NJERIU Ģ PRIRĖ PĖR PERFEKSION
Ģ tillė, nė njė stad tė tillė ka arritur shkrimtari e poeti tepelenas Izet ĒULLI.
Disa krijues tepelenas janė kapluar nga fabulistika e hershme dhe janė tė dashuruar me idhujt mė tė zėshėm nėpėr shekuj (Ezop, Nastradin, La Fonten, Samuel Marshak etj )
E veēanta e kėtyre fabulistėve qė vijnė si tė tubuar, si njė buqetė e sajuar prej ndonjė dore princeshe, sikur tģ ketė vėnė pėrpara me vrushkull era e Tepelenės pėrmes bulēive tė grykės sė Vjosės, ėshtė se dalin para lexuesit tė tyre me larmi poezish (fabulash, humoreskash etj.) qė vibrojnė sipas frymės e ritmit bashkėkohor tė tejpėrfshirė nga shumėēkaja qė ndodh pėrreth nesh
Autori tashmė ģ mirėnjohur nė gjithė vendin Izet Ēulli themi bindshėm se nė orkestrinėn zėplotė tė trevave tė jugut pėrbėn violinėn e parė ģ meritueshėm nė krejt sasinė dhe nė nivelin artistik tė krijesave tė veta
Izet Ēulli e ka plotuar tashmė fizionominė e vet nė mjaft gjini letrare dhe pėrherė vjen mė ģ zėshėm me prurje tė reja gjithmonė e mė cilėsore, mė mesazhore, mė tingėlluese
Duke synuar majat nė gjirin e armatės sė madhė tė pėrfaqėsuesve tė letrave shqip, Izeti, ngjan ģ papėrmbajtshėm si nė rrafshin sasior dhe nė atė cilėsor, me mėtime tė tejskajshme nė aspektin e njė gjuhe tė pastėr, e njė drejtshkrimi korrekt, duke u bėrtė nė kėtė aspekt shembull pėr shumė krijues qė shfaqen tė nxituar
E nė kėtė suazė edhe unė, ģ prirė pėr korrektėsinė gjuhėsore, kur u ballafaqova me Izetin dhe kėmbėnguljen e tij pėr tė qenė besnik ģ gjuhės mė tė pranueshme, mėsova shumė prej tij, duke mos iu ndarė Fjalorit drejtshkrimor tė shqipes e duke iu referuar pėrherė atij pėr ēdo mėdyshje Izeti di tė na flasė labēe-vendēe edhe nastradinēe pėrmes shkrimeve tė veta gjithmonė nė rroitje tė pandėrprerė
Duke lexuar e rilexuar edhe kėto poezi- kokteil duket qartė se lapsi ģ mprehtė visional ģ Izetit rri pėrherė nė gatishmėri, pėr tė rrokur episode, detaje sa mė jetėsore e tė freskėta.
Kėsisoj zoti Izet shfren vrulltaz dhe dufet e arsyes tė shpirtit tė vet tė papajtueshėm me mjegullnajat e kohės, duke u bėrė sa mė ģ kėndshėm nga vėllimi nė vėllim nga titulli ne titull pėr lexuesin.
Me bindje e plot gojėn shprehem ēiltėr se edhe kėto poezi me sens fabulimi e humorsatire e kanė njė motiv, kanė strumbullar figurėn e bėmat gati-gati mitiko-legjendare tė Nastradin Hoxhės, figurė tashmė e ndėrkombėtarizuar pėr trashėgiminė gojore qė la nė dobi tė shakatimit tė antivlerave nė shoqėrinė njerėzore
Ska mbetur gjė pa u pėrfshirė nga shpotia e Nastradinit.
E kėtė fakt e ka kapur me marifet Izeti, duke ģ servirur lexuesve poezi satirohumoristike e fabula me tingėllim mjaft tėrheqės, ku shumė syresh janė me tė vėrtetė pėr tiu ndėrfutur edhe teksteve shkollore. Se na mbetėn vetėm disa emra nėpėr tekste e nuk lėshojnė vend pėr tė tjerė.
Shpesh poeti nė fjalė ngjan sikur jo vetėm nė fabulat por nė krejt poezinė satirohumoristike tė tij nuk resht sė foluri nastradinēe. Ndoshta edhe buzėqeshja e tij rrezaton diēka nga tipikja e Nastradinit, nga shpotia e ēallmės sė bardhė, qė ģ mungon vetėm gomari simbiozė e efendiut
Shumė herė Izeti na flet me vargje seriozė (As te vargjet me humor nuk ģ mungon serioziteti ģ mesazhit qė pėrcjell), herė del me vargje fluturake mjaft befasuese e fshikulluese. Kėtė herė vjen zėplotė me kėto tufa fabulash e humoreskash qė rrokin njė gamė shumėdimensionale temash, motivesh, idesh e mesazhesh edukative pėr tėrė moshat.
Tė lumtė pena e tė buroftė pėrherė shpirti ģ pasur, me thesare tė tilla, ģ dashur Izet!
Me dashamirėsi
Jorgo S. TELO
Krijoni Kontakt