Njė burrė zbulon shpirtin e tij vetėm kur dashuron dhe nė korrespondencėn me Meri Haskell, ju do tė keni mundėsi tė njihni botėn e brendshme tė Gibran. Gjithēka filloi me arkivimin e disa frazave nė kompjuterin tim dhe mė pas mė lindi dėshira qė kėtė korespondencė ta bėj libėr. Gibran u lind mė 1883 nė Liban dhe qė kur ishte 11 vjeē emigroi nė SHBA. Ai i dedikon pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij pikturės, por pėr ironi tė fatit, bėhet i njohur nga e gjithė bota pėr librat e tij. Kur vdiq, ai jetonte me Barbara Young e cila pas vdekjes ka shkruar biografinė e tij. Meri ishte mė e vjetėr se Gibran, e lindur 1873 nė SHBA. Korrespondenca duhej tė zhdukej pak ditė mbas vdekjes sė Gibran. Barbara nuk donte qė Merit t'i binin nė dorė qindra letra qė Gibran ia shkruajti asaj pėr mė shumė se 20 vjet njohje. Por me insistimin e Merit, Barbara ia jep ato. Sot kėto letra (mė shumė se 600) gjenden nė Universitetin e Karolinės sė Jugut dhe mund tė pėrdoren nga specialistė dhe studiues. Kėtė libėr unė e kam punuar me kujdes duke i qėndruar besnik mendimeve dhe fjalėve tė Gibran.
Kush ėshtė Gibran?? pyesja shpesh veten. Dhe duke arkivuar pjesė tė letrave tė tij nė kompjuter, arrita ta zbuloj. Gibran nuk ishte as revolucionar dhe as shenjt. Ishte njė burrė si tė gjithė ne, dhe pėrmblidhte brenda shpirtit tė tij tė njėjtat dhimbje dhe tė njėjtat gėzime qė provojmė tė gjithė ne. E megjithatė pėrmes librave tė tij ai ka arritur tė na shfaqet me madhėshtinė e Zotit. Ndoshta ai e dinte se njė ditė e gjithė korrespondenca e tij personale do tė bėhej publike. Pikėrisht pėre kėtė arsye ai nuk e mistifikon aty rolin e tij tė shkrimtarit. Vetėm kėshtu ai ka arritur tė na japė njė shembull tė mirė: secili prej nesh mund tė aspirojė tė arrijė atė qė Ai ka arritur. Sepse secili nga ne ndjek sipas mėnyrės sė tij, rrugėn e vėshtirė e tė mrekullueshme tė njerėzve tė zakonshėm.
-------------------------------------------------------------------------------
Khalil Gibran
Mendimi
Mendimi ėshtė njė zog i pafundėsisė
Qė nė njė burg fjalėsh
Mund dhe tė pėrthyejė pak krahėt, por jo tė fluturojė
....
Dhimbja ėshtė shumė e madhe
Pėr tė mbretėruar tek zemėrvegjlit
Tė kthehesh fėmijė
Gjėrat qė fėmijėt duan
Mbeten nė mbretėrinė e zemrės
Deri nė plakje
Gjėja mė e bukur e jetės
Ėshtė se shpirti ynė
Ndal fluturimin
Nė vėndet ku njėherė e njė kohė luanim
Krijoni Kontakt