Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime

    Shqipėria nė udhėkryq

    Ishte dashur qė tė kalojė njė dekadė pas pavarėsimit tė Shqipėrisė, qė vendi tė pėrcaktohej pėr kursin demokratik nė vend tė atij feudal. Dhe kur mori kėtė drejtim, detyroi shtresėn e vjetėr sunduese qė tė pėrshatet, apo tė notojė kundėr rrymės...

    Vitet 1923 dhe 1924 shėnojnė kthesėn nė zhvillimet e ngjarjeve. Nėse deri atė kohė ēėshtja a do tė marrė Shqipėria kursin demokratik apo atė feudal kishte qenė e hapur, tanimė zgjidhja ishte e domosdoshme. Dhe kursi mori atė drejtim qė do tė sillte fundin e pozicionit sundues tė shtresės sė vjetėr tė lartė. Duhej unė tė pėrshtatesha, apo duhej tė notoja kundėr rrymės? Legjenda e ēifutit shtegtar tė pėrjetshėm pėrsėritet nė mitin lindoro-shqiptar me emrin dhe vetitė e Hizrit. Ky personazh fantastik ka cilėsinė qė tė parathotė tė ardhmen e njerėzve dhe tė pėrmbushė dėshirat e tyre. Hizri njihet nga dora e majtė, tė cilėn e ka pa kocka. Nė merak pėr drejtimin politik qė duhej tė merrja, nė vitin 1906 unė pashė ėndėrr sikur e takova atė (tė veshur si dervish) nėn hijen e njė ulliri mes rrugės Skelė-Vlorė dhe, duke I vėnė njė flori nė pėllėmbėn e tij tė flashkėt, e pyeta “Cilėn rrugė duhet tė marr pėr ēlirimin e Shqipėrisė? Djathtas apo majtas?” Hizri tregoi njė herė me dorė Vlorėn djathtas dhe pastaj fushėn e Nartės, majtas. Majtas, majtas duhet tė shkosh - mė mėsoi - ajo ėshtė rruga e shpėtimit! E megjithatė, gjatė gjithė jetės sime unė ia kam mbajtur djathtas dhe, me sa duket, kam zgjedhur rrugėn e gabuar! Mirėpo kush mund tė thotė sot se kėshtu ėshtė? Ka pasė disa pjesėtarė tė shtresės sė lartė tė cilėt provuan tė bėjnė njė kthesė qė binte nė kundėrshtim me tė gjitha traditat e tyre. Njerėz qė deri dje kishin qenė tiranė tė regjur nė qytetet e fshatrat e tyre, u shfaqėn befas me sjelljen e demokratėve mė tė bindur. Ata qenė tė paēiltėr dhe u pritėn me mbledhje supesh, plot dyshim prej njerėzve tė sėrės sė tyre dhe me kritika pėrtallėse tė armiqve tė tyre. Mund tė theksoj vetėm njė pėrjashtim? Ali bej Kėlcyrėn, ndjenjat e tė cilit ishin tė vėrteta dhe tė ndershme dhe bindjet tė forta! Ai ishte njė tribun i mirėfilltė popullor, ndėrsa unė mbeta i njėjti gjithmonė: i respektuar me popullin, korrekt kundrejt sė ashtuquajturės klasė e mesme, disi I prerė dhe formal, por edhe mjaft fodull, I mbushur me mesazhin e klasės time. Me kėto tė dhėna nė vitet 1923-24, unė fillova nė Shqipėri, periudhėn e dytė tė karierės sime politiko-administrative. Qe njė gjė fare e lehtė, unė nuk pata nevojė tė bėja as mundimin mė tė vogėl, madje, sot mė duhet tė pohoj, se nė disa drejtime edhe e pengova atė: shpėrfillja, pakujdesia, dembelia, mungesa e ambicies, neveria ndaj njė angazhimi tė mėtejshėm nė politikėn shqiptare, tė gjitha kėto ishin veti qė nuk I ndihmonin kėsaj karriere. Dhe pėrse, atėhere, mbeta nė politikė? Pėr arsyen e thjeshtė sepse nė Shqipėri - atėherė sikundėr edhe sot - mund tė jetė dikushi vetėm ai qė ka ndikim nė organet shtetėrore, pra ai qė ka pushtet. Me njė fjalė pothuaj e kundėrta e asaj qė ndodhte nė kohėn e Perandorisė Osmane. Sanxhakbeu dhe rangu i tij ishin vetė shteti, qeveria dhe pėrfaqėsues I Sulltanit nė njė person: njerėzia vėrshonte vetiu nėpėr “derėn e madhe” tė tyre. Sot duhej ta bėje kėtė derė relativisht tėrheqėse, apo edhe ta lije hapur fare, po ta donte puna. Ose duhej ta fitoje pushtetin me luftė. Kėshtu edhe unė u detyrova qė, pėr tė mos mė ngrėnė, tė ulėrija (sė paku nė dukje) bashkė me ujqit. Ne ishim demokratizuar dhe pėr tė mbajtur pozicionet e konkurrencės nė fushėn e politikės, tė bėnim reklamė, tė zhvillonim propagandė zgjedhore, tė jepnim e tė merrnim favore dhe lėshime. Kush kėrkonte ndikim ishte i detyruar tė futej nė vallen e politikės sė ndyrė tė klientelės, njė shėrbim i rėndė skllavi (fronde), tė cilėn unė vetėm nė vitin 1927 munda ta kėmbej me karierėn diplomatike. Por edhe kjo nuk mund tė mė kėnaqte plotėsisht. Mbetej gjithmonė njė dozė neverie dhe unė nuk e pata kurrė bindjen e duhur, vullnetin pėr t’u pėrshtatur, shpirtin e disiplinės, seriozitetin e duhur apo ndjenjėn e detyrės. Arsyeja ishte se unė nuk kisha mėsuar kurrė tė luftoja fort pėr njė ēėshtje, tė ndiqja me kėmbėngulje dhe me tė gjitha forcat njė qėllim tė caktuar - gjithēka mė kishte rėnė vetė nė prehėr. Unė kisha qenė i pėrkėdhelur dhe i bindur top se asnjė humbje nuk mund tė mė rrezikojė; e kisha pasur lehtė nė jetė dhe kisha arritur gjithēka pa asnjė mundim, pa mė vajtur mendja se thjesht, unė po bluaja trashėgiminė e njė tė kaluare tė ndritshme dhe se do tė vinte dita qė ky hambar tė shteronte.

    (vijon)

    Eqrem Bej Vlora ėshtė njė ndėr personazhet qė e ka pėrjetuar fundin e sundimit osman nė Shqipėri dhe lindjen e zhvillimin e Shqipėrisė pas pavarėsisė. Me pėrkrahjen e Institutit pėr Evropėn Juglindore, ai ka shkruar kujtimet e tij dhe ka arritur tė hedhė nė letėr periudhėn vendimtare tė zhvillimit vetjak dhe tė formimit tė Shqipėrisė deri nė vitin 1925. Nė vitin 1964, vdekja e papritur e ka shkėputur nga kjo punė. Libri “Kujtime” i Eqrem Bej Vlorės ėshtė botuar nė vitin 1973 nė Munchen tė Gjermanisė, nė gjuhėn gjermane, i pėrgatitur nga Instituti pėr Evropėn Juglindore. Si nė ēdo dorėshkrim qė autori nuk ka mundėsi ta pėrcjellė vetė deri nė shtyp, edhe nė rastin tonė kanė mbetur shumė ēėshtje tė hapura - sqaron botuesi pėr librin. Librin nė gjuhėn shqipe e ka botuar Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, Tiranė.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Fitorja e fundit e partisė sė bejlerėve

    Nė vitin 1923 Partia Konservatore e bejlerėve arriti njė fitore tė plotė, ndonėse tė fundit! Po t’i kishte kuptuar mė mirė ndryshimet e ndodhura dhe tė kishte pasur mė shumė frymėn e kastės, me kėtė fitore ajo do tė kishte siguruar, madje nė njė mėnyrė tė padiskutueshme, udhėheqjen nė Shqipėri edhe pėr disa dhjetėvjeēarė tė tjerė

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (2)


    Mė 26 nėntor tė vitit 1923, kur u shpallėn zgjedhjet pėr Asamblenė Kombėtare legjislative, im atė dhe miqtė e mi ngulėn kėmbė qė tė vija edhe unė kanditaturėn. Formova atėherė, pa entuziazmin mė tė vogėl, ekipin tim me persona tė kallėpit konservativ, tė cilėve iu ecte fjala dhe kishin njėfarė peshe nė krahinėn e Vlorės. Dhe mė dukej si gjėja mė e natyrshme nė botė qė kėto zgjedhje t’i fitoja sėrish njėzėri. Miqtė, po edhe armiqtė me mendėsi konservative, mė mbėshtesnin pa rezerva. Mė tej doli qartė edhe njė herė se shumica e popullit nuk donte t’ia dinte pėr parullat e fryra tė ekstremit tė majtė. Pėr tė pasur sukses, mua nuk m’u desh tė harxhoja asnjė fjalė, tė investoja asnjė lek, nuk pata nevojė tė kurdisja asnjė komedi propagandistike. Mė zgjodhėn mua dhe grupin tim thjesht, sepse nuk mund tė mendohej qė tė zgjidhej njeri tjetėr pėrveē beut dhe, sepse prej meje pritej njė Zot e di se ēfarė. Por domethėnės ishte fakti se ai grusht zgjedhėsish tė shkallės sė dytė (nė rrethin e Vlorės ata ishin 75), tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga populli nuk ma dhanė votėn e tyre. Ata ishin rekrutuar nga radhėt e shtresės sė mesme dhe ishin njerėz qė kishin parė sa e sa tė mira nga shtėpia jonė. Ndėrmjet tyre ishte edhe njė fshatar imi, ortodoks nga fshati Poro. Kureshtar, e thirra njė ditė nė shtėpi dhe e pyeta pėrse nuk donte tė ma jepte votėn. “Ti je bej denbabaden, i pėrkėdhelur prej Zotit dhe kėsmetit. Ti nuk mė ke bėrė kurrė tė keqe e megjithatė unė nuk do tė votoj pėr ty, se dua qė tė marrėsh vesh edhe ti, njėherė, sa tė dhėmb kur nuk bėhet dėshira dhe vullneti yt!” Unė nuk i mbajta mėri fshatarit pėr kėto fjalė tė ēiltra dhe tė hapura, ndonėse edhe krejt arkaike dhe nuk i mora nė mėnyrė tragjike. Por, pa dashur, m’u kujtua pėrgjigjja e atij fshatarit grek qė, nė njė gjyq tė kurdisur kundėr Alkibinės, u shpreh pėr dėbimin e tribunit tė popullit, pa e njohur fare atė. Kur e pyetėn pastaj, pėrse votoi kundėr kėtij bashkėqytetari tė nderuar, fshatari i ndershėm u pėrgjigj: “E di qė ai meriton vetėm lėvdata dhe mirėnjohje! Por po bėhen ama kaq e kaq vjet qė dėgjojmė vetėm ditirambin e tij! Mjaft mė! Tė mėsojė edhe ai njėherė si shijon kur tė shajnė!” Mė vonė unė mėsova se rebelimi vetjak I fshatarit tim kishte njė motiv mjaft prozaik: njė saraf nga Narta, njė pėrfaqėsues i klasės sė re nė ngjitje tė pazarit, i kishte premtuar njė zgjatje afati pėr larjen e borxhit, me kusht qė tė votonte kundėr meje. Dhe pėr ta bindur xhelatin e tij se po i qėndronte besnik ujdisė, fshatari i mirė kishte dashur ta bėnte publik opozicionin e tij. Fundja nuk rrezikonte shumė - tė gjithė e dinin qė “beu i zvetėnuar” nuk merrej me kėso hakmarrjesh tė vogla. Gjatė kėtyre zgjedhjeve, krahu gjoja demokratik nė Tiranė dhe nė mbarė Shqipėrinė u pėrpoq tė siguronte fitoren e kandidatėve tė tij, duke pėrdorur mashtrimet, shpifjet dhe dhunėn mė tė pabesueshme (me ndihmėn edhe tė xhandarmėrisė). Dhe mė kot! Nė Shqipėrinė e Jugut u zgjodh vetėm njė pjesė e vogėl e tyre (21 nga tė 102 deputetėt). Por propaganda e shfrenuar midis nėpunėsve shtetėrorė dhe nė rrethet e klasės sė mesme ishte kaq e zhurmshme, e paturpshme dhe e bezdisshme
    (ata kishin njerėzit e tyre nė tė gjitha zyrat qeveritare dhe nė ushtri), saqė njė njohės I sipėrfaqshėm i ēėshtjeve shqiptare do tė krijonte pėrshtypjen se gjithė Shqipėria do tė votojė pėr ta. Ndėrsa Partia Konservatore e bejlerėve qė luftonte nė heshtje, me kėmbėngulje dhe me stilin e vjetėr, arriti njė fitore tė plotė, ndonėse tė fundit! Po t’i kishte kuptuar mė mirė ndryshimet e ndodhura dhe tė kishte pasur mė shumė frymėn e kastės, me kėtė fitore ajo do tė kishte siguruar, madje nė njė mėnyrė tė padiskutueshme, udhėheqjen nė Shqipėri edhe pėr disa dhjetėvjeēarė tė tjerė. Por sqima dhe kapadaillėku, mėnyra e saj e veprimit, mungesa e shpirtit organizues, paaftėsia pėr tė pėrshtatur mendėsinė dhe mėnyrėn e jetesės, bėnė qė ata tė lėshojnė pe (1923) pėrpara disa qindra poterexhinjve, tė maskuar prapa njė etikete demokratike, ndėrsa vetėm pak mė vonė, kur fati ua dha edhe njė herė nė dorė pushtetin (1925), ndihmuan tė hipė nė shalė njė diktator nga klani i tyre, njė njeri qė as mendonte fare tė ruante interesat e tyre. Bejlerėt ishin degraduar, veēse jo nė kuptimin qė mendonte klasa e mesme. Ata nuk ishin as cuba dhe as tiranė, por ata nuk ushtronin mė asnjė funksion. Mė tej ata nuk ishin nė gjendje tė mbronin as interesat e tyre vetjake, as interesat e tyre kolektive, ata jetonin me njė tė kaluar tashmė tė kapėrcyer. Shumica e tyre ishin varfėruar dhe, pėr mė tepėr, ishin edhe tė paarsimuar, popullariteti i tyre kishte rėnė, ata ishin bėrė tė huaj pėr vendin ose pėr shkak tė sjelljes sė tyre demokratike, ose se, pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė mbajtur nė kėmbė “derėn e madhe”, kishin bėrė kaq shumė lėshime, saqė tani me shumė vėshtirėsi mund tė quheshin si “primi inter pares”. Ndėrsa shqiptari atė qė do ta njohė si udhėheqės kėrkon ta shohė “tė madh”.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si filloi ngritja e Ahmet bej Zogut
    - Ēfarė personaliteti kishte kryeministri Zogu
    - Ēfarė ishte Fan Noli
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Ngritja e Ahmet bej Zogut

    Nė krahasim me bejlerėt e tjerė, Zogu nuk kishte mjete, madje mund tė themi, ishte i varfėr. Por kishte gjėra tė tjera qė nuk i kishin ata: ishte mė I zgjuar, mė trim, mė energjik, mė serioz, mė bindės dhe mė popullor se ata

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (3)


    Dhe mė 1923/1924 i tillė mund tė ishte nė Shqipėri vetėm njė bej - Ahmet bej Zogu. Ndaj edhe pėrreth tij u mblodhėn tė gjithė ata qė kėrkonin udhėheqje dhe pėrfitim. Nė krahasim me bejlerėt e tjerė, Zogu nuk kishte mjete, madje mund tė themi, ishte I varfėr. Por kishte gjėra tė tjera qė nuk I kishin ata - ishte mė i zgjuar, mė trim, mė energjik, mė serioz, mė bindės dhe mė popullor se ata. Atij i duhej tė luftonte qė, sė pari, tė afirmohej mes sėrės sė vet, pra pėr diēka qė tė tjerėve u kishte rėnė nga qielli. Ndaj edhe meritat e tij ishin mė tė mėdha, kurse sukseset mė tė pėrligjura dhe mė tė ēmueshme. Nė fund tė vitit 1923, kur ne deputetėt e Asamblesė Kombėtare Legjislative u mblodhėm nė Tiranė, ai ishte kryeministėr dhe pa dyshim, personaliteti mė i rėndėsishėm nė Shqipėri. Se ē’pėrfaqėsonte ai nė tė vėrtetė, asnjėri nga ne nuk e dinte mirė, por paraqitja e tij ishte aq bindėse, rrezatonte aq epėrsi dhe ai vetė besonte aq fort nė misionin dhe nė tė ardhmen e vet, saqė ishte e vėshtirė t’I shmangeshe fuqisė tėrheqėse tė personalitetit tė tij. Por, po kėto veti e kishin ēuar deri nė pikėn e vlimit edhe urrejtjen e zilinė e ish-bashkėpunėtorėve tė tij demokratė. Tirana e atėhershme ishte njė fshat, ndonėse nė rritje, me tė gjitha tė kėqijat dhe kėrkesat e njė selie. Ardhja e menjėhershme e disa qindra vetėve, disi me pretendime, e keqėsoi edhe mė tepėr ngushticėn, edhe mė parė, tė ndjeshme, tė strehimit. Zoti Vianxoni, hotelieri italian qė mbante nė Vlorė “Hotel Albania” kishte improvizuar nė dy shtėpi tiranase njė si pension evropian. Pajimi i tyre ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet, sepse konceptet evropiane nuk mjaftojnė pėr tė pasqyruar njė primitivitet tė tillė. Dhe neve, deputetėve tė Asamblesė Kombėtare, qė tė shoqėruar nga trimat tanė, shkonim rėndė-rėndė nėpėr rrugėt e baltosura e plot gropa pėr nė vendin e mbledhjes, na dukej vetja si ca burra tė mėdhenj shteti dhe udhėheqės, edhe pse nė thelb, nuk ishim e shumta veēse ca kryepleq fshatrash qė kapardiseshim si misėrokė. Kjo ishte fusha ku zhvillohej gara midis pothuajse gjithė pjesėmarrėsve tė panairit politik nė Tiranė, ndėrkohė qė Ahmet Zogu, i mbrojtur nga autoriteti i shtetit dhe i trimave tė vet nė shtėpinė e tij apo nė zyrė, vriste mendjen seriozisht pėr mjetet dhe rrugėt qė mund ta ēonin pėrpara ngjitjen e tij, por edhe qė tė konsolidonin idenė e shtetit dhe organizimin e tij. Kjo punė i duhej lėnė atij! Kur kėsaj I vė pėrbri veprimtarinė e kundėrshtarėve tė tij, intrigat e pėrhershme, spicat dhe paralizimin e bisedimeve nė Asamble, atėhere nuk tė habit edhe zhvillimi i mėtejshėm I ngjarjeve. Tirana nė atė vjeshtė dhe dimėr tė 1923/24-s nuk tė ofronte, siē vazhdojnė tė besojnė edhe sot disa fantastė, pamjen e njė qendre liberale, demokratike, por nė rastin mė tė mire tė njė ēerdheje mjerane intrigash, ku nga mėngjesi nė darkė zhvillonin punėt e tyre tė errėta llafazanėt dhe cubat armėvringėllitės. Ata pak qė kishin koncepte tė tjera pėr konkurrencėn demokratike, rrinin mėnjanė dhe vėshtronin nga larg me neveri, duke dashur tė mos ndyenin duart nė kėtė lojė. Midis tyre isha edhe unė. Unė nuk kasha asnjė dyshim se kujt duhej t’ia jepja votėn, apo cilėn anė duhej tė mbėshtesja - pėr kėtė bindjet e mia konservatore ishin tashmė tė pjekura - por shpesh kisha ndjesinė se me botėkuptimin, parimet dhe kulturėn time, unė qėndroja mė afėr grupit tė urryer demokratik, sesa grupit konservativ, i cili me mungesėn e tij tė plotė tė qėllimeve, mė dukej krejt i huaj. Pėr mė tepėr qė fati ma kishte caktuar edhe karrigen pranė grupit demokratik. Unė rrija nė njė bankė me peshkopin ortodoks, Fan Noli, njeri shumė I kulturuar dhe simpatik, udhėheqės i Partisė Demokratike, me tė cilin mė hahej muhabeti pėr mrekulli. Kėtė e patėn zbuluar shpejt ca spiunė demokratikė dhe e kishin diskutuar nė njė mbledhje partie. Por njė udhėheqės tjetėr i tyre, Luigj Gurakuqi, njė shqiptar I shkolluar dhe i jashtėzakonshėm i asaj kohe, i shprehu me kėto fjalė tė qėlluara dyshimet e tij: “Si mund tė jeni kaq budallenj dhe tė besoni se Eqrem beu mund tė kalojė ndonjė ditė nė anėn tonė? Si mund tė besoni se ai, pėrparimet e rėndomta tė tė cilit nė shkallėn e ulėt tė gjimnazit i njoftoheshin vazhdimisht telegrafisht tė jatit nga Ministria e Jashtme p. dhe m. nė Vjenė, do tė bėhet, befas, demokrat? Ai ėshtė aristokrati mė i shkolluar dhe mė i regjur nga tė gjithė: po tė ishte nevoja, qoftė edhe kundėr pikėpamjeve tė veta, ai do tė bashkohej edhe me djallin, mjaft qė tė na kundėrvihej neve!” Ky zjarr i kryqėzuar komplimentesh tė dyanshme, nuk do tė kishte qenė, megjithatė edhe aq i rrezikshėm, tė mos kishte kaluar grupi demokratik nė disa veprime tė njė natyre tjetėr. Paladinėve tė mendėsisė demokratike u kishte rėnė nė kokė pėr poste dhe ofiqe zyrtare; me demokraci ata nėnkuptonin artin pėr tė zėnė njė post drejtues dhe pėr ta pėrdorur atė pastaj, sipas qejfit. Por meqenėse kjo ishte e pamundur me rrugė legale parlamentare (sepse ata nuk mund tė shpresonin kurrė pėr shumicėn nė parlament), ata kėrkonin t’i arrinin qėllimet e tyre me mėnyra jolegjitime dhe tė dhunshme, ndėr tė cilat, mė e para, ishte mėnjanimi i kundėrshtarit qė u dukej mė i rrezikshėm, Ahmet Zogut.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Cilat ishin planet e partisė kundėrshtare pėr Ahmet bej Zogun?
    - A pranonte Partia Demokratike ta shfrytėzojė dhunėn pėr qėllime politike?
    - Sa lehtė ishte tė vrasėsh nė Shqipėri?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #4
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Agjitatorėt e atentateve

    E zhgėnjyer qė, me gjithė parregullsitė dhe dhunėn e ushtruar gjatė zgjedhjeve, nuk arriti suksesin e dėshiruar, Partia Demokratike filloi ta provojė tani fatin me kėrcėnime dhe vrasje

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (4)


    Ne kishim dijeni pėr kėto plane tė mbrapshta tė partisė kundėrshtare, sepse ata flisnin pėr to gjithandej, por nuk na e merrte kurrė mendja se gjer ku mund tė shkonin kėta njerėz me urrejtjen e tyre. Atyre u ishte mbushur mendja top se nė njė Shqipėri parlamentare, ata ishin thirrur nga historia pėr tė drejtuar fatet e kombit dhe se bejlerėt duhet t’ua lėshonin vendin vullnetarisht, qoftė edhe pėr tė larė mėkatet e kryera, gjoja, nė rrjedhė tė shekujve. Kjo sqimė ishte e mundur vetėm te njė popull tej mase krenar dhe fodull si shqiptarėt. Por demokratėve do t’u duhej mė vonė tė hanin ca kumbulla tė tharta. E zhgėnjyer qė, me gjithė parregullsitė dhe dhunėn e ushtruar gjatė zgjedhjeve, nuk arriti suksesin e dėshiruar, Partia Demokratike filloi ta provojė tani fatin me kėrcėnime dhe vrasje. Nuk duhet harruar se ē’u bė kundėr Myfit bej Libohovės e grupit tė tij nė prefekturėn e Gjirokastrės nga prefekti Tromara, nga kapiteni i xhandarmėrisė Koēo Muka dhe majori i xhandarmėrisė Ahmet Lepenica. Kėta njerėz – tė nxitur edhe nga Tirana - vodhėn dhe falsifikuan votat, burgosėn dhe rrahėn zgjedhės dhe sė fundi, me dorėn e banditit grek Koēo Memo, organizuan edhe njė atentat kundėr Myfit bej Libohovės dhe vranė njėrin nga njerėzit e tij. Por me gjithė kėto pisllėqe ky aristokrat tepėr inteligjent, i shkolluar dhe i pasur, mundi tė fitojė nė zonėn e vet dhe luajti mė vonė njė rol tė rėndėsishėm. Nuk shkoi shumė dhe kjo politikė e papėrgjegjshme u kthye edhe kundėr Ahmet Zogut vetė. Si vegėl pėr kėtė demokratėt pėrdorėn djaloshin ekstravagant matjan, Beqir Valterin. Kėtė tė ri ata e pėrpunuan pėr njė kohė tė gjatė, derisa ai pranoi tė vrasė mirėbėrėsin e tij, Ahmet Zogun, njeriun qė para dy vjetėsh me paratė e veta e kishte ēuar pėr studime nė Itali. Po a ishte pėr t’u ēuditur me kėtė plan vrasjeje kur, vrasėsi i Esat Pashė Toptanit, Avni Rustemi, tė cilin drejtėsia franceze, me njė manipulim tė habitshėm tė ligjit, e nxori tė pafajshėm dhe qė Qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bėri deputet, kur ky vrasės i pabesė pra, kapardisej nėpėr Tiranė dhe brohoritej ngado si njė shpėtimtar i atdheut? Ky shembull u tregonte gjithė djemve shqiptarė sesi me anė tė njė plumbi tė shkrepur nga prapa shpinės, si burracakėt, mund tė bėheshe “njeri i madh”!.
    Se ē’pėrmasa kishte marrė psikoza e vrasjeve mund ta ilustrojė njė shembull. Nė vitin 1923, unė bashkė me kunatin tim Ajet bej Libohova, po udhėtonim me njė anije italiane nga Vlora nė Sarandė. Kabina jonė ishte afėr sallonit. Meqė dera nuk ishte e mbyllur dhe hyrjen e ndante me sallonin vetėm njė perde, brenda dėgjohej shkoqur ēdo fjalė qė flitej aty. Vrasėsi i Esat Pashės, Avni Rrustemi, dhe disa studentė ishin ulur pėrreth kunatit tim dhe po bisedonin pėr politikė. Unė u futa nė kabinė pa i pėrshėndetur fare. Kunati im ishte rritur nė Zvicėr, kishte jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė Greqi dhe ishte “demokratizuar” pra, thellė; djemtė qė ishin pėrreth vinin tė gjithė nga krahina e tij (Libohovė), ndaj nuk u ēudita fare qė ata me t`u takuar, filluan menjėherė sipas zakonit grek, tė flasin pėr politikė. Kunati im kishte pikėpamje tejet liberale pėr bashkėjetesėn e popujve dhe ishte shumė larg nacionalizmit. Ai u shpjegoi tė rinjve tė mirat qė njė popull I vogėl si ai shqiptar, mund tė kishte nga marrėdhėniet miqėsore me fqinjėt e tij (nė kėtė rast, Italia, Greqia dhe Jugosllavia), ai pėrshkroi bukur dėmet qė mund tė kishte njė popull i prapambetur nga luftėrat klasore apo partiake, ai predikoi masė dhe urtėsi, me njė fjalė pėrdori tė gjithė regjistrin e retorikės liberale. Biseda e tij nuk kishte pasur asgjė tė dėnueshme, e megjithatė unė dėgjova me veshėt e mi, kur disa minuta pasi ai ishte larguar, Avni Rustemi tha: “Ne thurim plane sesi t’i mėnjanojmė, pėr tė mirėn e popullit, njerėz tė tillė tė rrezikshėm si Shefqet Vėrlaci dhe Myfit Libohova. A nuk do tė ishte mė mirė qė tė parin tė vrisnim kėtė Ajet bej renegat! Me fjalėt e tij prej shenjtori ai kėrkon tė vrasė entuziazmin e rinisė!” Kjo e mbushi kupėn! Kėtij dėshtaku bukėshkalė i ishte rritur mendja nga vrasja e Esat Pashė Toptanit! Unė dola nga kabina, iu afrova tė rinjve dhe u thashė atyre me ton tė qetė se me plane tė tilla vrasjeje I bėhet njė shėrbim shumė i keq Shqipėrisė, aq mė tepėr kur dihet qė vrasja sjell me vetė aksionin e hakmarrjes. Madje-madje, disa herė mjaftonte pėr kėtė dhe vetėm ndėrmendja. Prandaj djelmoshat do tė bėnin mirė tė mendoheshin thellė para se tė merreshin me kėto punė! Ata mbetėn pa zė. Por nga vėshtrimet e tyre ishte e qartė se ēfarė mendonin pėr mua. Mirėpo unė nuk kisha pse tė trembesha: para sallonit rrinin dy zezakėt e mi tė armatosur deri nė dhėmbė. Pra nuk ishte e kėshillueshme tė shiteshin si heronj komedish! Grupi i vrasėsve demokratė ia besoi ēirakun Beqir Valteri mjeshtrit tė vjetėr Avni Rustemi pėr ta shkolluar. Ditė pėr ditė, nė njė vend jashtė Tiranės e nė prani tė disa krerėve, zhvilloheshin ushtrime nė qitje, siē e pohoi mė vonė vetė atentatori. Kur u stėrvit aq sa tė besohej se mund tė qėllonte pėr vdekje njė njeri nė largėsi 25 metra, ai u quajt i aftė pėr tė kryer vrasjen e tij “atdhetare”.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - A pat sukses atentati mbi kryeministrin Zogu?
    - Ēfarė ngjau nė Parlament pas atentatit mbi Zogun?
    - Kush e qetėsoi atmosferėn?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  5. #5
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Atentati mbi kryeministrin Zogu

    Mė ra nė sy se atė ditė grupi i Partisė Demokratike prapa meje po rrinte ēuditėrisht i heshtur dhe i merakosur. Ka tė ngjarė qė kėshtu tė mendoj tani, por sidoqoftė atė ditė pata ndijimin sikur ata po prisnin, tė tendosur, diēka. Befas ushtuan dy krisma nė shkallėt e ndėrtesės, qė u pasuan nga njė qetėsi e ngrirė...

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (5)


    Mė 23 shkurt 1924, gati tė gjithė ne, deputetėt, thuajse kishim zėnė vendet tona pėr seancėn e pasditės tė Asamblesė. Mungonte vetėm Qeveria, pra edhe kryministri Ahmet Zogu. Unė rrija, si gjithmonė, pranė mitropolitit Fan Noli, nė bankėn e radhės sė parė, majtas hyrjes. Mė ra nė sy se atė ditė grupi i Partisė Demokratike prapa meje po rrinte ēuditėrisht i heshtur dhe i merakosur. Ka tė ngjarė qė kėshtu tė mendoj tani, por sidoqoftė atė ditė pata ndijimin sikur ata po prisnin, tė tendosur, diēka. Befas ushtuan dy krisma nė shkallėt e ndėrtesės, qė u pasuan nga njė qetėsi e ngrirė. Pastaj u hapėn me vrull dyert e sallės dhe brenda hyri Ahmet Zogu, me revolver nė dorė. Ai ishte prerė nė fytyrė, por ecte me shtatin drejt dhe pas disa ēastesh e mori veten, madje buzėqeshi dhe vajti me ēap tė sigurt tek bangoja e Qeverisė, ku u ul nė njė vend tė caktuar pėr sekretarėt. Ne tė gjithė u bėmė nė ēast tė vetėdijshėm pėr gjendjen dhe e kuptuam menjėherė se ē’kishte ndodhur. Se nė raste tė tilla populli ynė e mbledh veten shpejt dhe ėshtė shumė i disiplinuar. Disa deputetė qė kishin miqėsi me Ahmet Zogun iu mblodhėn pėrqark, pjesa tjetėr e deputetėve ngriu kėrcėnueshėm, nėpėrvendet e saj, prapa nesh. Unė e vlerėsova sakaq rrezikshmėrinė e gjendjes sime, por edhe nė pėrgjithėsi. Kjo qetėsi e kjo heshtje mund tė shndėrrohej nga ēasti nė ēast nė katrahurėn mė tė madhe. Unė rrija pothuaj nė mes tė garibėve demokratė; nga e djathta e sallės, pra, para meje dhe anash pultit tė presidiumit, ishin vendet e konservatorėve. Tė gjithė ishin tė armatosur! Tė vinte puna tek armėt, unė isha nė mes tė plumbave tė miqve dhe tė armiqve. Ndaj brofa nė kėmbė, i pėshpėrita nė vesh peshkopit shakaxhi “bėfshi qejf” dhe nxitova drejt lozhės sė dėgjuesve, ku po rrinte njė miku im i partisė, doktor Simonidhi 5 nga Vunoi i Himarės. E ndihmova atė tė kaptonte parmakėt e lozhės dhe e ēova tek Ahmet Zogu pėr t’i parė plagėt. Zogu nė fillim nuk i besoi dhe nuk deshi ta linte kėtė tė panjohur ta vizitonte, por pastaj, kur unė e sigurova se mjeku ėshtė i besueshėm, nuk kundėrshtoi mė. Plagėt ishin tė rėnda por pa rrezik pėr jetėn: dy plumba e kishin marrė kalimthi duke e ēarė thellė, njėri nė kofshė e tjetri nė baqth; plagėt u lidhėn pėrkohėsisht. Unė shkova te miku dhe kushėriri im, Iljaz bej Vrioni. Ai kishte qenė dy herė kryeministėr dhe shumė herė tė tjera ministėr dhe njihej nga tė dyja anėt si njeri i paqes. Pra, nė ato ēaste ai ishte personi mė i pėrshtatshėm pėr tė bėrė thirrje pėr qetėsi dhe gjakftohtėsi! Kryetari i seancės, Eshref Frashėri dhe gjithė ekipi i tij ishin zhdukur nga presidiumi dhe kishin zėnė vrimat nė tė katėr anėt e sallės. Unė e kėshillova Iljaz bej Vrionin tė shkonte nė presidium dhe tė mbante njė fjalim tė shkurtėr, qetėsues. Ai e bėri kėtė, gjeti tonin e duhur dhe pati suksesin e dėshiruar. Pastaj u bė i gjallė edhe vetė Ahmet Zogu. Nga karrigja ku rrinte ai foli me zė tė fortė e tė qetė: “Zotėrinj! Nuk ėshtė hera e parė nė botė qė nė njė parlament ndodh diēka si kjo qė mė ndodhi mua. Unė u lutem miqve tė mi, ta peshojnė rastin me gjakftohtėsi dhe pastaj tė veprojnė”. Zogu ishte pėrsėri zot i plotė i ndjenjave dhe veprimeve tė veta - duke zgjuar admirimin tim tė vėrtetė! Ndėrkaq nė hollin e parlamentit dėgjoheshin krisma tė njėpasnjėshme, ne tė gjithė ishim tė shqetėsuar, ngaqė nuk po merrnim vesh se ē’po bėhej. Kush qėllonte dhe kundėr kujt? Mė vonė mėsuam se atentatori Beqir Valteri ishte ngujuar nė nevojtore, ndėrsa rojat e parlamentit, pėr ta detyruar tė dorėzohej e bėnė shoshė strehimin e tij. Ndėrkaq vetė Beqir Valteri kėndonte nė nevojtore kėngė heroike, mbase pėr t’i dhėnė zemėr vetes, dhe nga prapa derės qėllonte edhe ai trimėrisht mbi rrethuesit. Atentati kundėr Zogut shkaktoi prerjen e menjėhershme tė ēdo kontakti me Partinė Demokratike, jo se ne ushqenim ndonjė simpati tė tepruar apo besim tė verbėr ndaj Ahmet Zogut, por sepse ky akt na fyente tė gjithėve dhe ishte si tė na shpallej luftė hapur. Dhe mė tepėr nga tė gjithė, peshėn e fyerjes e ndjeu vetė Zogu. Siē e donte zakoni shqiptar, pas kėsaj ai nuk doli nga shtėpia deri ditėn qė sfida mori pėrgjigjen e duhur. Dhe pėr tė dhėnė ndėshkimin e merituar ai pėrdori me mjeshtėri njė mjet qė i dha mundėsi tė vriste dy miza me njė tė qėlluar. Ai nuk lejoi t’i preken as qimet e flokėve atentatorit, tė kapur, ndėrkaq, nga rojet e parlamentit tė komanduara nga Osman Gazepi, por e thirri dhe e pyeti se pėrse kishte dashur ta vriste. Beqir Valteri i tregoi tė gjitha pa fshehur asgjė, pėr ēka jo vetėm iu fal jeta, por edhe u trajtua mire gjatė kohės qė qėndroi i burgosur nė kazermėn e rojave tė parlamentit. Atentatori, qė tė tėra kėto m’i ka rrėfyer vetė mė 1943, largohet pastaj nga vendi mė 1925, kur Partia Demokratike u dėbua nga Zogu, dhe shkoi nė Francė, prej nga kthehet pėrsėri nė Shqipėri mė 1939 dhe pushkatohet nga komunistėt mė 1945.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si u hakmor Ahmet Zogu?
    - Si bashkoi dy rrymat politike - esadizmin dhe ahmetizmin?
    - Cilat ishin rrethanat qė sollėn diktaturėn 15-vjeēare?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #6
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Mjerimi i Shqipėrisė

    Asnjėherė mė shumė se nė kėtė pranverė tė vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshėm dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kanė luajtur rol mė tė mjerė nė Shqipėri

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (6)


    Ahmet Zogu e dinte kush ishin organizatorėt. Ai pajtoi njė njeri nė Tiranė, qė kishte marrė prej vitesh me qira njė mulli bloje nga Esat pasha (njėherėsh edhe vetė esatist i njohur), i cili qėlloi me revolver dhe plagosi rėndė Avni Rrustemin, vrasėsin e Esat pashė Toptanit dhe nxitėsin kryesor tė atentatit kundėr Zogut. I plagosuri vdiq dy ditė mė vonė nė spitalin e Tiranės. Ky kishte qenė njė akt i shkėlqyer hakmarrjeje, qė jo vetėm pėrputhej me rregullat e kodit tė Vendetės shqiptare, por bėnte edhe njė shėrbim tjetėr: pajtonte dy rryma politike, esatizmin dhe ahmetizmin, deri atėherė tė ndara. Por vrasja e Avni Rrustemit ishte njėherėsh edhe shkėndija qė ndezi flakadan zjarrin deri atėherė tė mbuluar, tė urrejtjes sė vjetėr disavjeēare midis krahut demokratik dhe atij aristokratik. Urrejtja, si njė udhėkryq, ndante Shqipėrinė osmano-feudalo-myslimane nga ajo nacionalo-socialisto-demokratike. E nė rrethanat ekzistuese ky zhvillim do tė ēonte pashmangėsisht nė vendosjen e njė diktature qė do tė zgjaste 15 vjet. Nė mbrėmjen e po asaj dite unė me Myfit bej Libohovėn i bėmė njė vizitė nė shtėpi Ahmet Zogut. Megjithė njėfarė temperature, Zogu e kishte marrė tashmė veten nga shoku i pėsuar. Sipas zakonit tė keq shqiptar, nė dhomėn e tė sėmurit hynin e dilnin me qindra vizitorė, pa dashur t’ia dinė nėse ky interes i pėlqen apo e bezdis tė sėmurin. Piheshin pambarim cigare dhe kafe, ndėrkohė qė i sėmuri, pėr tė mos e humbur burrėrinė nė sytė e botės, jo vetėm qė duhej t’i priste buzagaz, por edhe t’u jepte muhabet. Dhe Ahmet Zogu i pėrmbushte nė mėnyrė tė shkėlqyer kėto kėrkesa tė etiketės shqiptare. Asnjė fjalė e keqe pėr atentatorin dhe pėr nxitėsit e tij nuk doli nga buzėt e tij, asnjė emėr nuk u pėrmend. Por pikėrisht kjo shpėrfillje nė dukje ishte ogur mė i keq pėr organizatorėt e atentatit dhe pėr pasojat e aktit tė tyre. Mua mė erdhi edhe njė herė nė majė tė hundės nga rrengjet qė ofronte politika shqiptare. Mora leje, me kokėn time, dhe u nisa pėr nė Vlorė. Por pas disa ditėsh doli qė kisha rėnė nga shiu nė breshėr! Ajo qė po luhej nė Vlorė, ishte doemos vetėm refleksi i asaj qė po ndodhte nė Tiranė, por e mjaftueshme megjithatė, pėr tė ēmendur njė njeri normal. Si pasojė e manipulimeve tė Partisė Demokratike, nė Tiranė po bėheshin gjashtė javė pa arritur tė formohej njė qeveri. Si kėrpurdha tė helmuara nė njė moēal shpėrthenin intrigat e grupeve dhe tė partive: dora e “kuqe” dhe “e zezė”, organizata Bashkimi dhe shoqata tė tjera revolucionare, anarkike, e mė tė shumtėn qesharake, qė mbillnin vetėm kaos. Kėshilli i Regjencės dhe shumica e Asamblesė, gjatė njė periudhe qetėsie relative, u pėrpoqėn tė kalojnė kandidaturėn e Iljaz bej Vrionit pėr kryeministėr. Por “dora e zezė” (intelektualė tė dėshtuar, nėpunės dhe oficerė tė politizuar) e kėrcėnonte me vdekje kandidatin nė rast se ai merrte nė kabinetin e tij Ahmet Zogun. Rruga ishte bėrė kėshtu gjykatės pėr fatet e vendit. Partitė “demokratike” kishin zgjedhur pėr zgjidhje hakmarrjen pėr vrasjen e Avni Rrustemit. Ata kėrkonin qė nga vrasja e njė sektaristi ekstravagant tė pėrligjnin njė revolucion shoqėror, dhe nė kėtė anarki tė pėrgjithshme, ata shpresonin, mė nė fund, qė tė fitonin njė pushtet tė pakufizuar. Kjo quhej asokohe demokraci nė Shqipėri! Mė sė fundi, mė 30 mars 1924, Kėshilli I Regjencės ngarkoi Shefqet bej Vėrlacin me krijimin e qeverisė sė re. Misioni i tij ishte tė pėrpiqej pėr vėllazėrimin e rrymave tė ndryshme politike dhe pėr rivendosjen e rendit dhe tė idesė sė shtetit: njė dėshirė e devotshme, por thuajse e parealizueshme. Dhe meqenėse Shefqet Vėrlaci mbahej si vjehrri i ardhshėm i Zogut, rryma demokrate u zemėrua jo pak. Ajo u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat qė ta bėnte qesharak programin e tij dhe ta vinte nė lojė nė sytė e popullit kabinetin e tij. Por kur pas dy javėsh “demokratėve” iu ofruan dy poste nė atė kabinet (Luigj Gurakuqi nga Shkodra pėr financat dhe doktor Fahriu nga Kosova, pėr arsimin), ata jo vetėm qė I pranuan sakaq postet, por qė nė mbledhjen mė tė parė tė Asamblesė, kėnduan kėngė lavdėrimi pėr qeverinė dhe pėr qėllimet e larta, pa interes vetjak dhe atdhetare tė Shefqet Vėrlacit. Asnjėherė mė shumė se nė kėtė pranverė tė vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshėm dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kanė luajtur rol mė tė mjerė nė Shqipėri. Kėto mbrapshti paralizuan gjithė aparatin shtetėror dhe kabinetit Vėrlaci nuk I mbetej tjetėr veēse nga mėngjesi nė darkė tė pėrpiqej pėr mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė. Gjatė kėtyre ditėve ndodhi diēka qė i nxeu edhe mė tepėr gjakrat. Njė bandė kusarėsh vrau dhe grabiti nė pyllin e Mamurasit dy amerikanė tė pakujdesshėm. Askush nuk e dinte se cilėt ishin fajtorėt, ndaj edhe nuk mund tė orientoheshin. Demokratėt e shfrytėzuan sakaq kėtė ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrarė amerikanėt, pėr t’i dhėnė njė provė “botės” se vetėm ai ėshtė nė gjendje tė vendosė qetėsinė dhe rendin nė Shqipėri. Natyrisht, njė shpifje e tillė e ulėt nuk do tė kishte merituar as vėmendjen mė tė vogėl, nėse mė vonė (gusht 1924), pasi Partia Demokratike kishte marrė pushtetin, tė mos inskenohej njė proces gjyqėsor i mirėfilltė, me dėshmitarė tė rremė e mė the tė thashė, i cili fajėsoi pėr kėtė vrasje Ahmet Zogun.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni::
    - Ēfarė bėhej nė Vlorė
    - Si i harruan demokratėt “premtimet” pėr Avni Rrustemin
    - Ēfarė i sugjerohej Eqrem bej Vlorės qė tė bėjė
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  7. #7
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Nė jug e veri nxitet kryengritja kundėr Tiranės

    Nga tė dyja anėt parregullsitė ndiqnin njėra-tjetrėn: demagogėt shfajėsoheshin pėr aktet e tyre tė paligjshme se po vepronin nė emėr tė ēlirimit tė popullit nga tirania, Partia qeveritare Konservatore mbrohej, duke thėnė se gjendjet e jashtėzakonshme luftoheshin me masa tė jashtėzakonshme

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (7)


    Njė komedi e ngjashme ishte edhe ceremonia e nderimit para arkivolit tė hapur tė Avni Rrustemit nė spitalin e Tiranės. Tė gjithė ata qė e quanin veten “popull” dhe “demokratė” kaluan pėrpara arkivolit tė kėtij karagjozi kriminel tė cilin donin, me doemos, ta ngrinin nė piedestalin e heroit kombėtar dhe tė martirit. Me radhė, udhėheqėsit e Partisė Demokratike ngjiteshin pranė arkivolit dhe zbraznin rrėketė e fjalėve tė tyre, pa dashur t’ia dine se pėr popullin kėto poza janė krejt tė huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij pėr dinjitetin njerėzor. Kjo shfaqje u zhvillua pėr njė javė tė tėrė nė Tiranė dhe pastaj nė Vlorė, pėr gazin e gjithė kalamajve. Gjithė kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetėm njė qėllim: tė ngrinte peshė zemrat e njerėzve dhe nga trazira e pėrgjithshme, tė fitonte kapital politik. Nė kėtė vazhdė befas, Partia Demokratike vendosi ta transportojė tė vdekurin nė Vlorė, ta varrosė nė njė lėndinė tė vogėl trekėndėshe para barakės sė teatrit dhe kinemasė nė kryqėzimin e rrugės Skelė-Kaninė-Vlorė dhe pėrmbi tė, tė ngrejė njė pėrmendore. Me qėllim gjoja, qė ta pėrjetėsojė. Nė tė vėrtetė, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lėnė pas dore, ndėrsa pas tre vjetėsh ishte zhdukur fare Me vjegė se po pėrcjellin trupin vdekatar tė atdhetarit tė madh, shumė politikanė tė mirėfilltė dhe asish tė improvizuar u vunė nė lėvizje nga Tirana dhe pėrmbytėn Vlorėn, si njė luzmė karkalecash. Tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, ata u bashkuan atje me shokėt e tyre nė qytet. Qė prej gati njė jave ata kishin filluar tė organizonin tubime, nė tė cilat flitej hapur pėr shkėputje nga Tirana, pėr mbajtjen nė Vlorė tė njė seance tė posaēme tė Asamblesė Kombėtare, shkurt pėr njė revolucion. Njė herė qesh ftuar edhe unė nė njė tubim tė tillė dhe vetėm aty e pashė se sa larg kishin shkuar kėta kokėnxehtė. Unė kėputa ēdo lidhje me ta dhe desha tė qėndroja asnjanės dhe madje nė kundėrshtim me vetė miqtė e parties sime, tė cilėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė dhe mė nxisnin tė vihesha nė krye dhe t’i dėbonim me dhunė nga qyteti kėta luftėnxitės. Ndėr tė gjitha pavendosmėritė nė karrierėn time politike pėr tė cilat unė e qortoj veten, edhe kjo ishte e pafalshme. Pa asnjė mundim unė do tė kisha mundur tė merrja iniciativėn, tė dilja fitues dhe atėherė shumė gjėra nė Shqipėri do tė kishin rrjedhur ndryshe. Edhe kėsaj here mė mungoi bindja e duhur dhe entuziazmi i aventurės. Miku im shumė i nderuar, mėkėmbėsi i mbretit tė Italisė dhe Shqipėrisė mė 1939-43, shkėlqesia e Tij Franēesko Jakomoni di St. Severino, mė thoshte gjithmonė: “Eqrem Bej, ju jeni kėshilltari mė i mirė dhe mė I mprehtė qė mund tė pėrfytyrohet, por ju keni tė metėn se vetė nuk dėshironi kurrė tė angazhoheni plotėsisht!” Shefi im i mirė dhe shakatar i atėhershėm kishte tė drejtė, ndonėse ai harronte tė shtonte se “Quidquid agis, prudenter agas et respice finem!”. Sepse mua po mė rrėshqiste nėn kėmbė jo vetėm toka shqiptare, por edhe ajo italiane. Qeveria e Tiranės dėrgoi nė Vlorė toger Qazim Radovanin me tri kompani, tė cilat do tė mund tė kishin mbėshtetur njė operacion spastrimi, por unė nuk isha i sigurt se gjer ku duhej t’u besoja fjalėve tė miqve tė partisė sime. Ata rrinin nė shtėpinė time nga mėngjesi nė darkė vonė, ndėrkohė qė unė vetė duhej tė merresha edhe me dy miq tė nderuar qė banonin nė shtėpi – pėrfaqėsuesin gjerman zotin R.fon Kardorf dhe zotin prof. Ugolini. Vėshtrimi im depėrtonte gjer thellė dhe pikaste thelbin komik tė gjendjes. Nė tė gjitha sallonet e shtėpisė, me raki e kafe pėrpara, farkėtoheshin plane lufte ku tė dukej vetja nė rolin e shpėtimtarit tė rendit dhe tė disiplinės. Mė vinte pėr tė qeshur. E pėrsėris: pėr tė pasur sukses nė politikė nuk mjafton vetėm aftėsia e madhe e gjykimit, pozicioni drejtues, apo edhe trimėria personale. Duhet, mė tepėr, tė heqėsh dorė nga ēdo “sense of humor”, ta shtypėsh zėrin e ndėrgjegjes dhe nė ēastin e duhur t’i hedhėsh tė gjitha nė lojė, edhe atėherė kur arsyeja tė thotė njėqind herė jo. Unė nuk i kisha pra, kėto veti - apo, mbase gabime, tė nevojshme pėr tė vėnė nė jetė vullnetin tim politik nė Shqipėri. Ngjarjet nė Vlorė gjetėn jehonė edhe nė veri tė Shqipėrisė (Shkodėr). Kėtu vepronte grupi politiko-letrar “Ora e maleve”, i drejtuar nga deputeti Luigj Gurakuqi, njė njeri me kulturė tė madhe, por edhe ambicioz jashtė ēdo mase. Por konceptet e disciplines dhe tė pėrkatėsisė sė anėtarit tė njė qeverie parlamentare ishin avulluar te kėta demagogė gjer nė atė shkallė, sa Luigj Gurakuqi, ministėr i Financave nė qeverinė e Shefqet Vėrlacit, del si udhėheqės i rebelimit kundėr vetė qeverisė sė tij. Nė malėsinė e prefectures sė Kosovės, vepronte kryengritėsi I vjetėr Bajram Curri, i cili merrte nga qeveria 330 napolona ar, si kolonel rezervė, pėr tė mbajtur “qetėsinė dhe rendin”, por nė tė vėrtetė ai ishte vetė me rebelėt dhe nxiste trazirat nė vend. Pėr tė frenuar veprimtarinė e tij, qeveria kishte lejuar tė birin e armikut tė tij tė vjetėr Riza bej Kryeziu, Ceno beun, tė jetonte nė tokėn e lire shqiptare, edhe pse ai ishte nėnshtetas jugosllav (nga Gjakova). Nga tė dyja anėt parregullsitė ndiqnin njėra-tjetrėn: demagogėt shfajėsoheshin pėr aktet e tyre tė paligjshme se po vepronin nė emėr tė ēlirimit tė popullit nga tirania, Partia qeveritare Konservatore mbrohej, duke thėnė se gjendjet e jashtėzakonshme luftoheshin me masa tė jashtėzakonshme.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si filloi kryengritja e Barjam Currit
    - Si mori dhenė kryengritja kundėr qeverisė
    - A dėshironin tė vėnin diktaturė ushtarake demokratėt
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  8. #8
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Shqiptarėt nuk qeverisen me mjete parlamentare

    Bajram Curri me disa qindra ndjekės tė tij pushtoi Kukėsin, kryeqendrėn e prefekturės sė Kosovės dhe shpalli kryengritjen kundėr qeverisė sė Tiranės. Curri pas njė lufte tė rreptė arriti tė ketė sukses kundėr qarkkomandantit Muharrem Bajraktari: por me krismat e para tė pushkėve nė Kukės, Rubikoni ishte kaluar

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (8)


    Ndėrkaq nė zallahinė e ideve, aksioneve dhe shfajėsimeve u pėrvijua dalngadalė njė e vėrtetė e padiskutueshme: shqiptarėt nuk I qeverisje dot me mjete parlamentare paqėsore! Ministėr i Mbrojtjes nė qeverinė paraardhėse tė Ahmet Zogut pati qenė kolonel Ismail Vatzati. Meqenėse ai nuk u zgjodh mė nė zonėn e tij elektorale, Delvinė, u lut nga Shefqet Vėrlaci qė tė jepte dorėheqjen nga posti; nė vend tė tij u emėrua togeri Mustafa Aranitasi, njė ushtarak i ndershėm dhe i zoti, me aftėsi tė mira teknike, por tė dobėta politike. Kjo lėvizje disi e beftė funksionarėsh bėri qė gjashtė deputetė, miq tė ishministrit tė Mbrojtjes, t’i kthejnė krahėt Partisė Konservative dhe tė bėhen me atė demokratike. Ishin kėta minjtė e parė qė braktisnin anijen qė po mbytej? Kryeministri Shefqet Verlaci me mjetet e pakta qė kishte nė dorė, e mė tepėr me fjalė tė mira, pėrpiqej ndershmėrisht tė mbante rendin nė vend. Nė vazhdė tė politikės sė tij paqėtuese, ai shpalli nė Asamblenė Kombėtare se qeveria i ishte lutur Ceno bej Kryeziut tė mos qėndronte mė nė pjesėn shqiptare tė Kosovės, por tė vinte nė Tiranė (26 prill 1924), edhe pse ai sipas ligjeve nė fuqi, si shqiptar i pėrtejkufirit gėzonte tė njėjtat tė drejta si edhe ēdo nėnshtetas shqiptar. Ky gjest shpirtmadh i qeverisė, jo vetėm qė nuk ndihmoi arritjen e qėllimit tė dėshiruar, paqėtimin e shpirtrave, por pėrkundrazi solli pasoja krejt tė papritura. Me t’u larguar Ceno bej Kryeziu, Bajram Curri me disa qindra ndjekės tė tij pushtoi Kukėsin, kryeqendrėn e prefekturės sė Kosovės dhe shpalli kryengritjen kundėr qeverisė sė Tiranės. Curri pas njė lufte tė rreptė arriti tė ketė sukses kundėr qarkkomandantit Muharrem Bajraktari: por me krismat e para tė pushkėve nė Kukės, Rubikoni ishte kaluar. Dhe kėshtu kjo kryengritje e turpshme kundėr shumicės absolute tė zgjedhur nė Asamblenė Kombėtare, kundėr qeverisė legale, mori mė nė fund, formė tė hapur. Komandant i garnizonit tė Shkodrės ishte toger Rexhep Shala, njė ish-oficer turk i klasit tė tretė, njė ushtarak ambicioz, i biri i njė malėsori, i cili, bashkė me kolegun e tij nė Shqipėrinė e Jugut, toger Qazim Qafėzezin, synonte tė vendoste njė diktaturė ushtarake. Programi i obskurantistėve demokratė ishte: shpėrndarja e Asamblesė Legjislative, krijimi i njė qeverie ushtarake me vetėm tre ministra civilė (pėr financat, arsimin dhe drejtėsinė) dhe zgjedhje tė reja pėr njė kuvend popullor. Kėto synime demagogėt i quanin tė lira, demokratike dhe tė drejta! Megjithėkėtė njerėzit ende nuk e kishin marrė seriozisht kėtė lėvizje, edhe pse ajo tashmė kishte paralizuar qeverinė dhe Asamblenė Kombėtare. Nė Tiranė deputetėt ishin pėrpjekur disa herė tė mblidheshin, por ata nuk pėrbėnin dot shumicėn vendimmarrėse sepse numri I tyre ishte rrudhur nė 49. Ndėrkaq Shkodra ra nė duart e rebelėve. Por ndėrtesa qeveritare edhe nėpunėsit e saj nuk u dhanė. I vetmi zyrtar qė nė kėtė kohė e kreu deri nė fund detyrėn e tij ishte komandanti i xhandarmėrisė, kapiten Ferit bej Gabo Frashėri. Ai nuk deshi tė bėjė kompromise me kryengritėsit dhe mė 31 maj 1924, u barrikadua nė ndėrtesėn qeveritare. Aty edhe mbeti i vrarė. Ai ishte njė burrė trim, krenar dhe besnik i detyrės e i thirrjes sė tė parėve, njeri qė e mbajti lart sa e sa here nderin e fisit tė vet. Edhe nė Vlorė lėvizja po bėnte pėrparime. Major Qazim Radovicka me tri kompanitė e tij, mbante njė qėndrim asnjanės. Ndonėse vinte ēdo ditė nė shtėpinė time pėr tė pirė kafe dhe raki, ai u qėndronte larg bisedave pėr luftėn tė miqve, tashmė tė ndezur keqas, tė partisė sime. Disa ditė mė vonė ia behu toger Qazim Qafėzezi me ushtrinė e tij prej 200-300 burrash. Ky kokėtul sqimatar kishte ngecur keqas nė rrjetėn e njė partie, e cila hollė-hollė, ishte e huaj dhe armiqėsore pėr tė. Edhe nė kėtė ēast qeveria qendrore e kishte fuqinė (po tė ishte njė njeri i vendosur nė krye tė saj), ta shpėrndante bandėn revolucionare. Forcat e mbledhura nė Tiranė dhe pėrreth saj (afro 7000 burra), si edhe njerėzit besnikė ndaj qeverisė, do tė kishin mjaftuar plotėsisht pėr t’u dhėnė dėrmėn kėtyre plehrave. Por bejlerėt, pėr tė cilėt ėshtė shpifur aq shumė (jo agallarėt dhe njerėzit e tjerė tė shquar tė vendit), u trembėn prej pėrgjegjėsisė sė njė lufte civile, deri ditėn qė kundėrshtarėt e tyre, qė e dinin mirė se ē’duhej tė bėnin, i dėbuan tė gjithė si qen tė zgjebosur, apo i futėn nėpėr burgje! Kjo dėshmon edhe njė herė se sa larg mendėsisė sė popullit kishin ngelur ata. Mė kot kėshillonte Zogu pėr masa energjike, mė kot i lutej ai qeverisė tė hidhej poshtė protesta e deputetėve tė Korēės, tė cilėt I trembeshin njė ndėrhyrjeje greke dhe t’i besohej atij komanda e pėrgjithshme qė tė rivendoste rendin brenda javės; kryeministri gjeti forca vetėm pėr tė dhėnė dorėheqjen, siē dėshironin rebelėt dhe pėr t’ia kaluar detyrėn Iljaz bej Vrionit. Gjatė njė tubimi nė Vlorė (23 maj 1923) rebelėt kishin premtuar se, po tė ndodhte kėshtu ata hiqnin dorė nga kryengritja. Por ata pritėn qė Ministria e Brendshme t’i jepej toger Rexhep Shalės dhe Ministria e Mbrojtjes toger Qazim Qafėzezit. Kur kjo nuk u bė ata filluan nga dy drejtime marshimin drejt Tiranės. Ndėrkaq Ahmet Zogu ishte emėruar nga qeveria kryekomandant i trupave qeveritare. Mirėpo ky emėrim vinte shumė vonė dhe nė ēastin e fundit as Ahmet Zogu nuk mund tė bėnte mrekullira.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si rrodhi kryengritja
    - Si dėshtoi nė Vlorė xhandarmėria dhe ushtria
    - Si e lėshoi qeveria edhe njė rast pėr t’i dhėnė fund kryengritjes
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  9. #9
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Fan Noli bėhet kryeministėr me short

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (9)


    Qė mė 19 maj 1924, komandanti i grupit verior tė rebelėve, toger Shala, kishte dėrguar njė repart ushtarėsh pėr tė marrė Lezhėn. Por ata u zmbrapsėn nga populli dhe xhandarmėria dhe mundėn tė vendosen vetėm nė rrėnojat e kalasė sė vjetėr. Tri a katėr ditė mė vonė filloi marshimi I kryengritėsve nga Vlora nė Tiranė. Nė Vlorė xhandarmėria dhe ushtria kishin dėshtuar: major Taip Shkodra, njėkohėsisht edhe komandant i shkollės sė xhandarmėrisė nė Ujėt e Ftohtė, si edhe major Qazim Radovicka, i vunė trupat e tyre nėn komandėn e toger Qafėzezit (250 xhandarė dhe 270 ushtarė) dhe u urdhėruan tė formojnė pararojėn e marshimit mbi Tiranė. Grupi kryesor pėrbėhej nga disa qindra ushtarė dhe po aq civilė tė armatosur. Edhe njė herė qeveria pati mundėsi qė me anė tė njė veprimi energjik t’i jepte fund kėsaj komedie, kur mė 28 maj 1924, trupat besnike tė qeverisė, nėn komandėn e kapiten Demės, rrethuan nė Ardenicė major Taip Shkodrėn me forcat e tij. Por kryeministri i ri Iljaz bej Vrioni i qėndroi besnik parimit tė mosveprimit dhe dha urdhėr tė shmanget ēdo gjakderdhje. Kėshtu ndodhi qė rebelėt i shpėtuan ndėshkimit tė merituar dhe mė 2 qershor morėn Beratin dhe Lezhėn, mė 8 qershor Lushnjėn dhe Peshkopinė, nė 9 qershor Kavajėn dhe mė 10 qershor Tiranėn. Dy ditė mė parė anėtarėt e qeverisė dhe deputetėt kishin ikur nė brendėsi tė vendit, ose nėpėrmjet Durrėsit jashtė vendit, ndėrsa Zogu vetėm atė ditė, bashkė me njerėzit e tij, ishte larguar pėr nė Homesh. Kishte mbaruar kėshtu edhe akti i dytė I komedisė. Njė turmė e mbledhur dosido, pa lidhje tė brendshme, pa njė ideal tė pėrbashkėt, pa asnjė organizim, e shtyrė dhe e njėjėsuar vetėm nga ambicia dhe lakmia, e panjohur dhe pa pėrvojė, kishte fituar dhe kishte marrė nė dorė fatet e vendit, vetėm e vetėm ngaqė ish-klasa e lartė nuk kishte arritur ta luante rolin e saj pėr arsye shkujdesjeje, paaftėsie, dembelie, zemėrvogėlsie dhe mungese uniteti! Tė gjitha kėto tė pakuptueshme dhe tė pamotivuara! Nė udhėkryqin e zhvillimit shoqėror tė Shqipėrisė, fati mori anėn e zhvillimit demokratik dhe me orientim tė majtė. Kėtu nuk mund tė ndryshohej mė asgjė, dhe kėtė rrethanė mė vonė e mori parasysh edhe Zogu, kur gjatė regjimit tė tij diktatorial, nuk favorizoi bejlerėt qė e ndihmuan tė ngjitej, por borgjezinė e re nė ngjitje. Nė themel, revolucioni demokratik urrehej jo vetėm nga ish-klasa e lartė, e dėmtuar dhe e kėrcėnuar rėndė, por edhe nga vetė populli i thjeshtė. Ai ishte i huaj dhe pak I pėrshtatur ndaj mendėsisė sė tij, kishte shumė zhurmė dhe shumė fjalė tė bujshme. Pėr shekuj me radhė populli kishte jetuar nėn njė regjim tė topitur dhe kishte gjetur qetėsinė e mbase, edhe lumturinė e tij. Ndaj tani atij nuk i pėlqente qė ky shtet tė prishej me risi teorike dhe tė pakuptueshme. Njė pjesė e rebelėve kėrkonte ta shkatėrronte rendin e vjetėr, tė fuste ide dhe mėnyra jetese tė reja, tė cilat u binin ndesh traditave dhe tė gjitha shprehive tė popullit, kjo shkonte larg! Bėhej fjalė pėr nocionet mė tė shenjta dhe mė thelbėsore tė mėnyrės shqiptare tė jetesės! Idetė e barazisė, tė lirisė dhe tė vėllazėrimit qė kėta njerėz predikonin, sipas shembullit tė Revolucionit Francez, te populli shqiptar kishin pasur prej kohėsh njė kuptim tjetėr nga ai i vendeve tė Evropės demokratike. Ēdo shqiptari, kur ishte puna pėr nderin dhe tė drejtėn e tij, i dukej vetja e barabartė (nė mos mė e mirė) me tjetrin, secili ishte I lirė nė rrethin e tij tė bėnte dhe tė lejonte ē’tė donte dhe askush nuk kėrkonte tė ishte me doemos vėllai i tjetrit, nėse ky nuk e kishte zgjedhur me vullnet tė lirė pėr vėlla. Fakti qė beu, agai dhe afendikoi nuk ua jepnin vajzat e tyre malėsorėve, kjo nuk ishte tjetėr veēse e drejta e tyre e natyrshme pėr tė vepruar me vullnet tė lirė. Miku im personal dhe kundėrshtari politik, metropoliti shumė i kulturuar, Fan Noli tha njė ditė: “Ky vend i ēuditshėm nuk ka shok nė botė. Kėtu shpesh bej mund tė jetė njė fshatar, fshatari njė patric; tė gjithėve, nėn ato gunat e lypėsit iu duket vetja kalorės I barabartė dhe madhėshtor sa edhe tjetri. Kėtu ndryshimi midis tė pasurit dhe tė varfrit, midis tė madhit dhe tė voglit, midis tė fortit dhe tė dobėtit, fshihet nga ndjesia e dinjitetit tė barabartė, apo edhe e pėrshtatjes. Kėtu ėshtė sinori midis mėnyrės evropiane dhe asaj aziatike tė jetesės, midis koncepteve sociale gjermane dhe latine, midis etikės sė krishterė dhe asaj myslimane, kėtu ėshtė paleta ku ngėrthehen tė gjitha ngjyrat dhe dritėhijet, tė gjitha reflekset e sė kaluarės dhe e sė tashmes”. Ky burrė i menēur u bė shtytėsi dhe simboli i kėtij revolucioni, gjoja shoqėror dhe ekonomik. Fitorja e tij e solli atė nė karrigen e kryeministrit (16 qershor 1924). Zgjedhja u bė me short, si nė lojėrat e fatit. Mėtues pėr kėtė post ishin Sulejman bej Delvina, Qazim Koculi dhe Fan Noli, secili kishte miqtė dhe kundėrshtarėt e vet. Njė votim I rregullt parlamentar nuk mund tė bėhej, sepse, e para, nuk kishte fare parlament, e dyta, edhe sikur tė kishte, deputetėt demokratė nuk pėrbėnin shumicėn. Atėherė u pėrdor njė sistem special. U hodhėn nė njė shportė tri pusulla me emrat e tė tre kandidatėve dhe pastaj u mor njė “fėmijė i popullit” (mbase ndonjė arixhofkė e vogėl) tė nxirrte njėrėn nga kėto pusulla. Fati zgjodhi Fan Nolin dhe ai u bė kryeministėr.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Kush ishte Fan Noli?
    - Ēfarė bėhej nė emėr tė kryeministrit Noli?
    - Si u varros edhe ai pak respekt qė gėzonin “revolucionarėt”?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  10. #10
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Qeveria qė u bė gazi i botės

    Duke qenė se nė regjimin e ri po ndodhnin mė tepėr komedi se tragjedi, duke qenė se mė tepėr se despotic dhe tiranik ai ishte qesharak, ndodhi qė ai pak prestigj i qeverisė revolucionare u varros shumė shpejt

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (10)


    Fan Noli (Stilian Mavromati) u lind nė vitin 1883 nė fshatin shqipfolės tė Ibrik Tepesė, nė afėrsi tė Edrenesė. Pėrgatitjen pėr t’u bėrė mė vonė ē’u bė, ai ua detyron (rrjedhojė e politikės sė turqve pėr t’i parė si grekė tė gjithė ortodoksėt, edhe kur ata flisnin gjuhė tjetėr) shkollave greke nė fshatin e lindjes dhe nė Stamboll. Pas mbarimit tė gjimnazit, ai jetoi disa kohė nė kryeqytetin turk, duke bėrė punė tė ndryshme. Meqė kishte prirje pėr aktor, filloi tė luajė nė skenėn e njė trupe tė vogėl teatrale nė skelėn e Galatas. Njė ditė fati e solli qė tė takohej me ca priftėrinj rusė. Zgjuarėsia dhe prirja e tij pėr studime filozofike tėrhoqėn vėmendjen e murgjėve tė cilėt vazhduan ta ndihmonin edhe mė tej, derisa ai u pranua nė njė seminar fetar nė Rusi. Pas gjashtė vjetėsh u dorėzua prift dhe pėr njohuritė e tij gjuhėsore, u dėrgua nė njė mision rus nė Amerikė. Kėtu filloi pėr Fan Nolin (emri i marrė si prift) karriera, ku ai u bė vėrtet “i madh” dhe fitoi mirėnjohjen e bashkatdhetarėve tė tij shqiptarė, lufta e tij pėr ēlirimin e kishės ortodokse tė Shqipėrisė nga ndikimi grek. Ideja nuk ishte e re: tė gjithė popujt e tjerė tė Ballkanit, nė rrjedhė tė shek. tė 19 ishin ndarė me mundim nga kisha greko-ortodokse nė Stamboll dhe kishin themeluar kishat e tyre autoqefale. Por askush nuk kishte guxuar, deri atėhere, t’u tregonte 300.000 shqiptarėve ortodoksė rrugėn e emancipimit dhe tė pėrgatiste mjetet pėr kėtė. Sė pari Fan Nolit iu desh tė pėrkthente nė shqip tė gjitha tekstet e nevojshme pėr ritet fetare. Me zgjidhjen e kėsaj detyre tė nevojshme pėr ekzistencėn e njė pjese tė rėndėsishme tė kombit shqiptar, me themelimin e njė kishe shqiptare-ortodokse autoqefale, Fan Noli e futi veten nė radhėn e atdhetarėve mė tė mėdhenj shqiptarė. Nga pikėpamja politiko-partiake mund tė mos jesh me tė pėr qėndrimin e tij socialist, madje, herė-herė, komunist, por nė kėtė pikė nuk i duhet ngrėnė haku; ai e shpėtoi pjesėn ortodokse tė popullit shqiptar, pėr Shqipėrinė dhe pėr etninė shqiptare. Por ka edhe veti e merita tė tjera qė e radhisin atė ndėr burrat e mėdhenj tė popullit shqiptar. Veprimtaria e tij letrare shkonte nga pėrkthimet e shkrimeve kishtare deri tek ato tė Shekspirit dhe Gėtes, njė seri e pambarim veprash tė shkruara, tė gjitha me njė shqipe tė bukur, tė kuptueshme, ndonėse pakėz folklorike. Kėtė njeri pra, i cili pak kuptonte nga politika, e sidomos nga ajo qė quhet e tillė nė Shqipėri, i cili nuk kishte haber nga administrimi, e nxorėn nė krye. Dhe ēfarė nuk u bė me emrin e Fan Nolit, shumė herė madje edhe pa dijeninė e tij! Disa ditė pas hyrjes sė “ēlirimtarėve” nė Tiranė dhe para syve tė qeverisė, u bėnė ca gabime qesharake, apo mė mirė t’i quajmė ēilimillėqe. Grupe tė rinjsh tė Bashkimit, veshur me ca rroba liri, njė shkėrbim i keq I uniformės fashiste, filluan tė bridhnin nėpėr Tiranė duke kėrkuar njerėz tė nderuar, tė cilėt i detyronin tė pinin vaj recini. Pėr botėkuptimin e tij konservativ si viktimė e kėtij poshtėrimi ishte shėnuar edhe deputeti Salih Efendiu nga Vuēiterrna e Kosovės. Nja njėzet bashkimistė e vunė nė mes viganin flokėverdhė dhe i zgjatėn, duke qeshur, shishen me vaj recini. Salih Efendiu e mori atė me qetėsi, u mbėshtet pas murit pranė dhe ia pėrplasi shishen me sa fuqi pati atij qė ishte mė pranė, pastaj nxori revolverin dhe thirri: “Unė nuk jam nga ata qė mund tė turpėrohen nga plehra si ju. Nė qoftė se ju ngulni kėmbė qė tė mė jepni me pėrdhunė vaj recini, atėhere dijeni, ēdo gllėnjkė do tė kushtojė njė jetė njeriu. Kush ka dėshirė ta paguajė kėtė ēmim, le ta bėjė provėn e parė!” Ata u shpėrndanė sakaq dhe u fshehėn si minjtė! Dhe ishin tė gjithė tė armatosur! Ja pra edhe njė dėshmi tjetėr se sa pak e njihnin karakterin e popullit shqiptar kėta gjysmė tė arsimuar, tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt dėshironin tė sillnin nė Shqipėri ato qė kishin parė nė dhe tė huaj dhe qė ata i quanin reforma shoqėrore. Duke qenė se nė regjimin e ri po ndodhnin mė tepėr komedi se tragjedi, duke qenė se mė tepėr se despotik dhe tiranik ai ishte qesharak, ndodhi qė ai pak prestigj i qeverisė revolucionare u varros shumė shpejt. Vdekjet dhe vrasjet do ta kishin ndezur urrejtjen ndaj saj, por nuk do tė kishin prekur nderimin. Njė qeveri qė bėhet qesharake, ėshtė e mbaruar. Shkoi gjer atje sa merreshin me shaka edhe hapat seriozė dhe tė rrezikshėm tė autoriteteve. Pas marrjes sė pushtetit, qeveria ngriti njė gjykatė speciale, e cila lypsej tė dėnonte “krimet” e parties konservatore. Natyrisht njė vjegė pėr tė arrestuar gjithė ata njerėz qė ishin tė padėshiruar pėr qeverinė. Nė Berat u arrestua Neshat bej Vrioni, njė shakaxhi I njohur. Prokurori i drejtohet me rreptėsi: “I pandehur! Ju akuzoheni se keni shkaktuar dhe keni marrė pjesė nė vėllavėrasje. Ē’thua pėr kėtė akuzė?” “Po” - i pėrgjigjet me tė qeshur Neshat beu - unė kam qenė aty kur u rrahėn vėllezėrit, por jo se rrahjen e shkaktova unė, sepse qė kur kanė ardhur nė kėtė botė “vėllezėrit shqiptarė” janė rrahur gjithmonė me njėri-tjetrin. Por pėr vrasje nuk bėhet fjalė! Unė i numėrova vėllezėrit pėrpara dhe pas rrahjes. Dhe ke parė ti? Nė numėrimin e dytė mė dolėn disa qindra vėllezėr mė shumė se nė tė parin!” Gjyqtarėt e populli nė sallė ia krisėn gazit me tė madhe.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si e shpėtoi babanė e tij Eqrem Bej Vlora
    - Si u arrestua Eqrem Bej Vlora
    - Nė cilin burg u mbajt Eqrem Bej Vlora
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Mitro Ēela, kujtime..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Kujtime ....
    Nga e-v0gela nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 13:59
  4. Kujtime Maturantėsh.!
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 15:50
  5. Ani - Kujtime
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-10-2004, 10:34

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •