Nata e Shën Gjergjit-dita e Lerthave
Ditën e 5 majit banorët meshkuj të moshës prej 20-50 vjeçare, por në mesin e tyre kishte edhe më të rinj dhe më të moshuar shkonin për të mbledhë Lertha (lat. Allium ursinum)), një lloj hudhre apo qepe e egër. Në Gallap kjo bime rritej në Zajçec përkatësisht te livadhi i Hanit të Sherifit. Ku vend ndodhet në mes të Zajçecit, Hajkobillës dhe vetë në veri-lindje të Grexhenikut. Në Livadhin e Hanit të Sherifit mblidheshin banorët e fshatrave duke filluar nga Keçekolla e deri te Desivojca e Velegllava. Ndokush hynte nëpër mal përrreth dhe mblidhte nga dy-tri bimë të Lerthit-hudhrës së egër, e shumica tjetër ose merrnin pjesë në lojra të ndryshme që zhvilloheshin këtu ose vështronin lojën. Nëpër livadh luanin kuajt, hidhej guri dhe çitej në shenj. Kjo lojë vazhdonte deri në orët e pasditës, e pastaj shpërndaheshin qytetarët, secili në drejtim të fshatrave të tyre. Në të shumtën e rasteve shpërndarja bëhej përnjëherë, dhe banorët rreshtoheshin në kolonë për një, dhe në ballë qëndronte përsoni më i lartë e më i pashëm. Ai mbante një duar një shkop të gjatë, në të cilin varte një “shërvete” lloj shamie e cila kryesisht ishte e ngjyrosur me ngjyrat kuq e zi. Shtiza-shkopi i gjatë dhe shërvetja simbolizonin flamurin kombëtar, i cili për shqiptarët e Kosovës ishte i ndaluar për t’u përdorur. Ndodhte që banorët e fshatrave të një drejtimi të udhtimit të bënin kolonë të gjatë deri me një e më shumë kilometra, dhe kjo kolonë zvoglohej duke u ndarë banorët nëpër fshatrat e tyre. Kur arrinin në shtëpi, ata që kishin marrë bimën e Lerthit, këtë bimë e imtësonin dhe e përzienin me ushqim të kafshëve, të cilin ua jepnin për ta ngrënë në mëngjesin e 6 majit majit, ditës së Shëngjergjit. Mëqe lerthi ishte bima e parë që nuk ishte helmuese e që ishte e gjelbërt në këtë kohë, sepse në Gallap pranvera arrinte më vonë së në mjediset tjera, për shkak të klimës, mendohej se kafshët që të jenë më të shëndosha dhe do të japin qumshtë më kualitativ gjatë sezonit veror.
Dita e Shën Gjergjit (Sh’njergjit)
Ditën e Shën Gjergjit fillonte me të aguar. Zonja e shtëpisë, zgjohej herët, vlonte ujin për të pastruar antarët e familjës, merrte bimën e hithit e aty këtu edhe të shelgjës, por që kishte dushk të gjelbërt dhe antarët tjerë të familjës i zgjonte duke i spërkatur me ujë të ftoftë përmes gjetheve të hithit e shelgjës. Atëbotë ishte e preferuar që të gjithë antarët e familjës të zgjoheshin ende pa dalë dielli, sepse mendohej se kështu do t’u shkonte dita dhe vera mbarë, për të përfituar kohë më të madhe për punë, ndërsa spërkatja me ujë përmes gjetheve të hithit e shelgjës bëhej për të qenë më të freskët dhe më të shëndosh. Ditën e Shën Gjergjit të gjithë antarët e familjës pastroheshin dhe veshnin rrobat më të mira që i kishin. Mëngjesi i ditës së Shëngjergjit, kryesisht ishte me bukë, qumsht të vluar dhe djath. Të gjithë mundoheshin që mëngjesi dhe ushqimi për ditën e Shën Gjergjit të ishte i përgatitur me miell gruri, sepse Gallapi ka konsumuar më shumë bukën e misrit dhe të elbit, sepse gruri ipte rendimente fare të vogla. Dreka e ditës së Shën Gjergjit shtrohej më herët se zakonisht në Tygjec, kurse në fshatrat që ishin më larg se Tygjeci, burrat hanin vetëm mëngjesin dhe niseshin për në Tygjec, ku grumbulloheshin banorët e Gallapit. Dreka e Shën Gjergjit kishte një specialitet, që quhet pite. Pitja përgatitej me petë të holluara e të terura mbi saç, e pastaj të paluara në tepsi. Secila petë lyhej me gjalpë dhe palohej njera mbi tjetrën. Kur mbushej tepsia ajo piqej me saç, e tek familjet më të pasura edhe në stufë (shporet). Llogaritej, se po qe se për Shën Gjergj nuk ke ngranë pite, tërë ushqimi i verës ka me qenë më i dobët, andaj, zonjat e shtëpisë-baçicat, i ruanin gjërat më të mira për t’i përgatitur për këtë ditë. Tubimi i meshkujve te Hani i Tygjecit ishte masiv. Të rralla ishin ato fshatra që nga Velegllava e deri në Keçekollë që vinin vetëm me nga 2-3 përfaqësues. Çdo fshat dërgonte sa më tepër meshkuj, të cilët do të garonin për fshatin e tyre. Garat zhvilloheshin në çitjen e gurit në largësi në stile të ndryshme, Gallapimi apo luajtja e kuajve (atllarëve), vallëzimi me surla dhe tupana dhe çitja në shenj. Fëmijët luanin në mes vete me pulla, sumblla e disa më të rritur, nëse kishin, edhe me monedha të metalta. Gjatë kësaj dite, gratë , vajzat dhe fëmijët e vegjël që mbetëshin nëpër shtëpia vizitonin familjet dhe tuboheshin në ndonjë familje dhe bisedonin dhe këndonin. Në shtëpinë ku grumbulloheshin gratë, vendosej një apo më shumë hulaja. Në dega të drunjve e posaçërisht të qershive lidheshin litarë dhe kryesisht vajzat, nuset hulateshin por edhe këndonin këngë të ndryshme. Në një vend tjetër hulateshin fëmijët.
1. Lojërat e burrave
1.1 Hudhja me guri
Hudhja me guri është një lojë në të cilën tregohet forca dhe talenti. Guri hidhet me te dy duart përpara, me të dy duart anash, me një dorë të ngritur mbi sup dhe me te dy duart, por që guri kapet me duar, nga prapa dhe hudhet përpara duke u gërmucur në mes të këmbëve. Në Tygjec për hudhjen e gurit në këto teknika caktohej vend i posaçëm dhe vendi prej nga hudhet guri. Caktohej guri, dhe me të njejtin guri provojnë të gjithë garuesit. Garuesit nuk përcaktoheshin me emra, por me emrin e fshatit. Nuk caktohej ndonjë komision i posaçëm, por të gjithë të pranishmit e përcillnin këtë garë. Njëri nga të pranishmit që ishte më së afërmi nga vendi ku binte guri e shenonte vendin me ndonjë shkop. Kush e hudhte gurin më së largu ai ishte fitues. Fituesi nuk fitonte asgjë, por fshati i tij ishte fitues deri në festën e Shëngjergjit të ardhshëm.
1.2. loja me kuaj
Ndonëse për ardhje deri në Tygjec nga fshatrat e largëta, siç ishte Velegllava në lindje dhe Keçekolla në perendim duhej kaluar kohë e gjatë, sepse janë larg, në manifestim vihej edhe me kuaj. Kuajt në malësinë e Gallapit përdorëshin për kalërim, do të thot, udhëtim me ta, për bartje të mallrave e rrallë për të tërhequr qerret. Kishte përsona që kuajt i mbanin vetëm për udhëtim, dhe i zbukuronin. Këta kuaj edhe luanim ashtu siç i kishte mësuar pronari, Ata lojërat e tyre i demonstronin një një fushë që vetvetiu krijohej nga vizitorët. Nuk kishte karakter gare, por fare thjesht karakter reklamimi, sepse për një kali që lozte mirë dhe për kalorësin e tij (binxhinë-kështu i thonin) flitej pastaj në tërë Gallapin. Shpesh ka ndodhë që kuajt duke kalëruar të kenë përplasur edhe ndonjë shikues, por nuk mbahet në mend që të jenë kacafytur apo hidhëruar qytetarët.
1.3. Qitja në shenj
Të shumtën e rasteve qytetarët në manifestimin e Shën Gjegjit në Tygjec vinin të armatosur. Ata që dëshironin dhe e konsideronin veten se janë shenjtarë të mirë garonin se cili po e “vret” shenjën. Zakonisht caktohej vendi prej nga startonte çitja dhe vendi ku duhet qëlluar cakun. Ky vend caktohej ashtu, që tërë vija e ecjës së plumbit të jetë e shikueshme, më qëllim që të mos vritet ndonjë kalimtar i rastit. Kur hetohej se ndokush po kalonte nëpër këtë zonë të rrezikuar, atij i bërtitej nga të pranishmit që të lëshon këtë zonë. Kryesisht pozicioni i gjuajtjës merrej në afro 50 metrat e para të rrugës nga Hani që shpie kah lagja Kurtaj ndërsa një gurë i bardhë, si cak vendosej në kodrinën tjetër tek varret e Kosumajve. Edhe kjo garë shikohej nga shumë visitorë dhe që të gjithë e komentonin vendin e prekjës së plumbit në tokë afër shenjës.Armatimi për çitje ishte i përsonave që i posedonin armët ashtu si edhe plumbat, pra askush nuk e kompenzonte askend. As shenjtari më i mirë nuk shpërblehej, por flitej se filani dhe filani e vrau shenjën, kurse të tjerët jo.
1.4. Vallëzimi
Në manifestimin e Ditës së Shën Gjergjit vinin edhe mjeshtrit e Lodrës (Tupanit) dhe të Zurlave(surlave). Këta mjeshtër nuk porositeshin nga askush e as që paguheshin, por ata kryesisht këtu vinin për të bërë muzikë (xhymysh) e krijonin edhe autoritetin e tyre për t’i ftuar nëpër dasma, për çka edhe paguheshin. Lojatarët më të mirë të fshatrave hidhnin valle. Vallet në Gallap janë valle kolektive, pra valltarët kapen dorë për dore apo për krahu, ashtu si e don vallja. Mëqe në Tygjec vinin shumë mjeshtër të instrumenteve muzikore, vallja hidhej ne dy-tre vende. Prijësit e valleve ndërroheshin sipas radhës që ia fillonin valles, dhe kështu deri sa kryhej rendi i valltarëve. Pra vallëzoheshin aq valle sa kishte lojtar, pra sejcili e udhëhiqte nga një valle. Kryesisht vargu i valltarëve përbëhej nga 12 veta, aq sa edhe janë vallet kryesore që luhen në malësinë e Gallapit. Ndonëse asnjë nga valltarët nuk kishte shenja të identifikimit se nga cili fshat është, por kryesisht identifikohej dhe flitej se akcili valltar ua kaloj të tjerëve.
1.4 Lojërat e fëmijëve
Fëmijët për Shën Gjergj kanë luajtur me pulla, me sumblla dhe pak më të rriturit edhe me monedha të metalta.
Dita e Shën Markut
Edhe kjo ditë shënohej në Tygjec. Dita e Shën Markut shenohej me 8 maj. Sikur Ditën e Shën Gjergjit, edhe Ditën e Shën Markut në Tygjec vinin qytetarë nga të gjitha fshatrat e Gallapit dhe bëhëshin të gjitha lojërat që zhvilloheshin ditën e Shën Gjergjit. Të vjetrit emrin Shën Mark nuk e shqiptojnë kështu por i thonë: Sh’mark.
Krijoni Kontakt