Close

Rezultati i Sondazhit: Sa genjeu Berisha ne HardTalk?

Votues
61. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • S'genjeu aspak

    20 32.79%
  • Genjeu mjaftueshem

    11 18.03%
  • E prishi pak me ca gjera

    3 4.92%
  • Kaloi kufirin

    27 44.26%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 57
  1. #-19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Sali Berisha në HardTalk të BBC-së

    Kryeministri Berisha, politikani i parë shqiptar i ftuar në emisionin prestigjioz të BBC-së, “Hard Talk”

    Kryeministri Berisha është politikani i parë shqiptar i ftuar në studion e BBC Ëorld Service, në emisionin “Hard Talk” (Bisedë e vështirë), emisioni më i shikuar dhe prestigjioz i BBC në botë.
    Në këtë emision për 25 minuta, Kryeministri Berisha iu përgjigj pyetjes së gazetares së njohur të BBC-së Sara Montague për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, për zhvillimet në rajon, aksidentin e Gërdecit dhe projektin e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE.
    Sarah Montague: Shqipëria sapo ka marrë ftesën e anëtarësimit në NATO . Kryeministri i Shqipërisë e përshkruan atë si evenimentin më të madh politik të dy dekadave të fundit. Ai thotë se vendi që doli nga epoka e bunkerëve, telave me gjemba dhe kampeve të përqëndrimit, tani është vendi i demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë. Megjithatë, vendi ka ende probleme me korrupsionin dhe, ende nuk ka mbajtur zgjedhje të gjykuara tërësisht si të lira dhe të ndershme. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Sali Berisha është i ftuari im sonte.

    Sarah Montague: Zoti Sali Berisha mirë se erdhët në “Hard Talk”!
    Kryeministri Berisha: Faleminderit. Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot.


    Sarah Montague: Pse është i rëndësishëm për Shqipërinë anëtarësimi në NATO ?
    Kryeministri Berisha: Mendoj se kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë për shumë arsye. Së pari, pas shumë shekujsh kombi im rikthehet në familjen, të cilës i përket. Së dyti NATO ka provuar se është mburoja e lirive në hapësirën e saj. Anëtarësimi në NATO do të thotë të kesh strehën më të mirë për liritë në të gjitha koherat. Imagjinoni një komb si Shqipëria, me të cilën për shekuj historia u soll si njerkë. Historia e kombit tim është historia e mbijetesës, që do të thotë e ardhme. Tani Shqipëria është e lirë, dhe të kesh një mburojë për liritë e saj do të thotë të ndërtosh të ardhmen. Por, NATO do të thotë më shumë për rajonin, sepse ishte NATO ajo që u dha fund konflikteve në Ballkan dhe jam i sigurtë se pa NATO-n, luftrat do të shtriheshin më gjerë se sa rajoni i Ballkanit.
    Sarah Montague: Shqipëria e mori ftesën e anëtarësimit në NATO, por Maqedonia nuk arriti. Ju e keni përshkruar këtë si një problem shumë serioz. Ju e dini që tani Maqedonia do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë ?
    Kryeministri Berisha: Mendoj se Maqedonia ka ndërmarrë reforma të thella. Ajo kishte një çështje specifike për të zgjidhur: mosmarrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. Unë besoj se kjo çështje duhet të zgjidhet dhe është një interes jetik për Maqedoninë, që të marrë ftesën dhe të jetë anëtare e NATO-s.

    Sarah Montague: Mosmarrëveshja ka të bëjë me çështjen e emrit, por nëse Greqia është e pakënaqur nga kjo dhe, nëse Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO çfarë nënkuptoni kur thoni se është një problem serioz?
    Kryeministri Berisha: Përfundimisht do të ishte një ishull i paintegruar, i cili nuk do të ishte aspak i dobishëm për sigurinë në rajon. Por, unë jam optimist se do të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit.

    Sarah Montague: Çfarë nënkuptoni me një ishull të paintegruar, doni të thoni se ...
    Kryeministri Berisha: Nëse Maqedonia nuk do të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO, nëse nuk do të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë, kjo do t`u jepte radikalëve të të gjitha grupeve etnike mundësi të proklamonin ambicjet e tyre. Kjo është një gjë shumë e rrezikshme për rajonin. Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Jugor.

    Sarah Montague: Pra ju po thoni se mungesa e një ftese për Maqedoninë, për anëtarësim në NATO, mund të çojë në një rrezik që grupe të ndryshme në Maqedoni mund të shkojnë drejt provokimit të dhunës?
    Kryeministri Berisha: Sigurisht. Unë mendoj se radikalët janë në gjendje të provokojnë trazira. Por, mendoj se rruga për të ecur përpara është vendosja e një dialogu shumë të fortë për gjetjen e një zgjidhje. Të dy palët, Greqia dhe Maqedonia janë afër gjetjes së një zgjidhje. Gjatë drekës që unë pata me Presidentin Bush, ai u zotua se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për gjetjen e një zgjidhje.

    Sarah Montague: Por, mos është shumë vonë tani për t’u gjetur një zgjidhje për Maqedoninë? Ajo po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
    Kryeministri Berisha: Mendoj se zgjedhjet e parakohshme mund të vijnë më tepër për shkak të problemeve të brendshme mes partive të koalicionit qeverisës. Ata kanë nënshkruar marrëveshjen e Ohrit, për zbatimin e së cilës partitë politike shqiptare në Maqedoni shprehen se duhet të bëhen disa hapa të mëtejshëm. Së dyti ekziston një presion i madh për shkak të mosmarrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit. Por, zgjedhjet janë një mekanizëm demokratik, pavarësisht se ato mund të vonojnë paksa procesin e reformave. Mendoj se pas tyre, bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë do të intensifikohen.

    Sarah Montague: Tani le të kalojmë në Shqipëri. Anëtarësimi në NATO nuk ka kushtëzuar gjë, por pritshmëria se reformat në Shqipëri do të vazhdojnë, mbetet ende e në fuqi. Një nga çështjet e diskutuara më shpesh të paktën si një nga kushtet për anëtarësimin në BE është se Shqipëria po lufton korrupsionin. Kjo është një nga zotimet tuaja, kur ju u zgjodhët, duke nënvizuar se “prioriteti ynë më madhor është rikthimi i besimit të qytetarëve tek qeveria”.
    Kryeministri Berisha: Absolutisht po. Korrupsioni ishte shndërruar në sistem në Shqipëri. Ajo që qeveria ime bëri së pari është se doli jashtë konfliktit të interesit. Askush në administratën shtetërore nuk ka konflikt interesash, në një kohë kur në qeverinë e mëparshme ministrat kishin monopolet e tyre. Së dyti, ne e filluam luftën ndaj korrupsionit nga zyrat tona duke vendosur standarde që parandalojnë përdorimin e fondeve publike për qëllime private dhe personale. Kjo na mundësoi reduktimin e shpenzimeve operative për administratën nga 3 % në 2.1 % të GDP ose një ulje më shumë se 30 %. Së treti, ne reduktuam administratën e ministrive me 25 %, ulëm me 33 % punonjësit administrativë, me 16 % numrin e nëpunësve civilë ndaj dhe kemi qeverinë më të vogël për frymë në Evropë.

    Sarah Montague: Po përse Transparency International, e cila harton barometrin global të korrupsionit konkludon se vitin e fundit Shqipëria ishte në listën e 20 vendeve më të korruptuara ?
    Kryeministri Berisha: Unë kam patur një takim me përfaqësues të organizatës Transparency International gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Transparency International punon me perceptimin. Unë jam shumë i kënaqur që ata bënë këtë vizitë në Shqipëri. Unë i njoha ata me të gjitha rezultatet dhe me reformat që po ndërmarrim në vazhdim. Ne tashmë jemi një vend që aplikojmë prokurimet elektronike dhe ku kostoja e përgjithshme e prokurimeve është reduktuar me 20 %.

    Sarah Montague: Nuk mund të themi se ata merren me perceptimin, pasi ata kanë pyetur njerëz dhe 71 % e tyre kanë dhënë rryshfet për një nga shërbimet në vitet e mëparshme.
    Kryeministri Berisha: Është shumë shumë më i vogël. Ky është vetëm perceptim.

    Sarah Montague: Nuk është perceptim pasi është Transpartency e cila ka pyetur qytetarët të cilët në përgjigjet e tyre thonë se...
    Kryeministri Berisha: Përfaqësuesit e Transparency International gjatë takimit në zyrën time thanë se ishin të impresionuar me rezultatet e luftës ndaj koprrupsionit. Me këtë nuk dua të them se nuk ka korrupsion. Korrupsion ka, por ka nje lufte te forte kunder tij. Cilët janë sektorët ku ky fenomen është më i përhapur? Në tatime, në dogana në ekonominë informale.

    Sarah Montague: Ku është e korruptuar Shqiperia?
    Kryeministri Berisha: Gjatë tre viteve të fundit ne kemi miratuar në parlament buxhete suplementare të mbledhur nga lufta kundër korrupsionit. Këtë vit pavarësisht uljes drastike të taksave me vendosjen e taksës së sheshtë 10 %, ne kemi arritur të mbledhim 1.2 miliardë dollarë më shumë në buxhet.

    Sarah Montague: A është Shqipëria e korruptuar tani?
    Kryeministri Berisha: Ka korrupsion, por lufta kundër tij është shumë e suksesshme. Janë më tepër se 50 zyrtarë të niveleve të larta të arrestuar dhe të dënuar për korrupsion.

    Sarah Montague: Vetëm 22 % e të anketuarve nga Transparency International thonë se lufta kundër korrupsionit do të njohë përmirësim në tre vitet e ardhshme. Krahasuar me fqinjin tuaj Kosovën ku 52 % e tyre shprehen se lufta kundër korrupsionit do të rritet.
    Kryeministri Berisha: Së pari, është media që ka të drejtë të shkaktojë një zhurmë të madhe përsa i përket korrupsionit. Dhe kjo ka ndikimin e saj tek qytetarët, gjë e cila për të qenë realist është e pashmangshme. Por, me reformat e thella që kemi ndërmarrë rezultatet po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

    Sarah Montague: Ju jeni ndonjëherë kritik ndaj medias ?
    Kryeministri Berisha: Unë nuk po kritikoj aspak median.

    Sarah Montague: Kjo nuk është media, por janë njerëzit e pyetur që thonë një gjë të tillë.
    Kryeministri Berisha: Këto jane sondazhe. Po nëse do të bazoheshim mbi sondazhe unë nuk do të kisha ardhur në pushtet në vitin 2005.

    Sarah Montague: Por 71 % e të anketuarve thonë se kanë paguar rryshfet, 71 nga 100 të anketuar thonë se kanë paguar rryshfet për një shërbim në vitet e kaluara.
    Kryeministri Berisha: Mund të them se ka rryshfet, por mund të them atë që po bëjmë ne për ta luftuar atë. Së pari, ne po dixhitalizojme proçedurat dhe lehtësojmë shërbimet.

    Sarah Montague: Shumë njerëz mund të mendojnë se Ju kishit një fillim të mirë, bëtë ndryshime, por ajo që duket se ka lëkundur besimin e shumë njerëzve është ajo që ndodhi në Gërdec. Ndoshta gjëja më e mirë është t`ju pyes ju. A mund të na thoni se çfarë ndodhi?
    Kryeministri Berisha: Aty ndodhi një shpërthim i tmerrshëm. Por, dua të qartësoj se ajo nuk ishte një bazë ushtarake, por një pikë demontimi e municioneve nga një kompani private.

    Sarah Montague: E cila ishte vendosur në një depo ushtarake. Duhet të shpjegojmë se shpërthimi zgjati 14 orë ...
    Kryeministri Berisha: Njëzet e katër persona vdiqën dhe 300 të tjerë u plagosën nga ky shpërthim, por ajo nuk ishte një bazë ushtarake. Ishte një pikë demontimi i municioneve nga një kompani private për të cilën ka nisur një hetim i plotë. Por ç`ndodhi më vonë? Ne u bëmë dëshmitarë të operacionit më të suksesshëm dhe më energjik të shpëtimit. Ushtria, policia dhe qytetarët tanë shpëtuan shumë jetë në një situatë shumë të rrezikshme. Reagimi ishte i mënjehërshëm, në nivelin e duhur dhe reduktoi në maksimum dëmet e shpërthimit.

    Sarah Montague: Por, ajo që ndodhi pas këtij shpërthimi ishte se njerëzit u tmerruan kur panë se atje punonin edhe gra dhe fëmijë…
    Kryeministri Berisha: Perfundimisht, ka patur nje papërgjeshmeri njerëzore atje. Kjo është e sigurtë.

    Sarah Montague: Ishte qeveria që vendosi vendin për demontimin e municioneve. A ishte ky një gabim?
    Kryeministri Berisha: Sigurisht që ishte një gabim i madh. Por, ajo nuk ishte nje bazë ushtarake.

    Sara Montague: Më falni, por qeveria vendosi të kishte këtë pikë çmontimi të municioneve në një depo ushtarake gjashtë milje larg Tiranës. A ishte ky një vendim i qeverisë?
    Kryeministri Berisha: Ky ishte një vendim i ministrisë.

    Sarah Montague: Ishte një vendim i Ministrisë dhe ishte i gabuar?
    Kryeministri Berisha: Sipas mendimit tim, ishte një gabim i pastër.

    Sarah Montague:A kishit informacion se çfarë po ndodhte atje?
    Kryeministri Berisha: Absolutisht jo.

    Sarah Montague: Pra ju nuk kishit dijeni?
    Kryeministri Berisha: Jo aspak.

    Sarah Montague: Përse?
    Kryeministri Berisha: Sepse në legjislacionin shqiptar Kryeministri nuk ka asnjë lidhje me dislokimin e ushtrise, asgje. Zinxhiri i komandave eshte ndryshe.

    Sarah Montague: Zoti Kryeministër Berisha, kunati juaj ishte mbikqyrës i kësaj pikw dhe...
    Kryeministri Berisha: Unë se kam takuar kurrë kunatin tim, por ai nuk ishte mbikqyrës i kësaj pike. Ai ishte një punëtor, i cili ishte kthyer nga emigracioni në Britaninë e Madhe, gjeti një punë atje dhe vdiq atje gjatë shpërthimit.

    Sarah Montague: Pra ju nuk kishit dijeni se gra dhe fëmijë punonin në këtë pikë?
    Kryeministri Berisha: Absolutisht jo.

    Sarah Montague: Pas asaj që ndodhi atje opozita po kërkon dorëheqjen tuaj, sepse ka supozime se qeveria ka qenë në dijeni për këtë pikë? A mund të na garantoni se nuk ka pasur shitje ilegale te municione që duhet të ishin cmontuar?
    Kryeministri Berisha: Së pari unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Së dyti ka nisur një hetim shumë intensiv në të gjitha aspektet. Së treti nëse ishte një gabim njerëzor apo cili ishte shkaku i shpërthimit duhet të hetohet. Kjo është gjithçka ajo që mund t`ju them.

    Sarah Montague: Po Ministri i Mbrojtjes a ishte në dijeni?
    Kryeministri Berisha: Ministri i Mbrojtjes ishte në dijeni sepse ai ka firmosur urdhërin, por ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte në të vërtetë atje.

    Sarah Montague: Ai dha dorëheqjen?
    Kryeministri Berisha: Po, ai dha dorëheqjen dhe ky ishte një vendim politik.

    Sarah Montague: Por ka njerëz që kërkojnë edhe dorëheqjen tuaj?
    Kryeministri Berisha: Njerëz?

    Sarah Montague: Opozita.
    Kryeministri Berisha: Opozita kërkon çdo tre muaj që unë të jap dorëheqjen. Kjo është e drejta e saj. Opozita ka të gjitha instrumentet. E kam ftuar atë të paraqesë mocion mosbesimi në parlament.

    Sarah Montague: Çfarë garancish mund t`u jepni shqiptarëve se do të kete hetim totalisht te hapur dhe publik për atë që ndodhi atje?
    Kryeministri Berisha: Absolutisht. Do të ketë një hetim të plotë dhe të hapur. Skuadra e prokurorëve po asistohet nga 6 grupe ekspertësh AFA-s, të cilët kanë hetuar edhe për sulmet e 11 shtatorit.

    Sarah Montague: Ka pasur një investigim të New York Times për kompaninë amerikane AEY, e cila ka furnizuar me armë Afganistanin. Supozimi është se kjo kompani ka nënshkruar kontrata me disa vende ish-komuniste përfshirë edhe Shqipërinë.
    Kryeministri Berisha: Po. Kompania amerikane ka pasur end-user-in nga Pentagoni. Kompania amerikane ka kontraktuar nje kompani qipriote. Po bëhet një hetim i plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu edhe në Shqipëri. E vërteta për municionet e vjetra është se askush nuk mund ta fshehë moshën e tyre, pasi një gjë e tillë është e pamundur.

    Sarah Montague: A do ta përshkruanit veten si një të mbijetuar në politikë?
    Kryeministri Berisha: Unë e përshkruaj veten si nje njeri me misione, e fillova dhe po vazhdoj. Unë jam shumë i lumtur që e shoh vendin si anëtar të NATO-s. Unë jam lideri i parë i opozitës në një vend ish-komunist që kam kërkuar anëtarësimin e vendit në NATO.

    Sarah Montague: Disa thonë se ju jeni i vetmi politikan i mbijetuar nga periudha komuniste?
    Kryeministri Berisha:Unë nuk kam qenë politikan në kohën e regjimit komunist. Kam qenë një studiues shkencor dhe kardiolog shumë i apasionuar.

    Sarah Montague: Nuk është e qartë nëse ju keni qenë kardiologu i diktatorit komunist?
    Kryeministri Berisha: Nuk kam qenë asnjëherë. Pasi nuk më është kërkuar të jem. Shokët e mi kanë qenë, por unë asnjëherë.

    Sarah Montague: Por, A keni qene pjese e rretheve te tija te brendshme?
    Kryeministri Berisha: Unë nuk kam qenë pasi nuk plotësoja kushtet e tij. Unë nuk plotësoja kriteret e përcaktuara nga vetë ai.

    Sarah Montague: Ju keni qenë një anëtar i Partisë Komuniste, dhe President gjatë kohës së rënies së skemave piramidale?
    Kryeministri Berisha: Unë jam angazhuar në themelimin e partisë së parë opozitare, me miqtë e mi në fillim të viteve `90. Përfundimisht ne vazhduam me reformat më të thella dhe të gjithanshme. Pati një zhvillim të skemave piramidale, askush nuk e ngriti zërin në rang kombëtar apo ndërkombëtar. Isha unë ai që vendosa ti shkatërroja ato, kur mora vesh se ishin skema piramidale. Njerëzit dhe opozita pretenduan se Partia Demokratike kishte gisht në këto skema. Unë shpalla zgjedhjet e parakohshme, nuk u largova nga vendi dhe pati një hetim 2-vjeçar dhe në fund qeveria e atëhershme u detyrua të pranonte se qeveria e Partisë Demokratike nuk ishte e përfshirë në skemën e piramidave.

    Sarah Montague: Ju thatë se keni qenë për dy mandate president në vitet ‘90? U rikthyer më vonë në vitin 2005 si Kryeministër. Çfarë do të ndodhë në vitin 2009.
    Kryeministri Berisha: Në vitin 2009, do të jenë shqiptarët ata që do të vendosin. Vendimi im i palëkundur është t`u mundësoj atyre të shprehin lirshëm qëndrimet e tyre.

    Sarah Montague: A do të jetë OSBE e aftë të thotë se zgjedhjet e 2009-ës si të lira dhe të ndershme, për të cilat nuk ka qenë ende në gjendje ta bëjë një gjë të tillë?
    Kryeministri Berisha: Sigurisht. Jam shumë optimist se do ta bëjnë një gjë të tillë. Në zgjedhjet lokale ka pasur vetëm probleme teknike, asnjë ndërhyrje politike. Opozita i cilësoi ato si të lira dhe të ndershme, por mangësitë kishin të bënin kryesisht me listën e zgjedhësve. Ne po punojmë për krijimin e regjistrit elektronik të shtetasve, kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

    Sarah Montague: Ju garantoni se do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009?
    Kryeministri Berisha: Absolutisht po.

    Sarah Montague: Dhe ju do të jeni Kryeministër pas kësaj?
    Kryeministri Berisha: Këtë do ta vendosin shqiptarët.

    Sarah Montague: Si mendoni se do të gjykoheni gjatë viteve në vazhdim?
    Kryeministri Berisha: Unë nuk punoj për historinë, por punoj për jetën e përditshme. Kjo është motoja ime. Unë do të bëj çdo gjë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, i cili është projekti tjetër më i madh për shqiptarët. Ne po implementojmë me seriozitet MSA-në në çdo fushë dhe pas kësaj ne do të jemi vend kandidat. Ne kemi strategjinë, kemi burimet dhe do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të vendosur për këtë.

    Sarah Montague: Zoti Berisha ju faleminderit!
    Kryeministri Berisha: Ju faleminderit!





    Marre nga RD, 10 prill 2008,

    Kreu i qeverisë është personaliteti i vetëm nga Shqipëria i ftuar në emisionin politik ndërkombëtar "Hard Talk"



    Berisha prezanton arritjet e Shqipërisë në stacionin televiziv prestigjioz BBC



    Kryeministri Berisha ishte dje në studion e Qendrës Televizive të BBC-së në Londër, ku mori pjesë në emisionin prestigjioz të këtij kanali, "Hard Talk". Kryeministri Berisha u intervistua nga gazetarja e njohur e BBC, zonja Sarah Montagnean, me ftesë speciale të kanalit BBC për emisionin e mirënjohur televiziv, "Hard Talk", duke qenë kështu personaliteti i vetëm i lartë politik shqiptar, i cili intervistohet në këtë emision politik të kanalit prestigjioz ndërkombëtar me qendër në Londër. Kjo intervistë, prej rreth 25 minutash, e cila do të transmetohet në valët e BBC World dhe BBC News 24, duke filluar nga dita e nesërme për 5 edicione, u përqëndrua në tema të rëndësishme për politikën e jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë, në sfidat dhe arritjet e qeverisë shqiptare, si dhe në situatën rajonale dhe në marrjen e ftesës për anëtarësimin në NATO. Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e marrjes nga Shqipëria të ftesës për anëtarësim në NATO, duke u ndalur edhe në rëndësinë parësore që pati ndërhyrja ushtarake e NATO-s në konfliktin ballkanik të fundit të viteve '90-të për paqen dhe stabilitetin në rajon. Gazetarja e njohur e BBC-së, zonja Sarah Montagnean, nisur dhe nga lajmi më i fundit se në Maqedoni pritet të ketë një krizë qeveritare, u fokusua në përpjekjet e Maqedonisë për të marrë ftesën për anëtarësim. Kryeministri Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që Maqedonia, vend shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, e cila ka ndërmarrë reforma shumë të thella, të zgjidhë sa më shpejt çështjen e emrit mes saj dhe Greqisë, duke kaluar nëpër një proces dialogu të qartë dhe gjetjen e një zgjidhjeje të afërt. Bashkëbisedimi u ndal dhe në vazhdimin e reformave që Shqipëria ka ndërmarrë dhe që duhet të vazhdojë me vendosmëri, duke veçuar luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare sheh me përparësi vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, dukuri që dikur ishte kthyer në sistem në Shqipëri, dukuri që ende ekziston në vend, por që sot po luftohet me vendosmëri dhe duke arritur rezultate të dukshme dhe të suksesshme. Më pas, gazetarja e BBC-së u ndal edhe në tragjedinë e Gërdecit. Lidhur me këtë, kryeministri Berisha theksoi se ky shpërthim i rëndë i ndodhur në një fabrikë të demontimit të municioneve do të hetohet me një investigim të plotë nga autoritetet kompetente dhe se të gjitha përgjegjësitë do të bëhen të qarta me transparencë dhe vendosmëri. Kryeministri Berisha u shpreh se është në bindjen dhe sigurinë e tij, se qeveria shqiptare do të vazhdojë me reformat për të realizuar projekte të tjera madhore për Shqipërinë, siç është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-04-2008 më 02:10

  2. #-18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Njohja qe Hard Talk i ben Shqieperise perpara fillimit te intervistes:

    Javen e shkuar Shqiperia u ftua ne NATO. Kryeministri shqiptar e quan ftesen si ngjarjen me te rendesishme politike te dy dekadave te fundit. Ai thote gjate kesaj kohe, vendi ka kaluar nga "bunker, telat me gjemba dhe kampet e panumert te perqendrimit ne nje vend te demokracise dhe ekonomise se tregut." Por akoma vendi ka problem te madh korrupsionin dhe ende nuk ka kryer zgjedhje te gjykuara te lira dhe te ndershme.

    Intervista transmetohet sot ne BBC News 24 (ora 23.30) dhe BBC World (ora 20.30). Gjithashtu mund te ndiqet nga faqja e internetit te emisionit, http://news.bbc.co.uk/2/hi/programme...lk/7340471.stm
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #-17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Dini gje sa eshte paguar per kete pjesemarrje?

    Kush mund ta thote kete - sa eshte sasia e parave, prej çfare fondi, likuiditetit ...

    hapja zemren partise demokratike ... qe ia more frymen!

  4. #-16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Per mua eshte inkurajues fakti qe Shqiperia dhe Kosova po behen me te pranishem ne ekranet boterore (Bush, pavaresia, NATO) dhe ne kete kuader e shoh dhe pranine e Berishes ne Hard Talk. Njelloj do gezohesha per kedo qe te ishte ne krye te qeverise shqiptare per arsyen e vetme se ne nje televizion te huaj ai/ajo perfaqson Shqiperine perpara se te perfaqsoje forcen politike.

    Por ne kete interviste, nuk me pelqeu fakti qe per me teper se 3/4 e emisionit kryeministri i vendit tim ju desh te mbrohej ndaj pyetjeve per korrupsionin dhe per tragjedine e Gradecit. Stili i drejteperdrejte dhe pa kompromis i intervistueses (karakteristike dalluese e Hard Talk, pasqyrues dhe i emrit te emisionit) thekson dhe njehere dy problemet kryesore qe ka perpara qeveria e sotme, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira e te ndershme. I pari duket se eshte katandisur me teper ne loje fjalesh. Uroj (ndonese mbetem skeptik) qe qeveria ne pjesen derrmuese bashke dhe opoziten per aq pak sa i takon kesaj te fundit, te pakten te arrijne te realizojne nje pale zgjedhje sipas standarteve ne 2009. Ky eshte celesi qe na ka munguar per 17 vjet dhe aksioma e baze e demokracise.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #-15
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tani per tani nuk me duket se mund te ndiqet. Ose te pakten une nuk shoh gje.

  6. #-14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Arritjet e Shqiperise? Hmm, vitin qe kaloi ekonomia shqiptare u rrit me 5%, ekonomia e Serbise u rrit me 7%. Shqiperia vuajti mbi kurriz periudhen me te keqe energjitike qe prej vitit 2000, dhe investimet e huaja te drejtperdrejta ngelen ne vend numero edhe pse assetet shteterore po falen (shqiperia 1 euro). Asnje privatizim serioz nuk ka ndodhur, e deri me sot vec pershpejtimit te rruges Durres-Kukes edhe ky projekt i qeverive te meparshme, qeveria Berisha, nuk ka iniciuar, projektuar, apo perfunduar asnje projekt tjeter te rendesishem. TEC- i Vlores, Depozitat e Naftes, Aeroporti i Rinasit, privatizimi i Albetelekomit, segmentet rrugore Lushnje-Fier, Gjirokaster-Tepelene, Levan Tepelene, Fier Vlore etj etj jane te gjitha jane projekte te perpiluara dhe financimet e siguruara nga qeverite e meparshme. KESH eshte sot ne gjendjen me te keqe ekonomike qe prej 1997, kur 4 vjet me pare ishte me 30 milione dollare fitim ne vit....

  7. #-13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Mendoj se me shume e ka demtuar Shqiptarine kjo interviste se sa e ka ndihmuar. Biles as reklama ne CNN-n nuk e riparon demin qe i ben Berisha shqiptareve me menyren si udheheq.


    Te vje gjynaf noi her qe nje kryeminister kaq kokfort e drejto shtetin shqiptar. Ne vend te jete i qarte, shkurt dhe i prere ne pergjigje Berisha bo te kunderten acarohet dhe nuk di ca flet.

    But...thote Berisha ca BUT mor hajvan? Gazetarja te pyt pse dhe ca u bo ne Gerdec ti i thua but...but bem pune te mrekullueshme mbas shperthimit pa i treguar se ne ate punishte vlonte baroti dhe korrnit milliona dollar kujton se ajo kukull eshte ka ardh ne studio si ato tralalat shqiptare.

    Ene te korrupsioni pranoi dreqin ule koken se je vendi me i korruptum ne bote. Ajo te flet me shifra ti akoma vazhdo but....but. Shkurt pranoje ka por do e luftojme me kto kto masa jo te zihesh per shifrat e organizatave qe monitorojne korrupsionin.


    Perfundimisht nuk te jep pershtypjen qe kryeministri i percjell evropes nje mesazh te qarte se Shqiperia pasi hyri ne Nato eshte gati te bohet Evrope. Edhe do hyjme ne Evrope sepse kemi qeveri me njerez te afte, qarte ta drejtojne qe ta luftoje korrupisionin, mos perseritjen e Gerdecit, pritjen e turistave etc.

    interviste e keqe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga vagabondo_nyc : 10-04-2008 më 17:57

  8. #-12
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Berisha duhet te jete shqiptari i dyte qe del ne Hard Talk te BBC.

    Pleurat SEJDIU, perfaqesues politik i UCK-se ne Angli ka qene ne kohen e luftes se Kosoves ne Hard Talk perballe ambasadorit te Jugosllavise ne Britani.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #-11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Pleurat SEJDIU, perfaqesues politik i UCK-se ne Angli ka qene ne kohen e luftes se Kosoves ne Hard Talk perballe ambasadorit te Jugosllavise ne Britani.
    Sado dalare qe te kete paguar salija, nuk i vjen as tek brryli Pleurat Sejdise ...

    ate nuk e qas kush, e tani pas Gerdecit, eshte bere pleh, por i xhindosur dhe i katranosur, sepse sot me shume se kurre po dalin qarte mashtrimet malinje qe ai ka kryer ne kurriz te Shqiperise dhe Shqiptareve ...

    retorika prej psikopati retrograg u duk edhe tek kjo e fundi ne bbc ...

    eshte i fundmi i komunisto - nomenklaturisteve ne pushtet ...

  10. #-10
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    http://news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/hardtalk/7340471.stm

    Mbreme, tek sa isha pergjumesh, po levizja stacionet e televizorit per ndonje gje te merzitshme qe te flija. (Sa nga forumistat flene me televizor ndezur? )
    Nejse, e lashe tek BBC se lajmet kane efekt te mire gjumi, sidomos nqs i ke pare gjithe diten lol. Kur vjen programi "Hardtalk" dhe i ftuar ishte kryeministri yne.
    Halas, gjumit i bera te fala, e dergova nga erdhi, per te pare kryeministrin. Njeriu ka prioritete.

    Tani, nga ta nis e nga ta bitis ate interviste. (Per anglishten, per ata/ato qe do klikojne e me lart ta shohin, nuk ka vend per gjykim. Puna e nje burri/gruaje te shtetit nuk varet nga sa mire flet nje gjuhe te huaj.)

    Ne fillim te intervistes foli per Fyrom-Nato. Mire, keq, nuk ka cfare thote me teper se aq per situaten per momentin. Dhe bile, m'u duk mjaft diplomatik.

    Pastaj filluan pyetjet e veshtira (se prandaj quhet emisioni "hardtalk")

    Korrupsioni: Intervistuesja nuk po i leshonte pe ne kete pike, sidomos me raportin e Transparency International, ku 71% e te anketuarve pranuan qe kane paguar rryshfete per nje gje apo nje tjeter. Plus sipas TI jemi nje nga vendet me korrupsion me te larte ne bote.

    KM- Corruption is being fought successfully.
    -Transparency International operates on perceptions.
    -Media plays a role on these perceptions. (Intervistuesja i tha qe dihet qe ju jeni mjaft kritik ndaj mediave. Jo, i tha kryeministri, ne asnje menyre, por mediat luajne rol.)

    Per jo anglofonet, shqiptaret me nje fjale, kane perceptime, apo tamam shqiptarce, shohin endrra me sy hapur. Dmth nuk paguajne rryshfete ne ate mase te larte, por kujtojne se paguajne.

    Vazhdojme me tej per Gerdecin:

    Gerdeci ishte sipas kryeministrit "demolition site outsourced to a private company." Ne fakt e quajti "the first outsourcing job." Ate fjalen "outsource" e perdori disa here, thua eshte alibi e shkruar ne gur.
    Cfare ndodhi ishte tragjedi, por ne te njejten kohe ishte "the most successfull rescue operation" nga ushtria dhe policia.
    Gjithashtu, e beri te qarte qe nuk ishte nje baze ushtarake. Por ministria beri gabim qe dha leje per fabriken te ndertohet aty. Po ashtu tha qe s'e kishte idene e ekzistences se Gerdecit. Tani, ne fillim te intervistes ku u fol per permiresimet ne Shqiperi, tha qe ministrat/ministrite nuk ishin me te lira te livadhisnin, te perdornin fondet publike per interesa private, dhe te konfliktonin me qeverine. Mehdiu i bie te jete "epitome" i ketij suksesi.

    Kur u pyet per baxhanakun (vallai, keq per anglishten qe s'ka fjale baxhanak, por qe ka "brother in law" per te gjithe krushqite.) Se duke perseritur te njejten gje: "I never knew, never met my brother in law" se si tingellon edhe per keta perendimoret qe s'para jane te aferm shume me njeri tjetrin. Berisha tha qe "brother in law came from Great Britain immigration" (dmth ishte emigrant atje) and he worked and died in Gerdec." Ky populli yne serb albanofon (po citoj Bapken ketu) sa emigrante njeh qe kane lene vendet ku kane emigruar per te ardhur ne Shqiperi per te punuar ne nje fabrike me 100 mije leke ne muaj, ne ato kushte mizerable?! Nejse, me duket se ajo puna e baxhanakut qe nuk njihej sikur u zberthye nga mediat, apo harrova, mediat sipas Berishes luajne rol ne "perceptimin" (nenkupto endrra me sy hapur) te popullit.

    Per Mehdiun ai tha qe ministri e dinte per Gerdecin, se kishte nenshkruar kontraten, por qe s'e kishte idene se c'behej atje.
    Gjithashtu po ndermerret a "full investigation, open and transparent" me ndihme te 6 eksperteve nga US qe "I'm told" tha Berisha kane investiguar dhe 9/11 ne US. Ka konfirmim gjakundi per kete te fundit? Se ne fakt s'e kam ndjekur shume keto dite.

    Per artikullin ne NY Times (shyqyr Zotit qe s'i tha intervistueses cfare te bente me NYT) Berisha tha qe firma ne fjale ishte e kontraktuar nga Pentagon, e vertete kjo. Por me vone tha qe ne asnje menyre nuk po fshihej mosha e municioneve. Ne te njejten kohe hodhi poshte idene se po behej tregti armesh. Nqs nuk po behej tregti armesh, c'pune/rendesi ka mosha e municioneve?!!!

    Vijon ... (pjesa ime e preferuar ne interviste)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 11-04-2008 më 01:28

  11. #-9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ketu intervista behet pak me personale. Berisha pyetet nqs e pershkruan veten si "political survivor". Ai tha se "I describe myself in pursuit of my mission". (Shume filozofike pergjigja dhe diplomatike do shtoja.)

    Intervistuesja i tha qe ai eshte nje nga liderit e fundit komunist ne Europen Lindore. Jo, tha, nuk isha komunist. (Ishte a s'ishte?) Nejse, ajo vijoje duke bere pak presion per marredheniet me Enver Hoxhen. Berisha tha qe ishte "researcher and passionate cardiologist."
    Por ju i tha ajo keni qene ne kliken, apo mjeke i te Hoxhes.
    (Dhe me poshte pjesa ime e preferuar)
    I never was a doctor of Hoxha. And you know why? He didn't ask me! (Bir selman i nenes ke te qash me pare.)

    Me vone muhabeti vajti tek firmat piramidale:
    Per firmat piramidale u shpreh se asnje (as jashte as brenda) nuk ngriti zerin kunder firmave. Per brenda ne Shqiperi dihet qe asnje, as kryeministri nuk e vuri ujin ne zjarr. Por per mediat jashte, sidomos letra higjenike e Sales shkroi goxha artikull ne 2006, e qe i thashe tim ati, por qe s'me degjoi qe t'i hiqte leket.
    Jam me se e sigurt, qe pervec letres higjenike ka pasur dhe gazeta te tjera, por pak rendesi ka.
    Pjesa tjeter e preferuar e imja ishte kur tha: When I found out what they were, I myself collapsed them. (Te qeshesh a te qash, kjo eshte ceshtja.)

    Ne fund eshte goxha muhabet perse duhet te rizgjidhet Berisha ne 2009.
    Nuk po zgjatem shume, ne fakt u zgjata shume lool, por po i jap fund me kete pergjigje:

    "NATO was my idea" .

    PS: Mund te kem lene ca gjera, kush eshte i/e interesuar te klikoje tek linku me lart. Gjithashtu, do t'ju sygjeroja te mos e shikoni ne prag gjumi intervisten (per .com-istet ne Europe) se vallai syte filxhan do ju mbeten gjithe naten.

  12. #-8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    I never was a doctor of Hoxha. And you know why? He didn't ask me! (Bir selman i nenes ke te qash me pare.)
    Isha njehere ne doganen kufitare te Kapshtices. Aty ne rradhe, meqe kisha disa njerez para thashe te shkembej dy llafe me ndonje aty rrotull. Me shkuan syte te nje plak teper i lezetshem. I shkurter, i kujdesshem ne hapat qe bente dhe me nje kapele republike ne koke. Fytyren e kishte te ndritshme dhe te rrudhosur bukur. I ndrinin rrudhat, nga ngjyra e syve ndoshta. Me beri pershtypje kapelja republike qe kishte ne koke.
    Per ta ngacmuar i them duke i drejtuar gishtin:
    - Ti ke qene komunist!!!
    - jooo ma kthen me nje ze te vendosur te thelle ca prej duhanit.
    - Ke qene, ke qene ia kthej perseri une.
    - jooooooo thote prape duke qeshur, me te njejten ton zeri.
    Aty ne rradhe dikush tjeter ngrihet e flet:
    - E kush mund te behej dhe nuk u be komunist atehere.
    Se ngacmoja dot me gjyshin pas kesaj une....

    ===============
    Per te dale jashte shakase, ky cope budalla na ka zene deren gjithe keto vjet.
    Ezekiel 25-17.

  13. #-7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin

    Per te dale jashte shakase, ky cope budalla na ka zene deren gjithe keto vjet.
    Ia tha pak me stil ajo intervistuesja por beri sikur s'e kapi lol. Dmth i vuri ne pah pak a shume qe ke qene president, kryeminister qe ne kohen e qepes e tutje. Troc s'i tha te dale ne pension, por ...

  14. #-6
    ...si e dredh ky njeri sipas qejfit.
    Si sot me kujtohet kur doli ne konference shtypi mbas zgjedhjeve te 2007.."Blue Albania",ja bente para hartes ku i kishte ngjyros nji per nji katundet ku kishte fitu PD,"fitoria me e madhe e te gjitha kohrave",kurse te kjo intervista e tha troc qe opozita pati nje fitore te gjere,vetem se i interesonte te tregonte qe zgjedhjet ishin te rregullta.

  15. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Edhe Hard Talk-ut i duken budallalliqe mufkat e Berishes,..

    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux Lexo Postimin
    Njohja qe Hard Talk i ben Shqieperise perpara fillimit te intervistes:

    Javen e shkuar Shqiperia u ftua ne NATO. Kryeministri shqiptar e quan ftesen si ngjarjen me te rendesishme politike te dy dekadave te fundit. Ai thote gjate kesaj kohe, vendi ka kaluar nga "bunker, telat me gjemba dhe kampet e panumert te perqendrimit ne nje vend te demokracise dhe ekonomise se tregut." Por akoma vendi ka problem te madh korrupsionin dhe ende nuk ka kryer zgjedhje te gjykuara te lira dhe te ndershme.

    Intervista transmetohet sot ne BBC News 24 (ora 23.30) dhe BBC World (ora 20.30). Gjithashtu mund te ndiqet nga faqja e internetit te emisionit, http://news.bbc.co.uk/2/hi/programme...lk/7340471.stm
    Nuk eshte e vertete ajo cfare thote Hard Talk-u. Nuk eshte e vertete qe Berisha ka thene se e quan ftesen si ngjarjen me te rendesishmepolitrike ...te dy dekatave te fundid...jo mor jo..Berisha ka thene qe eshte ngjarja me e rendesishme...qysh mbas Pamvaresise se Shqiperise...pra qysh mbas 1912...pra qysh mbas 9.5 dekatash...
    Por per Hard Talk-un ,it was very Hard to say that..edhe thane ta zvogelojme pak e ta bejme dy dekata...OK Berisha? ..e pyeten ata..

  16. #-4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Me vone muhabeti vajti tek firmat piramidale:
    Per firmat piramidale u shpreh se asnje (as jashte as brenda) nuk ngriti zerin kunder firmave. Per brenda ne Shqiperi dihet qe asnje, as kryeministri nuk e vuri ujin ne zjarr
    . Por per mediat jashte, sidomos letra higjenike e Sales shkroi goxha artikull ne 2006, e qe i thashe tim ati, por qe s'me degjoi qe t'i hiqte leket.
    Jam me se e sigurt, qe pervec letres higjenike ka pasur dhe gazeta te tjera, por pak rendesi ka.

    Genjeshter! FMN kishte me shume se nje vit (qe ne 1996) qe paralajmeronte (ose me sakt ulerinte) qeverine per kolapsin ekonomik qe pritej te vinte.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  17. #-3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Po gjithe intervista eshte ke te kapesh e ke te lesh. Te gjitha jane genjeshtra brenda.
    Genjeshtra dhe gomarlleqe. Mua me vjen turp te prezantohem nga nje i papergjegjshem si ky.
    Ezekiel 25-17.

  18. #-2
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Ia tha pak me stil ajo intervistuesja por beri sikur s'e kapi lol. Dmth i vuri ne pah pak a shume qe ke qene president, kryeminister qe ne kohen e qepes e tutje. Troc s'i tha te dale ne pension, por ...
    E tha në mënyrë britanike, por në Ballkan s'kuptojnë njerëzit kështu.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  19. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Bashkebisedim komunistash.... Fillon e shan njeri dhe ja pret tjetri. Ju beni mire ta shikoni dhe ta lexoni mire ate interviste . Une nuk do futem ne hollesira por shume gjera eshte mire ti lexosh i zhveshur nga urrejtjet patologjike. Per mua ishte nje interviste e mire megjith disa rezervave te vogla. Eshte pozitive qe personalitete shqiptare ftohen nga media te njohura. Por per komunistet patollogjike cdo gje qe ben Berisha eshte e gabuar. Edhe nje here iua kam thene, doni apo nuk doni ju PD partia qe drejton Berisha eshte ajo qe fitoi zgjedhjet dmth u votua nga shumica. Pra ruajini fuqite dhe energjite tuaja per vitin tjeter kur te behen zgjedhjet.

  20. #0
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Intervisten te plote e gjeni ne postimin e pare te kesaj teme.

    Ajo qe me beri pershtypje mua nga intervista, ishte parapergatitja e gazetares per ta diskretituar, minimizuar, transformuar dhe keqportretizuar figuren e Dr. Berishes per publikun britanik. Nuk qellon shpesh qe kryeministri i nje vendi te vogel si Shqiperia del ne ekranin e televizionit britanik, ashtu sic nuk qellon shpesh qe një politikan me bindje te djathta shkon per interviste ne rrjetin me liberal te lajmeve jo vetem ne Britanine e Madhe, por ne mbare Boten, BBC-ne.

    Pergjigjet e Dr. Berishes ishin te sinqerta dhe te prera, dhe ai shmangu me mjeshteri sulmin frontal te gazetares karshi figures se tij. Asgje e re qe nuk e kisha lexuar apo degjuar me pare nga goja e Berishes, por jam i bindur qe pergjigjet e tij kane lene mbresa pozitive ne publikun e huaj britanik. Nuk qellon shpesh per publikun perendimor qe te degjoje pergjigje te sinqerta nga nje politikan, sidomos kur erdhi fjala tek Maqedonia dhe mosmarrja e fteses nga Maqedonia dhe si kjo perbente nej kercenim per sigurine e Ballkanit jugor.

    Momenti me i kendshem per mua ishte kur gazetarja po perpiqej te minimizonte figuren e Dr. Berishes sikur kjo ishte nje "relike komuniste" apo një "politikan medioker", kur Berisha i tha qe une nuk jam marre me politike gjate komunizmit por kam qene nje "doktor kirurg shume i apasionuar pas profesionit" ishte menyra se si Berisha i beri te qarte gazetares qe nuk je duke intervistuar një intelektual medioker, por je duke diskutuar me nje Dr. Prof qe politiken e ka profesion te dyte e jo te pare.

    Dhe në situata të tilla, ata që impresionohen më shumë se kushdo janë vetë jenicerët liberalë të mediave, si nga guximi i Berishës për të marrë pjesë në këtë intervistë, si nga mënyra se si ai u bëri ballë shashkave politike.

    Albo

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •