Festa e Shën Gjergjit nuk është se ka bazë në fenë Islame, absolutisht jo. Mirëpo kjo festë daton para pranimit të fesë Islame nga shqiptarët e Kosovës. Festa e Shën Gjergjit njëherit perdoret si deshmi se shqiptarët e Kosovës (po flas për shumicën dërrmuese) ishin Ortodoks, e jo Katolik. Duke mos humbur traditen e krishtere (ortodokse) shqiptarët e Kosovës e kanë festuar në vazhdimësi festën e Shën Gjergjit (Shnjergjit) edhe pas pranimit të Islamit, madje për ata që janë më të vjetër sigurisht se e mbajnë mend se jo vetëm Shën Gjergji ishte fesë Ortodokse që festohej nga shqiptarët, por edhe festat tjera si Shën Mitri, Shën Trifuni, Krishtlindjet Ortodokse (Bozhiqet) etj. etj. por gradualisht ato u shuan dhe mbeti vetëm Shën Gjergji dhe Krishtlindjet Ortodokse (Bozhiqet) madje keto të fundit u zhdukën definitivisht nga shqiptarët, ngase konsiderohej si festë e serbëve (shkive) dhe çdo herë sa herë flitej për festa fetare të dy popujve (shqiptarëve dhe serbëve) shqiptarët krenoheshin me festën e Bajramit, serbët me Krishtlindjet Ortodokse (Bozhiqet) dhe ky dallim fetar njëherit paraqiste edhe dallimin etnik të dy popujve.
Gradualisht pas luftës së fundit, popullata shqiptare e Kosovës ka filluar ta flakë edhe festën e Shën Gjergjit dhe krejt kjo duke ju falënderuar përzemërsisht shqiptarëve të Kosovës të cilët po e kuptojnë se kjo festë nuk është e jona (nga aspekti fetar Islam) dhe kur jemi tek falenderimet nuk guxojmë të harrojmë edhe ligjeratat e prijësve fetar Islam të cilët nëpër televizione të ndryshme, kolumne javore në gazeta, në radio të ndryshme dhe në tribuna me studentë po i ftojnë masën e gjerë që mos ta festojnë këtë festë.
Nuk duhet harruar se Bektashitë janë një fraksion që konsiderohet si devijim i Islamit drejt Krishterimit Lindor Bizantin (Ortodoks) dhe në bazë të njohurive ata e kanë përvetsuar festën e Shën Gjergjit andaj sot për nderë të kësaj feste ata vizitojnë tyrbet (varret e shehilerve) me anë të së cilës synojnë ngritje shpirtërore (gjithëmonë sipas tyre).
Krijoni Kontakt