Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Te falemnderit Ard.

    Pepara se te vazhdoj me shkrimin e rradhes, me lejoni te postoj disa fotografi te Halil Xhibranit

    Ne te paren Halili 13 vjecar, kurse vizatimet ne krah jane bere po prej Halil Xhibranit njera autoportret dhe tjetra portret i Mari Haskell

    Mes shkrimeve do sjell edhe pamje nga vendlindja e Halilit e po ashtu foto e punime te tij ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 09-02-2007 mė 20:04
    RIPPR

  2. #22
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Si u bera I MARRE

    Me pyet si u bera I marre? Ja se si ndodhi:

    Nje dite, para se shume zoter te kishin lindur, u zgjova prej nje gjumi te rende e pashe qe m’I kishin vjedhur te gjitha maskat. – shtate maskat qe I kisha stilisur e perdorur gjate shtate jeteve – Vrapova pa maske mes rrugeve plot njerez duke bertitur : “Hajdutet, hajdutet hajdutet e mallkuar!”
    Burra e gra qeshen me mua e disa vrapuan te friksuar drejt shtepive. Kur mberrita ne treg, nje djalosh I cili qendronte mbi nje cati thirri duke bere me gisht nga une: “Ai eshte I marre!” Ngrita koken per ta pare e dielli me puthi fytyren lakuriqe per te paren here. Per te paren here dielli me puthi fytyren lakuriqe e shpirti mu ndez prej dashurise per diellin. Nuk I desha me maskat. Ne ekstazi therrita : “Qofshin bekuar hajdutet qe m’I vodhen maskat!”
    Keshtu u bera I marre.

    Ne marrine time I kam gjetur te dyja, lirine dhe sigurine. Lirine e vetmise dhe sigurine prej te qenit I kuptueshem prej te tjereve qe sa here na kuptojne, nenshtrojne dicka tek ne.

    Por, me lejo mos jem shume krenar per sigurine. Edhe nje Hajdut ne qeli eshte I sigurte prej hajdutit tjeter.
    RIPPR

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Acid_Burn pėr postimin:

    bili99 (07-04-2018)

  4. #23
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Kahlil Gibran

    Bijte (Kahlil Gibran)

    Femijet tuaj nuk jane bijte tuaj,
    Jane bij e bija te etjes qe jeta ka per vetveten,
    ata vijne nepermjet jush por jo nga ju,
    edhe pse jetojne me ju, nuk u perkasin.
    Mund t’u dhuroni atyre dashuri por jo mendimet tuaja:
    ata kane mendimet e veta.
    Mund t’u jepni strehim trupave te tyre por jo shpirtrave te tyre:
    ata banojne shtepine e se nesermes,
    te cilen nuk do u lejohet ta vizitoni as ne enderr.
    Mund te provoni te jeni si ata jane, por jo t’i beni te ngjashem me ju:
    jeta ecen e nuk vonohet me te shkuaren.
    Ju jeni harqet, prej ku bijte, si shigjeta te gjalla, jane hedhur perpara.
    Harketari sheh pikesynimin ne horizontin e pafund,
    dhe ju tendose me force derisa shigjetat e tij te shkojne shpejt e larg.
    Besohuni me gezim ne doren e harketarit,
    pasi, siē don fluturimin e shigjetes, ashtu don dhe shtrengimin e harkut.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Syku pėr postimin:

    bili99 (07-04-2018)

  6. #24
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    sa kam mbaruar se lexuari kete liber...me ka pelqyer shume...
    shume nga ato idee qe ai shpreh do te ishin leksion i cmuar per jeten

    une e lexova ne italisht doja te perktheja ne shqip por kisha shume veshtiresi, nuk gjeja dot fjalet e duhura...e bere ti per mua...
    te falenderoj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga maryp : 11-04-2008 mė 10:10
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  7. #25
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Ja nje tjeter perkthim.

    Rreth Vdekjes (Kahlil Gibran)

    Atehere Almitra foli e tha:
    Tani duam te t’pyesim per vdekjen.
    Ai u pergjigj: Ju doni te dini segretin e vdekjes!
    E si mund ta zbuloni po nuk kerkuat ne zemren e jetes?
    Bufi, me syte henore te t’cilit jane qorr gjate dites,
    nuk mund te zbulojne misterin e drites.
    Nese vertete doni te njihni shpirtin e vdekjes,
    shqyeni zemren tuaj prej trupit te jetes,
    pasi jeta e vdekja jane nje trup i vetem,
    siē jane nje trup i vetem edhe lumi me detin.
    Ne fundin e deshirave tuaja e shpresave,
    qendron njohja e juaj memece,
    per ate qe shkon pertej jetes;
    e ashtu si farat enderrojne nen bore,
    zemra juaj enderron pranveren.
    Besoni ne endrra pasi ne to fshihet dera e ameshimit.
    Frika juaj ndaj vdekjes nuk eshte tjeter,
    veēse kerqethja e bariut para mbretit,
    qe mbeshtet doren ne te ne shenje nderimi.
    Ne kete dritherime te tij,
    nuk eshte bariu ndoshta mbushur me gezim
    pasi qe tani do te mbarte shenjen mbreterore?
    e sidoqofte, a nuk eshte gjithnje e me i munduar nga dritherima e tij?
    Vdekja ē’eshte pra, perveē se
    te rrish lakuriq ne ere e te shkrihesh ne diell?
    E ēfare eshte tjeter te marresh frymen e skajshme,
    perveē se ta lirojme ate nga gurgullima e saj,
    ne menyre te tille qe te mund te rigdhije
    e te endet e lire ne kerkim te Zotit?
    Veē po te pini nga lumi i heshtjes,
    do te mund te kendoni me te vertete.
    E vetem kur te mberrini ne majen e malit,
    mund te vazhdoni ngjitjen.
    E kur toka te therrase trupin tuaj,
    atehere do te kerceni vertet.

  8. #26
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Dhe nje tjeter perkthim, per ata te cileve (ashtu si mua) u pelqejne shkrimet e Kahlil Gibran.

    Rreth Dashurise (Kahlil Gibran)

    E atehere Almitra tha:
    Na fol per dashurine.
    E ai ngriti koken dhe vezhgoi popullin,
    tek ata ra nje qetesi e madhe.
    Me ze te sigurt pastaj tha:
    Kur dashuria t’u therrase, ndjekeni
    edhe pse rruget e saja jane veshtira e te thikta;
    e kur rruget e saj t’u rrethojne, besohuni asaj,
    edhe pse tehi i saj fashehur pas puplave mund t’u plagose.
    Kur t’u flase, kini besim te ajo
    edhe pse zeri i saj mund te shkaterroje endrrat tuaja,
    si era e veriut prishe lulishten e oborrit.
    Pastaj dashuria ashtu si u kurorezon, ashtu u kryqezon,
    si u ben te lulezoje, ashtu do u kepuse.
    Ashtu siē ngjitet ne majen tuaj
    dhe perkedhel embel gemat e njome,
    qe thuprojne nen diellin bubulak,
    ashtu do zbreze tek rrenjet tuaja
    e do i tunde derisa t’i lidhen tokes.
    Si doreza gruri do u pranoje ne vetvete,
    do u shkunde derisa te mbetni zhveshur,
    do u plasarise syprinen per t’u liruar nga levozhga,
    do u grije e t'ju bere bore,
    do u mbruje si miellin derisa te jeni elastik
    e do u hedhe ne flaken e saj
    qe te jeni buka e shenjte ne gostine e Zotit.
    E gjithe kjo, permbushe ne ju dashurine,
    derisa te mund te njihni segretet e zemres tuaj ne kete germim
    e t’u beje copez te zemres se jetes.
    Por ne qofte se per frike do kerkoni ne dashuri,
    veēanerisht paqe e kenaqesi,
    atehere do jete me mire per ju,
    qe te mbuloni lakuriqesine tuaj
    dhe te dilni nga lulushtja e dashurise,
    ne bote pa stine, ku do qeshni,
    por jo me te gjithe te qeshuren tuaj e do qani,
    por jo te gjithe lotet tuaj.
    Dashuria nuk jep asgje jashte vetvetes
    e nuk merr ne kah tjeter perveēse kah vetja.
    Dashuria nuk zoteron e nuk deshiron te zoterohet,
    pasi dashuria i mjafton dashurise.
    Kur dashuroni nuk do duhej te thonit:
    “kam Zotin ne zemer”, por me mire,
    “jam ne zemren e Zotit”.
    E mos mendoni te ngisni dashurine,
    sepse po t’u gjykoje te denje, ajo do u ngase ju.
    Dashuria s’do tjeter perveēse te permbushet.
    Por nese dashuroni e nese eshte e paevitueshme
    qe te keni deshira,
    atehere deshirat tuaja le te jene keto:
    te shkriheni e te imitoni rrjedhen e perroit,
    qe kendon melodine e saj, naten,
    te njihni denimin e brishtesise se tepert,
    te jeni te perthyeshem nga vete hulumtimi juaj i dashurise
    e te pergjakeni te vetdijshem e te lumtur,
    te zgjoheni ne mengjes me zemren qe ka pjelle krahe
    e te falenderoni per nje tjeter dite dashurie,
    te pushoni ne zheg duke medituar mbi ekstazen e dashurise,
    mirenjohes te korrni ne darke,
    e te flini me nje lutje ne zemer
    per te dashur-in/-en dhe nje kenge lavderimi mbi buze.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Syku : 12-04-2008 mė 12:17

  9. #27
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Khalil Gibran

    I ēmenduri

    Ju mė pyesni si u bėra njė i ēmendur. Ndodhi kėshtu: njė ditė, kohė mė parė se shumė zota lindėn, unė u ngrita nga njė gjumė i thellė e gjeta se tė gjitha maskat e mia ishin vjedhur, - shtatė maskat qė kisha stisur dhe veshur nė shtatė jetėt,- ndaj renda pa maskė pėrmes rrugėve tė mbushura duke bėrtitur: hajdutėt, hajdutėt, hajdutėt e mallkuar.
    Burra dhe gra mė pėrqeshėn e disa rendėn nė shtėpitė e tyre nga frika prej meje.
    Dhe kur arrita nė pazar, njė riosh hipur majė ēatisė thirri: ai ėshtė i ēmendur. Pashė lart ta shihja atė; dielli puthi faqen time tė zbuluar pėr herė tė parė. Pėr herė tė parė dielli puthi faqen time tė zbuluar dhe shpirti im u ndez me dashuri pėr diellin, e unė nuk i desha mė maskat e mia. E si nė ekstazė thirra: bekuar, bekuar qofshin hajdutėt qė mė vodhėn maskat.
    Kėshtu unė u bėra njė i ēmendur.
    Dhe gjeta njėheri lirinė e vetmisė dhe siguri ndaj tė qenit i kuptuar, se ata qė na kuptojnė skllavėrojnė diēka nė ne.
    Por le tė mos jem shumė krenar me sigurinė time. Se dhe hajduti nė burg ėshtė i sigurt nga hajduti tjetėr.


    Zoti

    Nė lashtėsi, kur drithma e parė e ligjėratės mė erdhi nė buzė, ngjita malin e shenjtė dhe i fola Zotit, duke i thėnė: Mjeshtėr, jam skllavi yt. Vullneti yt i fshehtė ėshtė ligji im dhe unė do tė tė bindem ty pėrgjithmonė.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si stuhi e fuqishme shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh ngjita malin e shenjtė dhe i fola Zotit sėrish, duke i thėnė: Krijues, unė jam krijesa jote. Nga balta mė ngjize dhe ty tė detyrohem me gjithėsej.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si njėmijė flatra tė buta shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh hipa malin e shenjtė dhe i fola Zotit sėrish, duke i thėnė: Atė, unė jam biri yt. Nė mėshirė dhe dashuri mė ke lindur, dhe pėrmes dashurisė e adhurimit unė do tė trashėgoj mbretėrinė tėnde.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si mjegulla qė u hedh vello kodrave tė largėta shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh hipa malin e shenjtėruar dhe sėrish i fola Zotit, duke i thėnė: Zoti im, synimi dhe pėrkryerja ime; unė jam e djeshmja jote, ti je e nesėrmja ime. Unė jam rrėnja jote nė tokė dhe ti je lulja ime nė qiell, dhe sė bashku ne rritemi faqe diellit.
    Atėhere Zoti u pėrkul mbi mua, dhe mė pėshpėriti nė veshė fjalė tė ėmbla, dhe porsi deti qė pėrqafon rrėkenė qė rrjedh nė tė, mė pėrqafoi mua.
    Dhe kur unė zbrita nė lugina e fusha Zoti ishte atje gjithashtu.


    Miku im

    Miku im, unė nuk jam ē’dukem. Dukja ėshtė veēse rrobė qė vesh, - njė rrobė e thurrur me kujdes qė tė mė mbrojė mua nga pyetjet e tua dhe ty nga braktisja ime.
    “Unė” nė mua, miku im, strehohet nė shtėpinė e heshtjes, dhe atje do tė qėndrojė pėrgjithmonė, i padallueshėm, i paafrueshėm.
    Unė nuk dua tė tė bėj tė besosh nė ēfarė them as tė mė zėsh besė nė ēfarė bėj, se fjalėt e mia s’janė veēse mendimet e tua tė zėshme dhe bėmat e mia shpresat e tua nė veprim.
    Kur ti mė thua “po fryn erė e lindjes”, unė them “ėhė, erė e lindjes po fryn”; se unė nuk dua qė ti ta dish se mendja ime nuk rreh nė erėn por nė detin.
    Ti nuk m’i kupton mendimet detare, e, as unė nuk dua tė ti bėj tė kuptueshme. Unė nė det dua tė jem vetėm.
    Kur ėshtė ditė me ty, miku im, ėshtė natė me mua; e megjithatė atėhere unė flas pėr dallgėn e mesditės qė vallėzon mbi kodra dhe hijen e purpurtė qė vidhet udhės pėrgjatė luginės; qė ti tė mos e dėgjosh kėngėn e territ tim as ti shohėsh flatrat e mia tė rrahin kundėr yjeve; unė kėnaqem qė ti as mos i shohėsh as dėgjosh. Unė me natėn dua tė jem vetėm.
    Kur ti ngjitesh nė Parajsėn tėnde unė zbres nė Ferrin tim, - dhe atėhere kur ti mė quan pėrtej humnerės tė paurė “bashkėudhėtari im, shoku im,” unė ta kthej ty “shoku im, bashkėudhėtari im,” se unė nuk dua tė shohėsh Ferrin tim. Flaka do tė tė djegė shikimin dhe tymi do tė tė mbushė flagrat. Dhe unė e dua Ferrin tim aq paq tė tė le ty ta vizitosh. Unė nė Ferr dua tė jem vetėm.
    Ti dashuron tė Vėrtetėn, tė Bukurėn dhe Drejtėsinė; dhe unė pėr hatrin tėnd them se ėshtė mirė dhe pėrshtatshėm tė dashurosh kėto gjėra. Por nė zemrėn time unė qesh me dashurinė tėnde. Megjithatė unė nuk dua tė ma shohėsh tė qeshurėn. Unė dua tė qesh vetėm.
    Miku im, ti je i mirė, i kujdesshėm dhe i ditur; cuq, ti je i pėrkryer – dhe unė, gjithashtu, flas me ty me dituri dhe pėrkujdesje. Megjithatė unė jam i ēmendur. Por unė e maskoj ēmendurinė time. Unė dua tė jem i ēmendur vetėm.
    Miku im, ti nuk je miku im, por si tė tė bėj ta kuptosh? Rruga ime nuk ėshtė rruga jote, por ne ecim tok, dorė pėr dore.


    Dordoleci

    Njėherė i thashė njė dordoleci: duhet tė jesh lodhur sė ndėnjuri nė kėtė fushė tė vetmuar.
    Dhe ai mė tha: kėnaqsia pėr tė trembur ėshtė e thellė dhe zgjat, dhe unė kurrė s’lodhem prej saj.
    I thashė unė, mbas njė minute mendim: ėshtė e vėrtetė; se dhe unė gjithashtu e kam njohur atė kėnaqėsi.
    Tha ai: vetėm ata qė janė tė mbushur me kashtė mund ta dinė.
    Atėhere unė e lashė atė pa e ditur nė mė pati pėrgėzuar a nė mė pati nėnvlerėsuar.
    Njė vit shkoi, gjatė tė cilit dordoleci u shndėrrua nė filozof.
    Ndėrsa kur kalova pranė tij pėrsėri pashė dy sorra qė ndėrtonin fole nėn kapelėn e tij.


    Somnambulet

    Nė qytetin ku u linda jetonte njė grua dhe e bija tė cilat ecnin nė gjumė.
    Njė natė, kur qetėsia pushtoi botėn, gruaja dhe e bija, duke ecur, nė gjumė, u takuan nė kopshtin e tyre me tis mjegulle.
    Dhe mamaja foli, dhe tha: mė nė fund, mė nė fund, armikja ime! Ti nga e cila mu shkatėrrua rinia – qė e ke ngritur jetėn tėnde mbi rrėnojat e times! Tė tė kisha vrarė!
    Dhe e bija foli, dhe tha: o grua e urrejtshme, egoiste dhe plakė! Qė qėndron midis ēlirueses nė mua dhe meje! Qė e do jetėn time njė jehonė tė jetės tėnde tė shuar! Tė kishe vdekur!
    Nė atė ēast njė kėndez kėndoi dhe tė dyja gratė u zgjuan. Mamaja foli butėsisht: a je ti e shtrenjta ime? Dhe bija u pėrgjigj butėsisht: po e dashur.


    Qeni i menēur

    Njė dite kaloi pranė njė shoqėrie macesh njė qen i menēur.
    Ndėrsa u afrua dhe pa qė ato ishin shumė tė pėrqėndruara dhe nuk i kushtuan vėmendje, ai ndaloi.
    Atėhere atje nė mes tė shoqėrisė u ngrit njė maēok i madh, hijerėndė, qė pa ndėr ta dhe foli: Vėllezėr, lutuni; dhe kur tė jeni lutur pėrsėri dhe pėrsėri, pa asnjė mėdyshje, atėhere vėrtet do tė bien minj.
    Dhe kur qeni e dėgjoi kėtė qeshi me zemėr dhe u kthye nga ata duke u thėnė: o mace qorre dhe budallaqe, mos nuk ėshtė e shkruar dhe mos nuk e kam ditur dhe tė parėt e mi para meje se ēka bie me lutje, besim dhe pėrgjėrim nuk janė minj por koska.


    Dy oshėnarėt

    Pėrmbi njė mal tė veēuar, na jetonin dy oshėnarė qė adhuronin Zotin dhe donin njėri tjetrin.
    Tanithi, kėta dy oshėnarėt na kishin njė tas balte, qė ishte pasuria e tyre e vetme.
    Njė ditė njė shpirt i keq na hyri brenda nė zemrėn e oshėnarit mė tė vjetėr, dhe ai shkoi tek mė i riu dhe i tha: Ėshtė kohė gjatė qė kemi jetuar sė bashku. Erdhi koha pėr ne qė tė ndahemi. Le ti ndajmė pasuritė.
    Atėhere oshėnari i ri na u dėshpėrua e i tha: Mė pikėllon, Vėlla, qė ti duhet tė mė lėsh. Por nė kėshtu tė duhet tė bėsh, ashtu u bėftė. – dhe i solli tasin e baltės edhe ja dha atij duke i thėnė: Ne s’mund ta ndajmė kėtė, Vėlla, ndaj qoftė jotja.
    Atėhere oshėnari mė i vjetėr na i tha: Bamirėsinė nuk do ta pranoj. Nuk do tė marr asgjė pėrveē gjėsė time. Ky duhet tė ndahet.
    Dhe mė i riu na i tha: nė tasi ėshtė i thyer, pėr ēfarė mund tė tė shėrbejė ty apo mua? Nė tė pėlqen mė mirė le tė hedhim short.
    Por oshėnari mė i vjetėr na i tha pėrsėri: Unė dua vetėm drejtėsi dhe gjėnė time, dhe unė nuk do t’ja besoj drejtėsinė dhe gjėnė time rastisjes sė kotė. Tasi duhet ndarė.
    Atėhere oshėnari mė i ri s’na mund tė arsyetonte mė tej dhe i tha: nė ėshtė vėrtet dėshira jote, por dhe kėshtu ti s’mund ta kesh atė, le ta thyejmė tasin njitash.
    Por faqja e oshėnarit tė vjetėr ē’na u nxi mė tepėr dhe ai thirri: Ah ti frikacak i mallkuar, qė nuk do tė ndeshesh.


    Mbi tė Dhėnit dhe tė Marrit

    Njėherė na jetonte njė burrė qė na kishte njė luginė plot e pėrplot me gjilpėra. Njė ditė e jėma e Jezusit vajti tek ai e i tha: Mik, rroba e djalit tim ėshtė grisur dhe mė duhet ta arnoj pėrpara se ai tė shkojė nė tempull. A s’mund tė mė japėsh njė gjilpėrė?
    Dhe ai i dha asaj jo njė gjilpėrė, por i mbajti asaj njė ligjėratė diturie mbi tė Dhėnit dhe tė Marrit t’ja pėrēonte tė birit pėrpara se tė shkonte nė tempull.


    Shtatė vetet

    Nė orėn mė tė qetė tė natės, teksa isha shtrirė pėrgjumėsh, shtatė vetet time u ulėn sė bashku dhe ja si biseduan nė pėshpėrimė:
    Vetja i parė: Kėtu, tek ky i ēmendur, kam banuar gjithė kėta vjet, me asgjė pėr tė bėrė pėrveēse t’ja pėrtėrij dhimbjen ditėn dhe t’ja rikrijoj trishtimin natėn. Nuk e duroj dot mė fatin tim, tani rebeloj.
    Vetja i dytė: Shorti yt ėshtė mė i mirė se imi, vėlla, sepse mė ėshtė dhėnė ti jem vetja e gėzueshme kėtij tė ēmenduri. I qesh tė qeshurėn dhe i kėndoj orėt e tij tė lumtura, dhe me kėmbė trefish me flatra i vallėzoj mendimet e tij mė tė shndritshme. Jam unė qė duhet tė rebeloj ndaj jetesės sime kapitėse.
    Vetja i tretė: Dhe mua ē’mė mbeti, vetes sė shtypur dashurie, flakadanit flakėruar pasionesh tė egra e dėshirash fantastike? Jam unė vetja sėmurė dashurie qė duhet tė rebeloj ndaj kėtij tė ēmenduri.
    Vetja i katėrt: Unė, ndėr tė gjithė ju, jam mė i mjeri, se asgjė s’mė ėshtė dhėnė pėrveē urrejtjes sė urryer dhe neverisė shkatėrruese. Jam unė, vetja e stuhishme, i linduri nė guvat e zeza tė Ferrit, qė duhet tė protestoj kundėr shėrbimit kėtij tė ēmenduri.
    Vetja i pestė: Jo, jam unė, vetja menduese, vetja trillane, vetja e urisė dhe etjes, i dėnuari pėr tė bredhur papushim nė kėrkim tė gjėrave tė panjohura dhe gjėrave ende tė pakrijuara; jam unė, jo ju, qė duhet tė rebeloj.
    Vetja i gjashtė: Dhe unė, vetja punėtore, argati i pėrbuzur, qė, me duar tė duruara, me sy tė malluar, u jap formė ditėve nė imazhe dhe u jap elementeve pa formė forma tė reja dhe tė pėrjetshme-jam unė, vetja e vetmuar, ai i cili duhet tė rebelohet kundėr kėtij tė ēmenduri tė shqetėsuar.
    Vetja i shtatė: Sa e ēuditėshme qė tė gjithė ju duhet tė rebeloni kundėr kėtij njeriu, sepse secili nga ju ka njė fat tė parathėnė pėr tė pėrmbushur. Ah! Tė mund tė isha njė si ju, njė vete me fat tė pėrcaktuar! Por unė kam asnjė, unė jam vetja qė s’bėn gjė, qė rri nė heshtje, boshi askund dhe askur, ndėrsa ju jeni tė zėnė duke rikrijuar jetėn. Jeni ju apo jam unė, fqinjė, qė duhet tė rebeloj?
    Kur vetja e shtatė kėshtu foli gjashtė vetet e tjerė e panė me mėshirė por s’thanė gjė mė shumė; dhe ndėrsa nata u bė mė e thellė njėri pas tjetrit shkuan tė flenė mbėshtjellė me njė bindje tė re dhe fatbardhė.
    Por vetja e shtatė mbeti duke parė dhe vėshtruar nė asgjė, qė ėshtė mbas gjithė gjėrave.


    Luftė

    Njė natė njė festė u mbajt nė pallat, dhe atje mbriti njė njeri dhe ra pėrmbys para princit, dhe gjithė festuesit e vėshtruan atė, dhe panė se njėri nga sytė e tij ishte nxjerrė dhe se zgavra boshe gjakonte. Dhe princi hetoi prej tij: Ē’tė ka rėnė ty? – dhe burri u pėrgjigj: O princ, unė kam profesionin e hajdutit, dhe kėtė natė, ngaqė nuk kishte hėnė, unė shkova tė vidhja dyqanin e kėmbimeve valutore, dhe ndėrsa u kacavara pėrmes dritares bėra gabim dhe hyra nė dyqanin e endėsit, dhe nė errėsirė rashė nė vegjėn e endėsit dhe syri im u krua. Dhe tani, o princ, unė kėrkoj drejtėsi mbi endėsin.
    Atėhere princi dėrgoi pėr endėsin dhe ai erdhi, dhe u shpall qė njė nga sytė e tij tė kruhej.
    O princ – foli endėsi, - shpallja ėshtė e drejtė. Ėshtė mirė qė njė nga sytė e mi tė merret. Por prapė, medet! Tė dy janė tė nevojshėm pėr mua qė unė tė mund tė shoh tė dy anėt e rrobės qė end. Por unė kam njė fqinj, njė kėpucar, i cili gjithashtu ka dy sy, dhe nė zanatin e tij tė dy sytė nuk janė tė nevojshėm.
    Atėhere princi dėrgoi pėr kėpucarin. Dhe ai erdhi. Dhe ata i nxorrėn njėrin nga dy sytė kėpucarit.
    Dhe drejtėsia u kėnaq.


    Dhelpėraku

    Njė dhelpėrak pa hijen e tij nė agim dhe foli: sot do tė kem njė gamile pėr drekė. Dhe gjithė mėngjesin doli pėr tė parė pėr gamile. Por nė mesditė ai pa hijen e tij pėrsėri dhe foli: njė mi mjafton.


    Mbreti i menēur

    Njėherė atje nė qytetin e largėt tė Viranit sundonte njė mbret qė ishte hėm i fuqishėm hėm i menēur. Qė ja kishin frikėn pėr fuqinė dhe e donin pėr diturinė.
    Tashti, nė mes tė qytetit ishte njė pus, uji i tė cilit ishte i freskėt dhe kristalin, prej tė cilit pinin tė gjithė banorėt, bile edhe mbreti me oborrtarėt e tij, sepse atje nuk kishte pus tjetėr.
    Njė natė kur tė gjithė ishin nė gjumė, njė shtrigė hyri nė qytet, dhe hodhi shtatė pika tė njė lėngu tė ēuditshėm brenda nė pus, dhe foli: nga kjo orė ai qė pi kėtė ujė do tė bėhet i ēmendur.
    Tė nesėrmen nė mėngjes tė gjithė banorėt, shpėto mbretin dhe kryeqeverisėsin e tij, pinė prej pusit dhe u bėnė tė ēmendur, ashtu si shtriga pat parathėnė.
    Dhe gjatė asaj dite populli nė rrugėt e ngushta dhe nė vendet e tregut s’bėri asgjė tjetėr veēse i pėshpėriti njėri-tjetrit: Mbreti ėshtė i ēmendur. Mbreti ynė dhe kryeqeverisėsi i tij kanė humbur arsyen. Sigurisht ne nuk duhet tė sundohemi nga njė mbret i ēmendur. Ne duhet ta shfronėzojmė atė.
    Atė mbrėmje mbreti urdhėroi qė njė kupė e artė tė mbushej nga pusi. Dhe kur ju ēua pėrpara tij, ai piu vėnēe dhe ja dha kryeqeverisėsi tė tij tė pijė.
    Dhe tė na u bė gėzim i madh nė atė qytetin e largėt tė Viranit, sepse mbreti dhe kryeqeverisėsi i tij kishin rifituar arsyet.


    Ambicia

    Tre burra u takuan nė njė tavolinė taverne. Njėri ishte endės, tjetri zdrukthėtar dhe i treti lėrues.
    Foli endėsi: shita njė qefin lini tė imėt sot pėr dy copa ari. Le tė kemi gjithė verėn qė duam.
    Dhe unė, - foli zdrukthėtari - shita qivurin mė tė mirė. Ne do tė kemi dhe shumė tė pjekura me verė.
    Unė hapa vetėm njė varr – foli lėruesi, - por zotėria im mė pagoi dyfish. Le tė kemi edhe petulla me mjaltė.
    Dhe gjithė atė mbrėmje taverna ishte e zėnė, se atė thirrėn shpesh pėr verė pėr mish pėr petulla. Dhe ata ishin tė qeshur.
    Dhe mikpritėsi fėrkoi duart dhe i buzėqeshi tė shoqes; se mysafirėt e tij po shpenzonin lirisht.
    Kur ata shkuan hėna ishte mė tė lartė, dhe ata ecėn pėrgjatė rrugės duke kėnduar e thirrur sė bashku.
    Mikpritėsi dhe gruaja e tij qėndruan tek dera e tavernės duke parė nė ta.
    Ah! – tha gruaja – kėta zotėrinj! Sa dorėlėshuar dhe sa tė gėzuar. Sikur tė na sillnin tė tillė fat pėrditė! Atėhere djali ynė s’do ish nevoja tė bėhej tavernaxhi dhe tė punonte aq fort. Ne ta edukonim, dhe ai tė bėhej prift.


    Kėnaqėsia e re

    Mbrėmė unė shpika njė kėnaqėsi tė re, dhe ndėrsa isha duke i bėrė provėn e parė njė ėngjėll dhe njė djall erdhėn turravrap drejt shtėpisė sime. Ata u takuan tek porta ime dhe luftuan me njėri-tjetrin pėr kėnaqsinė time tė re tė sapokrijuar; njėri bėrtiste: Ėshtė mėkat! – tjetri: Ėshtė virtyt!


    Gjuha tjetėr

    Tre ditė mbasi kisha lindur, ndėrsa pushoja nė djepin e mėndafshtė, duke vėshtruar me ankth tė habitshėm nė botėn e re pėrqark meje, mamaja ime i foli mėndeshės: si ja ēon fėmija im?
    Dhe mėndesha u pėrgjigj: ai ja ēon mirė, Zonjė, e kam ushqyer tre herė; dhe kurrė mė parė s’kam parė bebe aq tė vogėl e prapė aq tė qeshur.
    Dhe unė u mėrzita; dhe thirra: s’ėshtė e vėrtetė mama; se shtrati im ėshtė i fortė dhe qumėshti qė thitha ėshtė i hidhur nė gojėn time, dhe era e gjirit vjen e ndyrė nė flegra, dhe unė jam mė i mjerė.
    Por mamaja ime nuk kuptoi, as mėndesha; se gjuha qė fola ishte ajo e botės prej nga erdha.
    Dhe nė ditėn e njėzetenjėtė tė jetės sime, ndėrsa po pagėzohesha, prifti i foli mamasė sime: ju vėrtet duhet tė jeni e lumtur, Zonjė, se djali juaj lindi i Krishterė.
    Unė u befasova, dhe i thashė priftit: atėhere nėna jote nė Parajsė duhet tė jetė e pakėnaqur, se ti nuk linde i Krishterė.
    Por dhe prifti gjithashtu nuk e kuptoi gjuhėn time.
    Dhe mbas shtatė muajsh, njė ditė njė fallxhi mė vėshtroi, dhe i tha mamasė sime: djali juaj do tė bėhet njė shtetar dhe njė udhėheqės burrash.
    Por unė bėrtita: ky ėshtė njė profet i rreme; se unė do tė bėhem muzikant, dhe asgjė pėrveēse muzikant do tė bėhem.
    Por edhe nė atė moshė gjuha ime nuk u kuptua, dhe e madhe ishte habia ime.
    Dhe mbas tre edhe tridhjet vjetėsh, gjatė tė cilėve, mamaja ime, edhe mėndesha, edhe prifti vdiqėn tė gjithė, (hija e Zotit qoftė mbi shpirtrat e tyre) fallxhiu ende jeton. Edhe dje e takova atė pranė portave tė tempullit; dhe ndėrsa ne po bisedonim sė toku ai foli: Unė gjithmonė e kam ditur qė ti do tė bėheshe njė muzikant i madh. Bile qė nė foshnjėrinė tėnde profetizova dhe parathashė tė ardhmen tėnde.
    Dhe unė e besova atė, se tani edhe unė gjithashtu e kam harruar gjuhėn e asaj botės tjetėr.


    Shega

    Njėherė kur jetoja nė zemėr tė njė shege, dėgjova njė farė tė thoshte: njė ditė do tė bėhem pemė, dhe era do tė mė kėndojė nė degė, dhe dielli do tė mė vallėzojė nė gjethe, dhe unė do tė jem e fortė dhe e bukur pėrgjatė tė gjitha stinėve.
    Atėhere njė farė tjetėr foli e tha: kur isha kaq e re sa ti, edhe unė kisha tė tilla pikėpamje; por tani qė mund t’i peshoj dhe mat gjėrat, e shoh qė shpresat e mia janė tė kota.
    Dhe njė farė e tretė foli gjithashtu: unė nuk shoh asgjė nė ne qė tė premtojė njė tė ardhme tė madhe.
    Dhe njė e katėrt foli: ēfarė talljeje do tė jetė jeta jonė, pa njė tė ardhme mė tė madhe!
    Foli njė e pestė: pse hahemi ēfarė do tė jemi, kur ne as qė e dimė ēfarė jemi.
    Por njė e gjashtė u pėrgjigj: ēfarėdo qė tė jemi, ashtu do tė vazhdojmė tė jemi.
    Dhe njė e shtatė foli: unė kam njė ide aq tė qartė se si gjithēka do tė jetė, por nuk e shpreh dot me fjalė.
    Dhe pastaj njė e tetė foli, njė e nėntė, njė e dhjetė, dhe pastaj shumė, derisa tė gjitha po flisnin, dhe unė s’mund tė dalloja gjė prej shumė zėrave.
    Dhe kėshtu unė u mbarta po atė ditė brenda zemrės sė njė ftoi, ku farat janė pak e thuajse tė heshtura.


    Dy kafazet

    Nė kopshtin e tim eti janė dy kafaze. Nė njėrin ėshtė njė luan, tė cilin skllevėrit e tim eti e sollėn nga shkretėrira e Ninavahut; nė tjetrin ėshtė njė trumcak i pakėngė.
    Ēdo ditė nė agim trumcaku thėrret nga luani: Tė nesėrme tė mirė, vėlla burgu.


    Tri milingonėt

    Tri milingonė u takuan nė hundėn e njė njeriu qė flinte nė diell. Mbasi ata pėrshėndetėn njeri tjetrin, secili sipas zakonit sė fisit tė tij, ata ndėnjėn atje duke biseduar.
    Milingoni i parė foli: kėto kodrina e fusha janė mė tė zhveshurat qė njoh. Kam kėrkuar gjithė ditėn pėr ndonjė kokėrr ndonjė lloji, dhe atje s’ka njė pėr tu gjetur.
    Foli milingoni i dytė: unė gjithashtu s’gjeta gjė, edhe pse vizitova ēdo skutė e lėndinė. Ky ėshtė, besoj unė, ēka populli im e quan toka e lėvizėshme e butė, ku asgjė nuk rritet.
    Atėhere milingoni i tretė ngriti kokėn dhe foli: miqtė e mi, tani ne po qėndrojmė nė hundėn e Milingonit Suprem, Milingonit tė plotfuqishėm dhe tė pafund, trupi i tė cilit ėshtė aq i madh sa ne s’mund ta shohim, hija e tė cilit ėshtė aq e shtrirė sa ne s’mund ta ndjekim, zėri i tė cilit ėshtė aq i lartė sa ne s’mund ta dėgjojmė; dhe Ai ėshtė i kudogjendshėm.
    Kur milingoni i tretė foli kėshtu milingonėt e tjerė panė njėri tjetrin dhe qeshėn.
    Atė ēast burri lėvizi dhe nė gjumė ngriti dorėn dhe krojti hundėn, dhe tė tre milingonėt u shtypėn.


    Varrmihėsi

    Njėherė, ndėrsa po varrosja njė nga vetet e mia tė vdekur, varrmihėsi m’u afrua dhe mė foli: nga tė gjithė ata qė vijnė kėtu pėr tė varrosur, tė pėlqej vetėm ty.
    I fola unė: ti mė kėnaq jashtėzakonisht, por pėrse mė pėlqen mua?
    Sepse, - foli ai, - ata vijnė duke vajtuar e shkojnė duke vajtuar, vetėm ti vjen duke qeshur e shkon duke qeshur.


    Nė shkallėt e Tempullit

    Dje mbrėma, nė shkallėt e mermerta tė Tempullit, pashė njė grua qė rrinte midis dy burrave. Njėra anė e fytyrės sė saj ishte e zbehtė, tjetra e skuqur.


    Qyteti i Bekuar

    Nė rininė time mu pat thėnė se nė njėfarė qyteti gjithkush rronte sipas Shkrimeve.
    Dhe unė thashė: do ta kėrkoj atė qytet dhe tė gjej lumturinė. Dhe qe larg. Dhe unė pėrgatita shumė zahire pėr udhėtimin tim. Dhe mbas dyzet ditėsh pashė qytetin dhe nė ditėn e dyzetenjėtė hyra brenda tij.
    Dhe ui! Tėrė shoqėria e banorėve kishin secili veēse njė sy dhe veēse njė dorė. Dhe unė u pataksa dhe fola me vete: tė kenė ata tė kėtij qyteti kaq tė shenjtė veēse njė sy dhe njė dorė?
    Atėhere pashė se edhe ata gjithashtu ishin pataksur, se ata po bėnin goxha ēudi mbi dy duart e mia dhe mbi dy sytė e mi. Dhe ndėrsa ata po flisnin tok unė kėrkova tė dija prej tyre, duke u folur: ėshtė ky vėrtet Qyteti i Bekuar, ku ēdo njeri rron sipas Shkrimeve?
    Dhe ata mė folėn: Po, ky ėshtė ai qytet.
    Dhe ēfarė- ju fola unė, - ka rėnė mbi ju, dhe ku i kini sytė tuaj tė djathtė dhe duart tuaja tė djathta.
    Dhe tė gjithė njerėzit lėvizėn. Dhe ata folėn: eja dhe shih.

    Dhe ata mė ēuan nė tempullin nė mes tė qytetit. Dhe nė tempull unė pashė njė pirg duarsh dhe sysh. Gjithė tė tharė. Atėhere fola unė: Medet! Cili pushtues ka kryer kėtė mizori mbi ju?
    Dhe atėhere njė mėrmėrimė shkoi mes tyre. Dhe njė prej pleqėsisė doli pėrpara dhe foli: kjo bėmė ėshtė e vetveteve tona. Zoti na ka bėrė tė mposhtim tė keqen qė qe nė ne.
    Dhe ai mė priu nė njė altar tė lartė, dhe tė gjithė njerėzit pasuan. Dhe ai mė tregoi mbi altar njė mbishkrim tė gdhendur, dhe unė lexova:
    Nėse syri yt i djathtė tė bėn fajtor, nxirre jashtė dhe flake prej teje; se ėshtė pėrfituese pėr ty qė njė prej pjesėve tė shkatėrrohet, dhe jo qė gjithė trupi tė flaket nė ferr. Dhe nėse dora jote e djathtė tė bėn me faj, prije dhe flake prej teje; se ėshtė pėrfituese pėr ty qė njė prej pjesėve tė shkatėrrohet, dhe jo qė gjithė trupi tė flaket nė ferr.
    Atėhere unė e kuptova. Dhe ju ktheva tė gjithė njerėzve dhe thirra: Ka burrė a grua nė mes jush me dy sy apo me dy duar?
    Dhe ata mu pėrgjigjėn duke thėnė: Jo, as edhe njė. Nuk ėshtė njė i tėri pėrveē tė tillėve qė janė ende aq tė rinj sa pėr tė lexuar Shkrimin dhe pėr tė kuptuar urdhėresėn e tij.
    Dhe kur ne dolėm pėrjashta tempullit, unė menjėherė lashė atė Qytet tė Bekuar; se unė s’qeshė aq i ri, dhe mund tė lexoja shkrimin.


    Zoti i Mirė dhe Zoti i Keq

    Zoti i mirė dhe Zoti i Keq u takuan nė majė tė malit.
    Zoti i Mirė foli: Mirėdita, vėlla.
    Zoti i Keq nuk u pėrgjigj.
    Dhe Zoti i Mirė foli: Qėnke me humor tė keq sot.
    Po, - foli Zoti i Keq- se sė fundmi shpesh mė kanė ngatėrruar pėr ty, thirrur me emrin tėnd, dhe trajtuar si tė isha ti, dhe kjo s’mė kėnaq mua.
    Dhe Zoti i Mirė foli: por dhe mua gjithashtu mė kanė ngatėrruar pėr ty dhe mė kanė thirrur me emrin tėnd.
    Zoti i Keq u largua pėr tė kuruar budallallėkun njerėzor.


    Shpartallim

    Shpartallim, Shpartallimi im, vetmia dhe mėnjanimi im,
    Ti je mė i dashur pėr mua se njėmijė ngadhėnjime,
    Dhe mė i ėmbėl pėr zemrėn time se gjithė lavdia e botės.

    Shpartallim, Shpartallimi im, njohja e vetvetes dhe kundėrshtimi im,
    Pėrmes teje une e di se ende jam i ri dhe kėmbėshpejtė
    Dhe qė nuk mund tė bie nė grackat e dafinave tė thata.
    Dhe tek ti unė kam gjetur vetmuarsinė
    Dhe gėzimin e tė qėnit i shmangur e i pėrbuzur.

    Shpartallim, Shpartallimi im, shpata dhe shqyta ime e shkėlqyeshme,
    Nė sytė e tua unė kam lexuar
    Se tė fronėzohesh ėshtė tė skllavėrohesh,
    Dhe tė tė marrin vesh ėshtė tė rafshohesh poshtė,
    Dhe tė kuptohet njėri veēse duhet tė arrijė plotėsinė e tij
    Dhe si njė frut i pjekur tė bjerė dhe pėrdoret.

    Shpartallim, Shpartallimi im, shoku im guximtar,
    Ti do tė dėgjosh kėngėt dhe britmat dhe heshtjet e mia,
    Dhe asnjė veē teje do tė mė flasė mua pėr rrahjen e krahėve,
    Dhe tėrheqjen e deteve,
    Dhe pėr male qė digjen natėn,
    Dhe ti vetėm do ti ngjitesh shpirtit tim tė rrėpirtė e shkėmbor.

    Shpartallim, Shpartallimi im, kuraja ime e pavdekshme,
    Ti dhe unė do tė qeshim sė bashku me stuhinė,
    Dhe sė bashku do tė hapim varre pėr gjithė ē’vdes nė ne,
    Dhe ne do tė qėndrojmė faqe diellit me njė dėshirė,
    Dhe ne do tė jemi tė rrezikshėm.


    Nata dhe i ēmenduri

    “Unė jam si ti, o Natė, i zi dhe i zhveshur; unė eci nė shtegun e flakėruar qė ėshtė pėrmbi ėndrrat e mia tė ditės, dhe kudo qė kėmba ime shkel tokėn njė pemė lisi gjigand del.”
    “Jo, ti nuk je si mua, o i Ēmendur, se ti ende shikon mbrapsh tė shohėsh sa gjurmė tė madhe ke lėnė nė rėrė.”
    “Unė jam si ti, o Natė, i heshtur dhe i thellė; dhe mu nė zemėr tė vetmisė sime shtrihet njė Hyjneshė nė shtrat fėmije; dhe nė atėcilin qė po lind Parajsa prek Ferrin.”
    “Jo, ti nuk je si unė, o i Ēmendur, se ti rrėqethesh para dhimbjes, dhe kėnga e humnerės tė tmerron.”
    “Unė jam si ti, o Natė, i egėr dhe i tmerrshėm; se veshėt e mi janė pėrplot me klithma kombesh tė pushtuar dhe psherėtima pėr toka tė harrura.”
    “Jo, ti nuk je si unė, o i Ēmendur, se ti ende mban veten tėnde tė vogėl pėr shok, dhe me veten tėnde monstėr, ti s’mund tė jesh mik.”
    “Unė jam si ti, o Natė, mizor dhe i frikshėm; se kraharori im ndriēohet nga anije qė digjen nė det, dhe buzėt e mia janė tė lagura me gjak luftėtarėsh tė prerė.”
    “Jo, ti nuk je si unė, o i Ēmendur; se dėshira pėr njė shpirt motėr ėshtė ende pėrmbi ty, dhe nuk ėshtė bėrė njė thirrje brenda teje.”
    “Unė jam si ti, o Natė, i gėzuar dhe i kėnaqur; se ai qė strehoet nė hijen time tani ėshtė i dehur me verė tė virgjėr, dhe ajo qė mė ndjek mua po kėndon gėzueshėm.”
    “Jo, ti nuk je si unė, o i Ēmendur; se shpirti yt ėshtė mbėshtjellė me vello shtatėpalėshe dhe ti nuk mund ta mbash dot zemrėn e tyre nė dorė.”
    “Unė jam si ti, o Natė, i duruar dhe dėshirant, se nė gjoksin tim janė varrosur njėmijė dashuri tė vdekura nė qefinė puthjesh tė fishkura.”
    “Ėhė, i Ēmendur, je ti si unė? Je ti si unė? Dhe s’mund ta ngasėsh stuhinė si njė kalė, dhe rrėmbesh rrufenė si njė shpatė?”
    “Si ti, o Natė, si ti, i fuqishėm dhe i lartė, edhe froni im ėshtė ngritur mbi turra Zotash tė rėnė; dhe para meje gjithashtu kalojnė ditėt tė mė puthin palėn e rrobės sime por kurrė tė mos vėshtrojnė nė fytyrėn.”
    “Je ti si unė, bir i zemrės sime tė nxirrosur? Dhe i mendon ti mendimet e mia tė pashtruara dhe flet gjuhėn time tė gjėrė?”
    “Ėhė, ne jemi vėllezėr binjakė, o Natė; se ti zbulon hapėsirėn dhe unė zbuloj shpirtin tim.”


    Fytyrat

    Kam parė njė fytyrė me njėmijė shprehje, dhe njė fytyrė me veēse njė shprehje si e mbajtur nė njė kallėp.
    Kam parė njė fytyrė pėrmes vezullimit tė sė cilės mund tė shihja shėmtinė nėn tė, dhe njė fytyrė vezullimin e tė cilės mė duhej ta ngrija qė tė shihja sa e bukur ishte.
    Kam parė njė fytyrė tė vjetėr mė sė shumti vijėzuar me asgjė, dhe njė fytyrė tė lėmuar nė tė cilėn tė gjitha gjėrat ishin gdhendur.
    I njoh fytyrat, sepse shoh pėrmes cohės qė thurrin sytė e mi, dhe vė re realitetin nėn tė.


    Deti mė i Madh

    Shpirti im dhe unė shkuam tek deti i madh pėr tu larė. Dhe kur arritėm nė breg dolėm tė shikonim pėr ndonjė vend tė fshehtė dhe tė vetmuar.
    Por ndėrsa po ecnim, pamė njė burrė tė ulur nė njė shkėmb gri duke marrė ēika kripe nga njė ēantė dhe hedhur ato nė det.
    “Ky ėshtė pesimisti,” tha shpirti im, “Le ta lėmė kėtė vend. Ne nuk mund tė lahemi kėtu.”
    Ne ecėm deri sa arritėm njė gji. Atje pamė duke qėndruar nė njė shkėmb tė bardhė, njė burrė duke mbajtur njė kuti tė stolisur me gurė tė ēmuar, nga e cila ai merrte sheqer dhe e hidhte nė det.
    “Dhe ky ėshtė optimisti,” tha shpirti im, “Dhe ai gjithashtu nuk duhet ti shohė trupat tanė lakuriq.”
    Mė tutje ne ecėm. Dhe nė plazh pamė njė burrė duke ngritur peshq tė ngordhur dhe duke i futur ata me dhembshuri brenda nė ujė.
    “Ne s’mund tė lahemi para tij,” tha shpirti im, “Ai ėshtė filantropisti human.”
    Dhe ne kaluam.
    Atėhere ne arritėm atje ku pamė njė burrė qė shėnonte hijen e vet nė rėrė. Dallgė tė mėdha vinin dhe ja fshinin. Por ai vazhdonte ta shėnonte atė pėrsėri dhe pėrsėri.
    “Ky ėshtė mistiku,” tha shpirti im, “Le ta lėmė atė.”
    Dhe ne ecėm, deri sa nė njė strehė tė qetė ne pamė njė burrė duke mbledhur me lugė shkumbėn dhe duke e futur nė njė poēe alabastri.
    “Ky ėshtė idealisti,” tha shpirti im “Sigurisht qė ai nuk duhet ta shohė lakuriqsinė tonė.”
    Dhe ne ecėm. Papritur dėgjuam njė zė duke thirrur, “Ky ėshtė deti. Ky ėshtė deti i thellė. Ky ėshtė deti i gjerė dhe masiv.” Dhe kur arritėm tek zėri ishte njė burrė kurrizi i tė cilit i qe kthyer detit, dhe qė nė vesh mbante njė guaskė, duke ja dėgjuar mėrmėrimėn.
    Dhe shpirti im tha, “Le tė kalojmė. Ai ėshtė realisti, qė ja kthen kurrizin tė gjithės qė se rrok dot, dhe zė vetveten me njė fragment.”
    Kėshtu ne kaluam. Dhe nė njė vend barishtesh mes shkėmbinjve ishte njė burrė me kokėn tė groposur nė rėrė. Dhe unė i thashė shpirtit tim, “Ne mund tė lahemi kėtu, se ai nuk na sheh dot.”
    “Jo,” tha shpirti im, “sepse ai ėshtė mė vdekjeprurėsi ndėr ta. Ai ėshtė puritani.”
    Atėhere njė trishtim i madh ra mbi fytyrėn e shpirtit tim, dhe mbi zėrin e saj.
    “Le tė shkojmė qė kėtu,” tha ajo, “Se atje nuk ka njė vend tė vetmuar dhe tė fshehtė ku ne tė lahemi. Unė nuk dua ta lė kėtė erė tė mi ngrejė flokėt e artė, apo ta zhvesh gjoksin e bardhė nė kėtė ajėr, apo tė lė dritėn tė nxjerrė nė pah lakuriqsinė time tė shėnjtė.”
    Atėhere ne e lamė atė det pėr tė kėrkuar Detin mė tė Madh.


    Kryqėzuar

    U thirra burrave, “dua tė kryqėzohem!”
    Dhe ata thanė, “e pse u dashka qė gjaku yt tė rrijė mbi kokat tona?”
    Dhe unė u pėrgjigja, “e si ndryshe do tė lartėsoheni ju pėrveēse duke kryqėzuar tė ēmendur?”
    Dhe ata mė kushtuan vėmendje dhe unė u kryqėzova. Dhe kryqėzimi mė paqtoi.
    Dhe kur unė isha i varur midis tokės dhe qiellit ata ngritėn lart kokat e tyre tė mė shihnin. Dhe ata ishin tė lartėsuar, se kokat e tyre kurrė mė parė nuk ishin ngritur.
    Por ndėrsa ata po shihnin lart nė mua njėri thirri, “ēfarė po synon ti tė shlyesh?”
    Dhe njė tjetėr thirri, “pėr ēfarė ēėshtje ti po sakrifikon vetveten?”
    Dhe njė i tretė tha, “mendon ti me kėtė ēmim tė blesh lavdinė e botės?”
    Atėhere tha njė i katėrt, “shikoni, si ai qesh! A mundet e tillė dhembje tė falet?”
    Dhe unė u pėrgjigja tė gjithėve e thashė:
    “Kujtoni vetėm qė unė qesha. Unė nuk kėrkoj tė shlyej - as tė sakrifikohem – as dėshiroj lavdi; dhe s’kam asgjė pėr tė falur. Unė kisha etje – dhe ju luta juve tė mė jepnit gjakun tim pėr tė pirė. Se ē’tjetėr mund tė shuajė etjen e njė tė ēmenduri pėrveē se gjaku i tij. Unė isha i pagojė, - dhe unė kėrkova plagė prej jush pėr gojė. Unė isha burgosur nė ditėt dhe netėt tuaja – dhe kėrkoja njė derė pėr nė ditė dhe netė mė tė mėdha.
    Dhe tani po shkoj- si tė tjerė tė kryqėzuar kanė shkuar. Dhe mendoj se ne nuk jemi lodhur nga kryqėzimi. Se ne duhet tė kryqėzohemi nga burra bujarė dhe akoma mė bujarė, midis tokash mė tė mėdha dhe qiejsh mė tė mėdhenj.”


    Astronomi

    Nėn hijen e tempullit miku im dhe unė pamė njė burrė tė verbėr qė rrinte vetėm. Dhe miku im tha, “shiko burrin mė tė ditur tė tokės sonė.”
    Atėhere unė e lashė mikun tim dhe ju afrova burrit tė verbėr dhe e pėrshendeta. Dhe ne biseduam.
    Mbas pak unė thashė, “mė fal pėr pyetjen; por qė kur ke qėnė i verbėr?”
    “Qė nga lindja,” u pėrgjegj ai.
    Thashė unė, “dhe ē’udhė tė diturisė ndjek?”
    Tha ai, “unė jam njė astronom.”
    Dhe ai vendosi dorėn e tij pėrmbi kraharor duke thėnė, “unė vėshtroj gjithė kėto diej dhe hėna dhe yje.”


    Malli i madh

    Kėtu unė rri midis vėllait tim mal dhe motrės sime det.
    Ne tė tre jemi njė nė vetmi, dhe dashuria qė na lidh ne sė bashku ėshtė e thellė e fortė dhe e ēuditėshme. Jo, ėshtė mė e thellė se thellėsia e motrės sime dhe mė e fortė se fortėsia e vėllait tim dhe mė e ēuditėshme se ēuditshmėria e ēmendurisė sime.
    Eonė mbas eonėsh kanė kaluar qėkur agimi i parė gri na bėri tė dukshėm pėr njėri-tjetrin; dhe megjithėse ne kemi parė lindjen dhe rritjen dhe vdekjen e shumė botėve, ne jemi ende tė etur dhe tė rinj.
    Ne jemi tė rinj dhe tė etur dhe prapė jemi tė paēift dhe tė pavizituar, dhe megjithėse ne shtrihemi nė gjysėm pėrqafimi tė pandėrprerė, ne jemi tė parehatuar. E ēfarė rehatimi ka pėr dėshirėn e kontrolluar dhe pasionin e paprishur? Prej nga do tė vijė hyjnia e zjarrtė tė ngrohė shtratin e motrės sime? Dhe cila rrėke do tė shuajė zjarrin e vėllait tim? Dhe kush ėshtė gruaja qė do tė komandojė zemrėn time?
    Nė qetėsinė e natės motra ime mėrmėrit pėrgjumėsh emrin e panjohur tė hyjnisė-zjarr, dhe vėllai im thėrret larg pėr hyjneshėn e freskėt dhe tė largėt. Por pėr cilėn thėrras unė nė gjumė nuk e di.
    Ja ku rri midis vėllait tim mal dhe motrės sime det. Ne tė tre jemi njė nė vetmi, dhe dashuria qė na lidh ne sė bashku ėshtė e thellė e fortė dhe e ēuditėshme.


    Foli njė fije bari

    I foli njė fije bari njė gjethe vjeshte, “ti bėn tė tillė zhurmė kur bie! I shpėrndave tė gjitha ėndrrat e mia dimėrore.”
    Foli gjethja e zemėruar, “Ulėt linde dhe ulėt rron! E pazė, grindavece gjė! Ti nuk jeton nė ajrin e lartė dhe s’mund ta dallosh tingullin e tė kėnduarit!”
    Pastaj gjethja e vjeshtės u shtri pėrmbi tokė dhe fjeti. Dhe kur pranvera erdhi ajo u zgjua pėrsėri – dhe ajo ishte njė fije bari.
    Dhe kur ishte vjeshtė dhe gjumi i saj dimėror ishte pėrmbi tė, dhe sipėr saj tejpėrtej gjithė ajrit gjethet po binin, ajo i mėrmėriti vetvtes, “O, kėto gjethet e vjeshtės! Ato bėjnė tė tillė zhurmė! Ato i shpėrndanė tė gjitha ėndrrat e mia dimėrore!”


    Syri

    Foli syri njė ditė, ”unė shoh pėrtej kėtyre luginave njė mal vellozuar me mjegull tė kaltėr. A nuk ėshtė i bukur?”
    Veshi dėgjonte, e mbasi dėgjoi me vėmendje pėr pak, foli, “por ku ka ndonjė mal? Unė nuk e dėgjoj atė!”
    Pastaj e morri fjalėn Dora dhe tha, “unė po pėrpiqem mė kot ta ndiej a ta prek atė, dhe nuk gjej mal.”
    Dhe Hunda foli, “atje s’ka mal, unė s’mund ta nuhas atė.”
    Atėhere Syri u kthye nga ana tjetėr, dhe ata tė gjithė filluan tė flasin sė bashku rreth gjendjes sė rrejtshme tė ēuditėshme tė Syrit. Dhe ata folėn, “diē ka puna me Syrin.”


    Dy burrat e ditur

    Njėherė nė qytetin e moēėm tė Afkarit jetonin dy njerėz tė ditur qė urrenin dhe nėnvleftėsonin dijet e njėri-tjetrit. Se njėri prej tyre mohonte praninė e zotave ndėrsa tjetri ishte njė besimtar.
    Njė ditė tė dy u takuan nė treg dhe nė mes tė pasuesve tė tyre ata filluan tė kundėrshtonin dhe tė argumentonin rreth pranisė ose mospranisė sė zotave. Dhe mbas orė zėnkash ata u ndanė.
    Atė mbrėmje mosbesuesi shkoi nė tempull dhe pėrmbysi vetveten para altarit dhe ju lut zotave tė falnin tė shkuarėn e tij tekanjoze.
    Dhe tė njėjtėn orė burri tjetėr i ditur, ai i cili kishte mbrojtur zotat, i dogji librat e shenjtė tė tij. Se ai ishte bėrė njė mosbesues.


    Kur lindi Brenga ime

    Kur lindi Brenga ime unė e pėrkunda me pėrkujdesje, dhe vėzhgova mbi tė me dhembshuri dashurie.
    Dhe Brenga ime u rrit si gjithė gjėrat e gjalla; e fortė dhe e bukur dhe plot me kėnaqėsi mahnitėse.
    Dhe ne e deshim njėri-tjetrin, Brenga ime dhe unė, dhe ne donim botėn pėrreth nesh; se Brenga kishte njė zemėr dashamirėse dhe imja ishte dashamirėse me Brengė.
    Dhe kur ne bisedonim, Brenga ime dhe unė, ditėt tona merrnin krahė dhe netėt tona ishin brezareuar me ėndrra; se Brenga kishte njė gjuhė gojėtare, dhe imja ishte gojėtare me Brengė.
    Dhe kur ne kėndonim sė bashku, Brenga ime dhe unė, fqinjėt tanė qėndronin nė dritaret e tyre dhe dėgjonin, se kėngėt tona ishin aq tė thella sa deti dhe meloditė tona ishin plot me kujtime tė ēuditėshme.
    Dhe kur ne shėtisnim sė bashku, Brenga ime dhe unė, njerėzit na vėshtronin me sy tė butė dhe pėshpėrisnin nė fjalė tejkaluar ėmbėlsisė. Dhe kishte nga ata qė na kqyrnin me smirė mbi ne, se Brenga ishte njė gjė fisnike dhe unė isha krenar me Brengė.
    Por Brenga ime vdiq, si gjithė gjėrat e gjalla, dhe unė jam lėnė vetėm tė mendoj dhe shestoj.
    Dhe tani kur unė flas fjalėt e mia bien rėndshėm pėrmbi veshėt e mi.
    Dhe kur kėndoj kėngėt e mia fqinjėt e mi nuk vijnė tė dėgjojnė.
    Dhe kur shėtis rrugėt asnjė nuk shikon nė mua.
    Veē nė gjumin tim dėgjoj zėra tė thonė me keqardhje, “vėshtro, kėtu prehet burri Brenga e tė cilit ka vdekur.”


    Dhe kur lindi Gėzimi im

    Dhe kur lindi Gėzimi im, unė e mbajta atė nė krahėt e mij dhe qėndrova nė majė tė shtėpisė duke bėrtitur, “Ejani bre, fqinjėt e mij, ejani dhe shihni, se Gėzimi kėtė ditė lindi edhe nė mua. Ejani dhe vėshtroni kėtė gjė gėzimplotė qė buzėqesh nė diell.”
    Por asnjė nga fqinjėt e mij nuk erdhi pėr tė parė Gėzimin tim, dhe e madhe ishte habia ime.
    Dhe ēdo ditė pėr shtatė hėna unė shpalla Gėzimin tim nga maja e shtėpisė - dhe pėrsėri asnjė nuk ma vari mua. Dhe Gėzimi im dhe unė mbetėm vetėm, tė pakėrkuar dhe tė pavizituar. Atėhere Gėzimi im u bė i zbehtė dhe i kapitur sepse jo zemėr tjetėr pėrveē times mbante dashurimin e tij dhe jo buzė tė tjera puthnin buzėt e tij.
    Atėhere Gėzimi im vdiq nga veēimi.
    Dhe tani unė vetėm kujtoj Gėzimin tim tė vdekur nė tė pėrkujtuarit e Brengės sime tė vdekur. Por kujtesa ėshtė njė gjethe vjeshte qė mėrmėrin njė ēikė nė erė dhe pastaj nuk dėgjohet mė.


    “Bota e pėrkryer”

    Zot i shpirtrave tė humbur, ti qė ke humbur midis zotave, dėgjomė:
    Fate bujare qė vėshtron mbi ne, shpirtrat e ēmendur endacakė, dėgjomė:
    Unė rroj nė mes tė njė race tė pėrkryer, unė mė i papėrkryeri.
    Unė, njė rrėmujė njerėzore, njė mjegull pėrbėrėsish tė pėshtjelluar, unė lėviz ndėrmjet botėsh tė pėrfunduara - popujsh me ligje tė plota dhe rend tė kulluar, mendimet e tė cilėve janė tė pėrzgjedhura, ėndrrat e tė cilėve janė tė rregulluara, dhe vizionet e tė cilėve janė pranuar dhe amzėuar.
    Virtytet e tyre, o Zot, janė tė matura, mėkatet e tyre janė tė peshuara, dhe bile gjėrat e pallogaritėshme qė kalojnė nė muzgun e mugėt tė as mėkatit as virtytit janė shėnuar dhe kataloguar.
    Kėtu ditėt dhe netėt janė ndarė nė stinė sjelljesh dhe qeverisen nga rregulla pėrpikmėrie qė s’ka tė sharė.
    Tė hash, tė pish, tė flesh, tė mbulosh lakuriqėsinė e njėrit, dhe pastaj tė jesh i kapitur nė kohėn e duhur.
    Tė punosh, tė luash, tė kėndosh, tė vallėzosh, dhe pastaj tė shtrihesh palėvizur kur ora godet orėn.
    Tė mendosh kėshtu, tė ndiesh kaq shumė, dhe pastaj tė ndalosh sė menduari dhe sė ndieri, kur njėfarė ylli ngrihet pėrmbi horizontin e atjeshėm.
    Tė grabitėsh njė fqinjė me njė buzėqeshje, tė shpėrblesh dhurata me njė valėvitje tė hijshme tė dorės, tė lėvdosh maturisht, tė fajėsosh kujdesshėm, tė shkatėrrosh njė zė me njė fjalė, tė djegėsh njė trup me njė frymė, dhe pastaj tė lash duart kur puna e ditės ka mbaruar.
    Tė dashurosh sipas njė rendi tė caktuar, tė argėtosh veten mė tė mirė tė njėrit nė njė mėnyrė tė paravendosur, tė adhurosh zotat pėrshtatshėm, tė ngatėrrosh djajtė me dinakėri, - dhe pastaj ti harrosh tė gjitha sikur kujtesa ka vdekur.
    Tė trillesh me njė shtysė, tė soditėsh me konsideratė, tė jesh i lumtur ėmbėlsisht, tė vuash fisnikėrisht, - dhe pastaj ta zbrasėsh kupėn qė e nesėrmja tė mund ta mbushė sėrish.
    Tė gjitha kėto gjėra, O Zot, janė ngjizur me paramendim, lindur me vendosmėri, pėrkundur me pėrpikmėri, qeverisur nga rregulla, drejtuar nga arsye, dhe pastaj vrarė e varrosur sipas njė metode tė parashkruar. Dhe bile varret e tyre tė heshtura qė shtrihen brenda shpirtit njerėzor janė shėnuar dhe numėruar.
    Ėshtė njė botė e pėrkryer, njė botė pėrsosmėrie tė pėrsosur, njė botė mrekullish eprore, fruti mė i pjekur nė kopshtin e Zotit, kryemendimi i gjithėsisė.
    Por pse duhet unė tė jem kėtu, o Zot, unė njė farė e blertė dėshire tė paplotėsuar, njė stuhi e ēmendur qė drejtohet as nė lindje as nė perėndim, njė copė e egėrsuar nga njė planet i djegur?
    Pse jam unė kėtu, o Zot shpirtrash tė humbur, ti qė ke humbur midis zotash?
    wrong verb

  10. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Halil XHIBRAN

    PROFETI

    I ZGJEDHURI E I DASHURI ALMUSTAFA

    qė ishte vetė gdhirja e ditės sė vet,
    tash dymbėdhjetė vjet priste nė qytetin e Orfalisė
    anijen qė do ta kthente nė ishullin e lindjes;
    dhe, nė tė dymbėdhjetin vit, ditėn e shtatė
    tė korrikut, muajit tė tė korrave,
    ngjiti kodrėn e zhveshur, vėshtroi nga deti
    dhe dalloi anijen tek po vinte
    bashkė me vesėn e mėngjesit.
    Portat e zemrės iu ēelėn hapekrahė
    dhe gėzimi i fluturoi larg-larg nė det.
    Mbylli sytė dhe u lut nė qetėsinė e shpirtit.

    Por, tek po zbriste kodrės
    e kaploi njė dėshpėrim;
    mė vete thoshte:
    Si do tė shkoj qetė, pa ndjenjė dhembshurie?
    Jo, ndiē! Pa njė plagė shpirti
    nuk e lė dot kėtė qytet.

    Tė gjata qenė ditėt e dhimbjes
    qė kalova midis mureve tė tij,
    dhe tė gjata netėt e vetmisė;
    Epo, cili mund tė ndahet nga dhimbja e vetmia
    pa ndjenjėn e dhembshurisė?

    Shumė copėra shpirti zhdavarita rrugėve tė tij;
    shumė ferishte tė mallėngjimit tim
    bredhin zdeshur nėpėr kėto kodra
    dhe unė s’ndahem dot pa njė plagė a dhimbje.

    Sot nuk po e flak petkun por lėkurėn,
    qė po e shqyej me duart e mia.
    As ėshtė mendimi qė po e lė pas,
    por zemra e ėmbėlsuar nga etja dhe nga uria.

    Ama, s’mund tė pres mė.
    Deti, qė ēdo gjė grish nė parzėm,
    mė thėrret dhe mua, dhe unė duhet tė shkoj.

    Ndaj, po tė qėndroja, ndonėse orėt digjen nė natė,
    do tė thotė se do tė ngrija e tė ngurohesha
    dhe do tė lidhesha myk.

    Me dėshirė, ēdo gjė do tė merrja me vete. Por, si?
    Zėri nuk mund tė mbajė gjuhėn dhe buzėt
    qė i ka pėr flatra.
    Ai vetė duhet ta kėrkojė qielli.

    Edhe shqiponja, e vetmuar, pa ēerdhe,
    edhe ajo do tė fluturojė pėrtej diellit.

    Dhe, sapo arriti nga rrėza e malit
    ktheu kryet edhe njė herė kah deti,
    vėrejti anijen tek po qasej
    me detarėt, njerėz tė tokės sė tij mbi kiē.

    Vetė shpirti i kėlthiti e thėrriti:
    Bij tė nėnės sime tė lashtė,
    Kalorės tė moteve,
    eh, sa herė qė lundruat nė ėndrrat e mia
    kurse tash po vini shi nė zgjimin tim,
    nė ėndrrėn time mė tė thellė.

    Unė jam gati, dhe, dėshira, me krahė shpalosur
    pret erė tė mirė.
    Vetėm tė marr dhe njė frymė nė kėtė qiell tė heshtur,
    vetėm edhe njė shikim dashurie ndaj sė kaluarės,
    pastaj vij mes jush si udhėtar mes udhėtarėsh.

    Kurse ti o det i pafund, nėnė e pagjumė
    qė je vetė paqja e liria
    e lumit dhe e pėrroskės,
    veē edhe njė lak le ta bėjė kjo pėrroskė,
    veē edhe njė gurgullimė nė kėtė luginė,
    pastaj vij unė, pikė e pakufi nė oqeanin e pafund.

    Ashtu, duke ecur, nga larg dalloi gra e burra
    tek po linin fushėn e vreshtat
    dhe po rendnin drejt portave tė qytetit.
    Dėgjonte zėrat qė po i thėrrisnin emrin
    dhe zhurmėrimėn nga shpati mė shpat
    tek po i dėftonin njėri-tjetrit arritjen e anijes.

    Ky tha me vete: vallė, ditė e ndarjes
    do tė jetė ditė e bashkimit?
    Do tė thuhet, vallė, se muzgu, e drejta
    do tė jetė agu im?

    Ē’do t’i jap atij qė la parmendėn nė mes tė brazdės,
    Apo atij qė ndaloi rrotullimin e rrotės sė tirit?

    Vallė, zemra ime do tė bėhet pemė plot fruta
    qė do t’i mbledh dhe t’ua shpėrndaj kėtyre?

    Po dėshirat e mia,vallė, do tė rrjedhin krua
    dhe t’u mbushin kupat?

    Jam unė njė harpė qė do ta lozte i Gjithėpushtetshmi?
    Apo fyell nga do tė kalojė fryma e tij?
    Jam unė njė kėrkues i qetėsisė, dhe,
    Ē’thesar gjeta nė qetėsinė
    qė besėplotė do tė mund ta darovisja?

    Nė ėshtė kjo dita e tė korrave tė mia,
    nė ē’fusha mbolla farėn?
    Nė ē’stinė tė harruara?

    Vėrtet, nė ėshtė ky ēasti kur duhet ngritur llambėn,
    flaka ime nuk do tė digjet nė tė.
    Llambėn time do ta ngre tė zbrazėt, tė errėt,
    dhe roja e natės do ta mbushė me vaj e do ta ndezė.

    Kėto i tha me fjalė, por shumė i mbetėn tė pathėna,
    ndaj, nuk mund ta thoshte fshehtėsinė e thellė.

    Sapo hyri nė qytet, polemi u mblodh pėr ta takuar;
    njerėzit i drejtoheshin njėzėri.

    Pleqnarėt e qytetit
    i dolėn para dhe i thanė:
    Rri edhe pak me ne.
    Ti ishe dielli ynė nė muzgun tonė;
    Rinia jote na dha ėndrra pėr t’i ėndėrruar.

    Nuk je i huaj nė mesin tonė, as mysafir,
    veēse biri ynė i mirė dhe i dashur.
    Mos i bėj sytė tonė tė vuajnė nga malli pėr fytyrėn tėnde.

    Priftėrinjtė e priftėreshat i thanė:
    Le tė mos na ndajnė valėt e detit tash,
    dhe motet qė i shkove me ne tė na bėhen kujtime.
    Ti na dhurove shpirtin
    dhe hija jote ishte dritė pėr fytyrat tona.
    Ne tė deshėm shumė, por s’e shprehėm dot dashurinė
    tė mbėshtjellė nė vello.
    Ajo tash kėlthet dhe qėndron e zbuluar pėrpara teje.

    Prore ka qenė, dashuria nuk e njeh
    thellėsinė e saj derisa tė mos vijė
    ora e ndarjes.

    Erdhėn dhe tė tjerė dhe e lutėn pėrgjunjur
    Por, Ky nuk u gjegj. Vetėm luajti kokėn;
    Ata qė ishin mė afėr, i dalluan lotėt
    qė iu shembėn dhe i pikonin nė parzėm.
    U nis nga sheshi i madh i qytetit, para Tempullit;
    polemi e ndoqi pas.

    Nga shenjtėrorja doli njė grua; quhej Almitra profeteshė.
    Ky e shikoi me njomėsi tė pamatshme,
    ndaj, ajo qe e para qė e kėrkoi dhe i besoi
    atėherė kur s’ishte veēse njė ditė nė qytet.

    Ajo e pėrshėndeti duke i thėnė:
    Profet i Hyjit qė gjurmon tė fundmen,
    gjatė kohė gėrmove largėsitė e anijes sate.

    Tash ajo erdhi dhe Ti duhet tė shkosh.
    I thellė ėshtė mallėngjimi Yt
    ndaj tokės sė kujtimeve Tua dhe ndaj ndjenjės
    sė dėshirave mė tė larta;
    As tė lidh dashuria jonė
    dhe as tė ndalojnė hallet tona.

    Andaj, para se tė ndahemi, duam tė na flasėsh,
    tė vėrtetėn tėnde tė na japėsh;
    kurse ne do ta pėrcjellim tek fėmijėt tanė
    dhe ata tek ferishtet e tyre
    qė kurrė tė mos zhduket.

    Nė vetminė Tėnde Ti vėzhgove ditėt tona
    dhe me zgjuarsinė Tėnde
    dėgjove vajin e gazin e gjumit tonė.

    Prandaj zbuloje veten para nesh,
    na dėfto tė gjitha qė tė janė shfaqur
    midis lindjes e vdekjes.

    Dhe Profeti u gjegj:
    Popull i Orfalisė,
    pėr ēka mund tė flas unė
    pėrveē pėr atė qė, madje edhe tash,
    e ndjeni tek lėviz
    nėpėr shpirtrat tuaj?

    Atėherė Almitra i tha, na fol pėr Dashurinė.
    Ai ngriti kryet, shikoi polemin
    qė e kishte pllakosur njė qetėsi
    dhe, me njė zė tė madh, foli:

    Atėherė kur ju shenjon dashuria,
    ju ndiqnie pas,
    ndonėse shtigjet e saj janė tė vėshtira, tė rrėpirėta.
    E, kur krahėt e saj t’ju pėrqafojnė, ju dorėzohuni,
    aniqė ushta qė fsheh ndėr fletėza mund t’ju lėndojė.

    Kur t’ju flasė dashuria, i besoni,
    anipse zėri i saj mund t’i dėrrmojė ėndrrat tuaja,
    si veriu kur shkreton kopshtin,
    ndaj, siē ju kurorėzon
    Dashuria ashtu edhe ju ndeh.

    Dhe, ashtu siē ėshtė pėr rritėn,
    e tillė ėshtė edhe pėr krasitjen tuaj.

    Edhe kur zbret deri tek ju e ju pėrkėdhel
    degėt mė tė holla qė drithėrojnė nė diell,
    ashtu zbret edhe tek rrėnjėt tuaja
    dhe i shkund nga thellėsia nė dhé.

    Ajo ju qas ndanė vetes, si kallinjtė e grurit nė duaj;
    Ju bėn shirje dhe ju zhvesh;
    Ju shoshit derisa t’ju qėrojė nga lėvozhga.
    Dashuria ju bluan deri nė bardhėsi.
    Ajo ju mbruan derisa t’ju bėjė tė epur
    qė mė pastaj t’ju pėrcaktojė pėr zjarrin e saj tė shenjtė
    qė tė bėheni bukė e shenjtė
    pėr festat e shenjta tė Hyjit.

    Tė gjitha jua bėn dashuria,
    qė tė dini fshehtėsirat e zemrės suaj
    dhe me atė dituri tė bėheni
    njė dell i zemrės sė Jetės.

    Mirėpo, nėse nga frika kėrkoni
    vetėm qetėsinė e kėnaqėsinė e dashurisė,
    mė mirė mbulojeni lakuriqėsinė tuaj,
    ēaponie pragun e saj dhe kaloni nė botėn
    e pa stinė, ku mund tė qeshni,
    por, jo me tėrė gazin,
    edhe tė qani,
    ama, jo edhe tė derdhni krejt lotėt.

    Dashuria nuk jep, veē vetvetes,
    dhe nuk merr veēse nga vetvetja.

    Dashuria nuk ka pronė dhe as qė lejon tė jetė pronė.
    Dashurisė i mjafton dashuria.

    Kur dashuroni, nuk duhet thėnė:
    “Hyjin e kam nė zemėr,” por,
    “Jam shi nė zemrėn e Hyjit.”

    Mos kujtoni qė mund tė drejtoni krahėt e dashurisė,
    ndaj, dashuria, po mendoi se ia vleni,
    ajo drejton udhėn tuaj.
    Dashuria nuk ka tjetėr dėshirė
    veēse tė plotėsojė vetveten.

    Por, nėse dashuroni dhe keni dėshira,
    kėto le tė jenė dėshirat tuaja:
    Tė shkriheni dhe tė bėheni rrėke
    qė rend dhe natės i kėndon kėngėn e saj;
    Tė plagoseni nga vetė tė kuptuarit tuaj tė dashurisė;
    dhe, tė gjakosni me dėshirė dhe me gėzim.
    Qė nė ag tė ngriheni zemėr-fletė
    dhe tė njihni miradinė edhe tė njė dite tė re
    pėr dashuri.

    Tė pushoni nė mesditė
    dhe tė mejtoheni mbi dalldinė e dashurisė.

    Nė mbrėmje tė ktheheni nė shtėpi
    me ndjenjėn e mirėnjohjes
    dhe tė flini me lutjen pėr tė dashurin e zemrės
    dhe me kėngė lavdie nė buzė.

    Pastaj Almitra foli pėrsėri; i tha:
    Epo, pėr Bashkėshortėsinė, Imzot?
    Dhe ai u gjegj duke thėnė:

    Tė lindur jeni tok
    dhe tok do tė jeni pėrgjithmonė;
    do tė jeni tok edhe kur krahėt e bardhė
    tė vdekjes t’jua kenė zhdavaritur ditėt.

    Po, do tė jeni tok edhe nė kujtimin e heshtur tė Hyjit.
    Por, le tė ketė hapėsirė nė atė bashkėsi
    qė erėrat e qiellit tė vallėzojnė ndėrmjet jush.

    Duani njėri – tjetrin,
    por, mos robėroni dashurinė;
    le tė ketė njė det
    mes brigjeve tė shpirtrave tuaj.
    Mbushnia shoshoit kupat,
    por, mos pini prej njė kupe;
    jepni shoshoit kafshatėn,
    por, mos hani nga e njėjta bukė;
    kėndoni dhe vallėzoni tok, gėzuar,
    por, lejoni shoshoit tė jetė vetėm,
    ashtu siē janė veē telat e kitarės
    por qė japin njė tingull.

    Jepni njėri-tjetrit zemrėn,
    por, jo qė akėcili ta mbajė,
    ndaj, vetėm duart e Jetės
    mund t’ju mbajnė zemrat.

    Dhe, qėndroni bashkė,
    por, jo aq afėr:
    ndaj, shtyllat e Tempullit janė tė ndara
    e lisi e qiparisi
    nuk rriten nė hijen e shoshoit.

    Njė grua, qė mbante njė ferishte nė parzėm,
    i tha, na fol pėr Fėmijėt, kurse Profeti tha:

    Fėmijėt tuaj nuk janė fėmijėt tuaj,
    janė bij e bija tė mallit tė Jetės pėr veten.
    Ata dalin nėpėr ju, por jo nga ju, dhe,
    ndonėse janė me ju, ata juve nuk ju takojnė.

    Dashurinė mund t’ua falni,
    ama jo edhe mendimet tuaja,
    ndaj, ata kanė mendimet e tyre.

    Trupin mund t’ua mbyllni,
    por jo edhe mendimet,
    ndaj, shpirtrat e tyre banojnė
    nė shtėpinė e sė nesėrmes,
    tė cilėn ju nuk mund ta vizitoni,
    madje as nė ėndėrr.

    Mund tė pėrpiqeni t’u gjasoni,
    por, mos kėrkoni tė bėhen si ju,
    se jeta nuk ecėn nga prapa
    dhe as e pret tė djeshmen.

    Ju jeni harku prej nga janė lėshuar
    fėmijėt tuaj, si shtiza tė gjalla.

    Shigjetari sheh shėnjestrėn pėrmbi shtegun e pafundėsisė
    dhe epet nga ti me fuqinė e Tij
    qė shigjetat t’i venė shpejt e larg.

    Pra, lejoni qė dorėzimi i juaj nė duart e shigjetarit
    tė jetė njė kėnaqėsi,
    ndaj, siē e do shigjetėn qė ēan qiellin,
    ashtu e do dhe harkun.

    Atėherė njė i pasur tha,
    na fol pėr Dhėnien, dhe Profeti u gjegj:

    Kur jep nga prona qė ka,
    njeriu jep pak.
    Njeriu jep me tė vėrtetė
    atėherė kur jep nga vetvetja;
    ndaj, ē’janė gjėrat qė i ka nė pronėsi
    veēse gjėsende qė i mban dhe i ruan
    nga droja se mund t’i duhen nesėr.
    Kurse e nesėrmja,
    ē’i sjell e nesėrmja qenit tė stėrurtė
    qė varros kockat nė zallin e pa gjurmė
    duke shkuar pas pelegrinėve
    nė udhėn e tyre pėr nė qytetin e shenjtė?
    E, ē’ėshtė droja nga frika
    veēse frika vetė?

    A nuk ėshtė njė tmerr i etjes
    kur pusi pėrplot ujė
    ėshtė njė etje e pashuajtur?
    Ka tė tillė qė kanė shumė dhe japin pak.
    Dhe japin veē sa pėr t’ua njohur pėr tė mirė;
    dėshira e fshehur, tė padobishme e bėn
    dhuratėn e tyre.

    Dhe, ka tė tillė qė kanė pak, por e japin tė tėrėn.
    Kėta janė besimtarėt e jetės,
    andaj arka e tyre nuk zbrazet kurrė.

    Ka tė tillė qė dhurojnė me gėzim
    dhe ai gėzim ėshtė shpėrblesa e tyre.

    Dhe, ka tė atillė qė dhurojnė me dhembshuri
    e ajo dhembshuri ėshtė pagėzimi i tyre.
    Ata japin si ajo lugina
    ku mėrshina thith kundėrmimin e vet nė qiell.
    Ka edhe tė tillė qė s’ndjejnė dhimbje kur japin,
    as kėrkojnė gėzim dhe as japin nga virtyti.
    Nėpėr duart e kėtyre flet Hyji
    dhe prapa shpine i buzėqesh tokės.

    Ėshtė mirė tė japėsh kur kėrkojnė,
    por mė mirė pa kėrkuar, nga mirėkuptimi.

    Kurse, pėr duarshlirėt,
    kėrkimi i njeriut se cilit do t’i dhuronin,
    gėzimi ėshtė mė i madh sesa dhuntia.

    Ka, vallė, gjėsend qė do tė kurseje?
    Njė ditė do t’i dhurosh tė gjitha qė ke,
    andaj dhuro tash, tash kur mundesh,
    tash kur ke motin e jo trashėgimtarėt e tu.

    Shpesh thua: “Do t’u jap, por
    vetėm atyre qė meritojnė.”
    Frutat e pemishteve tua nuk flasin kėshtu,
    ndiē, as grigja nė kullota.
    Ato japin qė tė mundė tė jetojnė,
    se mosdhėnia ėshtė humbje.
    Natyrisht, ai qė meriton ditėt dhe netėt e veta,
    ai meriton edhe gjithė tė tjerat nga ti.
    E, ai qė ka merituar tė pijė nga deti i jetės,
    ai meriton tė mbushė kupėn edhe nga pėrroska jote.

    Ē’ėmbėlsirė mė e madhe mund tė ekzistojė
    nga ajo qė fle nė trimėrinė
    dhe nė besimin, madje nė shpirtbardhėsinė e pranimit?

    E, cili je ti qė njerėzit do tė duhej tė shqiernin
    gjoksin dhe tė zhvishnin krenarinė
    qė ti tė mund t’ua shohėsh lakuriqėsinė
    e krenarinė pėrgjunjur?

    Pa sigurohu njėherė se ti meriton tė jesh
    dhurues dhe njė reng dhurimi?
    Ndaj, e drejta, jeta i jep jetės,
    kurse ti, qė ēmon veten pėr njė dhurues,
    nuk je veēse dėshmitar.

    Ju, qė pranoni dhuntitė,
    tė gjithė jeni pranues,
    mos pranoni kurrfarė falėnderimi
    se mos i bėni zgjedhė vetes dhe atij qė dhuron.

    Mė mirė ngrihuni bashkė me dhuruesin
    mbi dhuntitė e tij,
    si tė ishin flatra;
    sepse, po qė se ia dini pėr stėrmirėnjohje,
    ajo do tė thotė se dyshoni te bujaria e tij
    qė pėr mėmė ka tokėn duarshlirė
    dhe Hyjin pėr Atė.

    Njė i moshuar, mbajtės i njė pijetoreje, tha,
    na fol pėr Ngrėnien dhe Pirjen, kurse Profeti u gjegj:

    A mund tė jetosh vetėm nga kundėrmimi i tokės
    dhe, si bima, tė ushqehesh me dritėn?
    Por, mbasi duhet tė vrasėsh pėr tė ngrėnė
    dhe tė ndash tė sapolindurit nga gjiri i qumėshtit
    veē sa pėr tė shuajtur etjen tėnde,
    ky, pra, le tė jetė njė akt adhurimi.

    Dhe, lėre dhogėn tėnde le tė qėndrojė
    mbi blatorėn ku bėhen viktima
    tė butėt e tė pafajshmit e pyllit dhe tė fushės
    dhe mė e pafajshme tek njeriu.

    Kur vret njė bishė, thuaj me zemėr:
    “Fuqia qė tė vrau ty, mė vrau dhe mua;
    edhe mua do tė mė hanė, ndaj,
    ligji qė tė solli nė duart e mia,
    edhe mua do tė mė dorėzojė nė duar mė tė forta.

    Gjaku yt dhe gjaku im, nuk ėshtė tjetėr
    veēse lėngu qė ushqen pemėn e jetės.”

    Kur me dhėmbė tė kafshosh mollėn,
    t’i thuash me fjalė nga zemra:
    “Farėrat tua do tė jetojnė nė mua
    e burbuqet tua tė nesėrmen
    nė zemrėn time do tė ēelin;
    kundėrmimi yt do tė jetė fryma ime,
    ne tė dy bashkė do tė gėzojmė pėrjetė.”

    E, nė vjeshtė, kur tė vjelėsh rrushin, nė vreshta,
    pėr tirėn, t’i thuash me zemėr:
    “Edhe unė jam vresht,
    frytin tim do ta mbledhin, po ashtu, pėr tirė,
    dhe do tė mė mbajnė si njė verė tė re
    nėpėr fuēitė e pėrjetėsisė.”

    Nė dimėr, kur tė nxjerrėsh verėn,
    pėr secilėn kupė kėndoje nga njė kėngė;
    nė atė kėngė t’i bėsh vend kujtimit
    pėr ditėt vjeshtore,
    pėr vreshtat dhe pėr tinarin.



    Pėrktheu nga anglishtja: Nehat S. Hoxha
    Pėrzgjodhi dhe pėrgatiti pėr shtyp: Sabit Idrizi

  11. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Halil XHIBRAN

    PROFETI

    I ZGJEDHURI E I DASHURI ALMUSTAFA



    Njė lavėrtar foli. I tha: Na fol pėr Punėn
    dhe Profeti u gjegj:

    Ti punon qė tė mund tė mbash hapin
    me tokėn dhe me shpirtin e tokės,
    se, tė qėndrosh duarlidhur do tė thotė –
    tė bėhesh i huaj pėr stinėt
    dhe tė dalėsh nga rrjedhat e jetės
    qė marshojnė me krenari e madhėshti
    drejt dorėzimit nė gjirin e pafundėsisė.

    Tek punon, ti je lahutė, nėpėr zemrėn
    e sė cilės pėshpėritja e orėve
    shndėrrohet nė kėngė.

    Cili nga ju do tė jetė pipėz e shurdhėr, e heshtur,
    kur ēdo gjė tjetėr njėzėri kėndon?
    Gjithnjė tė kanė mėsuar se vepra ėshtė mallkim
    kurse puna – pafatėsi.

    Por, unė tė them qė, teksa punon,
    ti pėrmbush njė pjesė tė ėndrrės sė madhe tė tokės
    qė tė ėshtė caktuar atėherė kur ka lindur ėndrra;
    pastaj, kur mbahesh me punėn,
    ti atėherė njėmend e do jetėn,
    e ta duash jetėn pėrmes punės
    do tė thotė ta njohėsh fshehtėsinė mė tė madhe tė saj.

    Por, nėse nė dhimbjen tėnde
    lindjen e quan gjymtim dhe mbajtjen e shpirtit mallkim
    tė shkruar nė ballė,
    ja ku tė them qė asgjė tjetėr
    pėrveē djersės sate tė ballit
    nuk do ta fshijė atė tė shkruar.

    Tė kanė thėnė edhe qė jeta ėshtė errėsirė
    dhe nė kapitjen tėnde tė kumbojnė tė thėnat e tė kapiturve.

    Ndėrsa unė tė them se jeta vėrtet ėshtė
    shpėtim nga errėsira ku ke synuar,
    dhe synimi ėshtė shpėtim nga verbėrimi
    kur ke dituri,
    dhe dituria ėshtė shpėtim nga kotėsia, kur punon,
    e puna ėshtė plotėsim zbrazėsie kur ke dashuri;

    Pra, kur punon me dashuri
    ti lidh veten me vetveten tėnde,
    me njė tjetėr dhe me tė Gjithėpushtetshmin.

    Ē’do tė thotė tė punosh me dashuri?
    - Do tė thotė: tė endėsh rrobat
    me fijet e zemrės sate, qoftė edhe
    nėse tė dashurit e tu s’do t’i veshin.
    - Do tė thotė: tė ndėrtosh shtėpinė me mall tė zjarrtė
    edhe nėse tė dashurit e tu
    do tė banojnė nė atė shtėpi;
    - Do tė thotė: farėn mbille me butėsi
    dhe korr tė mirat me gėzim,
    edhe nėse tė dashurit tu do tė hanė bereqetin.
    - Do tė thotė: tė kėrkosh gjithēka qė bėn
    me vetėm njė frymėmarrje tė shpirtit tėnd,
    dhe ta dish se tė gjithė fattreturit e bekuar
    rreth teje janė dhe tė vėshtrojnė.

    Shpesh tė kam dėgjuar tek thoshe,
    ashtu, sikur murmurisje nė gjumė:
    “Ai qė punon mermerin
    dhe gjen trajtėn e shpirtit tė tij nė shkėmb,
    ai ėshtė mė bujar nga tjetri qė lėvron tokėn;
    kurse, ai qė kap ylberin pėr ta vėnė nė rroba,
    qė tė duket mė i bukur,
    ai ėshtė mė i madh nga tjetri qė mbaron opinga.”
    Porse unė them jo nė gjumė a nė pikė tė ditės,
    por, era nuk flet aspak mė butė me lisat gjigantė,
    pėr dallim nga fijet edhe mė tė njoma tė barit;
    pra, i vetmuar ėshtė ai qė zėrin e erės
    e kthen nė kėngėn mė tė ėmbėl
    vetėm nga shkaku i dėshirės sė vet.

    Dashurinė puna e bėn tė dukshme.
    Nėse nuk mund tė punosh me dashuri, pa dėshirė,
    mė mirė lėre punėn, ulu ndanė portės sė Tempullit
    dhe mblidh lėmoshė nga ata qė punojnė me gėzim.
    Se, po e poqe njė bukė me mospėrfillje,
    ti pjek bukė tė hidhur qė nuk shuan
    as gjysmėn e urisė sė njeriut.
    E, nėse me smirė shtrydh rrushin,
    ajo smirė do tė pikojė helm nė verė.

    Po mėtove tė kėndosh si engjėjt
    E, kėndimin s’ta do zemra,
    njerėzve do t’ua shurdhosh veshėt pareshtur.

    Pastaj njė grua i tha, na fol pėr
    Gėzimin e Hidhėrimin dhe Profeti foli:

    Gėzimi yt ėshtė hidhėrimi i vėrtetė.
    Kurse pusi, prej nga rrodhi gėzimi yt,
    aq herė qe mbushur me lotėt e tu.
    Edhe si mund tė jetė ndryshe?
    Sa mė tė thella pore qė hap hidhėrimi nė ty
    aq mė shumė gėzim mund tė pėrmbash.

    Po kupa jote me verė,
    a nuk ėshtė pjekur nė zjarrin e stufės sė vorbėtarit?

    Po lahuta qė tė ngushėllon shpirtin,
    nuk ėshtė po ai dru qė u latua me thikė?

    Kur ke gėzim, pa shiko njėherė nė thellėsi tė zemrės –
    do tė kuptosh se ti, e drejta,
    je duke qarė pėr atė
    qė pėr ty qe gėzim.

    Disa thonė: “Gėzimi ėshtė mė i madh se hidhėrimi,”
    dhe disa tė tjerė:
    “Jo hidhėrimi porse ėshtė mė i madh.”

    Ja ku jua them:
    Qė tė dyja s’kanė tė ndarė.

    Tė dy vijnė tok, e,
    kur vetėm njėri rri me ty,
    mos harro se tjetri fle nė shtratin tėnd.

    Vėrtet je pezull
    mes gėzimit e hidhėrimit tėnd.

    Je i qetė dhe me drejtpeshim
    vetėm kur je i zbrazėt.

    Sikur argjendari pėrmes teje tė maste
    floririn dhe argjendin e vet,
    as gėzimi dhe as hidhėrimi
    nuk do tė ta merrte anėn.

    Njė murator ēapoi para dhe tha,
    na fol pėr Shtėpinė.
    Profeti u gjegj dhe tha:
    Nė pėrfytyrimet tua, mė parė ngre
    njė pjergullore nė djerrinė
    sesa njė shtėpi brenda mureve tė qytetit,
    ndaj, ashtu siē i kthehesh shtėpisė nė ndajnatė,
    ashtu kthehet edhe shtegtari qė fle nė ty,
    i largėt dhe vetmitar.

    Shtėpia jote ėshtė shtati yt mė i madh:
    Rritet nė diell dhe fle nė qetėsinė e natės;
    Nuk ėshtė e pagjumė.
    Po shtėpia jote, nuk ėndėrron vallė
    Dhe nė ėndėrr, nuk e lė qytetin
    pėr t’u endur nga pyllthi a majė kodrave?

    A mund t’i marr shtėpitė tuaja nė grusht dhe,
    si njė mbėshtjellės, t’i shpėrndaj ndėr pyje e fusha?
    Luginat, a mund tė jenė udhė
    dhe shtigjet e blerta ale
    qė tė mund tė kėrkoni shoshoin nė vreshta
    dhe tė ktheheni me erėn e tokės tė veshur nė petka?
    Jo, jo. Kėto nuk janė pėr tė qenė.

    Stėrgjyshėrit ju afruan shumė ndanė vetes,
    nga frika; ajo frikė do tė zgjasė edhe pak.
    Muret e qytetit edhe pak do tė ndajnė
    vatrat nga fushat tuaja.

    Pa mė thoni, njerėz tė Orfalisė,
    ē’keni ju ashtu nė shtėpitė tuaja?
    Ē’ruani prapa dyerve tė kyēura?

    Keni qetėsinė, mendimin e heshtur
    qė jua zbulon fuqinė?
    Keni kujtimet, qemerėt vagullues
    qė jua dehin cepat e mendjes?
    Keni bukurinė qė ju drejton zemrat
    nga gjėsende tė drunjta e tė gurta
    drejt malit tė shenjtė?
    Pa mė thoni, keni kėto nėpėr shtėpitė tuaja?

    Apo keni volinė dhe lakminė pėr voli,
    atė ndjenjė tinėzare
    qė ju hyn nė vatėr si mysafire,
    pastaj bėhet zonjė e shtėpisė
    dhe mė nė fund – Zot?
    Po, po. Dhe mė pastaj bėhet zbutėse
    qė me kėrrabė e frushkull
    dėshirat mė tė larta i shndėrron nė kukulla.

    Ndonėse duart i ka prej mėndafshi,
    zemrėn e ka tė hekurt.
    Ajo tė pėrkund nė gjumė
    vetėm e vetėm qė tė qėndrojė ndanė shtratit
    pėr ta pėrqeshur sedrėn e kurmit tėnd.
    Ajo tallet me shqisat tuaja mė tė mprehta
    dhe i vė nė push rrėfeshku si enė tė brishta.

    Njėmend lakmia pėr volinė vret afshin e shpirtit
    pastaj i venė ngėrdheshur nė varrim.

    Po ju, o bijtė e botės, nė trazim edhe nė pushim,
    ju as do tė kurthoheni dhe as do tė zbuloni.

    Shtėpitė tuaja nuk do tė jenė spiranca
    por direku i maistrės;
    nuk do tė jenė tis i hollė mbi varrė
    por kapak qė mbron syrin.

    Nuk duhet mbėshtetur duart pėr trupi
    pėr tė hyrė nėpėr dyer,
    as ulur kokėn pėr tė mos qėlluar tavanin
    dhe s’duhet druajtur nga frymėmarrja
    se muret do tė pėlcasin dhe do tė rrėnohen.
    Ju nuk do tė jetoni nė varret
    qė i bėnė tė vdekurit pėr tė jetuar.

    Ndonėse kanė madhėshtinė dhe shkėlqimin,
    shtėpitė tuaja s’e mbajnė dot fshehtėsinė
    dhe as shuajnė mallėngjimin.

    Ajo e pakufishmja nė ju
    banon nė vatrėn e qiellit
    dhe pėr portė ka vesėn e mėngjesit
    kurse pėr dritare
    kėngėt dhe qetėsinė e natės.

    Njė endės tha, na fol pėr Tė Veshurat,
    kurse Profeti u gjegj:

    Tė veshurat fshehin shumė nga bukuria,
    por s’e fshehin dot shėmtimin tuaj.

    Edhe pse nė petkat tuaja kėrkoni lirinė vetjake,
    nė to mund tė gjeni mbrehje dhe pranga.

    Ju e doni takimin me diellin dhe me erėn
    me mė shumė pjesė tė lėkurės,
    me sa mė pak veshje nė trup,
    ndaj, frymėmarrja e jetės
    gjendet nė rrezet e diellit
    dhe dora e jetės – nė erėn.

    Disa thonė: “Tė veshurat qė kemi
    na i thuri Veriu.”
    Kurse unė them: “Po. Veriu jua thuri,
    porse trupi i tij qe avlėmendi
    dhe shkriftuese ishin fijet;
    sapo mbaroi punėn lėshoi njė tė qeshur nė pyll.

    Mos harro se modestia ėshtė
    njė si mburojė nga syri i lig;
    E, kur mė nuk do tė ketė tė ligj
    ē’do tė jetė modestia
    veēse prangė e lėngatė e shpirtit?

    Dhe, mos harro se toka kėnaqet
    kur ndien putrat e zbathura,
    ndėrsa erėrat kanė mall
    tė lozin me leshrat tuaja.

    Kurse njė tregtar i tha, na fol
    mbi Blerjen dhe Shitjen;
    Profeti u gjegj:

    Toka tė fal frutat, por ti duhet tė dish
    sesi t’i marrėsh.
    Nė ndėrrimin e dhuntive tė tokės
    do tė gjesh begatinė dhe do tė kėnaqesh,
    por, nėse kėmbimi nuk bėhet nga dashuria
    dhe nga e drejta pėr tė bėrė mirė,
    disa do tė jenė tė uritur dhe disa tė ngopur.

    Kur tė takoheni nė treg, ju,
    tė kapiturit e detit, tė fushės dhe tė vreshtave,
    me endėsit, vorbėtarėt dhe mbledhėsit e barėrave,
    grisheni atėherė shpirtin e madh tė tokės
    qė tė vijė midis jush
    pėr ta bekuar peshanėn
    dhe pėr ta shpaguar vlerėn e peshės
    sipas vlerės qė ka ajo.

    Mos lejoni qė nė punėt tuaja tė ndėrhyjnė tė papunėt
    Se ata ju shesin fjalėt e tyre pėr mallin tuaj.

    Tė tillėve duhet thėnė:
    “Ejani me ne nė fushė
    o shkoni me vėllezėrit tanė nė det,
    lėshoni rrjetat,
    se, edhe toka edhe deti do tė jenė duarhapėt
    si pėr ne ashtu pėr ju.”

    E, nėse vijnė kėngėtarėt, valltarėt e lahutarėt,
    prej tyre blini prirjen, ndaj
    edhe ata janė vjelės tė frutave dhe tė temjanit
    dhe ato qė sjellin ata,
    ndonėse tė ndėrtuara nga ėndrrat,
    janė veshje dhe ushqim pėr shpirtrat tuaj.

    Para se tė ktheheni nga tregu,
    shikoni mos ndonjėri
    kthehet duarthatė;
    sepse shpirti i madh i tokės
    nuk fle dot i qetė pėrmbi erėn
    derisa tė mos kėnaqė
    edhe nevojat tuaja tė fundme.

    Njėri nga gjyqtarėt e qytetit, ēapoi para dhe tha,
    na fol pėr Krimin dhe Ndėshkimin,
    kurse Profeti u gjegj:

    Kur shpirti yt bredh bashkė me erėn,
    atėherė ti, i vetmuar dhe i shkujdesur,
    tė tjerėve, po edhe vetvetes,
    ia bėn tė keqen;
    dhe pėr atė tė keqe duhet trokitur
    dhe duhet pritur edhe pse papėrfillur
    para portės sė tė bekuarve.

    Edhe detin n’e paq hyjni
    qė gjithnjė mbetet e papėrlyer pėr ty,
    edhe diellin shenjtėri,
    ai nuk njeh dot njollat as gėrmon
    zgavrat ku fshihen gjarpėrinjtė;
    por, hyjnia jote nuk banon e vetme nė ty.

    Tė shumtėn e herėve je njeri,
    por, mjaft herė edhe nuk je,
    ndaj, nuk je veēse shkurtabiq i pėrhėnur
    qė bredh nėpėr mjegull
    dhe kėrkon tė tė zgjojnė nga gjumi.

    Sa pėr njeriun nė ty, ja ku tė them,
    Ai dhe jo hyjnia as shkurtabiqi nė mjegull,
    di mbi krimin dhe mbi ndėshkimin.

    Shpesh tė kam dėgjuar duke thėnė se
    njėri paskėsh bėrė keq,
    mu sikur ai tė mos ishte njėri nga ju,
    por i huaj nė mesin tuaj,
    i pėrvjedhur nė botėn tuaj;
    por, dale t’ju them qė,
    siē nuk mund tė ngrihet mė i shenjti
    dhe mė i drejti pėrmbi lartėsitė tuaja,
    ashtu edhe tė ligjtė e tė dobėtit
    nuk mund tė bien poshtė, mė poshtė
    se poshtėrsitė tuaja.

    Dhe, siē nuk vyshket vetėm njė gjeth
    pa diturinė e heshtur tė tėrė pemės,
    ashtu edhe keqbėrėsi s’mund tė bėjė tė keqen
    pa dėshirėn e fshehur tė tė gjithė juve.

    Ju, si nė parakalim, ecni tok drejt hyjnisė suaj,
    jeni edhe udhė edhe udhėtarė;
    kur njėri nga ju bie,
    si ogur para gurit tė pengojės.

    Po, po. Dhe bie pėr ata pėrpara tij,
    tė cilėt, ndonėse mė tė shpejtė
    dhe mė tė fortė nga kėmbėt,
    s’e lėkundin qė s’e lėkundin dot gurin e pengojės.

    Mos harro edhe kėtė, ndonėse mund tė tė vijė rėndė:
    I vrari nuk ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e vet
    dhe i plaēkituri nuk ėshtė i pafaj
    qė e kanė plaēkitur.
    I drejti nuk ėshtė i pafajshėm
    ndaj veprave tė tė ligjve
    dhe duarlarėt nuk janė tė pastėr
    ndaj tė bėrave tė keqbėrėsve.
    Po, po! Fajtorėt shpeshherė janė
    viktima tė tė lėnduarve
    dhe shpesh
    i dėnuari ėshtė hamall i barrės sė tė pafajshmėve.

    Tė drejtėn nuk mund ta ndash nga e padrejta
    as tė mirėn nga e liga,
    se qėndrojnė tok para faqes sė diellit
    si peri i zi i thurur bashkė me tė bardhin.

    Kur peri i zi kėputet,
    endėsi do ta shikojė tėrė pėlhurėn
    edhe avlėmendin.

    Nėse cilido nga ju do tė sillte
    para gjyqit gruan e pabesė,
    gjyqtari le tė masė peshėn edhe tė zemrės sė burrit,
    le tė masė dhe shpirtin e tij me masa tė holla.

    E, atij qė do tė frushkullonte fyesin
    lejoni tė shohė shpirtin e tė fyerit.

    Nėse cilido nga ju do tė dėshironte
    qė tė ndėshkonte nė emėr tė drejtėsisė
    dhe tė nguliste sėpatėn nė pemėn e ligė,
    lėreni le t’ia shohė rrėnjėt:
    do tė gjejė rrėnjė tė mira dhe rrėnjė tė liga,
    me fruta dhe pa to – tė gjitha bashkė
    me zemrėn e qetė tė tokės.

    Kurse ju, gjyqtarė, qė e doni tė drejtėn,
    ē’gjykim do t’i shqiptoni atij qė,
    ndonėse ka pamje tė ndershme,
    nė shpirt ėshtė hajn?

    Ē’dėnim i shqiptoni atij qė u pret korpet njerėzve
    dhe ėshtė i therur nė shpirt?

    Si e gjykoni atė qė ėshtė tradhtar
    e mundimtar, e m’anė tjetėr –
    i cenuar dhe i turpėruar?
    Dhe, si do t’i ndėshkoni ata,
    pendimi i tė cilėve tashmė ėshtė mė i madh
    se bėmat e kėqija?
    Epo, pendimi, a nuk ėshtė ajo e drejta
    e shkruar nga ai ligj,
    tė cilit do t’i shėrbeje me ngazėllim?

    Por, me pendim nuk mund tė dėnosh njeri,
    as fajtorit t’ia shkarkosh nga zemra.
    Tė paftuarit do tė thėrrasin nė natė
    qė njerėzit tė zgjohen dhe tė kundrojnė ndėr veti.
    Kurse ju, qė kuptoni tė drejtėn,
    si do tė thėrrisni, po nuk njohėt
    tė gjitha punėt me tėrė dritėn e tyre?

    Vetėm atėherė do tė kuptoni
    se tė rėnėt e tė ngriturit nuk janė tjetėr
    veēse njė njeri qė qėndron nė ndajnatė
    mes natės sė vet tė shkurtėr dhe ditės hyjnore,
    dhe, se shkėmbi – shtyllė e Tempullit –
    nuk ėshtė mė i lartė
    se mė i ulėti gur nė themelin e tij.




    Pėrktheu nga anglishtja: Nehat S. Hoxha
    Zgjodhi dhe pėrgatiti pėr shtyp: Sabit Idrizi

  12. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Halil XHIBRAN

    PROFETI

    I ZGJEDHURI E I DASHURI ALMUSTAFA



    Pastaj njė jurist tha, epo pėr Ligjin, Imzot?
    Profeti ligjėroi:

    Ti kėnaqesh kur vė ligje,
    aq mė shumė kur i thyen;
    si ferishtet qė buzėdetit ngrenė kėshtjella zalli
    me pėrkushtim, qė sakaq t’i rrėnojnė me gėzim.
    Por, derisa ti ngre kėshtjellat tua prej zalli,
    deti sjell rėrė tė re,
    e, kur ti i rrėnon,
    deti qesh me ty.
    Deti vėrtet gjithnjė qesh me tė pafajshmit.

    Epo ata qė jetėn s’e kanė det?
    As ligjet e njerėzve s’i kanė kėshtjella zalli?
    Porse jetėn shkėmb dhe ligjin daltė
    qė ta gdhendin si duan vetė?

    Epo, ulokėt qė urrejnė valltarėt?

    Po qetė qė duan zgjedhėn
    kurse alēin e drerin e pyllit
    i trajtojnė si gjėra tė humbura
    dhe rravguese?
    Po gjarpri i moēėm qė nuk mund tė fshehė lėkurėn
    dhe tė gjithė tė tjerėt i quan
    lakuriqė dhe tė pacipė?

    Epo, ai qė vjen herėt nė dasmė
    dhe stėrngopet e lodhet merr udhėn e kthimit duke thėnė:
    tė gjitha festat janė dhunim
    dhe tė gjithė kremtuesit janė kundėrvajtės?

    Ē’tė them pėr ata qė, po ashtu, rrinė nė diell
    me shpinė tė kthyer kah dielli?
    Ata nuk shohin veēse hijet e tyre
    dhe hijet e tyre i kanė ligje.
    Ē’gjė tjetėr ėshtė dielli pėr ta
    veēse recin i hijeve?

    Epo, ē’ėshtė ajo qė njeh zakonin
    veē pėruljes e gėrmimit tė hijeve mbi tokė?

    Por, ti qė ecėn me fytyrė kah dielli,
    ē’imazhe tė pikturuara nė faqe tė tokės
    mund tė tė mbajnė?
    Ti qė udhėton me erėn,
    ē’dell i kohės rrėfen kohėn tėnde?

    Ē’zakon njerėzor tė lidh ty,
    nėse ti thyen zgjedhėn tėnde
    shi mbi derėn e burgut njerėzor?

    Cilit ligj ia ke frikėn
    kur vallėzon dhe kėmbėt nuk tė ngatėrrohen
    nė pranga tė askujt?

    Kush do tė tė shpinte nė gjyq
    nėse gris petkat qė s’i zėnė udhėn askujt?

    Njerėz tė Orfalisė,
    ju mund ta mbėshtillni daullen
    dhe t’i ēlironi telin lahutės a lyrės,
    ama, kush do ta urdhėrojė laureshėn
    tė mos kėndojė?

    Kurse njė folėtar tha, na fol pėr Lirinė.
    Profeti foli:
    Pranė portės sė qytetit dhe pranė vatrės sate
    tė kam parė si zhgryhesh dhe adhuron
    lirinė tėnde, bash si robėrit qė pėrulen
    dhe i luten tiranit, ndonėse ai i pret.
    Po, po. Nė pyllthin e Tempullit
    dhe nė hijen e kėshtjellės
    i kam parė mė tė liruarit nga ju
    si e mbajnė lirinė e tyre si njė zgjedhė,
    si prangė.

    Zemra ime rridhte gjak, ndaj,
    mund tė jesh i lirė vetėm kur,
    qoftė edhe dėshira pėr liri,
    tė tė bėhet fre mu kur tė ndalesh sė foluri pėr lirinė
    si qėllim dhe plotėsim tė dėshirės.

    Do tė jesh i lirė vėrtet
    kur tė kalosh ditėt pa brenga
    dhe netėt pa dėshira, pa vaje;
    por, mė bukur ėshtė
    kur me kėto e lidh jetėn
    dhe ngrihesh i lakuriqur,
    pa detyrime tė tjera.

    E, si do tė ngrihesh pas netėve e ditėve tua
    nėse nuk i ke kėputur prangat
    qė i ke pas lidhur nė agun e kuptimit
    tėnd nė orėn e mesditės?

    Nė tė vėrtetė, ajo qė ti e quan liri
    ajo ėshtė pranga mė e fortė,
    anise hallkat e saj ndrijnė nė diell
    dhe t’i marrin sytė.

    Epo, ē’tjetėr ti hedh poshtė
    pėrveē pjesėve tė vetvetes
    vetėm pėr t’u bėrė i lirė?

    Nėse ligj i padrejtė ėshtė ajo qė nuk do ta pėrfillje,
    atė ligj e ke shkruar vetė,
    me dorėn tėnde nė ballin tėnd.

    Atė ligj nuk mund ta heqėsh
    nėse djeg libra dhe u fshin ballin gjyqtarėve,
    gjė qė s’ua lan as deti.

    Por, po deshe tė pėrmbysėsh njė dhespot nga froni,
    pa sigurohu mė parė se ke rrėnuar
    fronin e tij brenda teje.

    Ndaj, si mund tė mbretėrojė tirani
    mbi tė lirėt dhe krenarėt, veēse
    me tiraninė e lirisė
    dhe turpin e krenarisė sė tyre?

    Kujdesin qė i ke mveshur vetes
    e ke zgjedhur vetė,
    nuk ta ka detyruar askush.
    Po deshe tė zbosh drojtjen,
    ajo drojtje ka selinė nė zemrėn tėnde
    dhe jo nė dorėn e tė frikėsuarit.

    Brenda vetvetes sate lėviz ēdo gjė,
    nė njė gjysmė-pėrqafim tė pėrhershėm:
    edhe e dėshiruara, edhe e urryera,
    edhe e neveritura, edhe e pėlqyera,
    edhe e ndjekura, edhe ajo prej sė cilės do tė ikje.

    Kėto lėvizin brenda jush, si dritat dhe hijet
    qė shkojnė ngjit
    kur hija shuhet, drita qė mbetet bėhet hije
    e njė drite tjetėr;
    kėshtu edhe liria jote, kur humb prangat,
    bėhet prangė e njė lirie tjetėr.

    Dhe priftėresha foli pėrsėri:
    Na fol, i tha, pėr Arsyen dhe Epshin.
    Profeti u gjegj me kėto fjalė:

    Shpirti yt shpeshherė ėshtė fushėbetejė
    mbi tė cilėn arsyeja dhe gjykimi ndezin luftė
    kundėr epshit dhe shijes sate.
    A mund tė jem paqėtues i shpirtit tėnd
    qė grindjen dhe kundėrshtimin e pjesėve tua
    ta shndėrroj nė njė zė dhe kėngė?

    Pa qenė ti paqėtuese,
    jo, po nėse ti nuk i do tė gjitha pjesėt tua,
    si do tė mundja unė?

    Arsyeja dhe epshi janė timon dhe vello
    e shpirtit tėnd udhėtar.
    Po t’u thye timoni e t’u shqyen vellot
    o do tė bredhėsh dhe tė humbėsh
    o do tė qėndrosh e ngujuar nė mes tė detit;
    sepse arsyeja, kur mbretėron vetėm,
    ėshtė forcė flatrashkurtėr
    kurse epshi i shthurur ėshtė flakė qė djeg vetveten.
    Andaj, lejo qė shpirti tė tė lartėsojė arsyen
    deri te epshi – qė tė mund tė kėndojė
    dhe lėre qė ai tė drejtojė epshin tėnd me arsye,
    qė epshi yt tė jetojė nė ringjalljen e ditės
    dhe si Feniksi tė ngrihet nga hiri i vet.

    Mendja mė thotė qė ndaj gjykimit dhe shijes
    duhet sjell si ndaj dy mysafirėve tė dashur shtėpie.
    Natyrisht, nuk mund tė nderosh njėrin pėrmbi tjetrin,
    se me atė qė do ta dallosh
    do tė humbasėsh dashurinė dhe besėn e tė dyve.

    Kur rri nė flladin e hijes sė plepave tė bardhė nė kodra
    dhe kur shijon paqen dhe patrazinė
    e fushave e lėndinave tė largėta,
    atėherė thuaj qetė, me zemėr:
    “Hyji pushon nė arsyen.”
    Por, kur tė ngrihet shtrėngata
    dhe kur erė e fortė shungullon pyllin
    dhe bubullimat e vetėtimat shpallin
    madhėshtinė e qiellit,
    atėherė zemra le tė thotė nė poni:
    “Hyji lėviz nga epshi.”
    Andaj, mbasi qė je njė frymė nė botėn e Hyjit
    dhe njė gjeth nė pyllin e tij,
    edhe me arsye ti duhet tė pushosh
    dhe tė lėvizėsh me epsh.

    Pastaj njė grua foli, i tha, na fol pėr Dhimbjen
    dhe Profeti foli:

    Dhimbja jote ėshtė thyerja e lėvozhgės
    qė pėrmban kuptimin tėnd.
    Sikur qė duhet thyer lėvozhgėn e frytit
    pėr t’i nxjerrė zemrėn nė diell,
    ashtu duhet njohur edhe dhimbjen.
    Po mund u pėrmbajte nga habia e nga
    mrekullitė e ēdoditshme tė jetės,
    dhimbja s’do tė tė duket hiē mė e ēuditshme se gėzimi;
    dhe do tė pranosh stinėn e zemrės
    ashtu siē i ke pranuar stinėt qė kaluan nėpėr fusha.

    Qetė do t’i pėrcjellėsh dimrat
    e vuajtjes dhe tė mjerimit tėnd.

    Dhimbjen tėnde, tė shumtėn, e zgjedh vetė.
    Ajo ėshtė helm i hidhur
    me tė cilin mjeku brenda teje
    shėron pjesėn tėnde tė sėmurė.

    Andaj, besoji mikut tėnd dhe pije atė ilaē
    e qetė dhe pa trazime.

    Se dorėn e tij,
    ndonėse tė rėndė dhe tė vrazhdė,
    dorė e njomė e tė Papashmit e drejton,
    kurse kupa qė tė sjellė ai,
    ndonėse t’i djegė buzėt,
    ėshtė mbaruar nga deltina
    tė cilėn vorbėtari e ka njomur
    me lotėt e tij tė pėrshpirtshėm.

    Dhe doli njė njeri e tha,
    na fol pėr Vetėdijen; dhe Profeti foli:

    Zemrat tuaja heshtur njohin
    fshehtėsitė e ditėve dhe tė netėve,
    por veshėt tuaj kanė etje pėr tė dėgjuar
    tingujt e diturisė sė zemrės.
    Dėshironi tė dini me fjalė
    ato qė gjithnjė keni ditur me zemėr;
    dėshironi tė prekni trupin me duar,
    trupin lakuriq tė ėndrrave tuaja.

    Dhe mirė qė dėshironi.
    Kroi i fshehur pranveror nė shpirtin tėnd
    ka nevojė tė ngrihet
    dhe me gurgullimė tė rend drejt detit;
    kurse thesari i thellėsisė sate tė pafund
    do tė zbulohet para syve,
    por, mos e mat me peshojė
    dhe mos gėrmo thellėsitė e diturisė
    me njerėz dhe arsye tė shėndoshė,
    se vetja e njeriut ėshtė
    e pakufishme, e pamatshme.

    Dhe mos thoni: “E gjeta vetveten,”
    por, mė mirė, “Gjeta njė tė vėrtetė”!
    Dhe mos thoni: “Gjeta shtegun e shpirtit.”
    Mė mirė tė thoni: “Takova shpirtin
    duke ecur shtegut tim.”
    Se shpirti ecėn nėpėr tė gjitha shtigjet.

    Shpirti nuk ecėn vetėm nėpėr njė vijė
    dhe as rritet si xunkthi.

    Shpirti shpalos vetveten
    si nektari petalet e panumėrta.

    Njė mėsues iu lut, na fol pėr Mėsimin,
    Kurse Profeti i tha:

    Asnjeri nuk mund tė ta sheshojė
    atė qė nuk e ke gjysmė tė fjetur
    nė pragun e diturisė sate.
    Mėsuesi qė endet nė hijen e Tempullit,
    mes nxėnėsve tė vet,
    nuk shprehet nga mendja, por nga besimi e dashuria.
    Po qėlloi tė jetė i urtė,
    ai nuk kėrkon prej teje tė hysh nė shtėpinė e diturisė sė tij,
    por tė drejton kah pragu i mendjes sate.

    Astronomi mund tė tė ligjėrojė
    mbi tė kuptuarit e vet tė gjithėsisė,
    por nuk mund tė ta dhurojė atė tė kuptuar.

    Kėngėtari mund tė tė kėndojė
    me ritmet e gjithė botės,
    por nuk mund tė tė japė veshin
    qė kap ritmin, as zėrin qė jehon.

    Edhe ai qė njeh shkencėn e numrave
    mund tė tė flasė pėr ngastrat,
    masėn dhe peshėn,
    por nuk tė prin dot andej, ndaj,
    vegimi i njė njeriu
    nuk ia huazon krahėt njė njeriu tjetėr,
    ngaqė secili nga ju ėshtė veē e veē
    nė diturinė e Hyjit,
    andaj secili veē duhet tė ketė diturinė
    pėr Hyjin dhe pėr kuptimin e tij tė botės.

    Njė i ri, na fol, i tha, pėr Miqėsinė,
    dhe Profeti foli:

    Miku yt ėshtė pėrgjigje e nevojave tua.
    Ai ėshtė fusha, tė cilėn ti e mbjell me dashuri
    dhe e korr me miradi;
    mikun e ke sofėr dhe e ke vatėr;
    tek ai shkon i uritur
    dhe atė e kėrkon pėr qetėsi.

    Kur miku shpreh mendimin e tij,
    mos i kurse as JO-nė as PO-nė e mendimit tėnd.

    As atėherė kur nuk flet
    zemra jote nuk pushon sė dėgjuari zemrėn e tij,
    ndaj, edhe pa fjalė, nė miqėsi,
    tė gjitha mendimet, dėshirat dhe shpresat
    lindin dhe ndahen bashkė,
    tok me gėzimin e pashpallur.

    Nga miku kur ndahesh, ti mos u pikėllo,
    ndaj ato qė ia do mė sė shumti,
    nė mungesėn e tij do tė jenė mė tė kthjellėta,
    si malin kur e sheh malėsori nga fusha.

    Nė miqėsi le tė mos ketė vend
    kursimi i thellimit shpirtėror,
    se dashuria qė nuk kėrkon tjetėr
    veē zbulimit tė fshehtėsive tė veta
    nuk ėshtė dashuri, por ėshtė rrjetė
    ku kapen vetėm tė pavlefshmit.

    Mė tė mirat tua ruaja mikut.
    Nėse t’i di zbaticat
    le t’i dijė edhe vėrshimet,
    ndryshe, ē’tė duhet miku
    qė e kėrkon veē sa pėr tė bjerrė kohėn?
    Kohėn kėrko ta jetosh.
    Ai tė plotėson dėshirat
    dhe jo zbrazėsinė tėnde.

    Nė ėmbėlsinė e miqėsisė
    tė keni gėzim
    dhe atė ta ndani,
    se, nė vesėn e gėzimeve tė vogla
    zemra gjen dritėn e vet dhe njomet.

    Pastaj njė shkollar e luti, na fol
    pėr tė Folurit dhe Profeti tha:

    Njeriu flet atėherė kur nuk ėshtė mė
    nė paqe me mendimet e veta,
    e, kur nuk mund tė banosh nė vetminė e zemrės,
    atėherė jeton me gojė
    ku zėri tė bėhet dėfrim e lojė;
    tek flet, mendimet i ke tė mbytura,
    se mendimi ėshtė zog qielli
    i cili nė kafazin e fjalės mund t’i shtrijė krahėt, por
    nuk mund tė fluturojė.

    Midis jush ka tė tillė,
    qė flasin nga frika mos mbeten tė vetmuar.
    Qetėsia e vetmisė syve tė tyre
    u sheshon veten e lakuriqur,
    veten nga e cila do tė iknin;
    ka edhe tė tillė qė flasin, dhe,
    pa ndjenjėn e paramendimit zbulojnė
    tė vėrtetėn qė as vetė s’e kuptojnė.

    Ka edhe tė atillė qė brenda vetes
    kanė vetveten, por s’e thonė dot me fjalė.
    Nė parzmėn e kėtyre jeton shpirti,
    nė njė qetėsi ritmike.

    Kur takon mikun nė rrugė a nė treg,
    buzėt dhe gjuhėn le tė ta drejtojė shpirti.

    Zėri i zėrit tėnd le t’i flasė
    veshit tė veshit tė tij, ndaj,
    shpirti i tij do tė ruajė
    tė vėrtetėn e zemrės sate,
    siē ruhet shija e verės edhe atėherė
    kur tretet ngjyra dhe kur nuk
    i gjendet mė as pika nė fuēi.

    Dhe, njė astronom i tha,
    na fol pėr Kohėn, Imzot.

    Ju do ta kishit matur kohėn,
    tė pamatur dhe tė pamatshme.
    Sjelljet do t’i pėrshtatshit,
    madje do tė drejtoshit kahet e shpirtit
    sipas orėve dhe stinėve.
    Do tė shndėrroshit kohėn nė pėrroskė,
    brigjeve tė sė cilės, ulur,
    do tė vėshtroshit rrjedhėn e saj.

    Dhe prapė, ajo e pėrhershmja nė ju,
    ėshtė fare e vetėdijshme pėr jeshtėkohėsinė e jetės;
    dhe e di qė e djeshmja ėshtė kujtim
    kurse e nesėrmja ėndėrr e tė sotmes.

    E, ajo qė kėndon dhe sodit nė ty,
    ende jeton nė atė ēastin e parė
    kur yjet qenė shpėrndarė nė qiell.

    Cili nga ju nuk ndien se fuqia e tij
    pėr tė dashuruar ėshtė e pakufi?
    Dhe, cili nuk e ndien se dashuria e vėrtetė,
    ndonėse e pakufi, qėndron nė qendrėn e tė qenmit
    dhe nuk kalon nga mendimi nė mendim
    dhe nga vepra nė vepėr tė dashurisė?

    Epo, koha, nuk ėshtė si dashuria?
    E pandarė dhe e pa hapėsirė?

    Mirėpo, po deshe qė nė mendimet tua
    tė mėsosh kohėn me stinė, atėherė,
    lėre qė njė stinė tė pėrmbledh nė vete
    tė gjitha stinėt tjera
    dhe lėre qė e sotmja ta pėrqafojė tė kaluarėn
    me pėrkujtim dhe tė ardhmen me mallėngjim.

    Njėri nga pleqtė e qytetit tha,
    na fol pėr tė Mirėn dhe tė Keqen;
    Profeti tha:

    Mund tė flas pėr tė mirėn qė keni,
    por jo edhe pėr tė keqen,
    ndaj, ē’ėshtė tjetėr e keqja
    veēse e mira e pamundur
    me urinė dhe me vetė etjen e vete?

    Vėrtet, kur e mira ėshtė e uritur
    ajo kėrkon ushqim edhe nėpėr shpella tė errėta,
    kurse kur ėshtė e etur,
    ajo pi edhe nga ujėra tė vdekur.

    I mirė je kur je njė me veten,
    por, edhe kur nuk je njė me veten,
    nuk je ende i keq;
    ndaj, shtėpia e ndarė nuk ėshtė strofkė kusarėsh,
    por vetėm njė shtėpi e ndarė
    dhe anija pa timon mund tė bredhė pa cak
    nė mes ishujve tė rrezikshėm
    dhe mos tė fundoset dot.

    Je i mirė kur pėrpiqesh
    tė japėsh nga vetvetja
    dhe nuk je aq i keq kur kėrkon tė fitosh pėr vete,
    se, kur pėrpiqesh tė fitosh,
    nuk je tjetėr veēse njė rrėnjė
    qė kapet pėr toke dhe thith nga gjiri i saj.

    Natyrisht qė fryti nuk mund t’i thotė rrėnjės:
    “Bėhu si unė, i pjekur, i plotė
    dhe gjithnjė i begatė”, se pėr frytin
    dhėnia ėshtė nevojė
    siē ėshtė marrja nevojė pėr rrėnjėn.

    Je i mirė kur je plotėsisht i zgjuar
    nė fjalėn tėnde, por,
    as nuk je i keq kur, ndonėse nė gjumė,
    gjuha tė shpėrgjumet pa cak, ndaj
    edhe fjala mė e rėndė mund tė forcojė gjuhėn e dobėt.

    Je i mirė kur drejt qėllimit tėnd
    ecėn me hapa tė fortė, tė guximshėm,
    por, nuk je edhe i keq po ēalove andej-kėtej.
    As edhe ulokėt nuk ecin nga prapa.

    Por, ju qė jeni tė fortė, tė shpejtė,
    kujdes mos ēaloni pėrpara ulokėve
    me bindjen se po bėni mirė.

    I mirė je nė njė mijė mėnyra
    dhe nuk je i lig kur nuk je i mirė;
    atėherė je vetėm i kotė dhe i plogėt.
    Mjerisht, drerėt nuk mund t’ua mėsojmė
    breshkave shpejtėsinė.

    Nė dėshirėn e zjarrtė pėr veten tėnde gjigante
    fle mirėsia jote: ėshtė nė ty tė tėrin.
    Por, nė disa nga ju, ajo dėshirė ėshtė rrėke
    qė rentė nga deti me tė gjitha
    fshehtėsitė e kodrave dhe kėngėt e pyjeve;
    kurse tek tė tjerėt ėshtė pėrrua i qetė
    qė humb veten skajeve dhe leqeve
    dhe tretet para se tė arrijė te bregu.

    Por, ai qė ka dėshirė tė madhe
    nuk duhet thėnė atij qė ka mė pak dėshirė:
    “Pse, or ti, je kaq i ngadalshėm dhe kaq i ngathėt?”

    Se, ai qė ėshtė vėrtet i mirė,
    tė zhveshurit s’i thotė dot:
    “Ku i ke petkat?”
    dhe as atij tė paplang:
    “Ē’u bė me shtėpinė tėnde?”

    Atėherė njė priftėreshė tha,
    na fol pėr Lutjen dhe Profeti foli:

    Ti lutesh kur ke nevojė dhe kur dėshpėrohesh,
    por, mund tė lutesh edhe kur je plot gėzim
    dhe kur nuk ke nevojė pėr asgjė nė botė.

    Po lutja ē’ėshtė tjetėr veēse
    zgjerimi i vetes nė ajrinė e gjallė?
    E, nėse tė shkon pėrshtati
    tė shpėrndash errėsirė nėpėr gjithėsi,
    duhet tė tė jetė e dėshirueshme
    edhe derdhja e gėzimit tė zemrės.

    Dhe, nėse nuk mund tė pėrmbash vajin
    kur shpirti tė tė thėrrasė pėr lutje,
    atėherė duhet pėrsėri dhe pėrsėri tė tė nxisė
    derisa vajin tė ta kthejė nė gaz.

    Kur lutesh, ti ngrihesh lart nė qiell
    pėr tė takuar ata qė janė lutur me kohė,
    tė cilėt, pa lutje as qė do t’i takoje kurrė.

    Andaj, vizitat tua Tempullit
    le tė jenė tė pavrojtshme,
    jo pėr hiēgjė tjetėr veēse
    pėr tė ėmblėn bashkėsi.
    Po hyre nė Tempull me tjetėr qėllim nga kėrkimi,
    pėrgjigje nuk gjen dot;
    e, nėse hyn pėr tė pėrulur veten –
    kurrė nuk do tė ngrihesh;
    edhe nėse hyn pėr t’u lutur
    pėr tė mirėn e tė tjerėve –
    nuk do tė tė dėgjojė kush.
    Mjafton tė hysh i pavėrejtur.

    Unė nuk mund tė tė mėsoj fjalėt.
    Hyji fjalėt nuk t’i dėgjon –
    ai vetė t’i vendos nė buzė.
    As mund tė ta mėsoj uratėn e deteve,
    as tė pyjeve e maleve,
    se ata qė kanė lindur nė male, pyje e dete,
    ata ndjejnė uratėn pėr to nė zemrėn tėnde;
    e, nėse vė veshin nė qetėsinė e natės –
    do t’i dėgjosh tek pėshpėritin:
    “O Zot, qė je vetja jonė me fletė,
    vullnesa jote jeton me ne;
    dėshira jote frymon me ne;
    bindja jote nė ne netėt i ndėrron
    nė ditė na i shndėrron.

    Nuk kemi si tė lutemi, pėr asgjė,
    ndaj Ti i di nevojat tona
    edhe para se tė kenė lindur:
    nevoja jonė je Ti;
    me flijimin tėnd na i jep tė gjitha.”




    Pėrktheu nga anglishtja: Nehat S. Hoxha
    Zgjodhi dhe pėrgatiti pėr shtyp: Sabit Idrizi

  13. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Halil XHIBRAN

    PROFETI

    I ZGJEDHURI E I DASHURI ALMUSTAFA


    Pastaj njė oshėnar, qė vinte nė qytet
    njė herė nė motmot, doli para e tha:
    na fol pėr Kėnaqėsinė.
    Profeti u gjegj me kėto fjalė:

    Kėnaqėsia ėshtė kėngė lirie
    por nuk ėshtė liri;
    ėshtė vetėm lulėzim i dėshirave tua
    dhe jo fryt i tyre.
    Kėnaqėsia ėshtė thellėsia
    qė thėrret lartėsinė,
    por as e thellė as e lartė.
    Pėr tė ngujuarit ėshtė flatėr,
    por jo edhe qiell i kaltėr.

    Po. Po. Kėnaqėsia vėrtet ėshtė kėngė lirie.
    Dhe, ti me dėshirė do ta kėndoje,
    me gjithė zemėr, por
    mos e humb zemrėn duke kėnduar.

    Tė rinjtė kėrkojnė kėnaqėsinė,
    sikur tjetėr nuk ka nė botė,
    andaj i qortoni dhe i gjykoni.
    Unė as do t’i qortoja as do t’i gjykoja:
    do t’i bėja ta kėrkojnė
    dhe ta gjejnė, por jo vetėm atė.

    Kėnaqėsia ka shtatė motra.
    Edhe ajo mė e shėmtuara nga motrat
    ėshtė mė e bukur se vetė kėnaqėsia.

    Keni dėgjuar pėr njeriun qė gėrmonte tokėn
    pėr tė gjetur rrėnjė
    e nė vend tė rrėnjėve gjeti thesar?

    E, ata mė tė moshuarit nga ju
    kėnaqėsinė e pėrkujtojnė me mall,
    si vepra tė liga qė bėnė nė errėsirė.
    Por, malli mjegullon mendjen
    dhe jo, nuk e kthjellon dot.
    Kėnaqėsitė duhet pėrkujtuar me miradi,
    mu si tė korrat nė verė,
    por, nėse malli ju shkuaka pėrshtati,
    atėherė – le ta kenė.

    Dhe, mes jush ka tė atillė qė,
    as janė tė rinj pėr ta kėrkuar
    as tė moshuar pėr ta kujtuar,
    e, nga droja pėr ta kėrkuar a kujtuar
    u shmangen kėnaqėsive
    pėr tė mos e fyer a mospėrfillur shpirtin.

    Por, ata do kenė kėnaqėsi,
    si ai gėrmuesi mė parė;
    ashtu edhe kėta gjejnė thesarin
    dhe kėrkojnė rrėnjėt, edhe pse duarlidhur.

    Por, pa mė thoni, cili ėshtė ai
    qė do tė mundė tė fyente shpirtin?
    Bilbili, e fyen qetėsinė e natės?
    Epo, bukureza – i fyen ajo yjet?
    Po flaka a tymi juaj –
    do ta rėndonte vallė erėn?
    Mos menduat qė shpirti ėshtė
    njė pus i shkretė, qė do tė mund
    ta trazoni me ndonjė gjėsend?

    Sa herė qė vetes i mohoni kėnaqėsinė,
    nuk bėni gjė tjetėr pos qė mbyllni
    dėshirėn nė mazgallat e qenies suaj.
    Ku e di se ajo qė sot tė duket e tretur
    nuk do tė tė pres nesėr?
    Madje dhe trupi yt di trashėgiminė
    dhe nevojėn e drejtė,
    andaj edhe se nuk do tė tradhtohet.
    Trupi yt ėshtė harpė e shpirtit tėnd,
    nga ti varet nė do t’i ofrosh
    tinguj tė ėmbėl a zėra tė ngjirur.

    Tash pyesni veten: “Vallė,
    si dallojmė tė mirėn a tė keqen e kėnaqėsisė?”

    Vėshtroni fushat e kopshtet tuaja,
    do tė mėsoni se bleta ka kėnaqėsi
    tė mbledhė mjaltin nga lulet;
    ndėrkaq, lulet kanė kėnaqėsinė
    bletės t’i japin mjaltin,
    ndaj, lulja pėr bletėn
    ėshtė njė burim jete,
    kurse bleta pėr lulen –
    lajmėtare e dashurisė;
    e, pėr tė dyja –
    dhėnia dhe pranimi i kėnaqėsisė
    ėshtė njė nevojė, ėshtė njė gėzim.

    Njerėz tė Orfalisė,
    si bleta dhe lulja
    bėhuni pėr kėnaqėsitė tuaja.

    Kurse njė poet tha: na fol pėr Bukurinė;
    dhe Profeti ligjėroi:

    Ku kėrkon dhe ku gjen bukurinė
    po nuk e pate udhė dhe udhėrrėfim?
    Si do tė flasėsh pėr tė
    nėse ajo vetė s’i thur fjalėt tua?

    Tė fyerit dhe tė dėnuarit thonė:
    “Bukuria ėshtė e dashur dhe e mirė.
    Ajo shėtit midis nesh si njė nėnė e re,
    paksa e turpėruar qė ka lindur foshnjė.”
    Kurse tė rrėmbyerit:
    “Jo! Bukuria ka fuqinė dhe tmerrin!
    Ajo tė dridh tokė e qiell nėn kėmbė, si stuhia!”

    Tė lodhurit dhe tė kapiturit thonė:
    “Bukuria pėshpėrit butė.
    Ajo flet nė zemrat tona.
    Zėri i saj pėrkėdhel qetėsinė tonė
    si flaka qė dridhet nga frika prej erės.”

    Por, tė shqetėsuarit thonė:
    “Bukurinė dėgjuam tek bėrtiste nė male;
    me britmat e saj erdhi oshtima e thundrave,
    rrapėllima e flatrave
    dhe ulėrima e luanėve”.

    Rojtari i qytetit, natėn, thotė:
    “Me agun nga lindja ngrihet bukuria”,
    kurse punėtorėt dhe udhėtarėt nė vapėn e mesditės:
    “Nga dritaret e muzgut e pamė
    tek prirej mbi tokė.”

    Ata qė i ka zėnė borė e dimrit thonė:
    “Do tė vijė me pranverėn
    hopa-hopa ndėr kodrina”,
    kurse korrėtarėt, nė pėrcėllimėn e diellit:
    “E pamė tek vallėzonte me gjethe tė vjeshtės
    dhe i dalluam do fjolla bore nė flokėt e saj.”

    Tė gjitha kėto i keni thėnė pėr Bukurinė,
    ama nuk keni folur gjėsend pėr tė,
    veē pėr nevojat tuaja tė paplotėsuara;
    Bukuria nuk ėshtė nevojė, por gėzim.
    Nuk ėshtė gojė e tharė nga etja
    - as dorė e shtrirė pėr lėmoshė,
    por njė zemėr e zjarrtė
    dhe njė shpirt i magjepsur.

    Nuk ėshtė krijesė pėr ta parė
    as kėngė pėr ta dėgjuar,
    veēse pėrfytyrim qė shihet edhe symbyllur
    dhe kėngė qė dėgjohet me vesh tė mbyllur.

    Nuk ėshtė vadė e lėvozhgės sė zhubrosur
    as flatėr e ngjitur pėr kthetre,
    por, njė kopsht pėrherė i lulėzuar
    dhe njė grigjė engjėjsh pėrherė fluturuar.

    Njerėz tė Orfalisė,
    Bukuria ėshtė jetė
    kur jeta heq vellon nga fytyra hyjnore.
    Dhe ju jeni jeta
    dhe ju jeni velloja.

    Bukuria ėshtė pėrjetėsia
    qė sodit veten nė pasqyrė.
    Dhe ju jeni amshimi
    dhe ju jeni pasqyra.

    Dhe njė prift i moēėm u lut:
    na fol pėr Fenė, e Profeti foli:

    Epo, pėr ēfarė tjetėr fola unė sot?
    Po feja nuk ėshtė njė pasqyrim i tė gjitha veprimeve
    dhe as vepėr as pasqyrim,
    por ēudi e befasi qė gjithnjė brof nė shpirt,
    qoftė edhe kur dora pret gurin
    apo kur drejton avlėmendin?
    Cili mund tė dallojė besimin nga vepra
    apo bindjen nga puna?
    Kush mund t’i ndajė orėt para fesė dhe tė thotė:
    “Kėto i kam pėr Hyjin dhe kėto pėr vete;
    kėto i kam pėr shpirtin dhe kėto pėr trupin?”

    Tė gjitha orėt tuaja kanė krahė
    qė rrahin qiellin nga vetja nė vete.
    Ai qė mban nderin vetėm si petkat mė tė mira,
    ai mė mirė le tė jetė cullak.
    As era – as dielli
    nuk i shpojnė dot vrimė nė lėkurė;
    kurse ai qė sjelljet pėrcakton nga morali,
    ai nė kafaz ngujon zogun e kėngės sė vet.

    Kėnga e liruar shkon tej parmakėve e prangave.
    Dhe, ai qė adhurimin ka dritare,
    pėr ta hapur e mbyllur,
    ende s’e ka parė shtėpinė e shpirtit tė vet
    qė dritaret i ka tė hapura ag mė ag.

    Tempulli ėshtė jeta
    dhe besimi juaj i ēdoditshėm.
    Kudo qė tė hyni,
    hyni me tėrė vetveten.

    Merrni parmendėn dhe farkėn,
    kopanin, lahutėn –
    tė gjitha qė keni bėrė –
    nga nevoja e nga dashuria,
    ndaj, nė ėndrra as ngriheni mbi sukseset
    dhe as bini mė poshtė se dėshtimet.

    Me vete merrni tė gjithė:
    kur adhuroni
    mbi shpresat nuk mund tė fluturoni,
    as nuk mund tė pėruleni mė poshtė se dėshpėrimi.

    Pra, nėse njihni Hyjin,
    mos u bėni zbėrthyes tė gjėegjėzave.

    Mė mirė shikoni rreth vetes
    dhe do tė shihni si lot me ferishtet tuaja.

    Dhe, shikoni nė qiell,
    do ta shihni mbi re
    tek ndeh krahėt kur vetėton
    - shiu kur ia lėshon.

    Do ta shihni buzėqeshur nė lulet;
    duart nėpėr drunjė duke ngritur,
    duke valėvitur.

    Nė fund foli Almitra.
    Tashti duam tė na flasėsh pėr Vdekjen
    dhe Profeti tha:

    Doni tė dini fshehtėsinė e vdekjes.
    Epo, si do ta gjeni
    po nuk e kėrkuat nė zemrėn e jetės?

    Shpendkeqja, qė nuk dallon ditėn,
    si mund ta zbulojė fshehtėsinė e dritės?

    Nėse vėrtet do tė kundronit shpirtin e vdekjes,
    atėherė – hapeni zemrėn para trupit tė jetės,
    se jeta dhe vdekja janė njė,
    si deti dhe lumi qė janė.

    Dituria e heshtur mbi tė pėrtejmen
    shtrihet nė thellėsinė e shpresave
    dhe tė dėshirave tuaja;
    si fara nėn borė
    edhe zemra juaj ėndėrron pranverėn.

    Kini besim tek ėndrrat
    se ato fshehin portėn e amshimit.

    Frika nga vdekja nuk ėshtė
    veēse dridhje e bariut para mbretit,
    i cili, nė shenjė nderimi,
    do t’ia vė dorėn mbi supe.

    Po bariu, a nuk gėzohet nė atė dridhje?
    A nuk ka gėzim qė ka shenjėn mbretėrore?

    Ē’do tė thotė tė vdesėsh
    veēse tė qėndrosh i zhveshur nė erė
    apo tė shkrihesh nė diell?

    Dhe, ē’ėshtė tjetėr tė mos frymosh mė
    veēse lirim i frymės nga batica tė shqetėsuara
    qė tė mund tė ngrihesh e zgjerohesh
    pėr tė kėrkuar Hyjin, tė Papenguarin?

    Do tė kėndoni me tė vėrtetė
    vetėm kur tė pini nga lumi i qetėsisė.

    Kur arrini majė malit
    atėherė do tė nisni ngritjen;
    e, kur toka t’ua kėrkojė gjymtyrėt,
    atėherė njėmend do tė vallėzoni.

    Ndajnata tashmė ia behu.
    Almitra - profetesha tha:
    “Bekuar qoftė kjo ditė, ky vend
    dhe shpirti Yt qė na foli.”
    Profeti ia ktheu:
    “Isha unė ai qė foli?
    A nuk isha edhe unė njė dėgjues?”
    Dhe zbriti shkallėt e Tempullit.
    I gjithė polemi e ndoqi pas.

    Sapo arriti tek anija, u ndal nė kuvertė.
    Me t’u kthyer ballė polemit, foli:

    Popull i Orfalisė,
    era mė urdhėron qė tė ndahem nga ju;
    nga era kam mė pak vrull,
    andaj mė duhet tė shkoj.

    Ne, bredhacakėt, qė gjithnjė kėrkojmė
    udhėn vetjake,
    nuk e fillojmė ditėn aty ku tė mėparshmen e mbarojmė
    dhe asnjė ag dielli nuk na gjen
    aty ku na zė perėndimi i tij.

    Ne udhėtojmė edhe kur toka fle.
    Ne jemi farė tė njė bime ngjitėse
    dhe me tėrė pjekurinė e plotėsinė e zemrės
    i jemi falur erės – qė tė na shpėrndajė.

    Tė shkurta qenė ditėt me ju.
    Edhe mė tė pakta fjalėt qė fola.
    Por, nėse zėri im do tė tretet nė veshėt
    dhe dashuria ime do tė shuhet nė kujtimin tuaj,
    unė do tė vij pėrsėri;
    atėherė do t’ju flas me mė shumė gojė,
    me mė shumė shpirt.
    Po, po. Do tė kthehem me zbaticat.

    Ndonėse mund tė mė fsheh vdekja
    dhe tė mė pushtoj ndonjė heshtje mė e madhe,
    unė, megjithatė, do ta kėrkoj dėshirėn e kuptimit tuaj.
    Dhe nuk do ta kėrkoj sė koti.
    Nėse diēka nga qė fola ėshtė e vėrtetė,
    ajo e vėrtetė do tė shfaqet mė e kthjelltė,
    me fjalė mė tė njohura pėr ju.

    Po shkoj me erėn, njerėz tė Orfalisė,
    por jo tatėpjetė zbrazėsisė.
    Nėse kjo ditė nuk ėshtė plotėsimi i nevojave tuaja
    dhe i dashurisė sime,
    atėherė le tė mbetet peng pėr njė ditė tė ardhshme.

    Nevojat e njeriut ndėrrojnė,
    por jo edhe dashuria dhe dėshirat
    qė dashuria t’i plotėsojė dėshirat.

    Ta dini – unė do tė kthehem nga heshtja e madhe.

    Mjegulla, tė cilėn e shporr agimi
    dhe qė nuk lė gjė veē vesės nė fusha,
    do tė ngrihet dhe do t’i bashkohet resė
    dhe do tė bjerė shi.
    As unė nuk jam tjetėr.

    Bridhja udhėve nė qetėsinė e netėve;
    shpirti im hynte nėpėr vatrat tuaja;
    zemrat tuaja rrihnin nė zemrėn time,
    frymėn tuaj e ndjeja nė faqet e mia:
    ju njoha tė gjithėve.
    Po. Jua njoha dhimbjet dhe gėzimet;
    ėndrrat e gjumit tuaj ishin ėndrrat e mia.
    Nė mesin tuaj shpesh isha liqen ndėrmjet maleve.
    Fiksoja majat tuaja dhe shpatijet e rrėpirėta,
    madje edhe endjet e grigjave tė mendimeve
    dhe tė dėshirave tuaja.
    Tek qetėsia ime depėrtonte shendi
    dhe gazi i ferishteve tuaja nga burimet,
    po edhe mallėngjimi i rinisė suaj
    atje nga lumenjtė.

    Edhe kur arrinin thellėsinė time,
    krojet dhe lumenjtė s’e ndalonin dot kėngėn.

    Por, mė e ėmbėl nga qetėsia – gazi
    edhe mė i madh se malli, mė vinte:
    e pakufishmja juaj,
    ai njeriu i gjerė,
    nė tė cilin nuk jeni tjetėr veēse qeliza e pejza;
    tė kėnduarit tuaj tė kėngės sė tij
    nuk ėshtė veēse rektimė e pazėshme.

    Ju jeni tė gjerė nė gjerėsinė e tij,
    ndaj deshėt atė edhe unė ju desha.
    Ē’largėsi do tė arrinte dashuria
    po tė mos kishte atė gjerėsi?
    Ē’vegim, ē’shpresė, ē’guxim
    do tė tejshkonte atė fluturim?

    Njeriu i gjerė nė ju ėshtė si lis vigan
    tejendanė mbuluar me lulemollė.
    Fuqia e tij ju lidh me dheun,
    kundėrmimi i tij ju shpie nė qiell
    dhe nė qėndrueshmėrinė e tij
    jeni tė pavdekshėm.
    Ju kanė thėnė, ndonėse tė fortė si vargonj,
    jeni tė dobėt sa hallka mė e brishtė.
    Kjo ėshtė gjysma e sė vėrtetės.
    Jeni tė fortė sa edhe mė e forta hallkė.
    Nėse ju matin nga mė e vogla vepėr,
    do tė ishte sikur tė konsideronim fuqinė e detit
    pėr nga brishtėsia e shkumės sė tij;
    ndėrsa, po gjykuan pėr ju pėr nga dėshtimet,
    do tė thotė se fajėsojnė stinėt
    pse nuk ishin tė pėrhershme.

    Po. Jeni si oqeani, ku,
    ndonėse anijet spirancuar rėndė,
    presin baticat nė brigjet tuaja,
    bash si oqeani – s’mund t’i shpejtoni baticat.
    Jeni edhe si stinėt:
    ndonėse gjatė dimrit mohoni pranverėn,
    pranvera, qė prehet nė ju,
    buzėqesh e pėrgjumur, pa u fyer.
    Mos mendoni qė jua them kėto
    se do tė mund t’i thoni shoqi-shoqit:
    “Mirė na mėsoi. Veē tė mirės nė ne
    tjetėr nuk dalloi”.
    Unė vetėm po them fjalėt
    qė i dini vetė, nė mendimet tuaja.

    Ē’ėshtė njohja e fjalės veēse
    hija e njohjes sė mosfoljes?
    Mendimet tuaja dhe fjalėt e mia
    janė gjurmė kujtimesh
    qė mbajnė namin e tė djeshmeve tona,
    tė ditėve tė lashta, kur toka as njihte veten
    dhe netėve kur qe nderė e ngatėrruar.

    Tė ditur njerėz erdhėn t’ju mėsojnė;
    unė erdha tė mėsoj nga menēuria juaj:
    Dhe – ja! Gjeta atė mė tė madhe nga mendja:
    Shpirtin tuaj tė flaktė
    qė gjithnjė mbledh veten,
    derisa ju, pa mundur t’i shmangeni,
    pėrdėlleni ditėt e tretura.

    Nė trupat e frikėsuar nga varri
    jeta gėrmon jetėn.

    Kėtu nuk ka varre.
    Kėto fusha, kėto male
    janė djep
    janė gur kalimi.

    Kurdo qė tė kalosh ndanė fushave
    ku ke lėnė stėrgjyshėrit,
    shiko mirė dhe do tė shohėsh veten
    dhe fėmijėt tu tek vallėzojnė dorė-pėrdore.
    Njeriu shpesh gėzohet edhe pa ditur se pse.
    Ju kanė ardhur edhe tė tjerė, ata,
    tė cilėve u janė bėrė premtime tė arta pėr besėn tuaj
    dhe ti u ke dhėnė pasurinė,
    fuqinė dhe namin tėnd.
    Unė s’jua dhashė as edhe premtimin,
    kurse ju ndaj meje u bėtė dhe mė bujarė.
    Ju ma bėtė edhe mė tė thellė etjen pas jetės.
    Natyrisht, nuk ka dhunti mė tė madhe ndaj njeriut
    se ajo qė ēdo cak tė tij e shndėrron
    nė buzė tė pėrvėluara
    kurse jetėn nė burim.
    Dhe, nderi e shpėrblimi im ėshtė:
    Sa herė qė erdha tek burimi pėr tė pirė ujė,
    ujin e gjallė e gjeta tė etur
    dhe ai mė pinte mua, derisa unė pija atė.

    Disa nga ju mė ēmuan pėr krenar
    dhe i turpshėm pėr tė pranuar dhunti.

    Vėrtet jam shumė krenar pėr tė pranuar pagėn,
    ama jo edhe dhuntinė.
    Ndonėse kur mė deshėt nė tryezė
    unė grisja fruta tė egra
    dhe flija nė pragun e Tempullit,
    ju me zemėr mė strehoshit, epo,
    kuptimi juaj i dashur
    pėr ditėt dhe netėt e mia
    bukėn a nuk ma bėnte tė ėmbėl
    dhe gjumin ma ngjeshte me ėndrra?

    Andaj ju bekoj: ndonėse jepni shumė
    nuk dini nė keni dhėnė ēdo gjė.
    Vėrtet, mirėsia qė kundron veten nė pasqyrė –
    shndėrrohet nė shkėmb,
    kurse vepra e mirė,
    qė veten e quan me emra miklues –
    bėhet nėnė e mallkimit.
    Disa mė mbajtėn mėnjanė
    dhe mė pinė bashkė me vetminė time,
    e ju thoshit: “Ai kėshillohet
    me drurėt e pyllit dhe jo me njerėz.
    Ai rri i vetėm majė kodre
    dhe sodit qytetin”.

    Vėrtet ngjitja brigjet,
    brodha viseve tė largėta.
    Epo, si mund t’ju shihja tė sigurt
    nga lartėsia e largėsi tė mėdha?
    Si mund tė jesh afėr
    po nuk qe dhe larg?

    Tė tjerė mė thėrrisnin, pa fjalė,
    dhe mė thoshin:
    “I huaj! I huaj! I dashuruar pas lartėsive
    tė paarritshme, pse, ore, jeton
    nė majat ku shqiponjat ngrenė foletė?
    Pse kėrkon tė paarriturėn?
    Ē’shtrėngata do tė vėje nė kurth?
    Ē’zogj tė mjegulluar gjuan ti nė qiell?
    Zbrit, shuaje urinė me bukėn tonė
    dhe me verėn tonė shuaje etjen”.

    Kėto gjėra thoshin nė vetminė e shpirtrave,
    por, po tė kishin vetmi mė tė thellė,
    do tė dinin qė unė kėrkoja
    vetėm fshehtėsinė e dhimbjes dhe gėzimit tė tyre
    dhe gjuaja vetėm veten tuaj mė tė madhe
    tek shėtiste nėpėr qiell.

    Por, edhe gjahtari qe gjah, ndaj,
    shumė shtiza dolėn nga harku im
    vetėm pėr t’mė qėlluar nė gjoks.
    Fluturaku ishte edhe zvarranik,
    ndaj, kur ndehja krahėt nė qiell,
    hija e tyre mbi tokė dukej si njė breshkė.

    Dhe unė, besimtari, isha edhe dyshimtar,
    ndaj, shpesh vura gishtin nė plagė
    vetėm pėr tė ndier besimin
    dhe njohjen tuaj mė tė thellė.

    Pra, me atė besim e dituri jua them:
    Ju nuk jeni vetėm brenda trupit,
    as kufizoheni me shtėpitė dhe fushat tuaja;
    ajo qė jeni ju, ajo banon mbi male
    dhe nėpėrkėmbet me erėn.
    Nuk ėshtė gjėkafshė qė zvarritet nė diell pėr ngrohje
    apo qė gėrmon gropa pėr t’u fshehur, por e lirė,
    shpirt qė mė vete mban botėn
    dhe endet nė qiell.

    Nė ju vijnė tė turbullta kėto fjalė,
    sqarim mos kėrkoni.
    I turbullt dhe i mjegulluar ėshtė fillimi,
    por, jo edhe fundi,
    andaj dua tė mė kujtoni si nismė.

    Jeta, si ēdo gjė qė jeton,
    pasqyrohet nė mjegull dhe jo nė kristal.
    Epo, kush tjetėr veēse kristali
    e di se ėshtė – mjegull e kalbur?

    Dua qė, nė kujtimin pėr mua,
    mos tė harroni dot:
    Ajo qė duket mė e dobėt, mė e shushatur,
    ajo ėshtė mė e forta, mė e njėmendta qė keni.
    Po fryma? Nuk ėshtė fryma ajo
    qė ngriti dhe forcoi kėshtjellėn e eshtrave tuaj?
    Po ėndrra? Nuk ėshtė ėndrra ajo
    qė asnjė nga ju s’e mbani mend ta keni ėndėrruar?
    Ajo qė ndėrtoi qytetin tuaj
    dhe formėsoi ēdo gjė nė tė?

    Po nuk dalluat zbaticat e asaj fryme,
    nuk dalloni dot asgjė;
    e, po dėgjuat pėshpėritjen e ėndrrės,
    nuk dėgjoni dot asnjė tingull tjetėr.

    Por, ju as shihni dhe as dėgjoni.
    Dhe kjo ėshtė mirė.
    Tisin qė jua mbėshtjell sytė
    do ta ngre ai qė e thuri,
    kurse deltinėn qė jua mbyll veshėt
    do ta shpojnė ata gishtėrinj qė e mbrujtėn:
    dhe do tė shihni
    dhe do tė dėgjoni.

    Por, nuk do tė vajtoni qė njohėt verbėrinė,
    as do t’ju vijė keq qė ishit tė shurdhėr,
    ndaj, me tė kuptuar qėllimet e fshehura
    tė tė gjitha gjėrave,
    do tė bekoni errėsirėn
    siē bekuat dritėn.

    Mbasi tha kėto fjalė, vėshtroi pėrreth;
    dalloi timonierin e anijes tek kundronte:
    sa timonin e sa velat e sa largėsinė.

    Atėherė tha:

    “Ka durim. Ka shumė durim kapiteni im.
    Po fryn era. Velat janė trazuar.
    Madje edhe timoni kėrkon drejtimin.
    Por, kapiteni, i qetė, heshtjen time pret,
    kurse detarėt e mi, qė dėgjuan korin e detit mė tė madh,
    edhe ata mė dėgjuan me durim;
    ata mė nuk presin. Jam gati.
    Pėrroi arriti nė det;
    nėna e madhe edhe njėherė merr
    ferishten e vet nė parzėm.

    Lamtumirė, njerėz tė Orfalisė.
    Mbaroi edhe kjo ditė.
    Po mbyllet, si zambaku, pėr tė nesėrmen e vet.

    Do tė mbajmė ato qė na u dhanė:
    po nuk mjaftuan duhet ardhur pėrsėri
    t’i shtrijnė duart nga ai qė jep.

    Mos harroni se do tė kthehem.
    Edhe pak dhe malli im do tė mbledhė
    pluhur e shkumė pėr njė trup tjetėr.
    Edhe pak, vetėm pėr njė ēast
    qėndrimi nė erė, dhe –
    njė tjetėr grua nė bark do t’mė mbajė.

    Lamtumirė juve
    dhe rinisė qė me ju kalova.

    Qė dje u takuam nė ėndėrr.
    Mė kėnduat vetminė time.
    Kurse unė, nga malli pėr ju,
    nė qiell ngrita kėshtjellė.
    Por tash ka ikur gjumi,
    ėndrra ka mbaruar
    dhe mė nuk ėshtė ag.
    Mesdita po vjen;
    dremitja jonė u bė pikė e ditės,
    andaj duhet ndarė.

    Nėse nė ndajnatėn e kujtesės piqemi pėrsėri,
    atėherė do tė flasim
    dhe do tė mė kėndoni njė kėngė mė tė thelluar.
    Nėse duart tona takohen nė ndonjė ėndėrr tjetėr,
    do tė ngremė nė qiell njė tjetėr kėshtjellė”.

    Kėto fjalė tek po fliste,
    detarėve u dha shenjė;
    ata ngrenė spirancėn dhe liruan
    anijen nga litarėt.
    U nisėn nga lindja.
    Populli lėshoi njė psherėtimė zėshėm,
    qė u ngrit nė muzg dhe u pėrcoll nė det
    si njė trumbetė.

    Vetėm Almitra qėndroi e heshtur.
    Sodiste anijen tek zhdukej nė mjegull.
    Kur tė gjithė u shpėrndanė,
    ajo mbeti vetėm nė liman
    dhe pėrkujtoi fjalėt:

    “Vetėm edhe pak,
    njė ēast qėndrimi nė erė, dhe –
    njė tjetėr grua nė bark do tė mė mbajė”.


    (Fund)


    Pėrktheu nga anglishtja: Nehat S. Hoxha
    Zgjodhi dhe pėrgatiti pėr shtyp: Sabit Idrizi

  14. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Kahlil Gibran

    Fjalė tė menēura: 20 mėsime jete nga poeti i njohur Khalil Gibran

    9 Tetor 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
    25

    Profil letrar – I cilėsuar si poeti i tretė mė i lexuar nė botė, pas Shekspirit dhe Laozit, Khalil Gibran ėshtė ende edhe sot njė margaritar i ēmuar i zemrave tė pastra poetike qė flasin fjalė frymėzuese pėr dashurinė, jetėn dhe mirėsjelljen

    Khalil Gibran (1)

    Khalil Gibran (2)

    Khalil Gibran (3)

    Khalil Gibran (4)


    Khalil Gibran ėshtė njė poet, shkrimtar dhe artist libanez. I lindur nė qytetin Bsharri nė Veri tė Libanit tė ditėve tė sotme, atėherė pjesė e Perandorisė Otomane, ai emigroi nė Shtetet e Bashkuara, ku studioi art dhe filloi karrierėn letrare. Nė botėn arabe, ai njihej si njė rebel politik dhe i shkrimeve. Stili i tij romantik ishte zemra e rilindjes nė letėrsinė moderne arabike, sidomos proza poetike. Nė Liban, ai njihet ende si njė hero i letrave.

    Libri “Profeti” i dha famėn nė botėn anglishtfolėse. Ai ėshtė poeti i tretė mė i shitur nė botė pas Shekspirit dhe Laozit.

    Mėsime jete

    1. Ji mirėnjohės pėr kohėt e vėshtira, ato tė kanė treguar sesa i fortė mund tė jesh. “Nga dhembja kanė dalė shpirtrat mė tė fortė, karakteret mė tė mėdha janė djegur nga plagėt.”

    2. Sjellja e mirė ėshtė virtyt i tė fortit. “Sjellja e mirė dhe tė qenėt njerėzor, nuk janė shenjė e dobėsisė dhe dėshpėrimit, por manifestojnė fuqi dhe vendosmėri.”

    3. Nuk ekziston e vėrteta absolute. “Mos thuaj kam gjetur tė vėrtetėn, por thuaj kam zbuluar njė tė vėrtetė”, thotė Khalil Gibran. “Nuk e di tė vėrtetėn absolute. Por jam i pėrulur pėrpara injorancės sime dhe aty qėndron nderi dhe vlerėsimi im.”

    4. Vetėm njerėzit e vegjėl pėrpiqen tė poshtėrojnė dhe tė ulin tė tjerėt. Kush nėnvlerėson ėshtė vlerėpak.

    5. E keqja qė tė bėjnė tė tjerėt, harrohet mė lehtė se e keqja qė u bėn tė tjerėve. Nėse dikush tė lėndon, ti mund ta harrosh plagėn, por kur ti lėndon dikė, do ta mbash mend gjithmonė.

    6. Mund t’i harrosh njerėzit qė tė bėnė tė qeshėsh, por nuk do t’i harrosh kurrė ata me tė cilėt qave, ata qė tė qėndruan pranė nė orėt mė tė vėshtira. “Zemrat qė bashkohen nė dhembje dhe brengė, nuk do tė ndahen nga gėzimi dhe lumturia. Lidhjet qė krijohen nė trishtim, janė mė tė forta se ato tė kėnaqėsisė dhe gėzimit. Dashuria qė ėshtė larė nga lotėt, mbetet gjithnjė e pastėr dhe besnike.”

    7. Gjėrat e thjeshta nė jetė janė ato mė tė jashtėzakonshmet. “Nė ėmbėlsinė e miqėsisė, gjendet e qeshura dhe ndarja e kėnaqėsisė.”

    8. Dashuria ėshtė jetė. Dhe jeta ėshtė dashuri. “Kur dashuron, nuk duhet tė thuash ‘Zoti ėshtė nė zemrėn time’, por ‘Unė jam nė zemrėn e Zotit’.”

    9. Bėje punėn me dashuri. “Puna ėshtė pamja qė merr dashuria. Nėse nuk mund tė punosh me dashuri, por vetėm me neveri, lėre punėn dhe ulu nė portėn e njė tempulli dhe merr mėsime nga ata qė punojnė me gėzim. Nėse e pjek bukėn me shpėrfillje, ti po pjek bukė tė hidhur, qė ushqen vetėm gjysmėn e urisė sė njeriut. “Ata mė ēmendin, sepse nuk i shes ditėt e mia pėr para; dhe unė i ēmend ata, sepse mendojnė se ditėt e mia kanė njė ēmim.”

    10. Pėr tė kuptuar zemrėn dhe mendjen e njė personi, mos shiko vetėm ēfarė ka arritur, shiko edhe se ēfarė qėllimesh ka ai. Beso tek ėndrrat, aty gjendet porta e fshehur e pėrjetėsisė.

    11. Dashuria e vėrtetė nuk mund tė zotėrohet. Pėr dashurinė, mjafton dashuria. Dhe mos mendo se mund tė ndryshosh drejtimin e dashurisė, nėse dashuria tė sheh si tė vlefshėm, ajo e ndryshon drejtimin pėr te ti. Dashuria s’ka dėshirė tjetėr veē tė vetėpėrmbushet.

    12. Pėrballu me sjelljen e keqe nė mėnyrė tė kėndshme. “Testimi i vėrtetė i sjelljeve tė mira, ėshtė tė jetė nė gjendje tė pėrballet sa mė mirė me sjelljet e kėqija.”

    13. Dashuria bashkon gjithēka nė harmoni perfekte. Njė shprehje thotė: “Nėse njė njeri e njeh veten, ai njeh tė gjithė njerėzimin”, ndėrsa Khalil Gibran thotė: “Nėse dikush e do njerėzimin, atėherė ai di diēka pėr veten”.

    14. Gjithnjė shiko anėn e ndritur tė jetės. “Optimisti sheh trėndafilin, jo gjembat; pesimisti ua ngul sytė gjembave, harron trėndafilin.”

    15. Ne nuk i shohim gjėrat siē janė. Ne i shohim gjėrat siē jemi ne. “Pamja e gjėrave ndryshon sipas emocioneve; ne shohim gjėra tė bukura dhe tė magjishme te to, kur nė fakt magjia dhe e bukura janė brenda nesh.”

    16. Dashuria e vėrtetė ėshtė produkt i tėrheqjes shpirtėrore. Ėshtė e gabuar tė mendosh se dashuria vjen nga shoqėria e gjatė. Dashuria ėshtė produkt i tėrheqjes shpirtėrore dhe nėse kjo tėrheqje nuk krijohet nė ēast, nuk do tė krijohet edhe nėse kalojnė vite apo breza.

    17. Lėr hapėsirė nė marrėdhėnien tėnde. Kur je me dikė, lėr hapėsirė qė tė fryjė erė e re mes jush. Duajeni njėri-tjetrin, por mos e kufizoni dashurinė: lejoni qė ndėrmjet brigjeve tė zemrave tuaja, tė jetė njė det i gjallėruar.

    18. Nėse lutesh kur bie shi, sigurohu tė lutesh edhe nė ditė me diell. “Ti lutesh kur ke nevojė dhe je nė tension, por do tė ishte mirė tė luteshe edhe nė gėzimin mė tė madh dhe nė ditėt mė tė lumtura.”

    19. Kur jepesh vetė, ai ėshtė ēasti kur jepesh plotėsisht. “Kur jep nga pasuria, ke dhėnė pak. Kur jep nga vetja, atėherė ke dhėnė vėrtet.”

    20. Bukuria e vėrtetė vjen nga brenda. “Bukuria nuk ėshtė te fytyra; bukuria ėshtė njė dritė nė zemėr.”

    I. D.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/1...khalil-gibran/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bili99 (07-04-2018)

  16. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Biografia e Khalil Gibran

    DISA FJALĖ MBI BIOGRAFINĖ E KHALIL GIBRANIT
    Halil Gibrani, i lindur Gubran Kahlil Gubran, shpesh nė tekste akademike njihet edhe si Jubrąn Kahlil Jubrąn, ose Xalil Jibrąn. Gjithashtu i njohur edhe si Khalil Gibran, ka qenė njė artist, poet dhe shkrimtar libanezo-amerikan.
    Lindi nė qytetin e Bsharrit, Libani i sotėm (atėherė pjesė e Mutasarifatit Kalorėsiak Osman). Qysh i ri ai mėrgoi bashkė me familjen e tij nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku studioi art dhe filloi karierėn e tij letrare. Ai njihet kryesisht nė botėn anglofone pėr librin e tij tė 1923-shit, Profeti - Njė shembull i hershėm i frymėzimit tė trillit letrar qė pėrfshin njė sėrė tregimesh filozofike tė shkruara nė prozė poetike angleze. Libri u shit mirė, megjithė pritjen me njė farė kritike, dhe u bė tejet i kėrkuar gjatė kundėrkulturės sė viteve 1960. Gibrani ėshtė best-seller mė i mirė i tė gjitha kohėrave, pas Shekspirit dhe Lao-Tzu.
    Nė Liban.
    Gibrani u lind nė njė familje katolike maronite nga qyteti historik i Libanit verior. Nėna e tij Kamila, vajza e njė prifti, ishte tridhjetė vjeē kur lindi atė; i ati i tij, Khalili ishte burri i saj i tretė. Pėr shkak tė varfėrisė sė familjes sė tij, ai nuk mori arsim tė rregullt gjatė fėmijėrisė sė tij. Megjithatė, priftėrinjtė e vizitonin atė rregullisht dhe i mėsonin atij biblėn, si edhe gjuhėt arabe dhe siraike. Babai i Gibranit fillimisht punonte nė njė farmaci, por i rėnduar me borxhe prej bixhozit, ai shkoi tė punojė pėr njė administrator vendor emėruar nga osmanėt.
    Aty rreth 1891, ankesat e shumta prej njerėzve tė zemėruar ēuan nė largimin e administratorit dhe punonjėsit e tij tė hetohen. Babai i Gibranit u burgos pėr pėrvetėsim parashė dhe pasuria e tij u konfiskua prej autoriteteve. Kamila Gibrani vendosi tė shkojė pas tė vėllait nė Amerikė. Ndonėse babai i Gibranit u lirua nga burgu mė 1894, Kamila mbeti e zgjidhur dhe u largua pėr New York, duke marrė me vete Halilin, motrat e tij tė vogla Marianėn me Sulltanėn dhe gjysėm vėllain e tij mė tė madh, Petron (Butrusin)
    Nė SHBA
    Gibranėt u vendosėn nė South End (Fundi Jugor) tė Bostonit, asokohe komuniteti mė i madh libano-sirian i Amerikės. Pėr shkak tė njė gabimi nė shkollė ai u regjistrua si Kahlil Gibran. E ėma e Khalilit zuri punė si shitėse ambulante rrobash, duke shitur shami koke e ēarēafė me tė cilat shėtiste derė mė derė. Gibrani hyri nė shkollė mė 30 shtator 1895. Zyrtarėt e shkollės e vendosėn atė nė njė klasė tė veēantė pėr emigrantėt qė tė mėsonte anglisht. Gibrani u regjistrua gjithashtu edhe nė njė shtėpi-shkollė arti aty pranė. Nėpėrmjet mėsuesve atje, ai u prezantua me artistin, fotografin dhe botuesin e njohur Bostonas, Fred Holland Day, i cili e kurajoi dhe e mbėshteti Gibranin nė ēalltisjet e tij krijuese. Njė botues pėrdori disa prej vizatimeve tė Gibranit pėr kapakėt e librave mė 1898.
    Nėna e Gibranit, bashkė me vėllain e madh, Peter, donte qė ai tė merrte mė shumė nga trashėgimia e tij kulturore sesa vetėm kulturė estetike perėndimore qė atė e tėrhiqte aq shumė. Kėshtu, kur mbushi 15 vjeē, Gibran u kthye nė atdheun e tij pėr tė mėsuar nė njė shkollė pregatitore maronite dhe nė njė institut tė arėsimit mė tė lartė nė Bejrut, i quajtur Al-Hikma ( La Sagesse). Bashkė me njė shok tė tij tė klasės ai themeloi njė revistė letrare studentore dhe u zgjodh «Poeti i Kolegjit». Ai qėndroi atje pėr disa vite, derisa u kthye sėrish nė Boston mė 1902, nėpėrmjet Ellis Island, pėr herė tė dytė, mė 10 maj. Dy javė para se tė rikthehej aty, motra e tij Sulltana i vdiq nga tuberkulozi, nė moshėn 14 vjeē. Njė vit mė vonė, nga e njėjta sėmundje i vdiq edhe vėllai, Peter, dhe nėna i vdiq nga kanceri. Motra e tij Mariana e mbėshteti atė duke punuar nė njė rrobaqepėsi fustanesh.
    Art dhe poezi.
    Gibrani e hapi ekspozitėn e parė me vizatimet e tij mė 1904 nė Boston, nė studion e Day-it. Gjatė kėsaj ekspozite, Gibrani u takua me Mary Elisabeth Haskell, njė drejtoreshė shkolle dhjetė vjeē mė e madhe se ai. Tė dy formuan njė miqėsi tė rėndėsishme qė zgjati gjer nė fund tė jetės sė Gibranit. Ndonėse tė matur publikisht, korespondenca e tyre zbulon njė intimitet tė lartėsuar. Haskell ndikoi jo vetėm nė jetėn personale tė Gibranit por edhe nė karierėn e tij. Ajo e njohu atė me Ēarlot Teller (Charlotte Teller), njė gazetar, dhe Emeli Michel (Micheline), njė mėsuese frėnge, e cila pranoi tė pozonte pėr tė si modele dhe u bėnė miq tė ngushtė. Mė 1908 Gibran vajti tė mėsojė art nė Paris pėr dy vjet. Gjatė kohės atje, ai u njoh me partnerin e tij tė artit dhe shok pėr gjithė jetėn Jusef Hauajek (Youssef Howayek).
    Ndėrsa shumica e shkrimeve tė tij tė herėshme ishin nė arabisht , mė e shumta e punės sė tij tė botuar pas 1918, qe nė anglisht. Libri i tij i parė botuar nga shtėpia botuese Alfred A. Knopf, mė 1918, ishte The Madman (I ēmenduri), njė vėllim i ngushtė aforizmash dhe shembėlltyrash shkruar nė ritėm biblik, diku mes poezisė dhe prozės. Gibrani mori pjesė gjithashtu edhe nė Lidhjen e Penave tė Nju Jorkut, e njohur gjithashtu edhe si «Poetėt emigrantė» (al-mahxhar), pėrkrah autorėve tė rėndėsishėm libanezo-amerikanė, si Amin Rihani, Elia Abu Madi dhe Mihail Naimi, njė mik i ngushtė dhe mjeshtėr i shquar i letėrsisė arabe, pasardhėsit e tė cilit Gibrani i quan fėmijėt e vet, dhe ėshtė kumbar i nipit tė tij, Samir.
    Shumica e shkrimeve tė Gibranit merret me Krishterimin, sidomos me temėn e dashurisė shpirtėrore. Por misticizma e tij ėshtė njė pikė takimi e ndikimeve tė ndryshme: Krstianizmi, Islami, Sufizmi, Hinduizmi dhe teosofia. Ai shkruan: «Ti je im vėlla, dhe unė tė dua. Tė dua kur bie nė sexhde nė xhami, e tek gjunjėzohesh nė kishė dhe lutesh nė sinagogė. Ti dhe unė jemi djem tė njė feje – Shpirtit». Xhulietė Thompson, njė nga tė njphurit e Gibranit, rrėfen disa anekdota nė lidhje me Gibranin: Ajo kujton Gibranin kur ai takoi me Abdu’l- Bahą, kreun e besimit fetar Bahai, kur ai vizitoi SHBA-tė rreth 1911-1912. Barbara Young , nė librin e saj «Ky burrė nga Libani» - njė studim mbi Khalil Gibranin, tregon se ai nuk mundi tė vė gjumė nė sy njė natė para se tė takonte Abdu’l Bahain i cili u ul pėr njė palė portretesh. Thompson kujton Gibranin tė thotė se gjatė gjithė kohės qė shkruante librin «Jezusi – Bir i njeriut», ai mendonte Abdu’l Bahain. Vite mė vonė, pas vdekjes sė Bahait, pati kėqyrje tė inēizimeve filmike tė Abdu’l Bahai – Gibrani u ēua tė flasė me sy tė pėrlotur, shfaqi njė qėndrim tė lartėsuar pėr Bahain, dhe iku duke qarė.
    Poezia e tij shquhet pėr pėrdorim tė gjuhės sė rregullt, si edhe pėr njohuritė mbi tema tė jetės duke pėrdorur terma fetarė. Vepra e njohur mė mirė e Gibranit ėshtė Profeti, njė libėr qė pėrmban 26 tregime poetike. Libri u bė i njohur sidomos gjatė viteve 1960, me lėvizjet amerikane tė kundėrkulturės dhe tė Moshės sė Re (New Age). Qė prej botimit tė parė tė tij, mė 1923, Profeti s’ka rreshtur sė dali nga shtypii. I pėrkthyer nė mbi 40 gjuhė, ai ka qenė njė nga best-seller-ėt e shekullit tė 20-tė nė Amerikė. TANI EDHE SHQIP, falė shqipėruesit tė tij, Halit Methasani, veprėn e tė cilit e keni tashmė nė dorė.
    Njė nga vargjet mė tė spikatur tė poezisė sė botės anglofone ėshtė nga «Rėrė dhe shkumė» (1926), i cili shkruan «Gjysma e atyre qė shkruaj ėshtė e pakuptimtė, por e them me qėllim qė gjysma tjetėr tė mbėrrijė tek ju». Ky varg ėshtė pėrdorur nga Xhon Lenon dhe e vendosur, ndonėse nė njė formė paksa tė ndryshuar, nė kėngėn Xhulia tek albumi i Beatles, 1968, njohur ndryshe si Albumi i bardhė.
    Mendimi politik.
    Gibran nuk mund tė ishte kurrėsesi njė politikan. Ai thoshte: «Unė nuk jam politikan, dhe as qė dėshiroj tė bėhem i tillė» dhe «Mė mbaj mua larg prej ngjarjeve politike dhe luftės pėr pushtet, teksa e gjithė bota ėshtė atdheu im dhe tė gjithė njerėzit bashkatdhetarėt e mi». Gibrani bėri thirrje pėr pranimin e arabishtes si gjuhė kombėtare tė Sirisė, parė nga kėndvėshtrimi gjeografik, jo si entitet politik.
    Kur Gibran takoi me Abdu’l Bahain mė 1911-’12, i cili udhėtoi nėpėr Amerikė pjesėrish pėr tė nxitur paqen, Gibrani admironte mėsimet mbi paqen por argumentonte se «kombe tė reja si ai i veti» tė ēliroheshin nga kontrolli osman. Gibrani shkroi gjithashtu edhe poemėn e tij tė famshme «Keqardhje ndaj Kombit», gjatė atyre viteve, e cila u botua pas vdekjes sė tij nė Kopshtin e Profetit.
    Kur mė nė fund osmanėt u pėrzunė nga Siria gjatė Luftės sė Parė Botėrore, ngazėllimi i Gibranit u manifestua nė njė skicė tė quajtur «Siria e Lirė» e cila u shfaq nė faqen e parė tė botimit tė veēantė «Fitore» tė revistės al-Sa’ih. Madje, nė njė projekt-dramė, e mbajtur akoma mes letrave tė Gibranit, ai shprehte shpresa tė mėdha pėr pavarėsi dhe zhvillim kombėtar. Kjo pjesė teatrale, sipas Khalil Kaui, «pėrcakton me qartėsi tė madhe besimin e Gibranit tek nacionalizmi sirian, duke e dalluar atė si nga nacionalizmi arab edhe atė libanez, duke na treguar ne se nacionalizmi jetonte nė mendjen e tij, edhe nė kėtė fazė tė fundit, krahpėrkrah me internacionalizmin.
    Vdekja dhe trashėgimia.
    Gibran vdiq nė New York , mė 10 prill 1931. Shkaku u pėrcaktua tė kish qenė ciroza e mėlēisė dhe veremi. Para se tė vdiste, Gibran e la amanet qė tė varrosej nė Liban. Amaneti i tij u pėrmbush mė 1932, kur Mary Haskall dhe e motra, Mariana, blenė Manastirin Mar Sarkis nė Liban, i cili ėshtė bėrė Muzeumi i Gibranit. Fjalėt e shkruara pranė varrit tė tij janė: «Njė fjalė dua tė mė shkruhet nė varr: Unė jam i gjallė si ju, dhe qėndroj pranė jush. Mbyllini sytė dhe shikoni pėrreth, e do mė shihni pėrballė jush...»
    Gibrani ia la trashėgim studion me materialet e tij Mary Haskell-it. Nė to ajo gjeti letrat e saj dėrguar atij pėr gjatė 23 vjetėve. Fillimisht ajo vendosi t’i digjte ato, pėr shkak tė pėrmbajtjes intime nė to, por duke njohur vlerat histrike tė tyre, i ruajti. Ajo ia dha kėto letra sė bashku me letrat e tij dėrguar asaj (qė edhe ajo gjithashtu i kish ruajtur), Librarisė Chapel Hill tė Universitetit tė Karolinės sė Veriut, pėrpara se tė vdiste edhe vetė mė 1964. Pjesė tė mbi 600 letrave u botuan mė 1972 nė vėllimin «Profeti i Dashur».
    Mary Haskell Minis (ajo u martua me Jacob Florance Minis mė 1923) ia dhuroi koleksionin e saj personal tė mbi 100 veprave origjinale tė Gibranit, Telfair Museum of Art nė Savannah, Georgia, mė 1950. Haskell kish menduar ta vendoste koleksionin e saj nė Telfair, qysh mė 1914. Nė njė letėr tė saj dėrguar Gibranit, ajo shkruan: «Unė po mendoj pėr tė tjerė muzeume … Galeria e vogėl Telfair, Savannah, Georgia, pėr ku edhe Gari Malchers ka zgjedhur fotot. Atje, ku si vizitore fėmijė, m’u hap krahėrori mbi shpirtin tim tė vogėl tė habitur nga mahnia». Dhurata e Haskell-it nė Telfair ėshtė koleksioni publik mė i madh i artit pamor tė Gibranit nė gjithė Amerikėn, i pėrbėrė nga pesė nė vaj dhe njė numėr i madh nė letėr, vendosur nė stilin lirik tė artistit, i cili pasqyron ndikimin e simbolizmit. Tė ardhurat amerikane prej shitjes sė librave tė tij u lanė amanet pėr qytetin e tij tė lindjes, Bsharri , «tė pėrdoren pėr bamirėsi»

    Solli nė shqip: Halit Methasani
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  17. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pėr: Biografia e Khalil Gibran

    Bukuria e Vdekjes

    1- Thirrja

    Lermėni tė fle, se shpirti me dashuri mė ėshtė helmuar
    E tė pushoj lermėni,
    se shpirti me ditė e netė mė ėshtė nginjur
    Qirinjtė ndizmėni, e temjanėt rreth shtratit m'i digjni
    Gjethet e jaseminit e trėndafilit mbi trup m’i shpėrndani
    Flokėt me temjan m’i lyeni e kėmbėt me parfum m’i spėrkatni
    Dhe dorė e vdekjes ē’mė ka shkruar mbi ballė, lexoni.

    Nė krahėt e dremitjes tė pushoj, lermėni
    se sytė hapur, zgjuar, mė janė lodhur
    Telargjendta lirė me dridhje shpirtin tė ma zbutė.
    Telash harpe dhe llaute njė vello tė mė thurni
    E zemėrvyshkurėn me tė ma mbėshtillni butė

    Kėndo tė shkuarėn,
    siē agimin e shpresės nė sytė e mi shikoni
    domethėnia magjike e saj –
    njė shtrat i butė ku zemra nė prehje tė jetė
    Fshijini lotėt miqtė e mi, dhe duart si lule i ēoni lart
    Agimin pėrshėndetni, me kurorėn e tyre pėrpjetė,
    Si shtyllė drite mes meje e pafundsisė
    Nusevdekjen vėshtro si qėndron
    Mbaje frymėn e bashkė me mua
    shushurimėn shenjėdhėnėse
    tė vdekjes krahėbardhė dėgjo.

    Afromu, e lamtumirėn mė jep
    Sytė me buzė qė qeshin m’i prek
    Fėmijėt me duar e gishta tė trėndafiltė
    Duart t’m’i mbėrthejnė
    Lėri pleqtė duar damardukshėm,
    mbi kokė t’m’i vendosin, e bekimet tė mė japin
    Virgjėreshat tė mė afrohen
    e hijen e Zotit mbi sy t’ma shikojnė.
    Dhe jehonėn e vullnetit tė Tij dėgjoni,
    me frymėn time tė garojė.

    2- Ngjitja


    Njė majė mali kam kapluar
    dhe shpirti nė t’paanėn kupė liriplotė qiellore fluturon
    Larg, shumė larg, shokėt e mi, unė jam
    dhe retė kodrat prej syve fshehur m’i kanė
    Luginat mbytur nga i heshtjes oqean
    Dhe duart e harresės rrugėt e shtėpitė kanė mbėshtjellė
    Fushat e lėndinat prapa njė tisi tė bardhė po zhduken
    Si ré pranverore, e verdhė si e qiriut flakė
    E kuqe si muzg.
    Kėnga e valėve dhe himnet e pėrrenjve
    Shpėrndarė, dhe zėrat e turmave nė heshtje shushatur
    E hiē, asgjė nuk dėgjoj, pos sė Pėrjetėsisė muzikė.
    Nė pėrsosmėri harmonie me tė shpirtit dėshirė.
    Nė bardhėsi tė plotė mbuluar jam
    Nė mbrothėsi, nė paqe, nė qetėsi.

    3-Eshtrat
    Nga ky qefin i bardhė mė ēmbėshtillni
    E me petale jasemini e zambaku mė vishni
    Trupin prej qivurit tė fildishtė ma hiqni
    E mbi jastėkė lulesh portokalli tė pushojė
    Mos mė qani, por kėngė rinie e gėzimi kėndoni
    Lot mbi mua mos derdhni,
    por pėr vjeljet e rrushtrydhjet vallėzoni.
    Psherėtima agonie mos nxirrni,
    pos shenja dashurie e gėzimi
    mbi fytyrė me gishtrinj mė vizatoni
    Qetėsinė e ajrit me ligje e requiem mos e trazoni
    Lėrini zemrat kėngėn e Jetės sė pėrhershme
    me mua tė kėndojnė
    Me veshje tė zeza pėr mua zi mos mbani
    Me rroba plotgjyrėshe vishu,
    e sė bashku tė gėzojmė
    Me psherėtimė nė zemėr pėr largimin tim mos flisni
    Sytė i mbyllni e mua nė pėrjetėsi mes jush do mė shihni.
    Mbi njė tog gjethesh mė vendosni
    E mbi shpatullat tuaja miqėsore mė bartni
    Pėr nė pyjet e shkreta ngadalė mė dėrgoni
    Nė varrezat plotpėrplot mos mė ēoni
    Prej kėrkėllitjes sė eshtrave e kafkave
    ėndrra tė mos tresė

    Tek qiparisat mė ēoni
    e varrin ndėr vjollca e lulėkuqe ma hapni
    Qė hije kur rriten asgjė nuk u bėn
    Varrin tė thellė ta kem
    qė eshtrat vėrshimet nė luginė mos t’m’i nxjerrė.
    Nurin tim tė gjerė ma lini, qė hijet e muzgut tė vijnė
    E afėr meje tė rrinė.
    Teshat tokėsore tė gjitha m’i hiqni
    e thellė nė Tokėn Mėmė mė vendosni
    E mbi gji tė sime Nėne me kujdes mė lini.
    Me dhé tė butė mė mbuloni,
    e ēdo grusht i tij me farė jasemini,
    zambaku e mersine pėrzier.
    E kur mbi mua tė rriten e lulėzojnė
    Aromėn e zemrės sime nė hapėsirė do tė lėshojnė
    Deri edhe diellit tė fshehtat e paqes sime t’i zbulojnė
    Dhe me flladin e rehatinė udhėtari tė lundrojė.
    Mė lini atėherė, miq, lermėni
    dhe me hapa tė heshtur largohuni
    Si heshtja qė luginėn e shkretė kalon
    Lermėni me Zotin e vetė ngadalė shpėrndahuni,
    Si flladi i Prillit lulet e bajames e t’mollės davarit.
    Tek gėzimet e jetės suaj kthehuni
    Atė qė vdekja prej meje e jush s’na e heq dot
    Atje do tė gjeni

    Me vend largohuni, se ajo qė kėtu shihni-
    Fare larg prej kuptimit tė tokėsores botė ėshtė
    Mė lini.
    ----
    Shqipėroi: Halit Methasani
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  18. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pėr: Kahlil Gibran

    Kėndloja e jetės


    Njė orė kushtuar pas bukurisė
    Dhe dashuria ia vlen njė shekulli lavdi
    Dhėnė tė fortit prej frikės sė dobėsisė

    Nga ajo orė vjen pėr njeriun e vėrteta
    dhe gjatė atij shekulli e vėrteta fle
    nė nervozkrahėt e ėndrrave tė shqeta

    Nė atė orė ligjin natyror shpirti pėr vete shikon
    Gjatė shekullit me ligje njerėzore veten dėnon
    Teksa i lidhur me ‘ tiranisė hekura-vargonj

    Ajo orė – Kėngė tė Solomonit frymėzim
    Dhe ai shekull fuqi qorre
    qė tempullit Balbek i solli shkatėrrim

    Lindjen e Predikimit nė Mal ajo orė polli
    Ai Shekull Kalasė sė Palmirės
    dhe Kullės Babilonit prishjen i solli

    Hixhri i Profetit Muhamed ishte ajo orė
    Allahun, Golgotėn e Sinain ai shekull harroi

    Njė orė zisė kushtuar e vajtime
    Vjedhjes sė barazisė sė vobektit
    Mė mirė se njė shekull plot zili e zaptime

    Pėrmes hidhėrimit pėrcėllues
    Gjatė asaj ore spastrimi i zemrės ndodh
    me pishtar tė dashurisė, ndriēues.
    Dhe nė atė shekull, nė gji tė tokės
    dėshirat pėr tė vėrtetėn varrosur
    Ajo orė ėshtė rrėnja qė duhet tė rrisė
    ajo orė e pėrsiatjes, orė e lutjes
    dhe ora e epokės sė re tė mirėsisė.

    Dhe ai shekull njė jetė e Neronit harxhuar
    Veten me pushtet pėr ta veshur
    Vetėm nga lėndė tokėsore pėrftuar

    Kjo ėshtė jeta
    nė skenė me epoka me radhė pėrshkruar
    Me shekuj nga toka regjistruar
    Me vite tė tėrė si e panjohur jetuar
    Pėr ditė me radhė si himn kėnduar
    Pėr vetėm njė orė madhėrisht lartėsuar
    Por Ora si thesar prej pėrjetėsisė ruajtur.

    Khalil Gibran -
    Playground of life

    Shqipėroi Halit Beka (Methasani)
    16 Maj 2014
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  19. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pėr: Khalil Gibran

    Kėnga e burrit

    Unė prej ēastit fillestar kėtu kam qenė
    E prore. kėtu jam, ende
    Dhe gjer nė fund tė botės kėtu do jem
    Se tė pafund qėnia ime i ka brengat

    Qiellit tė paanė iu solla,
    rreth botės sė pėrkryer fluturova,
    por njė rob i kufizuar, ja ku jam
    dhepse kupės qiellore pluskova

    Dėgjova mėsimet e Konfucit
    Veshin u vura tė Brahmės Urtėsi
    Nėn pemėn e Diturisė Pranė Budės kam ndenjur
    E prapė, ja ku jam, me padije e herezi.

    Nė Sinai isha kur Jovani Musain e takoi
    Mrekullitė e Nazaretit nė Jordan parė kam
    Nė Medine isha kur Muhamedi vizitoi
    Dhe prapė, rob i shushatjes ja ku jam.

    Dėshmova pastaj fuqinė e Babilonisė
    Pėr lavdinė e Egjyptit mėsova
    Pashė madhėshtinė luftarake tė Romės
    E prapė nga mėsimet e herėshme dobėsinė
    dhe brengat e kėtyre arritjeve kuptova.


    Me magjistarė tė Ain Durit besedova
    Unė debatova me klerikė t’Asirisė
    Nga profetė tė Palestinės kallėza thellėsie mblodha
    E prapė kam mbetur nė kėrkim tė vėrtetėsisė


    Unė menēuri vola nga India e qetė
    lashtėsinė e Arabisė kam provuar
    Dėgjova gjithė ē’ka mund tė dėgjohet
    E zemra mė mbeti shurdh e qorruar

    Nė duar despotėsh sundimtarė vuajta
    Robėri hoqa nėn pushtues tė ēmendur
    Uri kam vuajtur prej tiranisė mėshuar
    E prapė pak fuqi e brenshme mė ka mbetur
    Me tė ēdo ditė pėr tė pėrshėndetur

    Trurin e kam pot por zemrėn boshatisur
    Trupin e plakur por zemrėn prej foshnje
    Mbase nė rini zemra do mė rritet
    Por unė lutem tė plakem, atė ēast tė arrij
    Tek Zoti tė rikthehem,
    Zemra veē atėherė do mė mbushet vėrtetė!


    Unė prej ēastit fillestar kėtu kam qenė
    E prore. kėtu jam, ende
    Dhe gjer nė fund tė botės kėtu do jem
    Se tė pafund qėnia ime i ka brengat

    ,

    Shqipėroi Halit Beka (Methasani)
    Sipas anglishtes sė Khalil Gibran: Song of man
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pellazgu : 21-05-2016 mė 08:25
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  20. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pėr: Khalil Gibran

    Kėnga e lules

    Unė jam njė fjalė mirėsie prej zėrit tė natyrės
    Thėnė e stėrthėnė
    Jam njė yll prej tendės blu
    mbi tapetin e gjelbėrt rėnė

    Unė jam bijė e elementėve
    Me tė cilėn dimri ka ngjizur
    Sė cilės Pranverės i dha jetė
    Nė prehėr tė Verės qeshė ulur
    Nė krevat tė vjeshtės fjetur


    Nė agim unė me flladin bashkohem
    Ardhjen e dritės tė njoftoj
    Nė mesditė u bashkohem zogjve
    Qė dritės lamtumirėn t’i uroj


    Fushat me ngjyrat e mija tė bukura – zbukuruar
    E ajri me aromėn time parfumuar

    Teksa dremitjen unė pėrqafoj
    Sytė e natės mbi mua vėshtrojnė
    E ndėrsa zgjohem, diellit sytė ia ngul
    I vetmi sy i ditės qė shikojmė

    Dhuratė e tė dashuruarit jam - e dasmės kurorė
    Unė jam kujtimi i ēastit tė gėzimit
    Nga i gjalli pėr tė vdekurin - e fundit dhuratė
    Pjesė e lumturisė dhe pjesė e pikėllimit

    Por unė shikoj lart tė shoh vetėm dritė
    qė hijen time mos ta vėshtroj
    Kurrė sytė unė s’i hedh poshtė
    Kjo ėshtė menēuria qė njeriu duhet tė mėsojė



    Shqipėroi Halit Beka (Methasani)
    Sipas anglishtes sė Gibran : Song of the flower.

    Rrogozhinė, 10 Maj 2014

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pellazgu : 21-05-2016 mė 08:26
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Autore te Ndryshem
    Nga ChuChu nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •