Kesaj vjeshte te grite e te kuqe e fare pak te verdhe, te gjitha portat e mendjes i kam lene-harruar hapur dhe, marrezia me ka pushtuar te gjitha qoshet e kokes time te formuar mire e te mbushur keq. Per here te pare , ne kete vjeshte te lagur supesh me llloji lloji ngjyrash e pa asnje fije floku ne koke te saj me vjen ta le veten ne dore te marrezise prej se ciles mund te me terheq qofte edhe zvarre dora e nje burri. Pune e madhe se burri mund te mos jete burri im. Pune e madhe se as nuk e njoh kete burre. Rastesisht i di emrin. Por i njoh gjuhen e syve dhe gjuhen e etjes per loje. Ky burre pervec emrit dhe gjuheve qe zotron drejtepersedrejti nga heshtja per ne heshtjen time ka edhe duar llafazane e bujare. Ka edhe nje fytyre... nje fytyre dygjysmeshe. Po ta ndash fytyren e tij perafersisht ne dy pjese te barabarta duke u perpjekur te jesh i perpikte ne gjysme ndarje duhet te fillosh nga kodra e hundes. E do te thuash me bindje se njera gjysem e fytyres ka driten e engjellit ndersa gjysma tjeter ka hijen dhe joshjen e djallit. Pra hyn tek burrat burra e te bukur. Pastaj pervec flokeve qe, i lyen te zeze per te mashtruar nen te errten ngjyre 43 vite, ka nje gjoks te mrekullueshem. Aty ndizen te gjithe zjarret e femrave qe e rrethojne, nese femrat rrethuese ngjajne sado pak me mua. Nese jo, nuk di c'te them. Gjoksi i mbeshtet burueshem e varshem nga dy supe qe rrin larg njeritjetrit (pra shpatull gjere) dhe rrethohet nga dy krah te fuqishem qe mbarojne me duar fine, te sjellshme. Hem te sjellshme e kerkuese. Hem kerkuese, fjalamane e bujare. ( ky njeri flet me gjeste , sidomos me mua. Pasi vetem gjuhen e gjesteve kemi te perbashket). Kur me preku per here te para njera prej tyre(duarve) ne mbas qafe , me mbolli ca mornica majoshe te ftohta.
Qe mbas dores se pare te tij, mjafton kur jemi jo vetem te prek mbasqafen e vet qe te me perseritet mbjellja e mornicave ne mbas qafen time e deri ne paraqafe. Sy e goje mbyllim te dy njeheresh dhe i theme heshtjeve tona "oh me ka marre malli"!
***
Mbreme midis lakuriqesise se nates, nje nate e marre qe konkuronte kuverite me mua, duart e tij shperndane mornicat zjarruese neper gjithe lekuren time. Me buze e dhembe me kish mbjellur ca trendafila kuq-zjarr e mavi ne gjoks e ne ije. Ku ta dish edhe ne kurriz pasi ende nuk e kam pare. Sot jam nje kurve e trendafilte. (Ketij zjarri neser do t'mi hedhin dhe' te lagur me lot te rreme permbi, e nuk kam pse ta shuaj sot, le te digjet...).
***
Nuk e di si kisha dashur dhe pse kisha dashur ta josh kete mashkull te zene. Kete burre qe s'eshte i imi. E qe nuk mund te behet imi kurre.Per here te pare, para e prane nje burri provoj te jem e liruar nga ndjenja e pronesise , dhe me pleqeka keshtu. Qenkam rritur deri tek frika, e nuk besoj me ne dashuri, terhiqem pas lojrave. E kjo eshte me siguri nje loje e kenaqesise pa lumturi.
Kam ndenjur gjithe jeten shpine per shpine me kenaqesite e mundshme duke kerkuar lumturine e pasosme, qe u fitoka ne pronesimin e nje burri! Nje hic e gjysem! Edhe kenaqesite gjysma e hicit jane. Nga te dyja asgjete, gjysma e hicit eshte me shume.
Deri mbreme kam qene deshmitare e vetmise time dhe, medemek e nderit. Edhe nderi nje m...!
Sot jam deshmitare e turbullimit te ndergjegjes dhe e ndryshimeve te mija. As nuk e kisha menduar se do te behej keshtu si u be. As atehere kur beja fillimisht lozonjaren pastaj te ndrojturen, pastaj prap lozonjaren dhe ndjellesen , pastaj prap te ndrojturen dhe te ndershmen . (te ndershmen e leshit) I nderroja tabelat e lojes sone te sapo filluar si te me donte qefi. Nje here vendosja ca tabela te bardha me shkronja blu (Joshja) dhe here ngrija tabelat te zeza me shkronja te bardha ("Jo"-ja). Ai bente si une.Sapo ai vendoste tabelat ..une ja rrezoja . Pra luanim. Ne mbarim te dites e te lojes se fundit largohej duke me shkruar neper hapsire te heshtjes me tundje te kokes " Ke vendosur te me cmendesh?! Ok , jam gati te cmendem, luaj!"
...
Kur kemi me shume se dy veta per''rreth, i jepem e tera. Kur largesia midis nesh eshte e matshme vertikalisht (pra kur jemi ne kate te ndryshme ) mi numeron te gjithe hapat dhe kohen qe varet ndermjet nje hapi nga nje hap tjeter i shenon ne doren e djath'te dhe mi tregon tinezisht. Une kenaqem kur i them nuk i ke numeruar mire. Ia nxjerr shenimin e mbajtur -gabim. Terbohet.
***
Ate nate... nje nate kur filloji loja .
Mos e nga sa i bukur ka qene .
Magjik!
Mos e nga sa mistrece kam qene.
Femer!
***
Djalli kish zbritur gjithe bukurine e mashkullit ne te. Une strukesha ne ca kende jashte syve te tij, qe te kenaqesha duke e pare lirisht e me siguri se nuk po me ve re'. Po thashe , kishte zbritur djalli ate nate dhe perpos bukurise i kish dhene nga e tija(djallit) edhe shikim te mprehte. me kerkonte me sy teksa afrohej mesit te hapsires qe e kishim ndare me me shume se 75 veta, deri tek justifikimi per te pire dicka ne banak. Ma zbuloji kendin e fshehjes. Nga ku i lame syte te thonin c'kishin per te thene. Pastaj vu gjuhe nder duar. Dhe pakokecarje leshoji shenjat "eja kerce , me mua". Leshova koken mbi supin tim te majte dhe ai kuptoji"dua shume) ngrita vetullen e kundert(dmth te djathten dhe u ankova , duke kuptuar ai "nuk mundem" Ai qeshi dhe shtriu buzet per te kuptuar une se,ai donte dhe mundej". I ika kendit dhe kembenguljes se tij duke qeshur e duke u ndiere une. Mbas kohes qe te merr nje cigare per ta tymosur deri ke filtra, u ktheva prap. Por ne nje kend tjeter te fshehur. Ai rremonte me sy kendin qe kisha lene. Ndihesha gudulisese ne kerkimin e tij . Ndihej lozonjar ne fshehjet e mija.
S'me gjeti, dhe doli deri aty ku shikohet vendi ku une tymos cigaret dhe mendimin. Nuk me pa!
(do ta vazhdoj kur te kem kohe)
nderkohe edhe loja po vazhdon.
jam bere ashtu (k...) e di. lol
a jam bere?
Krijoni Kontakt