ndoshta nje nga gjerat me te arsyesheme me te cilat mund te krenohemi qe nga koha e skenderbeut.
baza me e madhe ne paktin e varshaves.
nga ketu u larguan marinaret ruse te cilet u detyruan te iknin te turperuar nga shqiperia.
me te veretete je vlen te krenohemi me kete.
nese ne kohen e skenderbeut u perzu nje nder fuqite me te medha te asaj kohe ne pasha liman u perzu shteti me i fuqishem ne kete kohe.
Nėndetėset ruse, bazė ankorimi nė Karaburun
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Nėndetėset ruse, tė cilat erdhėn nė vendin tonė qė nė vitin 1958, do tė ankorohen nė njė mol qė do tė improvizohet nė gjirin e Karaburunit. Katėr nėndetėset, midis tė cilave edhe ajo me nr. 105, si dhe disa anije nė gjendje tejet tė amortizuar, do tė spostohen pėr t'i hapur udhė aktivitetit normal tė mjeteve lundruese tė bazės sė Pashalimanit. Burime pranė bazės ushtarake bėnė tė ditur se pėr transportin e nėndetėseve do tė ēelet njė tender. Firma fituese do tė krijojė molin dhe transportin e tyre nga baza, pėr nė zonėn e Karaburunit. Katėr nėndetėset janė kthyer nė relike tė ushtrisė shqiptare sepse janė krejtėsisht tė amortizuara dhe tė ndryshkura. Sipas burimeve, kėto nėndetėse si dhe disa anije tė tjera kanė bllokuar molin e bazės ushtarake. Duke pasur parasysh se nėndetėset, anijet ushtarake si dhe ato civile shkaktojnė pengesė nė mol, ato do tė transportohen duke i tėrhequr dhe mė pas vendosur nė molin qė ėshtė vendosur tė ndėrtohet nė Karaburun. Mėsohet se fillimisht atje do tė mbytet njė anije, e cila do tė mbushet me rėrė, mjete tė forta dhe ngurta. Mė pas, nė molin e improvizuar enkas do tė lidhen katėr nėndetėset, si dhe anijet, duke i zhytur nė ujė. Ato do tė qėndrojnė aty pėr njė kohė tė gjatė, por nuk ėshtė parashikuar se si do tė veprohet me to mė tej. Mund tė lihen dhe si relike muzeale nė kėtė miniport, por dhe mund tė shiten pėr skrap, sė bashku me anijet e tjera tė dala jashtė pėrdorimit. Gjatė qėndrimit nė mol, nėndetėset nga dallgėt ose me qėllim, rrezikojnė tė shpėtojnė nga litarėt dhe daljen nė det. Dalja nė det tė hapur mund tė shkaktojė ndonjė tragjedi si pasojė e pėrplasjes me tragete apo mjete tė tjera lundrimi. Nėndetėset kanė dalė jashtė pėrdorimit dhe nuk kanė kryer asnjė lundrim qė prej vitit 1990.
Panorama
10.02.2009
Marrėveshja sekrete pėr bazat,portet dhe nėndetėset sovjetike
Prishja e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė solli njė rritje tė konsiderueshme tė ndikimit sovjetik nė ushtrinė shqiptare.
Sė fundmi, ata kanė siguruar mbėshtetjen kryesore pėr tė mbajtur nė fuqi regjimin pro sovjetik tė Hoxhės. Ushtarakė dhe kėshilltarėt teknikė jugosllavė u pėrzunė dhe nė Shqipėri u rritėn proporcionalisht misionet ushtarake sovjetike. Raportet e shpeshta tregojnė se ushtria sovjetike e ka furnizuar ushtrinė shqiptare me pajisje pėrfshirė artileri, tanke dhe mjete ushtarake. Aktualisht nė Shqipėri ka njė personel sovjetik prej 1.000 personash, pjesa mė e madhe e tė cilėve po funksionojnė si kėshilltarė instruktorė dhe teknikė nė ushtrinė shqiptare dhe forcat e sigurisė, tė cilat nė total vlerėsohen tė kapin shifrėn 65.000. Asnjė njėsi taktike sovjetike nuk njihet se ėshtė pozicionuar deri tani nė Shqipėri. Misioni sovjetik kishte lidhje me stafin e pėrgjithshėm tė ushtrisė shqiptare dhe njė inspektorat i pėrgjithshėm sovjeto-shqiptar i forcave tė armatosura ėshtė pozicionuar mirė, nė mėnyrė qė oficerėt e shkallės sė lartė sovjetike tė bėnin inspektime tė drejtpėrdrejta tė tė gjitha trupave shqiptare. Trajnimi i ushtrisė shqiptare vėzhgohet nga sovjetikėt, tė cilėt kanė futur nė program mėnyrėn e stėrvitjes sovjetike si dhe sugjerimet politike. Njė numėr i panjohur i oficerėve shqiptarė janė dėrguar nė BRSS pėr trajnime tė avancuara. Grupi pėrfshin trupat ajrore shqiptare, tė cilėt po bėjnė njė trajnim mjaft tė ashpėr. Trupat ajrore shqiptare u organizuan pėr herė tė parė nė vitin 1947 nėn direktivat jugosllave. Qė kur u prishėn marrėdhėniet, inspektorėt jugosllavė janė zėvendėsuar me ata sovjetikė dhe pjesa mė e madhe e ekipit janė me origjinė sovjetike. Disa avionė luftarakė Yak-3 i ishin dhėnė hua Shqipėrisė nga Jugosllavia dhe mė pas ata iu kthyen Jugosllavisė, pasi marrėdhėniet u prishėn. Forcat ajrore shqiptare kanė degjeneruar nė njė mėnyrė tė tillė, sa nuk ka prova pėr ekzistencėn konkrete tė tyre.
Edhe flota shqiptare ka njė grup vėzhguesish sovjetikė, tė cilėt drejtohen nga njė kapiten sovjetik. Njė marrėveshje sekrete mes flotės shqiptare dhe flotės sė BRSS u pėrfundua nė fund tė vitit 1948. Nėn kėtė marrėveshje, sovjetikėt kishin hyrje tė lirė nė disa porte, pėrfshirė Vlorėn. Raportet e fundit tregojnė se sovjetikėt po ndėrtojnė platforma mbrojtjeje nė gadishullin shkėmbor tė Karaburunit dhe ishullin e Sazanit, tė cilėt mbrojnė hyrjen nė portin e Vlorės. Edhe doket pėr nėndetėset janė raportuar se po ndėrtohen nė ishullin e Sazanit. Vetė flota shqiptare nuk ka asnjė funksion ushtarak. Funksioni i saj kryesor ėshtė patrullimi i bregdetit shqiptar pėr tė parandaluar komunikimin mes Shqipėrisė dhe forcave anti Hoxha jashtė. Njė element i forcave shqiptare pėr tė cilin sovjetikėt kanė treguar interes dhe kontroll mjaft tė ashpėr ėshtė DMP (Divizioni i Sigurisė Popullore). Forcat e sigurisė duket se pėrfshijnė 15.000 njerėz tė zgjedhur me kujdes, ku mbi 50 pėr qind e tyre janė anėtarė tė Partisė Komuniste. Sovjetikėt kontrollojnė edhe xhandarmėrinė shqiptare. Tė dyja kėto organizata varen nga Ministria e Brendshme, nė tė cilėn njė kėshilltar sovjetik ėshtė drejtuesi i bordit administrativ. Njė raport i fundit tregon se kėshilltarėt sovjetikė tashmė janė afruar edhe me shefat e policisė tė secilės prefekturė nė tė gjithė vendin. Njė organizatė e mbrojtjes civile, “Pėr mbrojtjen e tokės mėmė” ėshtė formuar nė kėtė vend pėr mobilizimin masiv.Si rezultat i kėsaj sugjerimet dhe trajtimi preferencial sovjetik, oficerėt e forcave ushtarake shqiptare nė pėrgjithėsi konsiderohen besnikė tė regjimit, por shkalla e besnikėrisė ėshtė nė pikėpyetje. Megjithatė forcat ushtarake shqiptare nuk janė tė afta pėr ofensivė kundėr ēdo armiku apo operacione mbrojtjeje ndaj ēdo fqinji.
Panorama
Krijoni Kontakt