dibrės dhe pėr shumė kohė qe dhe Kėshilltar i Mbretit Zog.
Por Dine Hoxha nuk ishte vetėm i pasur. Ai ishte dhe i zgjuar dhe bujar, trim dhe besėtar. Ai ishte dhe mbeti, pa dyshim, mė i dituri ndėr tė diturit, mė i pasuri ndėr tė pasurit, mė bujari ndėr bujarėt. Dine Hoxha, edhe pse pa shkollė, ishte kėshilltari besnik i Ahmet Zogut, ishte diplomat, ambasadori shėtitės i vetė Mbretit. Zgjuarsinė e tij, dhuratė nga natyra, e vinte nė shėrbim tė kombit, ku u jepte kėshilla me vlerė figurave mė tė spikatura nė fusha tė ndryshme. Dokumentet arkivore tė shumta tė kohės, por dhe kujtimet e transmetuara brezave, e sjellin pas dekadash tė plotė kėtė njeri me emėr.
Sot, nė metropolin shqiptar, pikėrisht aty ku fillon Rruga e Kavajės, njė ndėrtesė vėrtet e bukur, qoftė nga arkitektura e kohės, qoftė nga madhėshtia e veprės, zbukuron edhe Tiranėn. Kjo ėshtė xhamia qė ndėrtoi ato vite Dine Hoxha me shpenzimet e veta, duke e bėrė dhuratė pėr popullin e Tiranės. Sot, minarja e saj lartohet dhe duket sikur takohet lart me retė, e njerėzit thonė: Takohemi tek Xhamia e Dine Hoxhės. Do tė falim Bajramin tek Xhamia e Dine Hoxhės... Edhe pse ėshtė bėrė njė ristrukturim nė vitin 1996, ajo pėrsėri mban atė konstruksion qė e ndėrtoi Dine Hoxha. Edhe pse sot, nė murin e saj nuk ndodhet qoftė dhe njė pllakatė e vetme qė tė pėrkujtojė kėtė emėr tė madh tė Dibrės, qė ndėrtoi njė vepėr monumentale nė Tiranė, nė kujtesėn e popullit, emri i Dine Hoxhės lartohet dhe vetėm lartohet.
Kush qe Dine Hoxha
Po kush ėshtė nė fakt Dine Hoxha, ky njeri zulmėmadh, bėmat e tė cilit i kanė kaluar me meritė kufijtė e Shqipėrisė? Sipas dokumenteve arkivore, origjina e fisit Hoxha vjen nga zona e Mirditės. Bėhet fjalė pėr periudhėn para myslimanizimit tė vendit.
Erdhėn dy vėllezėr, Marku dhe Shtjefni, kuptohet pėr arsye gjakmarrje. U ngulėn nė fillim nė Hurdhė-Muhurr. Marku, duke qenė njeri i zgjuar, me njė inteligjencė natyrale, shėrbeu si prift nė kishėn e fshatit. Reprezaljeve tė turqve pėr myslimanizimin e vendit nuk u shpėtoi as Muhurri.
Marku, nga prift, kthehet nė hoxhė. Pas Markut, tashmė rrjedh Demiri, Demir Hoxha. Demiri lindi tre djem: Dervishin, Nel dhe Can Hoxhėn. Nel Hoxha ishte gjyshi i Dine Hoxhės...
Nė luftė pėr ēlirimin e Shkodrės
"Shtetet ballkanike nuk e njohin Pavarėsinė e Shqipėrisė edhe nė atė territor tė cunguar ku ajo u shpall. Kjo do tė thotė se ato nuk mund tė pajtoheshin me idenė e njė shteti shqiptar. Ushtria malazeze nisi luftėn mė 8 Nėntor 1912, nė orėn 08:00, me topat e zbrazur sė pari nga princi Petar. Mali i Zi, qė kishte vendosur ta pushtonte Shkodrėn e rrethinat e saj, nuk iu pėrgjigj pėr tėrheqje as kėshillave tė Rusisė dhe as kėrcėnimeve tė Austro-Hungarisė. Mbreti Nikolla parashikonte njė fitore tė shpejtė, por doli krejt ndryshe. Shkodra qėndroi e pamposhtur. Nė Shkodėr nuk luftonin vetėm repartet turke. Brenda nė qytet, pranė divizionit tė rregullt otoman qė komandohej nga gjenerali turk Hasan Riza Pasha, ndodhej edhe njė divizion rezervistėsh shqiptarė nėn komandėn e gjeneralit Esat Pashė Toptani. Sė bashku me ta luftonin edhe qytetarėt shkodranė, pėr tė cilėt tani rreziku kryesor nuk ishte Turqia, por Mali i Zi. Forcat rezerviste tė vullnetarėve shqiptarė kanė qenė gjithsej 17 batalione, njė nga tė cilėt edhe batalioni i Dibrės. Njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė forcave vullnetare dibrane ka qenė Dine Hoxha. Lufta zgjati 6 muaj. Nė kėto luftime dhanė jetėn 114 dibranė, midis tyre edhe shumė nga fisi Ndregjoni ku Dineja ishte nip. ("Ndregjonėt", Xh.Martini, faqe 71-72".
Miqėsia me Esat Pashėn
Dine Hoxha kishte influencė nė Dibrėn e Poshtme, ku kishte gjithė rrethin e tij miqėsor. Por ai kishte miqėsi edhe me Zogollin e Matit. Dihet tashmė se Esat Pasha ishte daja i Ahmet Zogut. Pra, pėr hir tė miqėsisė me Zogollin, Dineja me 300 luftėtarė ishte vėnė nė ndihmė dhe nė dispozicion tė qeverisė dhe tė pushtetit tė Esat Pashė Toptanit. Por Dineja e njihte Esatin pėr atdhetar dhe pėr kėtė kishte bindje. Nė Shqipėrinė e viteve 1912-1918, kur Fuqitė e Mėdha jo vetėm e copėtuan mė 1913, por kėrkonin ta copėtonin edhe mė, veprimet ushtarake tė njė gjenerali shqiptar si Esat Pashė Toptani ishin tė diskutueshme... Premtimi i Esat Pashė Toptanit ishte bashkimi i dy Dibrave dhe krijimi i Shqipėrisė etnike. Qyteti i Shkodrės u dorėzua vetėm njė muaj pas nėnshkrimit tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, mė 22 mars 1913. Kjo luftė e detyroi kėtė Konferencė qė Shkodra t'i mbetej Shqipėrisė. Edhe gjatė kryengritjes sė Haxhi Qamilit ndaj pushtetit tė Esat Pashės, Dine Hoxha, vetė i treqind, shkon nė Tiranė, Durrės e Fushė Krujė, nė ndihmė tė Esat Pashės pėr shtypjen e kėsaj kryengritjeje qė mori pėrmasa tė mėdha.
Por, "forcat e Esatit, tė komanduara nga Xhelal Zogu dhe Dine Hoxha, ikėn pa mbaruar ende afati i ultimatumit qė kryengritėsit u kishin dėrguar me fillimin e kryengritjes", mė 30 nėntor 1914.
(Arkiva, G.Shpuza, "Kryengritja fshatare e Shqipėrisė sė Mesme", faqe 257, botim i vitit 1986)
Nė luftė me austro-hungarezėt
Lufta e Parė Botėrore pati rrjedhoja tragjike pėr Shqipėrinė, ndonėse kjo nuk ishte pjesėmarrėse nė tė. Territori i Shqipėrisė u bė shesh lufte, ku secila palė pėrpiqej ta pėrdorte pėr tė realizuar interesat e veta.
Territori i Dibrės, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, ishte nėn pushtimin bullgar. Bullgaria u radhit pėrkrah fuqive qendrore dhe pushtoi disa toka shqiptare.
Austro-Hungaria nuk i mbajti premtimet pėr sigurimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe Shqipėrinė etnike. Pėr kėto premtime kishin besuar edhe shumė personalitete politike shqiptare tė kohės.
"Njė ndėr atdhetarėt dibranė qė nuk i besoi politikės sė Austro-Hungarisė, ishte Dine Hoxha. Kur pa se austro-hungarezėt po grabitnin dhe keqtrajtonin popullin, ai me pėrkrahėsit e vet doli nė mal. Austro-hungarezėt kishin ngritur njė Postėkomandė nė Qafė Murrė. Kjo kishte pėr detyrė qė tė siguronte rendin dhe qetėsinė, tė merrte nga populli me dėshirė ose me forcė, ato prodhime bujqėsore dhe blegtorale pėr tė cilat kishte nevojė ushtria e huaj. Ushtarėt filluan tė terrorizonin malėsorėt, ngaqė ata nuk dorėzonin "detyrimet". Radha pėr shlyerjen e tyre kishte ardhur nė Lukan. Dine Hoxha mobilizoi burrat e Katėr Grykėve, qė t'u binin me armė austro-hungarezėve. Malėsorėt iu pėrgjigjėn thirrjes sė Dines. Ata rrėmbyen armėt dhe u bashkuan me tė. Luftėtarėt shqiptarė u pozicionuan nė Qafė tė Lukanit, ku u ndez beteja me ushtrinė e huaj. Ajo zgjati disa orė dhe Komandanti i ushtrisė austro-hungareze u detyrua tė dorėzohej sė bashku me ushtarėt".
Dine Hoxha dhe Llan Destan Ndregjoni, me forcat qė kishin nėn komandė, vrapuan pėr nė Lis tė Matit ku sulmuan njė divizion austro-hungarez, tė cilin e detyruan tė largohej nė drejtim tė Milotit, Shkodrės dhe Malit tė Zi.
Luftėtarėt dibranė u furnizuan me armė dhe municione tė reja luftarake.
(XH.M., cituar mė lart)
Pėrballė qėllimeve shoviniste tė Serbisė
Me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore, mė 10 tetor 1918, ushtritė serbe hynė nė Tiranė me pretekstin se do tė dilnin matanė lumit tė Matit pėr tė pėrzėnė austro-hungarezėt, por, nė tė vėrtetė, ata kishin pėr qėllim tė dilnin nė Durrės dhe tė okuponin tė gjithė Shqipėrinė e Mesme.
Pėrsa i pėrket territorit tė Dibrės, trupat serbe nuk u ndalėn as para kufirit tė vitit 1913, por zunė vijėn Kaptinė e Martaneshit-Qafė Buall-Lanė e Lurės dhe duke vazhduar nėpėr malet drejt Veriut, okupuan gjithė Dibrėn.
Nė kėto rrethana, atdhetarėt dibranė u organizuan pėr t'i dėbuar me forcėn e armėve pushtuesit jugosllavė. Dine Hoxha dhe Llan Destan Ndregjoni mobilizuan popullin qė tė luftonte pėr lirinė e Atdheut.
Me Dine Hoxhėn ishin shumė Ndregjonas dhe malėsorė tė tjerė tė Katėr Grykėve.
Miqėsi e prishur mė Esat Pashėn
Qėllimet shoviniste serbe, jo vetėm njė herė kanė synuar nėnshtrimin e zonave kufitare, pėrfshi edhe Dibrėn. Por Dine Hoxha, me parinė e drejtues tė tjerė tė rezistencės vihen nė ballė tė qėndresės. Nė takimin e zhvilluar, mes tė tjerave, Dine Hoxha tha: "Rrugė pėr serbin nė Dibėr nuk ka, veēse kur tė kalojė mbi trupat tona!". (AQSH, Dosja "Rezistenca e Dibrės ndaj pushtimit serb)
Qeveria e Beogradit, pėr tė realizuar qėllimet e saj, jo vetėm nė Dibėr, por nė tė gjithė Luginėn e Drinit tė Zi, rekrutoi, jo me shumė vėshtirėsi, Esat Pashė Toptanin i cili kishte njė influencė tė padiskutueshme nė Shqipėrinė e Mesme. Beu Toptanas, me ndihmėn e jugosllavėve dhe sigurisht pėr qėllimet e tyre, realizoi aspiratat e tij, duke formuar dhe njė Qeveri tė Pėrkohshme, e cila shtrihej nė Shqipėrinė e Mesme. Duke qenė tėrėsisht e painformuar pėr qėllimet e mbrapshta tė Esat Pashė Toptanit, shumė nga paria e Dibrės fillimisht nisėn bashkėpunimin me tė. Fillimisht, Halit Lleshi, Tafė Kaziu, Osman Mema e Dine Hoxha dhe mė vonė edhe tė tjerė u lidhėn me Esatin, i cili e dinte fare mirė se po tė kishte parinė me vete, do tė gjente mbėshtetje dhe nė masat e gjera popullore.
Dine Hoxha, i njohur pėr mendjemprehtėsinė dhe largpamėsinė e tij prej filozofi popullor, jo se besonte dhe aq shumė tek beu Toptanas, por asokohe e shihte lidhjen e pėrkohshme me tė, si njė alternativė tė besueshme pėr tė realizuar aspiratat pėr njė Shqipėri etnike. Krisja e parė mes Dine Hoxhės dhe Esat Pashė Toptanit nisi kur me porosi tė kėtij tė fundit, pėrfaqėsues tė parisė sė Dibrės si Halit Lleshi, Tafė Kaziu, Murat Kaloshi, Selim Noka, Selman Alia dhe vetė Dineja, u nisėn nga Durrėsi dhe arritėn nė Lisivalle.
Mbasi hėngrėn drekė, Halit Lleshi iu drejtua Elez Isufit:
- Elez aga, na ka dėrgue Esat Pasha tek ju. Pasha ju ban selam dhe kėrkon t'i lamė njė rrugė tė lirė nė Dibėr serbit, qė tė tėrhiqet dhe tė dalė nė Durrės. Ai kėrkon vetėm rrugė, as strehė, as shtrat. Elezi e pyeti: - A serbi apo pasha e kėrkon kėtė rrugė? - Serbi, - tha Haliti, - pasi pasha nuk do qė tė derdhet gjak. Ai e kėrkon kėtė, qė tė mos detyrohet ushtria serbe tė hyjė me pėrdhunue n'cullė e n'gra! - T'i bani selam Pashės, - ia preu gjithė inat Elezi, - se Dibra asht shkel e djeg disa herė nga serbėt dhe Esat Toptanit nuk i ka qarė zemra pėr Dibrėn. E sa pėr cullėt e gratė e Dibrės i thoni Pashės, se serbi nuk ka pėr t'u parė as shpinėn, por tė ruajė tė vetėt, se do t'u hiqen edhe brekėt! Rrugė pėr serbin nė Dibėr nuk ka, veēse kur tė kalojė mbi trupat tona. Dibranėt merren vesh me dy fjalė Ra heshtja. Haliti kėrkoi ta thyente me ndihmėn e parisė. Sufa heshtte kokulur dhe qeshte nėn mustaqe. Heshtjen e prishi Tafė Kaziu.
- Duam apo nuk duam, serbi do tė kalojė. Ne ia kemi dhanė fjalėn Pashės.
- Ti, - ia ktheu Elezi, - ia ke dhanė me kohė fjalėn serbit, por jo Dibra. Po, a nuk mė thue, sa pare tė ka dhanė serbi pėr kėtė, meqenėse e paske marrė kaparin? Prisni tė merrni kusurin kur tė kalojė nė Qafė Murrė!
Miqėsia me Elez Isufin
...Pas pak, Haliti kėrkoi leje me dalė. Rrugės, Tafė Kaziu i tha Halitit:
- Na preu Elezi.- Dine Hoxha, qė deri nė kėto momente veēse kishte heshtur, ia ktheu: - Mos u tremb, or Tafė Kaziu! Qitja fishekėt pushkės, se Elez Isufi nuk ka pre ndonjė mik brenda.
Takimi me Elez Isufin, pėr Dine Hoxhėn, ėshtė mėse i nevojshėm. Kjo qe krisja e majorit muhurrak me Esat Pashėn. Divorcin pėrfundimisht do ta bėnte para 13 qershorit 1920, kohė kur u vra Esat Pashė Toptani. Ishte koha kur krerėt e Dibrės po pėrgatiteshin pėr kryengritjen e pėrgjithshme, e zgjuarsia, urtia e trimėria e Dine Hoxhės kėrkohej me patjetėr.
"Kohė e humbur pėr mua ajo qė kam qėndruar larg Elez Isufit",- u thoshte Dineja shpesh fshatarėve tė tij. Ėshtė trim dhe atdhetar, dhe askush nuk ėshtė i humbur kur rreshtohet nė tė njėjtėn llogore me tė. Kjo periudhė pėrkon dhe me miqėsinė e re qė lidhi Dine Hoxha me Elez Isufin.
Qeveria e dalė nga Kongresi i Lushnjės brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, kishte arritur rezultate tė mėdha nė pėrpjekjet pėr bashkimin kombėtar dhe administrimin e vendit. (Arkiva, "Lufta e Dibrės 1920" B.Xhafa, faqe 46-47, 126)
Kryengritja e 1920-ės, Dine Hoxha nė ballė
"Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionė ushtarė po tė keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkė, se me duar nė brez nuk do tė rrimė!",- qe vendosmėria dibrane pėrballė pushtuesit, nė gojėn e Dine Hoxhės.
"Nė korrik 1920, kur ishte duke vazhduar lufta e Vlorės, nėnkolonel Ramiz Dibra, senatori i Dibrės, Ramiz Daci dhe Jashar Erebara shkojnė nga Tirana nė Dibėr. Bėhej njė mbledhje nė katundin Arras, ku morėn pjesė tė gjithė krerėt e arratisur e jo tė arratisur: Ramiz Dibra, Elez Isufi, Dine e Izet Maqellara, Ramiz Daci, Shaqir e Dine Dema, Dine Hoxha, Selim Noka, Murat Kaloshi, Dervish Lusha, etj., nė tė cilėn bisedohet ēėshtja e njė aksioni kundėr Jugosllavisė, pa u kėshilluar me Qeverinė.
Qėllimi i kėtij aksioni, ishte tė detyrohej Jugosllavia tė tėrhiqej nė kufijtė e 1913 dhe, pėrveē kėsaj, tė lirohej edhe Dibra thjesht shqiptare, pėrndryshe dibranėt do tė luftonin pėr kėtė qėllim, njėlloj siē luftonin vlonjatėt pėr Vlorėn, mbasi pėr Dibrėn nuk mendonte as Qeveria, as edhe viset e tjera tė Shqipėrisė. U bisedua mbi koordinimin e forcave nė njė shtab tė pėrbashkėt dhe u caktua Elez Isufi si Komandant i Pėrgjithshėm. U vendos data e kryengritjes dhe u caktuan sektorėt e vendosjes sė forcave. Dine Hoxha lajmėroi komandantin jugosllav qė ta lironte Dibrėn shqiptare, por ai iu pėrgjigj: "Kjo i ėshtė lėnė Jugosllavisė dhe nuk e lirojmė. Nė rast se sulmoni, dijeni mirė se do t'ju presim me armė. Ushtria ime pėrbėhet prej 13000 vetave". "Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionė ushtarė po tė keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkė, se me duar nė brez nuk do tė rrimė!".
Pėrgjigjja flakė pėr flakė e Dine Hoxhės e hutoi pėr njė ēast komandantin jugosllav. "Mė 18:20, nė mėngjes, filloi kryengritja nė Lugjapravė-Shumbat prej Sufė Xhelilit: tek Ura e Lushės, prej Dervish Lushės e Murat Kaloshit; nė Cap tė Brezhdanit, prej Dine Hoxhės; nė Grykė tė Vogėl, prej Demajve e Dan Camit".
Ultimatumi pėr gjeneralin serb
Vetėm dy ditė na ndanin nga data 15 Gusht 1920, kur tek vendi i quajtur Ferra e Pashės u mbajt Kuvendi i Arrasit, njė kuvend i madh burrash qė nuk ishte mbajtur herė tjetėr.
Nė tė nuk merrte pjesė vetėm paria e Dibrės, por dhe 700-800 burra tė tjerė.
Banorėt e zonės, kuvende tė tilla kishin dėgjuar vetėm nė legjenda.
Nė Kuvend merrnin pjesė burrat e Dibrės ("Tigrat" e Dibrės - i quajti E.Durham): Ramiz Bej Dibra, Dine Bej Maqellara, Izet Bej Maqellara (bejlerėt e Maqellarės), Ramiz Daci, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri, Dine Hoxha (Hajredin Aga-Muhurri), Selman Alia (Fushė Alie), Selė Bajraktari (Arras), Selim Noka, Haxhi Noka (Grykė Nokė), Murat Kaloshi, Avdi Kaloshi, Sali e Selim Kaloshi (Sinė), Dan Cami, Selman e Hakik Mena (Bajraktari i Lurės), Llan Destani (Lukan), Kurt e Dik Spata (Grykė Nokė), Ali Tahiri (Pira-Muhurr) e shumė burra tė tjerė me zė nga tė gjitha trevat e Dibrės. Kishte pėrfaqėsues nga Daci i Kalisit e Lita i Ploshtanit, por dhe nga paria e Matit. Kuvendi bashkoi malėsorėt luftėtarė dhe i dėrgoi mesazhin gjeneralit serb. "Do tė lini kokėn nė trojet tona!". ("Ballafaqime Politike", faqe 159 S.Vllamasi)
Erdhi pėrballja e armatosur. Sipas burimeve serbe, numri i pėrgjithshėm i kryengritėsve shqiptarė qė kryen mėsymjen mbi trupat jugosllave e mercenare mė 13-15 gusht 1920, arrinte nė 4000 vetė dhe ishin nėn komandėn e Ramiz Beut, Elez Isufit, Dine Hoxhės dhe Dine Beut (Maqellarė), kurse fshatarėt vendas, tė cilėt ngriheshin nė kryengritje me afrimin e kolonave kryengritėse, komandoheshin nga paria e tyre: Murat Kaloshi, Selim Noka, Musatafa Kurtishi, Serdar Feta Beu, etj. (AM, Skopje, Pov.br.730, 24.08.1920, Debar).
Kėshilltari mė i afėrt i mbretit Zogu I
"Duhet secili nga ne me e vendos njė gur nė themelet e kėtij shteti, se nesėr brezat qė do tė vijnė, do tė na urojnė. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do tė bjerė mbi ne",- i thoshte shpesh Dine Hoxha, parisė sė Dibrės. Pas vitit 1920, gjendja politike nė Shqipėri ishte disi e turbullt. Paritė e vendit dhe familjet e mėdha nuk vendosnin dot se nga tė qėndronin.
Nė dhjetor tė vitit 1924 vritet Elez Isufi, njė figurė shumė e njohur nė Dibėr dhe nė gjithė Shqipėrinė. Pėr Dibrėn dhe dibranėt, kjo ishte njė humbje e madhe. Dine Hoxha do tė shprehej: "Mos mė vini re nė qoftė se do tė pėrlotem! E kisha mė tepėr se mik". (Arkiva e Muzeut Dibėr).
Nė kėtė kohė, Ahmet Zogu ishte bėrė faktor politik, ndėrsa dibrani i urtė dhe i zgjuar Dine Hoxha i kishte ndjekur hap pas hapi lėvizjet e tij. Si pėrfundim, i dha besėn e dibranit pėr tė mos e "tradhtuar", veēse ditėn kur do tė mbyllte sytė njėherė e pėrgjithmonė. Pėr Ahmet Zogun, Major Dine Hoxha nuk ishte vetėm njė ushtarak rezervė me pėrvojė, por dhe njė kėshilltar tepėr i besuar.
Nė vitin 1928, Shqipėria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu, Mbret i shqiptarėve. Ky nuk ishte vendim i njė pjese tė Parlamentit tė atėhershėm, por dhe njė miratim i shumė prej parive tė vendit.
Paria e Dibrės e pėrkrahu pothuajse unanimisht vendimin e Parlamentit. Dine Hoxha mundohej tashmė tė bindte edhe tė lėkundurit nė Dibėr, se vetėm monarkia dhe Ahmet Zogu si monark mund ta bėjnė Shqipėrinė shtet. Deri mė tani, shqiptarėt kishin vuajtur tė kishin shtetin e tyre. Lidhjet e vjetra tė tij me Ahmet Zogun u forcuan edhe mė shumė.
Fjalėpeshė nė Oborrin e Mbretit
Kėshtu, profesorit popullor tė urtė e tė zgjuar iu hap rruga pėr nė Tiranė. Dine Hoxha do tė ishte i pranishėm edhe nė takimet e ngushta, edhe nė drekat e darkat ceremoniale qė shtronte Ahmet Zogu. Kėshillat e tij, kishin vlerė tė padiskutueshme nė Pallatin Mbretėror. Falė zgjuarsisė, urtisė dhe alegorisė dibrane tė pėrdorur me mjaft delikatesė, ai qe i aftė tė pėrballonte situata tė ndėrlikuara, tė zgjidhte konflikte dhe tė parandalonte gjakderdhje. Kėto veti dhe mjaft tė tjera si kėto e justifikonin besimin qė kishte Ahmet Zogu pėr Dine Hoxhėn...
"Ahmet Zogu e ka da mendjen me e ba Shqipninė shtet e ne shqiptarėve me na afrue sa ma shumė me Perėndimin. Ky ėshtė taman burrė kombi. Duhet secili nga ne me e vendos njė gur nė themelet e kėtij shteti, se nesėr brezat qė do tė vijnė, do tė na urojnė. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do tė bjerė mbi ne",- i thoshte shpesh Dine Hoxha parisė sė Dibrės.
Vendosmėria pėr tė qėndruar krah Zogut dhe pėr t'u bėrė njė pėrkrahės kryesor i tij, ishte e lartė. Kjo dukej dhe nga puna bindėse qė Dine Hoxha kishte bėrė jo vetėm nė Muhurr e Katėr Grykėt, por nė gjithė zonėn e Dibrės. Dashamirėsit dhe mbėshtetėsit e Monarkisė tashmė nė Dibėr ishin shtuar dhe tė gjithė ishin tė bindur se vetėm me Ahmet Zogun nė Fronin Mbretėror, Dibra dhe dibranėt mund tė shikonin mė tepėr se dritarja e shtėpisė sė tyre.
Shtypi i kohės, pėr rolin Dines nė Oborrin Mbretėror
Nė qoftė se gjatė regjimit tė Ahmet Zogut, mjaft nga gazetat e pavarura shkruanin pėr njerėzit qė i qėndronin pranė si "dallkaukėt e kombit", "sahanlėpirėsit", "servilėt", "mjeranėt e politikės", Dine Hoxhėn nuk mundėn ta etiketojnė si tė tillė. Shumė nga faqet e shtypit tė kohės, shkruanin me shumė rezerva pėr tė. Vlerėsimet ishin nga mė tė ndryshmet, si: "Dibrani mendjendritur", "Sokrati pa shkollė", "Mbreti kėshillohet nga plaku i zgjuar i Dibrės", etj. Debati qė nė atė kohė Dine Hoxha bėri me Kontin Ēiano, la mbresa jo vetėm tek tė pranishmit, por zgjoi kureshtjen edhe tek tė huajt. Njėlloj si atėherė, mė 14 Gusht 1920, me Gjeneralin serb. Nė njė darkė qė kishte shtruar pėr nder tė tij, Ahmet Zogu pyeti:
- Or Dine, ne kemi luftue bashkė tek Shkalla e Deshėve. Unė tė kam dashtė dhe ti mė ke falur njė nga trimat e t'u mė tė mirė qė ke patur. A do tė mė thuesh nė sytė e nanės teme, si burrat: A ke mendue ndonjėherė tė mė zash vendin?! - Po, - tha Dineja, - unė kam mendue pėr ty. Nė qoftė se do tė tė shkulnin nga Tirana, unė do tė merresha me shtėpinė time, do tė bėhesha zot i shtėpisė time dhe do tė merresha me qetė.
E ėma e Zogut u zemėrua shumė dhe i foli ashpėr tė birit:
- Bir, shtizat nuk mund t'i fusin tė tjerėt! Dine Hoxha shpon malin dhe jo thasėt. Dine Hoxha ėshtė ushtar i Shqipėrisė, nė vijė tė parė, sa herė qė tė shkelė hasmi nė trojet tona dhe ėshtė mbret i mbretėrve, dhe rrin mbret nė kullėn e tij - E dėgjon! - i tha Dineja Zogut. Mbretėrit qė tremben, nuk flenė rehat se mos iu marrin fronin, vdesin para kohe. Unė dėshiroj tė rrosh. Dine Hoxha e Murat Kaloshi, kurrė nuk do tė ta marrin fronin ty, por do ta forcojnė atė. Ahmet Zogu kishte idenė se Dine Hoxha e Murat Kaloshi shkonin keq me njėri-tjetrin dhe kur dėgjoi se Dine Hoxha e Murat Kaloshi ishin njė "pendė qe" qė mund tė hapnin hulli edhe nė shkėmb, u ngrit nė kėmbė e thirri me tė madhe: - "Hej, bre, Dine, si nuk ma mėsuet gjuhėn e Nantė Maleve tė Dibrės!".
- Gjuhėn e Nėntė Maleve tona e ka dijtė baba yt dhe Hoxha i Stambollit, tek i cili falej vetė Sulltani, - u pėrgjigj Dineja. Mė pas, filozofi popullor dibran i tha Mbretit:
- Mė vjen keq, Madhėri, se mė duket se nuk e din nga je.
Ti je nga kulla e Gjon Zogut, qė e ka vendin midis Muhurrit e Sinjės, qė edhe sot quhet Kulla e Zogut. Ėshtė vetė Skėnderbeu qė solli tė parėt e tu si sundimtarė tė Matit, qė tė mbrohej Shkalla e Deshėve kur Dibra tė binte nė dorė tė pushtuesit serb, qė nuk ra kurrė. Dibra tė pru Mbret dhe nuk e di se cilėt bajloza do tė vijnė ta marrin fronin qė tė kemi dhėne ne. Nė qofsha gjallė, do vritem ballė pėr ballė me bajlozat.
- Dėgjo, or bir! - ndėrhyri e ėma e Mbretit.- Qofsha a mos qofsha unė, Dibra nuk ka me e dorzue kurrė Shqipėrinė. Dibra ka pėr derė Dine Hoxhėn
(Gazeta "Universal", shtator 1994)
E vetmja pakėnaqėsi ndaj mbretit
Nė kohėn kur Ahmet Zogu do tė martohej me Geraldinėn, ai pyeti shumė vetė nga kėshilltarėt e tij.
Pyeti edhe Dine Hoxhėn.
- Si thua ti, Dine, a ta marr pėr grua Princeshėn hungareze?
Dineja nuk bėzani.
E pyeti pėrsėri.
Dineja, mė nė fund, foli:
- Merre, or mbret, merre Geraldinėn, por me atė ti do tė lindėsh njė djalė dhe djali, kur tė rritet, do tė kėrkojė dajat e vet! Merre, or Mbret! Dine Hoxha e paska tė vėshtirė me tė kėshillue sot...
Krijoni Kontakt