Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Festa e Shën Gjergjit nuk është se ka bazë në fenë Islame, absolutisht jo. Mirëpo kjo festë daton para pranimit të fesë Islame nga shqiptarët e Kosovës. Festa e Shën Gjergjit njëherit perdoret si deshmi se shqiptarët e Kosovës (po flas për shumicën dërrmuese) ishin Ortodoks, e jo Katolik. Duke mos humbur traditen e krishtere (ortodokse) shqiptarët e Kosovës e kanë festuar në vazhdimësi festën e Shën Gjergjit (Shnjergjit) edhe pas pranimit të Islamit, madje për ata që janë më të vjetër sigurisht se e mbajnë mend se jo vetëm Shën Gjergji ishte fesë Ortodokse që festohej nga shqiptarët, por edhe festat tjera si Shën Mitri, Shën Trifuni, Krishtlindjet Ortodokse (Bozhiqet) etj. etj. por gradualisht ato u shuan dhe mbeti vetëm Shën Gjergji dhe Krishtlindjet Ortodokse (Bozhiqet) madje keto të fundit u zhdukën definitivisht nga shqiptarët, ngase konsiderohej si festë e serbëve (shkive) dhe çdo herë sa herë flitej për festa fetare të dy popujve (shqiptarëve dhe serbëve) shqiptarët krenoheshin me festën e Bajramit, serbët me Krishtlindjet Ortodokse (Bozhiqet) dhe ky dallim fetar njëherit paraqiste edhe dallimin etnik të dy popujve.
    Gradualisht pas luftës së fundit, popullata shqiptare e Kosovës ka filluar ta flakë edhe festën e Shën Gjergjit dhe krejt kjo duke ju falënderuar përzemërsisht shqiptarëve të Kosovës të cilët po e kuptojnë se kjo festë nuk është e jona (nga aspekti fetar Islam) dhe kur jemi tek falenderimet nuk guxojmë të harrojmë edhe ligjeratat e prijësve fetar Islam të cilët nëpër televizione të ndryshme, kolumne javore në gazeta, në radio të ndryshme dhe në tribuna me studentë po i ftojnë masën e gjerë që mos ta festojnë këtë festë.
    Nuk duhet harruar se Bektashitë janë një fraksion që konsiderohet si devijim i Islamit drejt Krishterimit Lindor Bizantin (Ortodoks) dhe në bazë të njohurive ata e kanë përvetsuar festën e Shën Gjergjit andaj sot për nderë të kësaj feste ata vizitojnë tyrbet (varret e shehilerve) me anë të së cilës synojnë ngritje shpirtërore (gjithëmonë sipas tyre).
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    Gimche,per kete pjese qe te citova pajtohem plotesisht me ty,ashtu eshte.Ende festohet.Ndersa per kete pjesen:

    Po ende festohet kjo feste Gimche,edhe pse me intensitet me te vogel.Une e ceka ne fillim qe prej se mbaj mend e gjer me sot nena ime ne mengjesin e kesaj feste na lagte me uje qe ishte i perzier me hithra dhe shelge.Normal qe sot eshte zbehur paksa kjo tradite,ne fakt ne Kosove te jepet pershtypja se eshte zbehur gjithqka dhe jo vetem kjo feste.

  3. #23
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Gimche,per kete pjese qe te citova pajtohem plotesisht me ty,ashtu eshte.Ende festohet.Ndersa per kete pjesen:

    Po ende festohet kjo feste Gimche,edhe pse me intensitet me te vogel.Une e ceka ne fillim qe prej se mbaj mend e gjer me sot nena ime ne mengjesin e kesaj feste na lagte me uje qe ishte i perzier me hithra dhe shelge.Normal qe sot eshte zbehur paksa kjo tradite,ne fakt ne Kosove te jepet pershtypja se eshte zbehur gjithqka dhe jo vetem kjo feste.
    Krejt në rregull pse nuk u zbeh festa e Bajramit?! Perkundrazi veç sa vjen e madheshtohet. Po e them se populli ka fillu ta kuptoj prejardhjen e kësaj feste (Shën Gjergjit) dhe prandaj nuk po e feston më. Personalisht nana jeme me lagte me ujë në mengjes dhe më zgjonte me pretekstin se "nëse" nuk zgjohesh sot në mengjes i gjithë viti ka met shku si dembel. Edhe na i vnonin pejt e kuq në dorë, jo vetëm mua, por edhe djemve të halles dhe të gjithëve sot, kjo festë mbahet më së tepërmi nga ashkalitë, romët dhe egjiptasit, për ndryshe (po flas për Prishtinë) nuk di që praktikon dikush, madje betohem se as datën e kësaj feste nuk e dimë. Për dallim nga paralufta që kishim konsideratë ndaj kësaj feste.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #24
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    .... Mirëpo kjo festë daton para pranimit të fesë Islame nga shqiptarët e Kosovës.
    Nje tradite e ruajtur me kaq zell, pavaresisht trysnise osmane, eshte per tu levduar!!
    Festa e Shën Gjergjit njëherit perdoret si deshmi se shqiptarët e Kosovës (po flas për shumicën dërrmuese) ishin Ortodoks, e jo Katolik. Duke mos humbur traditen e krishtere (ortodokse) shqiptarët e Kosovës e kanë festuar në vazhdimësi festën e Shën Gjergjit (Shnjergjit) edhe pas pranimit të Islamit, madje për ata që janë më të vjetër sigurisht se e mbajnë mend se jo vetëm Shën Gjergji ishte fesë Ortodokse që festohej nga shqiptarët, por edhe festat tjera si Shën Mitri, Shën Trifuni, Krishtlindjet Ortodokse (Bozhiqet) etj. etj. por gradualisht ato u shuan dhe mbeti vetëm Shën Gjergji
    Kjo eshte deshmi se shqiptaret edhe pse u kthyen ne myslyma, perbrenda vazhduan traditen e krishtere!!
    Gradualisht pas luftës së fundit, popullata shqiptare e Kosovës ka filluar ta flakë edhe festën e Shën Gjergjit dhe krejt kjo duke ju falënderuar përzemërsisht shqiptarëve të Kosovës të cilët po e kuptojnë se kjo festë nuk është e jona (nga aspekti fetar Islam) dhe kur jemi tek falenderimet nuk guxojmë të harrojmë edhe ligjeratat e prijësve fetar Islam të cilët nëpër televizione të ndryshme, kolumne javore në gazeta, në radio të ndryshme dhe në tribuna me studentë po i ftojnë masën e gjerë që mos ta festojnë këtë festë.
    Mua nuk me rezulton qe serbet ta festojne Shen Gjergjin ashtu siç e festojne kosovaret, prandaj preteza se kjo feste qenka e serbeve, eshte thjesht mentalitet tradite-mohues dhe islam-asimilues!!
    Vetem gomaret mund t'u besojne dokrrave te arabofileve si gimche se gjoja ashkalite dhe jevgjit na qenkan te krishtere me shpirt.....ahahahahahah...

    Fattlumi!!
    Falemnderit per deshmite qe ke sjelle ne forum.
    Edhe pse myslimanit fondamentalist i dhemb shume,tradita e ruajtur nga pjesa me e madhe e popullit shqiptar, tregon se ne nuk i kemi rrenjet ne Islam dhe se beteja per asimilim qe nuk i doli turqve, po vazhdohet sot prej "myslimaneve te rinj" si puna e gimches!!!
    Jarigas

  5. #25
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Keto qe mundohesh ti thuash jane nga propaganda sllavo/greke.
    Festa e Shën Gjergjit njëherit perdoret si deshmi se shqiptarët e Kosovës (po flas për shumicën dërrmuese) ishin Ortodoks, e jo Katolik.
    Nuk duhet te kesh shum mend dhe ta kuptojsh se kjo eshte nonsens.
    Gashi, Krasniqi, Kryeziu, Berisha,Shala, Kelmendi,Hoti,...... dhe ne te gjitha fiset e Kosoves gjen te fese katolike. Nese nuk i din shembujt konkret, atehere ti tregoj une.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  6. #26
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61
    Festa e Shën Gjergjit është dëshmia më mirë që pas ardhjes së sundimtarëve Romak në trevat Ilire, neve kishim Perandorin Bizantine të fort asaj kohe, që më shumë thirrej në një lloji krishtenizmi të përzier, ngjashëm me atë Orthodoks.
    Mirpor krejtësisht ndryshe me orthodoksizmin Serbosllav.

    Ndërsa disa burra këtu po i lakojn së vërtetës, qëllimisht apo pa dijeni ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga murrizi+ : 01-11-2010 më 07:26
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

  7. #27
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61
    Këtë:

    Perandoria Bizantine

    Perandoria Bizantine
    Perandoria qe quhet Bizantine ne fakt nuk quhej aspak e tille. Ky eshte nje emer qe i eshte dhene tashme vone nga historianet. Ajo perandori per sa kohe qe quhej thjeshte Romake dhe banoret e saj romane. Historianet e kohes se re perdoren kete emer per ta dalluar nga perandoria e vjeter romake dhe nqs do te ishim vertete te drejte, atehere do na duhej ta quanim "Perandoria e re romake" Bizant eshte nje emer qe ka pasur Konstandinopoja (Stambolli sot) para se te rindertohej nga Konstandini i madh.

    Ky qytet ne lashtesi u krijua nga kolone te ardhur nga Greqia. Udhehqesi i koloneve quhej Bizas, prandaj dhe qyteti qe u ndertua ne brigjet e Helespontit (Bosforit) u quajt Bizant. Qyteti lulezoi per shuem shekuj, por ne shekullin e II e.s u shkretua nga romaket pas nje kryengritje. Pozicioni qe shume i mire ne ate vend mes lindjes dhe perendimit dhe per me shume ishte i fortifikuar natyralisht, prandaj dhe Konstandini vendosi qe Roma e re te ndertohej aty ku me pare pati qene Bizanti. Punimt zgjaten rreth 30 vjet dhe me pas doli me te vertete madheshtor qe qendroi kryeqytet i botes per rreth 1000 vite. (me shume se cdo tjeter qe ka pare bota deri me sot)

    Simbol antik i qytetit pati qene gjysem hena, e cila simbolizonte perendeshen Artemis, qe ishte patronja (mbrojtesja) e qytetit. Kur Konstandini beri krishterimin fe zyrtare te perandorise atehere gjysem henes iu shtua dhe ylli pesecepes, qe ishte simbol i virgjereshes Mari. Keshtu simbol Romes se re (Konstandinopolit) u be gjysem hena me yllin. Me renien e qytetit ne dore te Osmaneve ne vitin 1456, ky simbol u mor nga ata dhe me kohe u be dhe simbol i myslimaneve, aq sa sot ky simbol shihet si Islam ne nje kohe qe nuk eshte aspak i tille.

    Eshte e vertete se qe Konstandini ai qe hodhi bazat e vendosjes se qendres se re te Romes ne lindje, por nuk eshte e vertete se qe ai qe e ndau Perandorine romake ne dy pjese, apo themelues i Perandorise te ashtuquajtur Bizantine. Perandoria u nda ne 395 nga perandori Teodos. Perandoria qe ndare dhe here te tjera, por qe bashkuar perseri. Viti 395 shenon vitin kur u nda dhe nuk u bashkua me. Dhe shqiponja me dy koka qe kemi ne si simbol pikerisht ketu e ka origjinen. Simbol i perandorise Romane ishte shqiponja; duke qene se perandoria qe ndare shume here atehere dhe shqiponja u be me dy koka; per te simbolizuar trupin e njejte dhe te pandashem dhe dy kokat qe ishin Roma me Konstandinopolin.

    Ne fakt perandoret e dy pjeseve, pra lindjes dhe perendimit e quanin veten perandore te tere perandorise dhe e shihnin perandorine si te tere ne nje te vetme. Per ta ishte thjesht ceshtje kohe qe te sundonin tere teritorin. Pjesa perendimore ra nen barbaret gjermanike (qe sot jane ende sundues te botes ad: ) ndersa ajo lindore vazhdoi jeten dhe per 1000 vite te tjera, dmth me shume se vete perandoria e vjeter romake. Ishte Justiniani ai qe per sa kohe jetoi arriti te sundoje dhe pjesen me te madhe te perendimit. Ai pushtoi Italine dhe Spanjen e nje pjese te mire te Frances. Ai qe perandori i fundit qe sundoi tere perandorine, pra dhe ate perendimore.

    Nuk e di nese e dini, por jane prifterinjte lindore ata qe cuan krishterimin ne Irlande. Vend qe sot njihet si shume katolik. Perendimi ra nen barbaret dhe qe nga kjo kohe pesoi erresiren e madhe ne cdo aspekt te jetes; ndersa lindja vazhdoi jeten qytetare me tej edhe se me lekundje e jo si me pare. Sidoqofte, Durresi i epokes Bizantine ishte nje qytet me deri ne 25 mije banore. Duke pasur parasysh periudhen, i bie qe ai te kete qene nje Nju Jork i kohes se tij; nje metropol shume i madh. Ne kete kohe perendimoret jetonin vetem ne fshatra dhe vetem ne legjenda dhe tregimi i njihnin qytetet. Roma e re - Konstandinopoli ishte qyteti i perandoreve. Tere mbreterit enderronin te kurorezoheshin ne kete qytet dhe ai qe merrte bekimin e perandorit te shenjte romak (bizantin) quhej vertete mbret i realizuar dhe i njohur ligjerisht.

    Deri ne shek. VII e.s Bizanti pati gjuhe zyrtare latinishten, me pas me urdher te perandorit Heraklit u be greqishtja gjuhe zyrtare e shtetit. POR vendi vazhdoi te mbante emrin e vjeter, por ne greqisht. Shume injorante e identifikojne kete perandori me greket dhe greqine, por kjo nuk eshte absolutisht e vertete. Pervec gjuhes greke, asgje tjeter nuk e bente grek kete shtet. Perandoret qe e kane sunduar kane qene nga ane te ndryshme dhe kane sunduar gati ne te gjitha rastet me dinasti shume te gjata- dhe keto dinasti ne disa raste mund te shkonin ne shekuj. Dinastite kane qene nga ilire deri armene.

    Vazhdon me këtë nyje:http://www.iliriadaportal.com/histor...-t966.htm#4857
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

  8. #28
    Edhe turqit e festojn kete fest, dhe nuk eshte aspak fest shqiptare !
    Nese vie nga Bizanti, ateher mund te jet fest ortodokse, ortodoks si te paret tan qe ishin ne Kosove.
    Dhe keshtu eshte trasheguar.

    Por sot a duhet ta festojm ? Jo !!
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Shen gjergji asht feste pagane ilire e vjedhun prej hajdutve kristjane sikur vodhen kershndellat e e qujten krishtlindje.

    ska lidhje hic as me ortodoksin as em katolicizmin kjo feste.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    n'familje teme gjithmon osht festu edhe pse jena muslim...kur jom kon e vogel m'lajshin me hitha dhe ma lidhshin n'dor nifar peni me ngjyra ngjyra!!..peni me ngjyra ngjyra m'ka pelqy gjithmon shum amo ajo e lamja me hitha Zoti na rujt sa e kom pas inot....kah ant e mija i thojshum "festa e magjupve"!!..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shën Gjergji, Martiri i Madh Çudibërës - 23 prill
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 24-04-2025, 01:03
  2. Gjergj Fishta
    Nga Kallmeti në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 06-08-2022, 03:45
  3. Gjergji Zhupani, Larisë Greqi
    Nga fation2006uk në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 06:08
  4. Dr. Don Lush Gjergji (biografi me i shquar i Nene Terezes)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:02
  5. At Gjergj Fishta
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •