Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    braro 1-0 per ty lal.
    sa per ato te famshmit e orkestrave une nuk e di pasi sic te thash nuk shkoj ,por nqs eshte keshtu atehere do te thote qe edhe ne kete fushe jemi njeshat pasi ketu violincelisti i pare i teatrit kombetar eshte shqiptar dhe quhet bledar zajmi.

    hajt shendet!
    PAUCA SED MATURA

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ky eshte lajm i bukur.
    Qe nje shqipo eshte bere violincelist ne Pragen e Dvorzhakut e Smetanes eshte vertet nji mrekulli.
    Mos eshte nga keta Zajmi-t e atij Piktorit..skenografit?
    Suksese Bledarit!

    Dhe fillo e shko neper koncerte se birrat e berzollat aty jane..sa sje me rimorkjo..

    Ciao..

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kreu i PD: Fatos na fal pėr rrėmujėn, por kėshtu ėshtė kur kalon nga mitingjet nė salla tė mbyllura

    Nano, trėndafil tė kuq Berishės

    Gjithė tė papriturat e kryeministrit nė festėn e PD




    Gjithė salla dukej se ishte kthyer nė njė sy tė madh. Mbi 200 militantė tė PD-sė qė ishin mbledhur dje nė mbrėmje pėr tė festuar 12-vjetorin e partisė sė tyre po ndiqnin tė shtangur sesi "ai, armiku", i shoqėruar nga truprojat, endej mes tyre.

    Gjithė kamerat ndiqnin gjithashtu ecjen e shpenguar tė kryeministrit qė shoqėrohej nga bashkėshortja, Xhoana. Po ndodhte ēudia. Berisha dhe gjithė politikanėt e tjerė ishin harruar. Nuk ngjallnin asnjė kėrshėri pėr ata dhjetėra militantė qė jo mė larg se njė vit mė parė thėrrisnin nė Sheshin Skėnderbej "vdekje Fatos Nanos".

    Dje nė mbrėmje, gjatė koktejit qė PD-ja organizoi nė hotel Tirana, Nano dhe Berisha ishin pėr herė tė parė bashkė nė njė ceremoni publike. Nė fillim u mendua se pas tufės me lule dhe mesazhit qė i dėrgoi dje paradite kryetarit tė PD-sė, Nano do tė mjaftohej me kaq dhe nuk do merrte pjesė nė ceremoni. Kryeministri kishte porositur vetė ndihmėsit e tij se ēfarė lulesh duhet t'i shkonin "doktorit". Tufa u mbush me trėndafila blu, mes tė cilėve u vendos njė trėndafil rozė dhe disa zambakė tė bardhė. Por rreth mesditės, Nano konfirmoi pjesėmarrjen. Pėr mė shumė se 15 minuta punonjėsit e protokolit tė Kryeministrisė bashkė me ata tė PD-sė kanė pritur tė vinte makina e kryeministrit. Holli i hotelit ishte mbushur plot, ndėrkohė nė sallėn e katit tė parė ku priste Berisha njerėzit ishin ngjeshur si sardele. Protokolli dhe truprojat kanė ēarė rrugėn, por vetėm dy metra larg Berishės, para Nanos del Godo. "Po hape rrugėn, gjithmonė kundėr rrymės qėndron ti", i ka thėnė Nano. Berisha shkėlqente i tėri. "Ndjehem shumė i nderuar qė ndodheni kėtu, mirėserdhėt zonjė", i ka thėnė Nanos dhe Xhoanės duke u shtrėnguar duart. Ishin gati gjithė kryetarėt e partive, i fundit erdhi Gjinushi.

    Pėr pak ēaste ėshtė dėgjuar muzika e filimit "Skėnderbeu". Mė pas Berisha ka marrė fjalėn. Ka pėrsėritur tė njėjtat gjėra, mesazhe qė shqipton qė prej gati njė viti. Pėr dhunėn e ushtruar kundėr opozitės gjatė pesė vjetėve tė fundit akuzoi "disa segmente tė qeverisė". Nano ishte nė rreshtin e parė, vetėm tre metra larg tij. Pas pėrfundimit tė fjalimit me gotėn nė dorė, Berisha ėshtė drejtuar pėr nga Nano. "Na falni qė ka kaq shumė rrėmujė, por kėshtu ėshtė kur kalon nga mitingjet nė sallė", thotė duke qeshur. "Nuk janė keq dhe mitingjet", ėshtė hedhur menjėherė Pjetėr Arbnori qė ndodhej aty pranė. Nano kėrkon tė lėvizė, por rrugėn ia kishte zėnė njė militante e thekur qė po shijonte ca amareta. "Hape rrugėn, mos mė detyro tė tė shtyj", i thotė asaj njė prej bodigardėve tė Berishės. Gjithėsesi keqkuptimi brenda "familjes" u zgjidh pak ēaste mė vonė. Nano ka qėndruar rreth 20 minuta dhe mė pas ėshtė larguar duke shtrėnguar sėrish dorėn me "doktorin".
    -------------------------------
    -----------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Ballqap
    Postime
    19
    Berisha ka vdekur shpirterisht dhe shqiptarisht.
    Te te marre pjese Fatos Nano ne takim kjo do te thote qe ose ne jemi budallenj ose Saliut i kane bere ndonje gjilpere nga ato qe vendet pritese te emigranteve u bejne "njerezve djaj" qe nuk mbushin per kollaj.
    E pat Saliu ore shoke.
    Se shpejti mund te presim qe ta fusin edhe ne burg dhe ky do te ishte ndeshkimi qe meritojne budallenjte tipi fundit B.L.B

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Te gjitha ndryshimet politike ne Shqiperi kane ndodhur ne pranvere, keshtu qe edhe pranvera 2003, do te kete suprizat e veta.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Albo
    Te pershendes,i lexoj vazhdimisht shkrimet e tua dhe jane realiste.Shpresojme qe ne kete parashikim te kesh nuhatje.Une personalisht mendoj disi ndryshe,faktet qe kapercejne dhe imagjinaten flasin disi ndryshe.
    Shqiperia kishte nevoje per nje politike ndryshe,dmth per probleme madhore te vendit Shqiperia eshte mbi Partite Politike,por te shkosh ne festen e Demokrateve kur ende nuk eshte thene kush e vrau Azem Hajdarin,kur vete drejtuesit e PD i paraqiten nje dosje ish Ambasadorit Amerikan ku thehej se vrases ishte Nano,Mejdani,Gjinushi,Klosi dhe tani i keq ka mbetur vetem Klosi,per te cilin nuk po flitet me ,por sherbeu si nje bombe me tym per te lejuar Nanon te hyj ne PD.Nano shkarkoi Majkon vetem me motivin pse i ka dhene doren Berishes.Ndoshta ndedrrohen me kujdes vendet Nano shkon ne krye te PD dhe Berisha ne krye te PS pastaj me kujdes fillojne nga fillimi.Ndoshta gaboi Ramiz Haleja ne fillim,na vrau enderrat dhe aspiratat dhe tashme ka mbetur te na e fusin edhe ne .......kaluam 12 vjet nga jeta jone me keto emocione,te kujtohet si puthnin shqiptaret makinen e Bejkerit,te kujtohet qe zoti Berisha e mori shtetin me 67% te votave te shqiptareve.Kush e vrau djemte e shkodres,demokratet ne te gjithe shqiperine,cili deputet ne bote ka dhunuar ate salle pasi piu dhe gjak te dy punonjesve te sherbimit informativ,cili veshi uniformen ushtarake te gjeneralit dhe pastaj themeloi kushtetutetn qe sipas tyre "ketu fillon e ardhmja"kush i vodhi votat e shqiptareve,ku eshte e famshmja zona e Dushkut qe prodhoi 10 deputete,etj etj zoti Albo.
    Ke te drejte qe prek nje teme te tille pasi ne shkrimet e tua une lexoj nje nacionalist te ndershem,por shpresojme qe pas 62 vjetesh te kemi nje drite ne fund te tunelit.Sa te vrare,sa te mbytur,sa shami zeza,sa familje u shkaterruan,sa jetime,sa police te vrare,sa te poshteruar jemi ne ne perendim.
    Miqesisht dhe respekt
    Fatjon Softa

  7. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Sali Berisha eshte nje nga idhujt e mi ndaj dhe e respektoj dhe e cmoj si shpetimtarin e Shqiperise.
    Komunistat jane nje fare e keqe e mbjellur ne token e "Edenit"
    Ne politike duhet te besh edhe kompromis qe te marresh dicka ndaj jo me kot beri zoti Berisha dy kompromise te fuqishme dhe te medha gjate ketij viti.
    Ate me F. Nanon dhe ate tjetren me VP Nicolas Cage qe udheton gjithmone me harten e vorioepirit ne cante.
    Saliu do te mallkohet momentalisht por me vone ka se cfare te korre.
    Une e urrej Abdi Baleten kur ai hiqet si shpetues i fames se Profesorit dhe liderit te PD-se Berisha.
    Si perfundim Berisha ka menduar me thelle se ci punon truri Nanos tashme kur eshte ne gjendje normale si dhe ate te dehurit.
    Thjesht Nano po e rrotullon per gishti zotin Berisha per te qendruar ne pushtet edhe ca kohe te tjera, sa per te plotesuar vitet e burgut ne kolltukun e kryeministrit.
    Politika ben kompromis edhe me armikun e tij
    Me respekt gjethi

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2002
    Vendndodhja
    worcester
    Postime
    18
    Nga ato qe lexova ketu, (te me falni sepse nuk pata durim t'i lexoj te gjitha, jo se nuk kisha deshire,por me nervozuan), meritojne vemendje (per mendimin tim), ata qe flasin me llogjike e arsye. Kurse per tipa apo personazhe te tipit Marks-Engels-Lenin , apo ata qe prezantohen me emrat e karahinave etj etj, nuk duhen lexuar fare,sepse qe ne momentin qe atyre u zberthen emrin , u ke kuptuar edhe "idealin", apo semundjen enveriane...e si te tille nuk mundet kurre qe te respektohen e te lexohen.
    Mendoj qe keta lloj tipash, qe tashme jane bere anetare te forumit, nuk e meritojne kete antaresim.
    Shqiptaret jane lodhur e merzitur shume nga njerez me mendime e qendrime te kesaj kategorie. E kam fjalen per ata qe me te vertete jane shqiptare, ata qe e ndjejne dhe e respektojne te qenurit e tyre shqiptar dhe jo ata qe e shesin ate ne cdo pazar e me cdo cmim qe u ofrohet.
    Kesaj radhe do te mjaftohem me kaq duke u dhene mundesi reflektimi ketyre tipave.
    pa

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket ja pra i erdhi edhe fundi sipas te gjitha gjasave.Por duhet te themi se nese nje shtepie i behet nje fasade falso ajo shume shpejte do bie pra, keshtu eshte edhe ne politike.


    Nano-Berisha, rikthehet konflikti

    “Marrėveshja thellėsisht e cėnuar dhe e dėmtuar. Nė Elbasan iu dha njė goditje shumė e rėndė”


    TIRANĖ – Marrėveshja maxhorancė -opozitė rrezikon tė prishet. Kėtė e paralajmėroi dje kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, i cili menjėherė sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha vendimin pėrfundimtar pėr zonėn 52 tė Elbasanit, ku shpalli fituese Valentina Leskajn, deklaroi se: “Marrėveshja maxhorancė -opozitės ėshtė thellėsisht e cėnuar, e dėmtuar dhe unė mendoj se nė Elbasan marrėveshjes iu dha njė goditje shumė e rėndė”. Sipas tij, marrėveshja nuk ėshtė prishur pėr shkak se dy drejtuesit kryesorė tė politikės Nano dhe Berisha nuk janė takuar mė, por tek mosrespektimi i qėllimeve tė saj. Gjithsesi, ai la tė kuptohej se nuk do tė jetė PD-ja qė do e prishė marrėveshjen e para, megjithėse, sipas tij, kjo parti ka qenė mė e dėmtuara nga kjo marrėveshje. Duke iu rikthyer Elbasanit Berisha iu pėrgjigj njė deklarate tė Nanos pėr zgjedhjet atje, ku ka vėnė nė dukje se nė Elbasan “fitoi progresi”. Berisha pėr kėtė deklaratė bėri tė ditur se nėse Nano e merr “mafian” pėr progres, atėherė opozita ka koncepte krejt tė kundėrta me tė, pasi nė Elbasan sipas tij, fitoi “mafia dhe njė nga pėrfaqėsueset mė tė spikatura tė mafies nė Shqipėri, shoqja Leskaj
    -----------------------
    -------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •