Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    O Bamo

    sqaroja nje here se kujt i thone kaēaflaq se mos nuk te ka marre vesh dhe ngaterroheni . Ose po ve ato vargjet per kaēaflaqin ....

    Nxorri kaēaflaqi zene ,
    si p...(pipza) e jevgut
    dhe kerkone qe te trembe
    Shqiponjen e bregut.

    Kaēaflaq , mbyte zene !
    mos ta degjoj kurre ,
    para se te shkoje ndermend ,
    behu nje here burre !

    Me te mira

    lexohemi

    Zend

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Nuk kisha asgje personale me ate me siper ! As nuk e njoh ! Por thjesht u vura ne perballje per interes te Atdheut tone !
    Jane nje pale persona ketu ne forum , qe e hedhin helmin ne cdo ceshtje qe ka te beje me Atdheun tone ! Hiqen si "demokrate" , hiqen si "humane" , hiqen si te "dhembshur" , vetem per tu hedhur kunder Atdheut tone ! Ketij zoterise me siper "na i dhimset" jeta e nje njeriut (ne kete rast e te ndjerit Teme Sejko) dhe nuk na i intereson jeta e Atdheut dhe e te gjithe Shqiptareve nen thundren Ruse ! Ndoshta kete deshiron !!!!!????

    ky zotnia , me siper , nuk krenohet me sfiden qe Shqiperia i beri njeres nga Superfuqive me te medha te kohes BRSS-se , ne planin ekstrem ate ushtarak , por na krenohet sepse i ndjeri Teme Sejko (megjithese ka zera , ndoshta thashetheme , se ka vdekur vone ne SHBA) doli i pari i Shkolles !!!!???

    Pra Shqiperia qe sfidoi ushtrine nga me te fortat ne bote , me komandatet dhe me profesoret e te ndjerit Teme Sejko , nuk na perbeka krenari , por na perben krenari pse i ndjeri Teme Sejko na sfidoi shoket e shkolles !!!!???

    E kupton cfare roli kane keta sahanlepires dhe si e hedhin helmin antishqiptar ? I dhimbset shpirti i te ndjerit Teme Sejko ?
    Me keshtu si flet ky kishte per ta vrare me doren e vet Teme Sejkon , po t'ia kerkonte serbi apo Rusi per pak euro ..... por mbrapa shpine ....

    Ja keta lloj njerezish nuk i kam qejf une !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 27-09-2011 mė 11:49

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Vazhdojme me temen ..................

    Tirana e Moska, prag lufte nė '60, zbulohet dokumenti sekret
    Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
    Gazeta Standard 01/05/2010 12:34:00
    image

    Njė numėr i pafund incidentesh mes ushtarėve dhe oficerėve shqiptarė dhe atyre sovjetikė, i zbardhur nga njė dokument sekret i BRSS sjell atmosferėn e njė “gjendjeje lufte” gjatė pėrplasjes nė Pashaliman

    Incidentet ishin tė pėrditshme. Pėrplasja e shqiptarėve dhe rusėve nė Pashaliman ishte kthyer nė njė makth pėr tė dyja palėt. Por ndėrsa pėr palėn shqiptare, historinė e kemi mėsuar nga filmi “Ballėpėrballė”, pėr atė qė mendonin rusėt pak kemi ditur deri tani. Mė poshtė, “standard” boton njė kronologji tė tė gjitha incidenteve deri mė tani tė panjohura dhe tė zbardhura nga njė dokument sekret sovjetik, i publikuar kohėt e fundit. Njė histori qė fillon me incidente nė anije, qė sipas sovjetikėve, krijoheshin nga shqiptarėt dhe pėrfundon me kėrcėnimet pėr vdekje ndaj marinarėve sovjetikė. “Unė shes dhe blej ēfarė tė dua. Unė madje mund tė tė blej ty, pastaj tė tė dėrgoj nė Vlorė, ku mund tė tė var nė litar ose tė tė shes sėrish”, - citon dokumenti dialogun mes njė shqiptari dhe njė sovjetiku. Provokimet, sipas ushtarėve tė BRSS, kishin arritur nė atė pikė sa ishin bėrė tė papėrballueshme dhe situata mė shumė se e ēuditshme, por ēfarė do tė ndodhte ishte ende e pavendosur. Sovjetikėt akuzojnė nė kėtė dokument shqiptarėt se me qėllim po dėmtonin anijet, tregoheshin arrogantė dhe tė papėrgjegjshėm, madje kėrcėnonin fėmijėt e marinarėve tė tyre se do t’i vrisnin nėse nuk largoheshin nga Vlora. Njė Luftė e Ftohtė brenda njėrit prej kampeve tė Luftės sė Ftohtė.

    Memorandum reference/Sekret

    Mė 23 Janar 1961, Admirali Ēako personalisht alarmoi brigadėn pėr sigurimin e afėrt tė zonės detare dhe tė garnizonit nė Ishullin e Sazanit; Admirali Abdi Mati alarmoi stafin dhe komandėn e flotės nė Vlorė. Kėshilltarėt dhe komandantėt (rusė) e brigadės tė nėndetėseve nuk ishin informuar pėr alarmin.

    Mė 23 Janar 1961, sistemi i radarėve “LOT” nė Sazan dalloi njė grup prej deri 20 anijesh tė paidentifikuara nė Kanalin e Otrantos. Megjithatė, kėshilltarėt nė stafin e flotės dhe komandantėt e brigadės tė nėndetėseve nuk ishin informuar pėr kėtė.

    Mė 19 Shkurt 1961, grupi i anijeve tė paidentifikuara u zbulua pėr herė tė dytė nė Ngushticėn e Otrantos. Megjithatė, kėshilltarėt nė stafin e flotės dhe komandantėt e brigadės tė nėndetėseve nuk ishin informuar as kėtė herė. Asnjė masė nuk u mor pėr tė ngritur gatishmėrinė luftuese tė flotės.

    Oficeri nė shėrbim pėr divizionin e nėndetėseve shqiptare, nė mėnyrė tė pavarur dhe pa asnjė autorizim nga oficeri nė shėrbim i brigadės, lėshoi motobarkat nė det. Motobarkat detare dhe anijet kanė zhvilluar udhėtime tė rregullta nė Pasha Liman dhe kanė kaluar nė zonat e trajnimit pa koordinimin e komandantėve tė brigadės sė nėndetėseve.

    Nė kėtė mėnyrė, nuk u dalluan, nė shumė raste, se anije tė vogla anti-nėndetėse, duke udhėtuar nga ishulli i Sazanit nė Pasha Liman kaluan pa u vėnė re nė zonat e trajnimit ku ishin edhe nėndetėse nėn ujė. Kjo mund tė shkaktojė emergjenca.

    Mė 26 Nėntor 1960, njė tanker uji, teksa tentonte tė largohej nga moli numėr njė dhe tė performonte njė manovėr tė rrezikshme pa autorizimin e oficerit roje tė brigadės operacionale, goditi nėndetėsen S-270 nė molin numėr 2. Nėndetėsja pėsoi dėmtim tė thellė nė pjesėn e brendshme. Pėrpara kėsaj, tankeri i ujit thuajse u pėrplas me nėndetėsen S-191. Kapiteni i anijes injoroi oficerin e rojės sė brigadės operacionale dhe kapiteni i nėndetėses S-270, Koloneli Oleko Pajani deklaroi te Kapiteni Ēernishev (komandanti i anijes dhe instruktori i tij): “Pėr sa mė pėrket mua, oficeri roje i brigadės tuaj operacionale thjesht nuk ka ekzistuar kurrė”.

    Mė 2 shkurt 1961, oficeri roje i divizionit tė nėndetėseve Koloneli Petrit Miftiu tentoi qė tė marrė nė mėnyrė arbitrare njė motorbarkė kontrolli nga anija nėnė “Nemchinov”, me qėllim qė tė dilte nė det tė hapur. Kur koloneli Debrasov, komandanti i anijes mėmė i tha Miftiut se komandanti i brigadės ndalon pėrdorimin e motobarkave nė kohė tė keqe dhe se nevojitet leja e oficerit roje tė brigadės, Petrit Mifitu nisi tė bėrtiste “Tė ka ikur truri, ne jemi mjeshtrit kėtu, pse nuk keni sistemin tuaj atje ku keni, ne kemi sistemin tonė!”.

    Mė 28 dhjetor 1960, njė pjesė e baterisė sė nėndetėses S-290 (me komandant kolonel Petrit Miftiun) u prish. Komandanti i brigadės, Kapiteni Ribalko urdhėroi zėvendėsimin e pjesės. Megjithatė, zėvendėskomandanti pėr ēėshtje politike i divizionit tė nėndetėseve, Kapiteni Pali Zarapuli e ndaloi atė.

    Mė 3 shkurt 61, komandanti i brigadės urdhėroi nėndetėsen S-296 qė tė mos linte bregun pėr shkak tė kushteve tė rėnda atmosferike (rrufe). Megjithatė skuadra shqiptare filloi tė mbushte molin me ujė, ndėrkohė qė ekuipazhi sovjet qėndroi nė anijen nėnė.

    Kur asistentkomandanti, Lieutenant Commander I.V. Sokolov, iu drejtua skuadrės qė tė mos mbushte molin me ujė, komandanti i kėtij tė fundit sė bashku me komandantin e njėsisė 6 luftuese shqiptare nuk iu bind urdhrave. Ata filluan tė mbushin molin rregullisht. Mbushja arbitrare e molit me ujė mund tė kishte dėmtuar nėndetėsen, duke qenė se ekuipazhi nuk ishte brenda saj.

    Pėr shembull, nė fund tė viti 1960, komandanti provizor i Flotės Shqiptare, Admirali kryesor, Abdi Mati, dha urdhrin (me tone tė larta dhe tė ashpra) qė anija nėnė me emėr “Nemchinov” tė ankorohej menjėherė pranė molit, edhe pse kushtet atmosferike nuk ishin optimale pėr tė bėrė diēka tė tillė (kishte shumė erė, dallgėt ishin shumė tė larta, dhe pėrpos tyre ishte errėsirė).

    Nė anijen nėnė (apo bazė) “Nemchinov” – aty ku skuadra shqiptare ishte vendosur si stazhiere, por anija ishte nėn pėrgjegjėsinė e ekuipazhit dhe kapitenit sovjet – detyra e shqiptarėve binte ndesh me rregullat e marinės. Shumė oficerė dhe marinarė shqiptarė hynin dhe dilnin pa informuar komandantin sovjet. Pėr shembull mė 1/23/1961 nė orėn 22:30, 20 oficerė hynė nė anijen nėnė “Nemchinov”.

    Komandanti i anijes bazė “Nemchinov”, Kapiteni i Rangut tė dytė, Stavri Ēiko, dhe asistenti i tij Kapiteni i rangut tė tretė Jani Bushi, drejtuan njerėzit e tyre qė tė zinin kabinat, pra tė akomodoheshin nė to pa u koordinuar mė parė mė komandėn sovjete. Biles shumė oficerė shqiptarė okupuan disa kabina pa asnjė autorizim.

    Komandanti i “Nemchinov” nuk u informua pėr qėllimet qė kishin oficerėt. Gjithashtu kėta tė fundit nuk njoftuan se sa kohė do tė qėndronin aty.

    Prej dhjetorit 1960, 20 marinarė sovjetikė po jetojnė nė anijen nėnė “Nemchinov”. Kėrkesa pėr tė siguruar njė vend strehimi pėr marinarėt sovjetikė, gjė qė nuk ėshtė garantuar deri tani..

    Komandanti i divizionit shqiptar tė marinarėve, Kapiteni i Rangut tė tretė Dashamir Ohri dhe komandanti i nėndetėses u munduan qė tė merrnin komandėn e tė gjitha stėrvitjeve tė pėrbashkėta. Kjo gjė do tė tė privonte ekuipazhin sovjet nga rritja e cilėsisė nė trajnim.

    Mė 8 shkurt 1961, komandanti i nėndetėses Y-270, Leitnant Oleko Pajani, refuzoi tė pėrdorte nėndetėsen nė praninė e komandantit dhe instruktorit, Kapiten i Rangut tė Tretė, Chernyshev. Instruktorėt e nėndetėseve sovjetike nuk qenė pranuar tė luftonin nė kėtė mjet luftarak.

    Mė datė 7 shkurt 1961 dhe 14 shkurt 1961, komandanti i ekuipazhit shqiptar tė nėndetėses S-296, Kapiteni i Rangut tė Tretė Shizai Kasai, nuk mbėrriti nė kohė nė nėndetėse duke vonuar nisjen e saj.

    Mė datė 3 janar 1961, kur komandanti i divizionit tė flotės trajnuese, Kapiteni i Rangut tė Parė, Muharrem Mola, pa disa shėnime mbi elektricitetin qė qe pėrgatitur nga instruktori sovjetik, Leitnant Komandant Olekhnovich, deklaroi: “Pse po i irritoni marinarėt tanė me kėto shėnime mbi elektricitetin qė s’kanė hiē kuptim? Shqipėria nuk ėshtė njė fshat i madh” dhe i fluturoi shėnimet tutje. Gjithēka ndodhi nė praninė e instruktorit Olekhnovich dhe marinarėve shqiptarė.

    Ekuipazhi i nėndetėses S-270 nuk i ėshtė bindur urdhrave tė instruktorėve. Pėr shembull, mė 1 dhe 2 shkurt tė atij viti, instruktorėt sovjetikė paralajmėruan Komandantin Kodra dhe tė tjerėt se mburojat e pasme tė tubave tė silurė-hedhėsve nuk do tė liheshin tė hapura gjatė natės. Gjithsesi ato u lanė ashtu, duke ulur jetėgjatėsinė e aktivitetit tė nėndetėses.

    Mė 29 dhjetor 1960, zėvendėsi i komandantit tė MPK-5001, Kapiteni i Rangut tė Dytė, Dino, ndėrkohė qė ishte nė bordin e mjetit luftarak nė det, vetėm 6,5 milje nė Perėndim tė Sazanit, i bėn me dije njė transportuesi italian nėndetėsesh se ishte nė ujėrat territoriale shqiptare dhe i kėrkoi atij tė rikthehej nė det tė hapur. Lajmėrimi u bė nė rusisht me anė tė njė megafoni. Edhe pse direktivat e instruktorit sovjetik, Leitnant Nikitin ishin tė ndryshme duke sugjeruar qė kėrkesa tė kryhej pėrmes kodit ndėrkombėtar tė shenjave, Dino kėmbėnguli se ai do t'i komunikonte ato nė tė njėjtėn mėnyrė.

    Nė 3 shkurt 1961, marinarėt shqiptarė nė detyrė, Hamid Zheli dhe Sadik Beja, tretėn kripė nė avulluese dhe dy cisternat zbrazėn ujė pėr bolierėn (75-tonėshe) dhe kjo gjė mund tė ketė shkaktuar formimin e depozitave tė kripės dhe defektin e bolierėve kryesorė.

    Mė 30 dhjetor 1961, nė nėndetėsen S-290 (Komandanti – Togeri i Parė Petrit Miftiu), stafi shqiptar nuk ventiloi anijen, pavarėsisht paralajmėrimit tė instruktorėve,

    Edhe pasi bateritė ishin karikuar. Kjo mund tė kishte ēuar nė njė shpėrthim me humbje jetėsh.

    Shumė mjete detare dhe anije nuk kanė marrė pjesė nė kontrollin normal tė matjes sė fushave magnetike, duke nėpėrkėmbur njoftimet e instruktorėve sovjetikė.

    Nė mjaft raste mjetet kanė ardhur pėr matjen e fushės magnetike me kabuj tė demagnetizimit tė thyera. Pėr shembull nė njė MPK-818 ishin ngulur tre gozhdė nė folenė e kabullit duke e dėmtuar rėndė atė. Si rezultat i kėsaj, kablli dhe vendi i vendosjes sė tij ishin shkatėrruar totalisht.

    Mė 13 shkurt, komandanti i nėndetėses S-270, Oleko Pajani, nuk lejoi njė skuadėr tė mekanikėve sovjetikė tė hynin nė nėndetėse pėr ta riparuar atė.

    Mė 1 shkurt 1961, oficeri shqiptar, Mati, nė mėnyrė tė papėrgjegjshme hodhi njė cigare nė kuvertėn e anijes nėnė “Nemchinov” nė prezencė tė njerėzve qė ishin nė detyrė aty. Nė pėrgjigje tė komentit tė marinarit Prokhorov qė ai nuk duhej ta kishte bėrė atė, marinari shqiptar e mbėrtheu atė nga gjoksi dhe e qėlloi me shpullė duke i bėrtitur: “Nėse unė nuk do kishte oficerė nė detyrė, unė do tė ta tregoja qejfin!”.

    Mė 1 shkurt 1961, oficeri shqiptar, Belishova, i tha oficerit sovjetik, Vazhlamov: “Unė jam komandanti i kompartamentit; nėse nuk e pėlqen kthehu nė Bashkimin Sovjetik”.

    Mė 18 shkurt 1961, elektricisti Rupi, ndėrsa kryente detyrėn e tij, ofendoi oficerin Rogachev, i cili e pyeti Rupin se pse nuk po punonte.

    Mė 5 shkurt 1961, nė shtėpitė ku jetojnė marinarėt sovjetikė tė nėndetėseve dhe kėshilltarėt (nė qytetin e Vlorės), persona tė panjohur goditėn dhe dėmtuan dyert.

    Mė 7 shkurt 1961, nė fshatin Dukat, disa djem shqiptarė u thanė fėmijėve tė marinarėve sovjetikė: “Ne do t’iu vrasim, shkoni nė shtėpi”.

    Mė 5 shkurt 1961, njė elektricist nga ekuipazhi i anijes nėnė “Nemchinov”, marinari Vasil Trushe, ju lut njė marinari sovjetik qė t’i shiste atij diēka, pantallona, njė mbulesė apo ēfarėdo. Oficeri Aksenov paralajmėroi marinarin e vjetėr, Vasil Trushe, se shitja e sendeve nė anije ishte e ndaluar. Trushe iu kthye me kėrcėnim: “Unė shes dhe blej ēfarė tė dua. Unė madje mund tė tė blej ty, pastaj tė tė dėrgoj nė Vlorė, ku mund tė tė varė nė litar ose tė tė shes sėrish”.

    Nė fillim tė shkurtit, njė staf i flotės inspektoi gatishmėrinė e luftimit dhe gjendjen e linjave tė komunikimit dhe vėzhgimit. Inspektimi u shoqėrua me njė mbledhje. Kapiteni i Rangut tė Parė, Belov, njėkohėsisht kėshilltarė pėr komunikimin nuk u ftua nė asnjėrin prej tyre.

    Pėr gjatė viteve ishte krijuar njė traditė e mirė shoqėrie mes marinarėve shqiptarė dhe atyre rusė, gjatė festave ngriheshin flamurėt e tė dy vendeve dhe kėndoheshin himnet, tani kjo nuk ndodh mė, madje disa herė flamuri rus ėshtė ulur nga shtiza nė sy tė oficerėve rusė. Marinarėt tanė pyesin veten se ēfarė po ndodh.

    Dokument i pėrkthyer me shkurtime nga “Parallel History Project”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 27-09-2011 mė 15:40

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bamo pergjigju.. shkurt..

    cu beri admirali cako.. sovietikve?

    ci beri ppsh-ja admiral hito cakos?

  5. #15
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    bamo pergjigju.. shkurt..

    cu beri admirali cako.. sovietikve?

    ci beri ppsh-ja admiral hito cakos?
    Brar hito ka qen legen burre

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    bamo pergjigju.. shkurt..

    cu beri admirali cako.. sovietikve?

    ci beri ppsh-ja admiral hito cakos?
    Brar sinqerisht nuk e di .... Ndersa Partia e coi ne hetuesi , pastaj ne burg dhe u gjykua ! Se e burgosen apo e pushkatuan prape nuk e di !

    Kam nje ves une ! Per emra personash mundet te me pyesesh per ndonje qe me ka lene pershtypje te madhe , per mire ose per keq , se nuk para interesohem . Une shikoj dhe verifikoj dukurite . Per mua ato perbejne ligjesi !

    P.sh. Ka qene nje peshkatar ne Shengjin (me duket) , nje Fran Ndue Ivanaj , historine e te cilit e kam lexua ne gazetat e kohes ! Ai goditi me trupin e peshkarexhit anijet luftarake jugosllave qe donin ta rimorkionin ! Gjesti i tij me ka lene mbresa , ndoshta edhe me shume se ndonje ushtarak qe ka kryer akte shume me te medha trimerie , por qe e kishte per detyre !

    Shife nje cike ate qe kam bere me shkrim bold ! Me ka bere cudi se dhe femijet e Dukatit kane qene pjese e konfliktit ! Me nje popull te tille dhe me arme te mira , te ha mune me i miri ! Mos harro se ato qe shkruhen aty jane dokumenta ruse dhe jo histori idilike shqiptare !

    Prandaj them une se Shqiperise , i hanin mune ! Sepse njerezit , nga veprimet dukeshin shume te motivuar , po dhe armet i kishte njelloj me kundershtarin , keshtu nuk kishte shume shance askush !

    Une kam arritur te jetoj jo shume nga ajo kohe ! Madje gjerat me kujtohen , kur m'i ritregon dikush (flas per dukuri qe i kam jetuar atje ne Shqiperi para 1990) , por kam shfletuar shume , pare foto , dokumentare , dokumente etj. etj sepse kam dashur te di te verteten e vendit tim .

    Nuk e kam zakon te jem langaraq me keta te huajt ! Ta them une , nuk jane kurre me te zgjuar se neve , por kane leke me shume se dine t'i mbrojne gjerat e tyre ! Kurse neve shesim Atdheun ......te pakten tani qe e shikoj dhe vete dhe nuk kam nevoje te ma thote , apo tregoje njeri ! Nuk e kam fjalen vetem per ty , por kryesisht per ata qe kane ne dore .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 27-09-2011 mė 17:32

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar bamatat pėr postimin:

    violativo (14-10-2020)

  8. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    edhe ruset na hanin mune....

    na marēin te keqen
    ashtu te lumte

    na e gjej ket video se me shkrin gazit bamo

  9. #18
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    edhe ruset na hanin mune....

    na marēin te keqen
    ashtu te lumte

    na e gjej ket video se me shkrin gazit bamo
    Ashtu eshte ! Ne ate kohe si ruset dhe serbet dhe shoket e tyre qanin ! Tani kane shume te drejte te qeshin !

    Iu ka ardhur dita ! Por nuk eshte ndonje zotesi apo trimeri ! Edhe nje femije i vogel tallet me nje shqiponje me krahe te thyer dhe sqep te shkulur !

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar bamatat pėr postimin:

    violativo (14-10-2020)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  3. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •