Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Pikpamje per poetin Izet S. Culli

    NJERIU Ģ PRIRĖ PĖR PERFEKSION

    Ģ tillė, nė njė stad tė tillė ka arritur shkrimtari e poeti tepelenas Izet ĒULLI.
    Disa krijues tepelenas janė kapluar nga fabulistika e hershme dhe janė tė dashuruar me idhujt mė tė zėshėm nėpėr shekuj… (Ezop, Nastradin, La Fonten, Samuel Marshak etj…)
    E veēanta e kėtyre fabulistėve qė vijnė si tė tubuar, si njė buqetė e sajuar prej ndonjė dore princeshe, sikur t’ģ ketė vėnė pėrpara me vrushkull era e Tepelenės pėrmes bulēive tė grykės sė Vjosės, ėshtė se dalin para lexuesit tė tyre me larmi poezish (fabulash, humoreskash etj.) qė vibrojnė sipas frymės e ritmit bashkėkohor tė tejpėrfshirė nga shumėēkaja qė ndodh pėrreth nesh…
    Autori tashmė ģ mirėnjohur nė gjithė vendin Izet Ēulli themi bindshėm se nė orkestrinėn zėplotė tė trevave tė jugut pėrbėn violinėn e parė ģ meritueshėm nė krejt sasinė dhe nė nivelin artistik tė krijesave tė veta…
    Izet Ēulli e ka plotuar tashmė fizionominė e vet nė mjaft gjini letrare dhe pėrherė vjen mė ģ zėshėm me prurje tė reja gjithmonė e mė cilėsore, mė mesazhore, mė tingėlluese…
    Duke synuar majat nė gjirin e armatės sė madhė tė pėrfaqėsuesve tė letrave shqip, Izeti, ngjan ģ papėrmbajtshėm si nė rrafshin sasior dhe nė atė cilėsor, me mėtime tė tejskajshme nė aspektin e njė gjuhe tė pastėr, e njė drejtshkrimi korrekt, duke u bėrtė nė kėtė aspekt shembull pėr shumė krijues qė shfaqen tė nxituar…
    E nė kėtė suazė edhe unė, ģ prirė pėr korrektėsinė gjuhėsore, kur u ballafaqova me Izetin dhe kėmbėnguljen e tij pėr tė qenė besnik ģ gjuhės mė tė pranueshme, mėsova shumė prej tij, duke mos iu ndarė “Fjalorit drejtshkrimor tė shqipes” e duke iu referuar pėrherė atij pėr ēdo mėdyshje… Izeti di tė na flasė “labēe-vendēe” edhe “nastradinēe” pėrmes shkrimeve tė veta gjithmonė nė rroitje tė pandėrprerė…
    Duke lexuar e rilexuar edhe kėto poezi- kokteil…duket qartė se lapsi ģ mprehtė visional ģ Izetit rri pėrherė nė gatishmėri, pėr tė rrokur episode, detaje sa mė jetėsore e tė freskėta.
    Kėsisoj zoti Izet shfren vrulltaz dhe dufet e arsyes tė shpirtit tė vet tė papajtueshėm me mjegullnajat e kohės, duke u bėrė sa mė ģ kėndshėm nga vėllimi nė vėllim nga titulli ne titull pėr lexuesin.
    Me bindje e plot gojėn shprehem ēiltėr se edhe kėto poezi me sens fabulimi e humorsatire e kanė njė motiv, kanė strumbullar figurėn e bėmat gati-gati mitiko-legjendare tė Nastradin Hoxhės, figurė tashmė e ndėrkombėtarizuar pėr trashėgiminė gojore qė la nė dobi tė shakatimit tė antivlerave nė shoqėrinė njerėzore…
    S’ka mbetur gjė pa u pėrfshirė nga shpotia e Nastradinit.
    E kėtė fakt e ka kapur me marifet Izeti, duke ģ servirur lexuesve poezi satirohumoristike e fabula me tingėllim mjaft tėrheqės, ku shumė syresh janė me tė vėrtetė pėr t’iu ndėrfutur edhe teksteve shkollore. Se na mbetėn vetėm disa emra nėpėr tekste e nuk lėshojnė vend pėr tė tjerė.
    Shpesh poeti nė fjalė ngjan sikur jo vetėm nė fabulat por nė krejt poezinė satirohumoristike tė tij nuk resht sė foluri “nastradinēe”. Ndoshta edhe buzėqeshja e tij rrezaton diēka nga tipikja e Nastradinit, nga shpotia e ēallmės sė bardhė, qė ģ mungon vetėm gomari – simbiozė e efendiut…
    Shumė herė Izeti na flet me vargje seriozė (As te vargjet me humor nuk ģ mungon serioziteti ģ mesazhit qė pėrcjell), herė del me vargje fluturake mjaft befasuese e fshikulluese. Kėtė herė vjen zėplotė me kėto tufa fabulash e humoreskash qė rrokin njė gamė shumėdimensionale temash, motivesh, idesh e mesazhesh edukative pėr tėrė moshat.
    Tė lumtė pena e tė buroftė pėrherė shpirti ģ pasur, me thesare tė tilla, ģ dashur Izet!
    Me dashamirėsi
    Jorgo S. TELO

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shume teme e bukur...Bravo per kete poet.

    Do te ishte mire te sillje ca krijime te tij ne kete teme qe te kemi mundesine ta njohim me teper.

    Faleminderit
    "Carpe Diem"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    HEDHJA E ZAREVE
    (Roman nga Jorgo S. Telo)

    (Fragment I)

    - M’u lodhėn sytė jashtėzakonisht, Sotiraq! – iu drejtua Gjergji mikut prej qyteti. U bė gati tė fikte kompjuterin.
    - E sigurove materialin qė hodhe? – doli zėri ģ merakosur dhe pyetės ģ mikut.
    - Sigurisht, - tha Gjergji dhe u ngrit tė dilte prej dhomės.
    - Tė tė shoqėroj? – shfaqi gatishmėrinė mysafiri kaēurels e simpatik.
    - S’ka problem. Nuk vonohem. Mos u mėrzit!
    - Te dal unė? – e pyeti Ksanthi.
    - Besoj se s’ėshte e nevojshme. Qetėsohu.
    Nė njėrin cep tė oborrit tė shtruar me ēimento Gjergji u rrėzua rrezikshėm. Ra aq keq, sa koka iu pėrplas lemerishėm tek njė qoshe e gurtė muri-dere. Pasthirrma e vetvetishme dhe e dhimbshe “Ooooh!” dalė prej llahtarės, nxori nė oborr sė pari gruan qė po dremiste (pas disa punėve ne kopshtra) nė dhomėn poshtė. Thirrja e dėshpėruar me fjalėt”Ē’mė bėre, Gjergj?!” nxori nga dhoma dhe mysafirin qė ishte nė dhomėn lart.
    Ai zbriti me ngut shkallėn, ashtu me ēorape, siē ishte brenda.
    - Mos bėrtit! Nuk kam pėsuar gjė! – iu drejtua ģ plagosuri Gjergj sė shoqes, me merakun se mos griste sėrish faqet si disa vjet mė parė…Ai ģ fliste asaj kurajoz, por nuk po e shihte veten si ishte mbuluar me gjak te freskėt e mbivetullėn tė hapur si shegė e ēarė. Gjakun, qe po ikte vrushkull, e ndali sakaq Sotiraqi. Ai nxori rrufeshėm njė kartopecetė tė papėrdorur nga xhepi. Ia vendosi mbi plagė, tė mos vijonte gjakrrjedhja. Zėrin tėrė ankth tė Ksanthit e dėgjuan fqinjėt.
    Vėlla e motėr ia behėn sakaq brenda oborrit.
    Mezi e ngritėn Gjergjin me peshė tė rritur nga jeta e stėrgjatur spitalore. E ēuan nė dhomėn poshtė. Gjergjit ģ dukej sikur po vetėtinte qielli nė tė kthjellėt.
    -Ti ke shpėtuar nga vdekja nė fije tė pėrit sot, mor burrė! – u dėgjua zėri ģ Ksanthit ģ sapo ēliruar prej makthit tė disa minutave m parė…
    - E kuptova qė kisha mbetur gjallė, ndaj tė fola, moj e gjorė! – u shpreh si nėpėr dhėmbė Gjergji. Sa u rrėzova, vura dorėn nė balloren e djathtė, ku ndjeva mė tepėr dhimbje.Vėrtet m’u mbush dora me gjak, por, ama, kuptova qė trutė nuk ishin hapur; ndryshe nuk do kisha logjikėn e domosdoshme tė kontrolloja veten e mė pas te te flisja ty…
    - Mirė, boll! Ē’ndien tani? – pyeti Sotiraqi me njė ēehre te prishur e fytyrė ngjyrėlimoni.
    - Dhimbje dhe aq… Jam mėsuar me dhimbje unė…Tani kam merakun e gjakrrjedhjes e tė tėtanozit, pa vdekjen do ta lodh, sa tė mėrzitet me mua… Kushedi, ndoshta heq dorė pėr ca kohė… Ju lutem lajmėroni tė vijė Koēinia sa mė parė. Tė marrė me vete dhe sendet e urgjencės e kapsa pėr qepje. Ja qė m’u desh ta bėja dhe kėtė provė…!
    - Ē’provė? – pyeti e shoqja dhe disa zėra njėherėsh.
    - Hė, provė nėse nė kėtė vapėsirė daljebehari ėshtė pjekur ky bostani im, apo jo… - u pėrgjigj Gjergji, duke treguar kokėn e vet me dorėn e saktė. – E ē’provė tjetėr? Mos harro, grua, se unė e kam korruptuar vdekjen: ģ kam dhuruar ēdo fėlliqėsirė qė mund tė mbajė njė organizėm… Kompromise, de… Nuk ka ē’ģ duhet Qoftėlargut njė ģ sėmurė si unė…
    Fytyrat e zbehta tė tė pranishmėve tė sapo rritur ne numėr, u qeshėn si me pahir prej atij humori tė improvizuar nga ģ aksidentuari nė atė situatė tragjike… Tjetėr Gjergj shihnin e tjetėr Gjergj dėgjonin.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    HEDHJA E ZAREVE
    (Roman nga Jorgo S. Telo)
    Fragmenti II


    Nga DITARI

    18 tetor 1995:
    Mot ģ pėrshtatshėm nė njė ditė sublime pėr jetėn time tė troshitur nga idhnimi fizik e makthi shpirtėror. Mes nesh sot ne nė spital u gdhi dhe Gori, vėllai ģ Ksanthit. U shtri nė dysheme mbi ca shtroje tė mbledhura nėpėr pacientė tė ndryshėm. Sot operohem…
    (Kėtu ndėrpritet tė shkruarit nė faqen e ditarit tė pėr tė kaluar nė ditėn pasardhėse)
    19 tetor:
    Kur mė doli plotėsisht narkoza, kėrkova tė mė sillnin orėn e dorės, protezat dhe bllokun “Ditari”, ku vėshtirė e me shkrim tė madh e mjaft tė keq po hedh:
    Sapo mė transferuan nė repartin e ri tė mikroneurokirurgjisė, godinė shtesė e Neurologjisė. Ģ pari veprim ishte qethja e rruarja me brisk e krejt kokės nga po ai brber qė ma kreu kėtė proces edhe nė tetor 1992.
    Nė korridorin jashtė …sėrish shumė nga fytyrat e njohura. Kanė marrėrrugetim tė gjatė per te ardhė posaēėrisht pėr mua. Ndoshta me mendėsinė se po mė shohin pėr tė fundit herė syēelė.
    Ēdo operacion konsiderohet si punė shorti… Ose… Hajde gjej ē’kam une brenda grushtit te mbyllur…!
    Mė pranė meje vazhdojnė tė jenė Ksanthi, Petriti, Tomi e tė tjerė. M’u desh edhe kėtė herė pėrsėritja nė latinisht e shprehjes “Alea jahta est.” (Zaret u hodhėn) dhe ģ pėrshėndeta me dorė.
    Nė parasallė mė ngritėn me zor tė dukshėm dy-tre infermiere nė njė shtrat tė ngushtė e tė lartė me rrota.
    Pėr dy minuta e pashė veten nė sallėn e operacionit. Krejt ģ vetėdijshėm ģ hodha njė vėshtrim atij mjedisi tė mbushur me aparatura gjithfarėlloj. Zerin e Profesorit e njoha, teksa po u jepte disa porosi asistentėve pėr njė tjetėr pacient qė sapo kish pėrfunduar nga ndėrhyrja kirurgjikale.
    - E bėtė gati Gjergjin? – dėgjova pyetjen e Doktor Petrelės nė adresė tė Orestit anestezist e disa infermiereve qė merreshin me mua.
    - Pėr pesė minuta gati jemi, - ishte pėrgjigja e Orestit. Ai, pa ma dhėnė ende narkozėn, bėnte shaka me mua, sikur tė isha mė ģ sakti brenda atij mjedisi tė frikshėm. Ndėrkohė anestezisti vepronte me shkathtėsi e saktėsi nė rrėzėn e kofshės sime tė djathtė, pėr tė mė fiksuar agen-flutur. Ajo do tė shėrbente gjatė operimit e mė tej pėr serumin, me ē’mbaja mend nga operacioni ģ parė. Mjekun tjetėr qė ndihmonte Orest Gjinin nuk e mbaj mend me emėr. Mund tė ketė qenė Vasoja. Tani qė mė ka dalė narkoza kujtoj si nėpėr tym se ky mjek bėri goxha llafe me njė nga infermieret (ndoshta me kryeinfermieren). Zėnka me fjalė arriti gjer te pėrdorimi reciprok ģ epiteteve “debile!”; “debil je vetė!” e tė tjera. Ishte njė si ngutje pėr tė mos u nxehur Profesori qė kish kėrkuar gatishmėrinė e mjeteve tė punės…
    E durova si unė e di… sėmbimin e nxjerrjes sė venės nga trupi nė rrėzė tė kofshės…
    - Gati gėrshėrėt? – kumboi sėrish zėri ģ Profesorit. Ai u afrua njė grimė pranė meje dhe u largua sėrish, sikur tė ish kujtuar pėr diēka tjetėr. E dallova saktė si ishte veshur: me kapuēin e blertė si biēim plasmasi rreth kokės. Vetėm njė pjesė e fytyrės ģ dallohej. Sytė e qeshur ishin fshehur pas syzeve optike.. Kish fiksuar dhe maskėn mbi gojė e hundė. Po shtrėngonte mė fort dorezat nė duar.
    - Gėrshėrėt e Jashargjilit? – mė doli vetvetiu pyetja nė atė gjendje tė shtrirė siē isha.
    Nuk e di, se si e pse m’u kujtua njė faqe revistes sė dikurshme “YLLI”, qė e kisha lexuar me kėrshėri gjatė gushtit, kur isha kthyer nė shtėpi, para se tė shkoja nė Janinė pėr tė bėrė kontrollin nė “skaner”. E dija kush do mė operonte; ndaj atė fletė e grisa dhe e mora me vete.
    Nė tė ishte njė shkrim i Mentorit, njė foto e tij me Venturėn italian, neurokirurgun turk Jarshargjil dhe diēka pėr arsimimin pasuniversitar dhe specializimin e vetė Profesorit nė Francė
    Unė isha mbuluar me ēarēafin e bardhė. Fleta e revistės ndodhej nė njė nga xhepat e xhaketės qė kishim lėnė nė dhomėn e shtrimit. Ta kisha me vete edhe mund tė kaloja nė shaka duke ia treguar atij qi kish nė dorė jetėn time. Megjithė gjendjen e ngarkuar emocionale qė kish para ndėrhyrjes nė kokėn time, do tė ma pranonte shakanė pėr hir tė afinitetit qė kishim krijuar disa muaj me njėri – tjetrin…

    - Edhe kėto ģ ditke?! – pyeti ģ ēuditur Oresti.
    Disa infermiere qeshėn me zė.
    - Nevoja tė nxit tė zgjerosh dijet, duke gėrmuar, - fola me zė si tė mekur.
    Ende po dalloja se si po mė “prangosnin” kokė, kėmbė e duar. Nuk mė lejonte ēarēafi dhe koka e fiksuar si nė morsė qė tė shihja mė tepėr. Mbi fytyrėn time mbi gjysmė metėr largėsi qėndronte stoik “prozhektori – saē” (S’ia mėsova dot emrin shkencor edhe mė pas kėtij aparati, qė simbolizon mė sė shumti sallat e kirurgjisė gjithandej.) Nuk pata kohė tė numėroja sa llampa verbuese kishte ai “saē” dritash, mbasi njė tjetėr aparat u avit drejt fytyrės sime, duke ma zėnė krejt pamjen. Mė tej nuk ndjeva kurrgjė…
    …………………………………………………
    …Nuk di sa zgjati koha nga hyrja nė operacion e gjer te rikthimi ģ ndijimeve fillestare nė fazėn e “Ringjalljes” sime tė dytė. Si nėpėr tym mezi ndieja pickimet e tė thirrurat shumė herė tė emrit tim nga ana e reaminatorit Orest. Ģ ndieja tė ashpra pickimet. Me jepnin goxha dhimbje ato pickime alarmuese. Synonte mjeku tė mė nxirrte nga gjumi pėrhumbės prej narkozės. E kuptova kėtė situatė, se m’u kujtua qe e kisha njė pėrvojė vetiake…E kuptova qė po zgjohesha pas operacionit dhe qė kisha mbetur gjallė. Pėrpėlitesha nė shtrat me ndjesinė e tejskajshme tė tharjes sė gojės. Fillova tė kėrkoja me lutje ujė dhe amita. Mė gėnjenin me dy lugė tė vogla e iknin.
    - Hapi sytė, Gjergj! – bėrtiste Oresti.
    Doja e doja t’ģ hapja, po s’mundesha…
    Mė pas ai zė ģ njohur u largua prej meje. E dėgjova sėrish disi mė larg: “Suzana! Suzana! Hapi sytė, Suzana!”
    Atėherė pėrmblodha forcat dhe ģ hapa sytė. Nė fakt m’u ēelėn kur deshėn vetė.
    Jashtė ishte errėsirė. E kuptova nga ndriēimi ģ fortė i dritave brenda dhomės. Gjendesha nė raminacion. Dėgjohej periodikisht aparati qė tregonte pulsasionin e zemrės sėsaj vogėlusheje qė e quanin Suzana. Kuptova qė ende nuk po ģ dilte narkoza. Ende ne gjumė. Apo nė gjendje kome. Nga ta merrja vesh? Duke hedhur vėshtrimin nga dera e shamtė, vura re njė paciente tė re. Ajo klithte vazhdimisht e kėrkonte tė pinte ujė.Madje hiqte me vrull mbulesėn e mbetej pothuaj nė njė lakuriqėsi tė ndyrė…Ktheja kryet nga ana e dritares. Te muri pėrballė ndodhej njė sģ ato hapėsirat midis mensės e sallės sė ngrėnies; pra njė dritare horizontale me xham. Matanė saj ishte njė tjetėr pacient. Edhe ai ģ porsa dalė nga salla e kirurgjisė. Ishte mė ģ ri se unė dhe tepėr energjik. Dukej qė kish ndėrhyrje tė lehtė e se tumori nuk e kish rėnduar shumė para operimit, siē ka ndodhur me mua…Djaloshit pėrballė ģ qėndronte e ėma pranė.
    - Po mua pse nuk m’ģ lejojnė tė mitė brenda? – pyeta me ngashėrim kryeinfermieren e papėrtuar Zoicė.
    - Nuk na lejonė shefat, pa jo se s’dua unė, - mė tha ajo.
    Kur hyri Ksanthi me Petritin, me Lefterinė e mė pasi Berti me njė kushėri nga Tirana, nuk e pėrmbajta dot veten Rashė nė ngashėrim, e dėnesė sa u mbyta ndėr lot… M’u kujtua qė po ai kushėri kryeqytetas ca ditė mė parė mė kish takuar duke mė zgjatur ftohtė vetėm dy gishtrinjtė e zgjatur para, sikur ruhej se mos ģ ngjitja zgjeben… Sot u pėrkul e mė puthi nė prani tė tė tjerėve qe kishin mundur tė hynin me mjaft tė lutura e… “Mos ndoshta ģ shkon ndėrmend se po mė puth pėr herė tė fundit, teksa po mė sheh nė kėtė gjendj prej meiti?” pyeta veten ne ato ēaste pėrlotjeje tė pandalshme. Prapamendimet e lindura brenda trurit tė “kashaisur” ģ mbajta pėr vete… “Unė do rroj. Do t’ia hedh dhe kėtė herė”murmurita dhe, si u pėrgjigja e piva ca lugė amita, fshiva lotėt e rashė nė qetėsi. Kur u larguan vizitorėt, provova kėmbėt e dorėn, sa e si lėviznin. Mė dhanė shpresė pėr mirė. Reagonin. Kjo ndjesi m’ģ hapi me mirė sytė.
    Sipėr kokės mė tė djathtė dallova stativėn e serumit e lėngun qė pikonte ritmikisht. Mė pas ndjeva djegie tė fortė nė rrėzė tė kofshės. Mendova se mos shkak ishte katoteri qė ndoshta nuk e mbante urinėn e shumėfishuar prej glukozės sė shumtė qe po marr nėpėrmjet venave. Hedh njė vėshtrim tė vagulluar nėpėr dhomė. Vetėm fare. Shoh ditarin nė tryesėn nė tė majtėn time. Kėtej ėshtė dhe dritarja. E marr dhe hedh me ngut kėto mbresa tė freskėta. E lė pak bllokun e hedh sytė nga dera, me dėshirėn e ardhjes sė shumėpritur tė njerėzve tė mi tė dashur ose tė Profesorit. Tej xhamit Ksanthi me pyeste me lėvizje kuptimplote tė dorės: “Si je?”.
    M’u rikthye ngashėrimi e dėnesa.
    Si teli ģ hollė ģ violinės mė janė bėrė telat e shpirtit…
    Pasoja tė pritshme, qė nuk mė habisin.
    Ģ bėj shenjė djaloshit mustaqelli matanė dritares hrizontale: Je mirė?
    Mė dha tė kuptoja se ndihej mirė.
    M’u pastrua mė mirė shikimi. Kundruall meje u avit njė infermiere bukuroshe fytyrėqeshur.
    - Si je, Gjergj|? - ,mė pyeti, sikur tė njiheshim prej kohėsh. Ka njė zė tė ngrohtė shėrues.
    Nga qė ģ ka buzėt me buzėkuq iu drejtova:
    - Gjendja ime nuk ka nevojė pėr koment, zonja…!
    - Lira. – plotėsoi ajo.
    - Tė lutem, lejojeni gruan time tė hyjė!
    - Ja, se po vjen kryeinfermierja Zoicė.
    Hyri Zoica.
    - Ē’thotė Gjergji? – hodhi pyetjen ajo nė vetė tė tretė.
    - Ē’tė thotė? – fola unė nė tė njėjtėn vetė gramatikore. – Dyshon se mos nuk e ka fare katoterin.
    Po ģ jepja bisedės njė sens humori.
    Kryeinfermieria ģ hodhi njė vėshtrim pyetės Lirės. Mė ngritėn pak ēarēafin.
    - Katoteri nuk ka lėvizur, - mė tha Zoica.
    - Ndoshta, po unė kam djegie tė forta dhe ndihem ģ lagur komplet, - fola me vėshtirėsi.
    Mė pas u verifikua se kish shkajtur agia-flutur e serumit dhe glukoza kishte marrė shalėt e mia Pra, ishta glukoza qė mė pėrvėlonte e po mė lagte. U njoftua urgjent Oresti. Ai bėri menjėherė riparimin e filloi tė shakatonte me dashamirėsi me mua, duke mė sjellė tė fala tė freskėta dhe nga Ilia Laska, (miku ynė ģ pėrbashkėt).
    - Po kofsha e majtė pse po m djeg kaq shumė? – e pyeta.
    - Tė kemi marrė pak material pėr lėkurėn e kokės, - mė shpjegoi ai.
    E pabesueshme, por e vėrtetė.
    Kur mbetem vetėm e hedh vėshtrimin nėpėr muret e dhomės Mė formėsohen imazhe nga mė tė ēuditshmet qė mė trembin e mė kredhin nė mendime ogurzeza… Mė sajohen gojė tė hapura me buzė tė trasha qė vėrdallosen nė hapėsirėn boshe tė dhomės; kurse njollat e mureve shndėrrohen nė figuorina lėvizėse si nė filmat vizatimorė… (situata vampirėsh) !!
    Pėrndiej njė tė keqe mė tė madhe: “Mos janė simptomat e ndonjė sėmundjeje psikike nė trokitje?” – them me vete dhe benda trurit tim te plagosur pėrtyp dhimbshėm situatėn qė mė shkakton makth tė pashembullt…
    Shoh orėn. Ka mbėrritur mesnata. Kaq pėr sonte. E lė bllokun mbi tryezė, ku gjenden njė sasi barnash Jane barna tė shumta qė ua di emrin. Madje ģ kam shkruar nė faqen e pasme tė kapakut tė bllokut – ditar, qe me ka shoqėruar nga pavijoni nė pavijon….


    CIP Katalogimi ne BK Tirane
    Telo, Jorgo

    "HEDHJA E ZAREVE" roman/Jorgo Telo;
    Red. Merita Shehu (Gjokutaj), Gjirokaster
    "Argjiro" 2005

    278 f. ; 15x21 cm

    ISBN: 99943-663-2-7

    821.18 - 31
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 15-04-2008 mė 04:43 Arsyeja: Per vendosjen e te dhenave te botimit...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    "MYSAFIRET E RINJ TE CAJUPIT"
    (fragment)

    (Fantareportazh nga Jorgo S. Telo)

    -Na ka mėsuar kjo jetė qė jetojmė, qė dhimbjet t’i pikasim mė shpejt se ēdo gjė tjetėr.
    E rimori fjalėn A.Z.Ēajupi:
    - Kėtij i them njerėzillėk me plot bulēinė unė, mor djem, u pastė me mot e jetė familja qė u ka!… Dhe mė ndjeni nėse padashur mė shpėton ndonjė fjalė e qėmoēme apo ndonjė nga ato turēet e grekēet qė na u bėnė rrodhe qė nė fėmijėri… Mė ndjeni edhe nėse mallėngjehem nė kuvend e sipėr. Ne qė shkruajmė i kemi telat e shpirtit shumė tė hollė e mund tė kėputen papritmas kur s’ta prźt mendja.
    - Tė tillė na ka bėrė koha tė tėrėve, zoti Andon! – u dėgjua njė zė nga tė pranishmit.
    Ndėrēast njė bilbil ia shkuli pėr shtatė palė qejfe nėpėr degėt e rrapit tendėgjėrė e sa s’na hutoi tė tėrėve, po mė shumė mallshumin Andon.
    - Eh, si e dredhin zėrin bilbilat e Shqipėrisė! – psherėtiu i ngazėllyer poeti. Ndėrkohė nuk po shternin sė zhurmėruari gjinkallat nėpėr morinė e pemėve pėrreth. Andoni i pikasi e foli:
    - Mor, po sado tė ngjireni, ju cinxure e cinxėresha nė garė me bilbilat e bilbileshat e kėtyre maleve e korijeve, tė humbura do dilni gjithnjė!…
    Ne qeshėm me gjithė shpirt me pikasjen e poetit pėr kapjen me maturi tė detajeve tė natyrės pėrreth…
    - Mos na zėrė mbrėmja nė Ēajup, se sikur e kemi marrė “piano-piano”- foli duke drejtuar timonin me siguri tė plotė nė vetvete Androkliu.
    - Mos u ankoni hiē, se atėherė kur qeshė djalė, duhej tė ruaje sė pari kokėn nga hasmi qė tė dilte mbi udhė e nėn udhė, kurse ju mund tė flini dhe jashtė e s’u prek kush.
    - Nuk po na mungojnė kėto ēudira edhe sot edhe pse po shijojmė erė demokracie, tė cilėn e dėshiroje kaq shumė zotrote dikur, - tha njėri nga ne.
    - Mė falni, qė u preva fjalėn, - tha poeti.
    - I falur qofsh pėrherė, zoti Andon! Sa ke punuar ti pėr kėtė gjuhė e pėr kėtė mėmėdhe, tė punonim dhe ne e tė tjerėt ehuu, sa tė paqme do ta kishim sot tė folurėn nė gjuhėn e mėmės; veē tė kishim kėtu dhe njė tė afėrmin tėnd nga Sheperi, Jorgo Bulon, qė tė bindeshe plotėsisht…
    - E kemi vėnė nė dijeni dhe profesorin e sikur u kandis. Mund tė vijė tani nga Gjirokastra, ku do gdhihej sonte, - sqarova miqtė.
    - E kam dėgjuar shumė kėtė emėr, - u hodh Andoni, sapo dėgjoi emrin e professor Bulos. Jam krenar qė Sheperi ynė po nxjerr djem tė shquar pėr vete e pėr gjithė vendin. Kam dėgjuar e lexuar nga dora e tij… Nė Tiranė vazhdon tė jetė?
    - Pikėrisht aty vazhdon tė banojė e tė punojė fisnikėrisht nė dobi tė letėrsisė e gjuhės shqipe, - u dėgjua zėri ģ Evjenit.
    - Hė, mė i lumtė mendja e shpirti i pasur! Kėsaj i them dashuri tė vėrtetė pėr mėmėdhenė unė, - uroi me gjithė shpirt Ēajupi.
    - U ka ujdisur tė tillė uji i Gjinecit e gjithė ujrat e Dhėmbelit, qė u ngritėt tė tillė ju tė atij krahu, - pėrforcoi Evjeni thelbin e bisedės, qė me sa po shihej ishte si prelud i njė kuvendi mė tė plotė qė parashihej tė zhvillohej gjatė orėve tė qėndrimit te burimi i Bratit nė Ēajup… Ky…Jorgo koncioti mė ka vėnė nė dije pėr njė “Intervju”, siē thotė frėngu; Nė rregull, pajtohem me ēdo mė pysni, veē t’ia kemi pa hile njėri-tjetrit, se boll u nginja me ca gjepura qė mė erdhėn pandėrprė , kur nxora “Baba Tomorrė”…
    - Sos kemi pėr tė ndarė gjė tapitė e letėrsisė…qė tė sillemi tė pafytyrė si ata, - pėrforcoi idenė e kuvendit Buloja.
    - Pėrkundėr neve mė shumė do na flasi sot zemra me Ty, zoti Andon, - sqarova unė, qė lumturisht aty pėr aty u quajta nga poeti Jorgo Koncka. - Zgjodhėm muajin mė tė bukur tė viseve tona, kur blerimi, lulėzimi e kėngėrimi i zogjve s’kanė tė reshtur; kur bizbizimat e bletėve tahmaqare pėr nektar e polen s’njeh lodhje nga ēasti qė ēel syrin e artė dielli e gjer sa e mbyll atė.
    Zoti Andon po pinte dollinė e fundit, ku gjendeshin shėndetet e tė tėrėve emėr pėr emėr. Urimet e ndėrsjellta pėrcilleshin mė njėfarė zhurme karakteristike qė krijohet natyrshėm nė kėsi rastesh, kur pjesėmarrėsit me zė tė ngritur urojnė shoqi-shoqin e gatiten tė ngrihen pėr ta mbyllur gostinė mbresėlėnėse.
    Si pėr habinė tonė e sikur tė kishin marrė urdhėr nga zotat e padukshėm ia krisėn kėngės njė tufė thėllėzash malore-pllajore. Ne ndaluam gjithēka e mbetrėm si tė ngrirė pėr tė dėgjuar me etje atė sinfoni shpirtndjellėse… Unė rashė nė meditime tė menjėheshme e vetvetiu bėra lidhėzimin tokė-Parajsė pėrmes tingujsh thėllėzorė qė mund t’ģ konvertoja kėshtu me gjuhėn njerėzore:
    “O njerėz, ku ishit sot?
    U mblodhi ģ madhi Zot!
    Kėtė botė e atė botė…
    Ju te Brati keni qenė,
    keni pirė e keni ngrėnė.
    Tė gjithė keni hapur xhanin
    pėr Ēajup margaritarin.
    Le tė thonė, si tė thonė,
    do kėndojm’ siē kem’ zakonė
    pėr bilbil poet Andonė!

    Neve na zgjodhi behari i artė pėr mysafirė tė ballkonit tė jugut shqiptar, pllajės sė Ēajupit e sidomos tė “njeriut mal”, Andon Zakos.
    Tė nderuar lexues, mundet qėndruam ca kohė brenda njė aventure tokė-qiell, ku nuk besoj se keni humbur, por keni pėrfituar diēka njerėzore nė dobi tė shpirtit tuaj. Ju lutem mos u pendoni pėr kohėn qė harxhuat duke mė lexuar. Edhe sajesat e imagjinatės e fisnikėrojnė shpirtin e vėrtetė…

    Autori
    Gjirokastėr, mars – korrik 2006
    FUND

    Red. Iset S.ĒULLI
    “Argjiro” – GJIROKASTĖR 2007
    Fq. 102
    ISBN: 978-99943—48-09-1
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 15-04-2008 mė 05:18 Arsyeja: Disa korrigjime te domosdoshme

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    OPINION per poeten dhe OPINIONISTEN KOZETA (Keze) ZYLO (Nga Jorgo TELO)

    Nga Jorgo Telo: “OPINION PER OPINIONISTEN

    SHPIRTPASUR E TĖ MIRĖNJOHUR KOZETA ZYLO…!


    Ē’mrekulli tė kuvendosh e ē’fatmirėsi kur pena jote arrin tė bėhet objekt vlerėsimi e gjykimi prej nje pene me pėrmasa tė veēanta atdhetare, intelektuale, siē ėshtė pena e shpirti i pasur, intelekti cilėsor i zonjes sė nderuar, poeteshės e publicistes se emigruar Kozeta (Keze) Zylo, kėsaj labėroreje intelektuale prej Mezhgoranit pranė Vjosės ėndėrrimtare…!
    Njė zonjė e nderuar qė di tė vlerėsojė, di tė inkurajojė shqiptarisht, intelektualisht e miqėsisht kėdo (tė njohur a tė panjohur), mjafton qė asaj ia mbush shpirtin me produkte letrare tė qenėsishme dhe i krijon hapėsira tė mundshme pėr tė pėrshfaqur, siē di ajo vlerat intelektuale nė rrafshin letrar e gjuhėsor e sidomos nė planin e shqiptarizmės sė vėrtetė…
    Meritointelektin e saj e njeh dhe admiron shumėkush qė e ka njohur kėtė fenomen tė spikatur qė rreket tė japė shumėēka nga shpirti i saj i pasur.
    Kėsisoj flas me plot gojėn e me bindje tė thella qė mė dalin prej burimit – shpirt se Kozeta Zylo nga viti nė vit po i bėn vend vetes duke flatruar lirishte jo duke ecur rėndom drejt Majave tė Olimpit letrar, pėr tė plotėsuar bindshėm atė “Panteon tė rralluar”, (siē e ka cilėsuar Akademiku i Madh, REXHEP QOSJA.)
    Jemi mėsuar kėsodore qė opinonet si dukuri vetėm e ne njerėzve qė mendojmė e komunikojmė nė forma tė larmishme me njėri – tjetrin, shpesh tė jenė tė paracaktuara apo “opinione tė sėmura…” Kėshtu jemi mėsuar nė mjediset shkollore nė marrėdhėniet drejtor – mėsues apo mėsues – nxėnės.
    Si ish – kolegė, por pa u njohur nga afėr me zonjėn Kozetė kemi pėrjetuar gjithaqlloj opinionesh. Kėshtuqė dime tė ēmojmė e tė ndajmė mirėfilli opinionet e sėmura nga opinionet vizionale, tė drejta e tė mirėqena. Dua tė dal kėtu te deduksioni logjik se te Kozeta kemi tė bėjmė me njė opinioniste vizionale, e cila, me sa di e me sa e njoh pėrmes shkrimesh, nuk bie aspak poshtė krahasimisht me ata qė hiqen sot nė median e shkruar dhe atė elektronike si kritikė, analistė apo opinionistė “esnafė”. Sot ka ardhė njė klimė e tillė tejet e rinovuar brenda mjediseve intelektuale. Brenda e jashte vendit tė shqipeve, sidomos nė trurin e emigruar e nė Diasporė ėshtė rritur skajshėm pėrkushtimi, shpirti i pėrgjegjshmėrisė pėr ato ēka nxjerr gjithėsekush nga goja apo nga maja e penės. Po shohim se konditat e reja te shpėrthimit tė mendimit tė lirė e pluralist, pėrherė e mė bindshėm po dalin nė dritė vlerat e vėrteta e jo si asohere, kur pa tė ashtuquajturėn “Vitaminė “M” nuk mund tė botoje as njė artikull nė gazetė e jo mė tė botoje njė libėr, apo tė shfaqje pa censurė e autocensurė gjithēka ndėrmendoje…
    E tillė, jashtė ēdo autocensure shpaloset e gjithe krijimtaria letrare e publicitike e inrtelektuales sė kompletuar Kozeta Zylo, atje nė Manhattannin e largėt. E ndėrkohė falė arritjeve tė shkencės elektronike ajo arrin tė depėrtojė me pasurinė e vet shpirtėrore e mendimore nė ēdo shpirt e zemėr brenda e jashtė mėmėdheut, pėr tė cilin e zhurit malli i pėrligjur i emigrantit…
    Dallohen qatė dashuritė qė gėlojnė nė zemrėn e Kozetės: pėr bashkėshortin, pėr lirinė, pėr mėmėdhenė e vendlindjen… Dashuria e pėrditshme pėr poezinė qėndron si njė vello e bardhė, duke i lezetosur edhe dashuritė e tjera…

    Duke pėrpirė para disa ditėsh tėrė varganin e poezive ndjenjėsore te libri poetik ”MONUMENTI I LOTIT”, promovuar nė Kolegjin Globe of Technologji pėrmidis 250 pjesėmarrėsve, arrin tė konkludosh se poetėt nė pėrgjithėsi e Kozeta nė veēanti kanė aftėsinė tė eksplorojnė tėrėsorė nė brendinė e pikės sė lotit.
    Sepse mė afron rastėsia me poeten Kozetė. Para dy vjetėsh kam hedhur nė internet njė cilkėl poetik tė titulluar “Britma e lotit dhe e gjakut”, me tė cilat pėrshėndeta vėllezėrit kosovarė nė ditėt e shpalljes e njohjes sė Pavarėsisė sė shumėėndėrruar. Kjo tregon qartė se ne shqiptarėt, jo vetėm dimė ta dallojmė shpejt lotin nė pasqyrėn e shpirtit qė janė sytė, por dimė edhe ta zbėrthejmė atė nė pėrbėrėsit bindjesorė, shpirtėrorė e ndhjenjėsorė, pra nė krejt dimensionet qe mund tė ofrojė pika e lortit nė rrethana tė pėrcaktuara, spontane apo tė imponuara…
    Duke qėmtuar etshėm nėpėr faqet e forumeve shqip tė internetit, kam mundur tė takohem shpeshėrisht me talentin vezullues tė Kozetės e falė ndėrmjetėsimit miqėsor tė Eduard ,M. Dilos, mundėm tė lidhemi ndėrsjelltas me kėtė vlerė shqiptare, zėri i sė cilės oshėtin si dikur zėri e pena e rilindėsve tanė tė shquar jashtė mureve tė “Kėshtjellės – Shqipėri”. Ėshtė njė zė- buēitės, jehona e tė cilit na hyn denjėsisht nė ēdo qelizė tė qenies e na rrit krenarinė e tė qenit krijues pėrmes fjalės shqip e sidomos pėr emrin shqiptar, emėr qė na obligon nė vijimėsi ta ngremė lart e mė lart me dinjitet real.
    Fare shkarrazi kam dėgjuar qė ndokush edhe mund tė ketė dashur apo tė dojė tė hedhi pluhur apo baltė mbi kėtė kreaturė bukuroshe nė pamje e nė shpirt, porse kam parasysah dhe njė thėnie tė artė qė vjen nga meēuria njerėzore: “Fjalėn e keqe, ambicjen dhe shpifjen shpėrfille, se ajo vyshket vetė…” ose siē themi ne zagoritet pėr ndokėnd qė s’duhet ta dėgjojmė: “Fėrshėllejė, tė kėrcejė”. Kėtė porosi ka prej meje zonja Kozetė, si i moshuar tashmė; pra tė mos sikletoset nga hedhurinat dalėboje, qė drejt pėrdrejt ose prapa shpine hedh akėkush…(ndoshta tė tilla i ka kultivuar koha e diktaturės e u duket vetja se ata/ato dinė tė vbėjnė letėrsi e publicistikė…) Ehu, sa i pamatė ėshtė ritmi i zhvillimit bashkėkohor dhe sidomos ardhmėria e inteligjencies shqiptare, kudoqoftė ajo…!
    Duke perifrazuar thėnien e pavdekshme tė Shekspirit: “E kemi vetė nė dorė, tė bėhemi tė atillė apo tė kėtillė…”, i them me zė tė lartė zonjės Kozetė: “Vazhdo flatro, moj zonjė e nderuar, nė rrugėn e mrekullueshme qė ke zgjedhur e tė ndrittė pena pėrherė!”
    Shfrytėzoj ēastin tė grish jo vetėm zonjėn e nderuar Kozetė, por edhe dashamirės tė tjerė, qė po t’u bjerė rasti le tė bėjnė njė kalim nga biblioteka e Federatės shqiptare “VATRA”, ku do gjeni mundėsinė tė mė njihni mė mirė edhe mua, autorin e kėtij shktrimi pėrmes 13 librave tė mi , tė cilat, i gatshmi dhe i papėrtuari poet e publicist Eduard Dilo, pati mirėsinė i ia dorėzoi zotit Agim Karagjozi. Gjithashtu edhe nėpėr forumet shqip do gjeni mjaft krijime tė pabotuara ende.
    Me moton: “Ē’ke pėr tė thėnė, thuaje, sa ke sytė ēelė, se varrit nuk mund t’i thuhen dot kurrgjė”, nuk po resht sė shkruari ē’mė pėrmban truri e shpirti…. Edhe nė kėtė aspekt e kam njė shtysė tė brendshme tė shprehur nė dy vargje poetikė:

    [COLOR="SeaGreen"] “Dua shpirtit t’i bėj qejfin,
    Tė mos thotė: “Eja, tė vdesim…!”


    Si pėrfundim, duke pėrshėndetur e pėrgėzuar kėtė ekzemplar tė ēmuar tė femrės shqiptare, i bėj thirrje gjithkujt: Njiheni Kozeta Zylon, duke e shfletuar e lexuar imtėsisht dhe intensivisht Atė!
    Jorgo S. TELO
    Gjirokastėr – ALBANIA, 10 prill 2009
    [/COLOR]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 13-04-2009 mė 06:16 Arsyeja: SISTEMIM SHKRIMI

  7. #7
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    E njof nga afer jeten dhe krijimtarine e Izet Ēullit.Shum krijime te tij i kam ne bibloteken time.Kam mbajtur lidhje te vazhduesme me te.E meriton nje teme te tille.Do deshiroja qe Z.Jorgo po e pati mundesine te sjelli disa prej krijimeve te tij ne Forumin Shqiptar.Respekte Jorgo

Tema tė Ngjashme

  1. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  2. E vranė POETIN....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-11-2005, 13:07
  3. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •