ATLAS eshte pjese e nje projekti madheshtor dhe te rendesishem ne fushen e fizikes qe po ndertohet ne Gjeneve te Zvicres. Qellimi i projektit eshte te mbledhi te dhena se ēfare ndodh kur protonet perplasen me njeri tjetrin, afersisht me shpejtesine e drites. Ne kushte eksperimentale protonet do te pershpejtohen ne dy kahe te kunderta te nje unaze gjigande (Large Hadron Collider), perimetri i se ciles eshte rreth 27 km. ATLAS eshte pikerisht zona e ketij eksperimenti, ku do te krijohet mundesia e perplasjes se protoneve.
Te dhenat e mbledhura nga ky projekt do i ndihmojne shkenctaret qe te kene nje ide me te qarte per pyetje te tilla si: ēfare ka ndodhur ne momentet e para te krijimit te universit, si u formua masa, nga se perbehet materia e zeze etj. Projektit ATLAS kerkon nje preēizion te larte dhe per realizimin e tij kane dhene ndihmen e tyre rreth 2100 fizikant e inxhinjer nga 37 vende te ndryshme te botes.
ATLAS eshte rreth 45 m i gjate, 25 m i larte dhe peshon rreth 7000 ton. Nqs do te mblidheshin te gjitha te dhenat nga ATLAS gjate eksperimentit, sasia do te ishte e tille qe mund te mbushte 100.000 CD ne sekond ose ekuivalentin e 50 miliard telefonatave ne te njejten kohe. Por ne fakt ATLAS do te rregjistroj vetem nje fraksion te ketyre te dhenave qe do te jene perafersisht 27 CD ne minute. Fillimi i ketij eksperimenti eshte planifikuar gjate vitit 2008.
Me shume per ATLAS
http://atlas.ch/multimedia/html-nc/feature_atlas.html
Krijoni Kontakt