Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri janë Shenjtorë të Kishës Orthodhokse, shenjtorë martirë të mëdhenj që kanë marrë dhe marrin një nderim të madh nga mbarë brezat e besimtarëve orthodhoksë në shekuj pasi mbrojtën besimin e tyre orthodhoks deri në fund të jetës së tyre, deri në martirizim.
Kisha Orthodhokse ka caktuar ditë të caktuara në Kalendarin Orthodhoks Kishtar për kremtimin e këtyre shenjtorëve. Dita e Shën Gjergjit është në pranverë, 23 prill. Dita e Shën Dhimitrit është në 26 tetor në vjeshtë.
Në traditën orthodhokse, emri i pagëzimit të fëmijës vihej sipas emrit të shenjtorit që kremtohej atë muaj ose disa javë më parë ose më pas nga dita e lindjes. Heroi ynë kombëtar,
Gjergj Kastrioti, kish lindur më 6 maj 1405, vetëm dy javë nga Dita e Shën Gjergjit, 23 prilli, prandaj u pagëzua me këtë emër. Po ashtu, dasma e tij u bë më 27 prill në manastirin e Ardenicës, dhe kjo datë këtë vit përkon edhe me Ditën e Pashkës Orthodhokse, qe ne orthodhoksët do të festojmë për 2 javë. Gjithashtu, në traditën orthodhokse, në ditët e këtyre shenjtorëve bëheshin festa të mëdha, panaire, ku fshatra të tëra të një zone mblidheshin në një fshat që kish një Kishë kushtuar Shën Gjergjit apo Shën Dhimitrit, dhe hanin, pinin e këndonin së bashku atë ditë pasi përfundonte liturgjia në Kishë.
Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri janë shenjtorë orthodhoksë dhe nderohen edhe nga Kisha Romano Katolike pasi janë ndër shenjtorët më të hershëm të Krishtërimit. Arsyeja përse këta shenjtorë nderohen nga të gjithë popujt ballkanikë ka të bëjë me faktin se të gjithë ballkanasit ndanin fenë orthodhokse. Por festa nuk është një festë ballkanase, festa është një Ditë e Shënuar Kishtare.
Jeta e Shën Gjergjit
Jeta e Shën Dhimitrit
Albo
Krijoni Kontakt