Njė intervistė me Xhovani Xhervis, profesor i Psikologjisė Dinamike nė La Sapienza tė Romės
Tek analizė e mbarueshme dhe analizė e pambarueshme, Frojdi pohon qė psikanalisti nuk duhet tė konsiderohet njė «dhėnės urtėsie». Nė njėfarė mėnyre duhet tė zbresė nga piedestali mbi tė cilin vihet me lehtėsi dhe mbi tė cilin nganjėherė bie, sepse shpesh «nuk ėshtė bartės shėndeti mė tė madh mendor se pacientėt e tij.
Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnė nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė, por nė mėnyrė shumė mė evidente, krizėn e konceptimit tė individit tė gjeneruar nga darvinizmi. Nė kėtė kuptim, Frojdi futet nė rrugėn e hapur nga teoritė darviniane.
Profesor Xhervis le ta fillojmė kėtė analizė tė figurės sė Zigmund Frojdit duke pėrshkruar kontekstin historikokulturor qė influencon mbi veprėn e tij.
Problemi i kontekstit ėshtė i njė rėndėsie qendrore pikėrisht pse Frojd paraqitet si pikė konvergjence e njė serie temash, tė cilat janė qendrore tė kulturės sė tetėqindtės dhe, nė tė njėjtėn kohė, si pikė zgjidhjeje dhe kthese. Nė radhė tė parė, ėshtė oportune tė flitet pėr temėn mė tė rėndėsishme, domethėnė krizėn e konceptimit klasik tė individit. Nė kėtė kuptim, si mendimtar, si themelues i njė korrenti ideologjik, Frojdi me tė drejtė afrohet me mendimtarė tė tjerė: mė tė rėndėsishmit qė vijnė nė mendje, nga ky kėndvėshtrim, janė Niēe, Marks dhe Darvin. Ata pėrbėjnė atė qė Paul Rikoeur e ka quajtur «shkolla e dyshimit». Ēfarė ėshtė dyshimi? Ėshtė dyshimi sistematik mbi vetėlegjitimimin e ndėrgjegjes. Paraardhėsi ideologjik mė i dukshėm i Frojdit ėshtė Niēe, edhe pse Frojdi pohonte se nuk i kish lexuar veprat e tij; ndoshta nuk ishte e vėrtetė. Nė fakt, mjaft qartė tek Niēe dhe mė parė tek Fransis Bejkėn, tek Hjum dhe tek Shopenhauer, tė cilėt Frojdi i kish lexuar ekziston njė konceptim i krizės sė individit, i «krizės sė Unit». Uni, thotė tashmė Niēe, nuk ėshtė diēka qė ėshtė e dhėnė, por ėshtė diēka qė ėshtė bėrė: pėrkundrazi, njeriu luan me Unin e tij.
Ka diēka nga brendėsia qė dominon dhe pėrcakton Unin tėnd si iluzion i tė qenit individ i plotė, i vetėlegjitimuar dhe i vetėpėrcaktuar. Kjo ishte pika qendrore pėr Frojdin, edhe pse nuk mjafton pėr tė pėrcaktuar tė gjithė perspektivėn e refleksionit tė tij; ekzistojnė kėshtu elementė tė tjerė ideologjikė qė kontribuojnė pėr ta pėrkufizuar. Njėri sigurisht jepet nga influenca e darvinizmit. Darvini ėshtė sot njė figurė gjerėsisht e rivlerėsuar nė shkencėn moderne pikėrisht prej influencės qė ka pasur gjatė tė gjithė rrugės sė psikologjisė tė nėntėqindtės, si dhe mbi biologjinė. Me tė fillon njė kritikė sistematike ndaj konceptimit idealist tė individit dhe fillon edhe demonizimi i botės naive pėr tė konceptuar ndėrgjegjen. Darvini pohon nė mėnyrė eksplicite se diferencat midis njeriut dhe kafshėve janė si diferenca cilėsore, por edhe qė pėrcaktohen nė procesin evolutiv, nė tė cilin nuk asgjė thelbėsisht tė re qė tė futet nga jashtė. Nė thelb, njeriu ėshtė kafshė ose bir kafshe dhe Frojdi e ka tė qartė nė mendje kėtė definicion. Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnė nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė, por nė mėnyrė shumė mė evidente, krizėn e konceptimit tė individit tė gjeneruar nga darvinizmi. Nė kėtė kuptim, Frojdi futet nė rrugėn e hapur nga teoritė darviniane.
Tė ndalemi nė korpusin frojdian nė pėrgjithėsi: si na paraqitet komplesivisht?
Tema dhe problemi i domethėnies sė veprave tė Frojdit ėshtė me interes tė jashtėzakonshėm, si dhe shumė kompleks. Nė qoftė se shqyrtojmė korpusin e veprave frojdiane, vėrejmė se ai pėrgjithėsisht pėrmblidhet nė dhjetė vėllime, nė tė cilat janė veprat e tij me interes psiko-analitik. Lihen jashtė disa vepra rinore, qė nuk janė tė rėndėsishme drejtpėrsėdrejti pėr sa i pėrket psikanalizės. Frojdi ka shkruar vepra tė rėndėsishme, duke filluar nga viti 1895, deri nė epokėn e vdekjes, deri mė 1937-1938; bėhet fjalė pėr njė seri shkrimesh, punimesh, qė qėndrojnė nė njė hark vitesh mjaft tė gjerė. Menjėherė ėshtė pėr tu thėnė njė gjė: opusi zyrtar frojdian nuk pėrfshin epistolarin, sepse thjesht nuk ėshtė zakon ta bashkosh me shkrimet e tjera. Epistolarėt, qė janė me interes tė jashtėzakonshėm, janė botuar vetėm kohėt e fundit. Ka shkrime tė tjera tė Frojdit, nė veēanti disa letra, qė akoma nuk janė bėrė publike nga ata qė janė trashėgimtarėt dhe qė ruhen nė Shtetet e Bashkuara. Kjo veē tė tjerash provokon mjaft polemika.
Epistolarėt, pėr shembull korrespondenca me Jung apo me Frais, janė tė rėndėsishme pėr sa mund tė kapim tė formuarin e ideve frojdiane dhe lindjen e vetė psikanalizės. Pjesė tė tjera tė epistolarėve janė me interes mė tė specializuar, mė margjinale, midis tė cilėve epistolari midis Frojdit dhe Ferenēit, i cili ėshtė botuar kohėt e fundit. Shkrimet e Frojdit janė heterogjene: midis tyre gjejmė shkrime sistematike, punė tė rastėsishme, me karakter didaktik dhe shkrime tė tjera qė nuk u pati as dėshirėn dhe as kohėn ti rilexonte dhe kėshtu qė u botuan nė formėn e bocave. Niveli i punimit ėshtė shumė i ndryshėm. Pėr mė shumė, ėshtė pėr tu vėrejtur se nėpėrmjet kėtyre shkrimeve regjistrojmė njė evolucion nė mendimin e Frojdit, por edhe njė degėzim, nė kuptimin qė disa tema, pėr shembull konceptimi i mendjes, struktura e mendjes, ajo qė quhet «metapsikologjia» dukshėm modifikohen. Tema tė tjera shtohen me kalimin e kohės nė kuadrin e kėrkimit tė Frojdit; ai ėshtė marrė me tema me interes tė jashtėzakonshėm me karakter antropologjik, filozofik e social, sidomos nė dy dekadat e fundit tė jetės sė tij.
Kėto degėzime tė mendimit tė tij, me karakter jo ngushtėsisht klinik, jo vetėm na ndihmojnė tė kuptojmė mendimin e tij mė nė pėrgjithėsi, por na japin njė kuadėr mė tė qartė tė orientimeve tė tij. Frojdi i modifikon idetė e tij; duhet thėnė se nganjėherė edhe nė shkrime tė vonshme gjenden ide tė reja qė bashkėjetojnė me tė tjera tashmė tė konsoliduara apo deri «tė vjetra» e tė tejkaluara. Ka shtytje, prej nga ku mund tė deduktohet se Frojdi orientohet gjithnjė e mė shumė drejt konceptimesh psikologjike, tė ēliruara nga konsiderata tė natyrės shkencore, biologjike e neruologjike. Me fjalė tė tjera, nė shkrimet e fundit, ka dhe referime ndaj natyrės biologjike tė njeriut dhe aspekteve tė caktuara qė Frojdi mendonte se qenė tė rėndėsishme nė raportin midis trurit dhe funksioneve psikike. Ka nė shkrimet e fundit aspekte tė tejkalimit tė konceptimeve nė mėnyrė tė dukshme mė naive tė psikanalizės si shkencė ekzakte, por, nė tė njėjtėn kohė, ka teza qė futen nė kėtė konceptim tė pėrgjithshėm; nė njė prej shkrimeve tė fundit Frojdi nė fakt thotė: «Psikanaliza ėshtė njė shkencė si kimia apo fizika», gjė qė sot e konsiderojmė pak absurde, por qė qysh nė atė epokė mund tė konsiderohej e diskutueshme.
Mund tė na flisni pėr evolucionin e mendimit frojdian duke ripėrshkuar disa etapa qendrore?
Le tė fillojmė me veprat frojdiane, tė shkruara pėrpara nėntėqindtės dhe qė hodhėn bazat e psikanalizės. Mund tė dallojmė jo vetėm nė brendėsi tė prodhimit frojdian, por edhe midis ngjarjeve tė jetės sė Frojdit, qė pastaj janė tė lidhura ngushtėsisht me prodhimin e tij intelektual nė mėnyrė mė tė thjeshtė dhe mė skematike, mund ta ndajmė kėtė hark kohor, tė jetės, nė dhjetėvjeēarė; kemi kėshtu periudhėn qė shkon deri mė 1900, dhjetėvjeēarėt 1900 1910 dhe 1910 1920, e kėshtu me radhė, deri nė fundin e viteve Tridhjetė (Frojdi vdes mė 1939). Pėrpara fundit tė tetėqindtės kemi si njė seri shkrimesh nė tė cilat merr formė ideja psiko-analitike, ashtu dhe veprėn qė ndoshta mbetet kryesorja e Frojdit, domethėnė interpretimin e ėndrrave, qė botohet saktėsisht mė 1900-ėn.
Duhet kujtuar miqėsia midis Frojdit dhe Brojerit, njė mjek mik i Frojdit, katėr vjet mė i madh nė moshė se ai. Me Brojerin merr formė vepra e parė me interes psiko-analitik, Studime mbi histerinė, qė ėshtė e periudhės 1892 1895. Formimi i Frojdit ėshtė thelbėsisht mjekėsore: neurologjike dhe psikiatrike. Mund tė shikojmė evolucionin e njė karriere qė nis nga kėrkimet neurologjike laboratorike dhe arrin deri nė interesa ngushtėsisht mė klinike, domethėnė tamam kurative. Shfaqen kėshtu ēėshtjet e definicionit tė histerisė, e kurimit tė mundshėm tė saj, e funksionimit tė hipnozės; formulimi i njė teorie tė traumės psikike si shkak i hipnozės; formulimi i teorisė sipas sė cilės njė traumė e harruar dhe e hequr ėshtė shkaku i shqetėsimeve histerike. Ideja qė shėrimi eventual nga shqetėsime histerike kalon nėpėrmjet njė mekanizmi «shfryrjeje», implikon bėrjen aktive tė kujtimit tė traumės. Lindja e psikanalizės ka si bazė pikėrisht kėtė studim mbi histerinė. Si pasojė e kėtij studimi hapet njė diskutim rreth pandėrgjegjshmėrisė, tė kujt janė forcat qė veprojnė nė tė, nga njė pikėpamje klinike, psikologjike dhe nė njėfarė mėnyre, edhe neurologjike.
Profesor Xhervis, mund tė marrim nė shqyrtim nė brendėsi tė prodhimit frojdian dhjetėvjeēarin e luftės dhe tė pasluftės, i cili karakterizohet nga zhvillimi i teknikės psiko-analitike nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės?
Shkrimet mė tė rėndėsishme mbi teknikėn psiko-analitike janė pikėrisht tė kėsaj periudhe, domethėnė tė fillimit tė dhjetėvjeēarit tė dytė. Ėshtė formulimi i konceptit «transfert» dhe i «controtransfert», janė pėrshkrimet qė Frojdi u jep nxėnėsve tė tij lidhur me mėnyrėn sesi duhet ta kryejnė psikanalizėn. Bėhet fjalė pėr njė prej trashėgimive tė mėdha tė mendimit frojdian pėr terapinė klinike tė shekullit tonė. Siē e dimė tė gjithė, mendimi frojdian ka dhėnė kontribute dhe trashėgimi tė diferencueshme; ėshtė lėvizja psiko-analitike, e cila ėshtė njė tėrėsi shoqatash private dhe me besim frojdian, qė deri pak vite mė parė ėshtė zhvilluar nė njė botė mjaft tė pavarur si nga studimet e psikologjisė, ashtu dhe nga akademitė universitare. Ėshtė influenca e Frojdit mbi kulturėn qė ndoshta ėshtė elementi mė i rėndėsishėm mbi konceptimin qė njeriu perėndimor i jep vetes (nėse sot flasim pėr Frojdin, e bėjmė nė thelb pėr kėtė motiv). Ėshtė influenca e Frojdit mbi klinikėn moderne, mbi mėnyrėn pėr tė trajtuar pacientėt, mbi mėnyrėn e konceptimit tė neurozave. Ka disa pika kryesore, qė kanė tė bėjnė pikėrisht me strukturėn e raportit midis terapeutistit dhe pacientit, ose, pėr ta thėnė mė nė pėrgjithėsi, midis atij qė vihet nė rolin e dhėnėsit tė ndihmės dhe atij qė vihet nė rolin e marrėsit tė kėsaj ndihme.
Kėtu konsideratat e Frojdit kanė njė aktualitet dhe njė vlerė qė nuk e hasim nė aspekte tė tjera tė mendimit frojdian lidhur me klinikėn dhe terapinė. Nė njėfarė mėnyre, Frojdi na paralajmėron lidhur me kompleksitetin e kėtij raporti nga njė pikėpamje psikologjike. Ai na thotė se pacienti ose ēdo person qė kėrkon i ndihmė pėr motive personale dikujt tjetėr, pozicionohet nė njė botė shpresash e fantazish respektivisht tjetrit, qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr gjendjen e tij psikike dhe qė mund tė rezultojė e rėndėsishme pėr shėrimin e tij pėrfundimtar: nė thelb, ky ėshtė procesi transfert. Subjekti vuajtės projekton tek mjeku, tek ai qė duhet ta ndihmojė, njė shpresė shpėtimtare dhe e vesh deri diku me karakteristikėn «magjike» tė plotfuqishmėrisė: i projekton afeksionet e tij mbi njė figurė tė idealizuar, tė tipit prindėror. Gjėja mė e interesante ėshtė se Frojdi kupton njė problem qė pastaj do tė ripropozohet nė terma tė ndryshėm nė njė prej shkrimeve tė fundit tė tij, analizė e mbarueshme dhe analizė e pambarueshme relativisht faktit se edhe kush jep ndihmė ka problematikat e veta tė pandėrgjegjshme.
Kush jep ndihmė, mjeku psikiatėr apo psikanalisti, pozicionohet kundrejt pacientit me njė seri shpresash dhe e shikon veten nė njė optikė tė caktuar. Pėr shembull, edhe mjeku mund tė ketė tendencėn pėr tu mbajtur mė i fuqishėm sesa ėshtė; mund tė ndodhė qė ai tė pranojė njė atribuim tė caktuar idealizues ose mund tė ketė ndjenja pasigurie, pasi e di qė instrumentet e tij terapeutikė janė mė pak efikase sa mendon pacienti. E gjitha kjo pėrcakton njė seri problemesh psikologjike qė janė veēanėrisht tė rėndėsishėm, Frojdi kupton problemin e «controtransfert», domethėnė tė tematikave psikologjike, tė zgjidhura ose jo nga terapeutisti, edhe pse kjo do tė analizohet nė tė gjithė rėndėsinė e saj vetėm duke filluar nga vitet Pesėdhjetė, domethėnė shumė kohė pas vdekjes sė tij.
Le tė flasim pėr vitet e fundit tė Frojdit, vite qė shkojnė nga 1930 e prapa. Ēfarė refleksionesh i karakterizojnė kėto vite tė fundit tė jetės sė tij?
Vitet njėzet dhe Tridhjetė shikojnė suksesin e psikanalizės nė kuadėr kulturor; suksesi i tij para sė gjithash ėshtė sukses i prozelitizmit, pasi krijohet Lėvizjen Psiko-analitike. Nė kėtė periudhė verifikohet diaspora e madhe e psikanalistėve hebrej nė Shtetet e Bashkuara; nėpėrmjet surrealizmit, idetė e Frojdit hyjnė veē tė tjerash tė bėhen pjesė e kulturės sė pararojės, pjesėrisht e kulturės artistike, e kulturės letrare. E dhėnė interesante dhe e rėndėsishme ėshtė se idetė psiko-analitike nė vitet Njėzet e Tridhjetė pranohen jo vetėm nė brendėsi tė kulturės nė pėrgjithėsi, por sidomos nė ambientet kulturore antikonformiste. Nė kėtė epokė idetė e psikanalizės shoqėrohen shpesh me idetė e marksizmit, me idetė anarkiste dhe nė pėrgjithėsi tė gjitha ato perspektiva ideologjike tė bazuara nė parime liberale, edhe nė fushėn e edukimit tė fėmijėve. Nė brendėsi tė evolucionit frojdian meritojnė tė kujtohen njė seri shkrimesh tė rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė me konceptimin e shoqėrisė dhe analizėn e neurozės nė raport me qytetėrimin.
Frojdi jep njė formulim jashtėzakonisht interesant dhe akoma, nė disa aspekte, i pranueshėm. Fillimisht Frojdi theksonte se trajtimi psiko-analitik nė thelb duhej tė synonte qė tė sillte nė ndėrgjegje «heqjen» dhe qė nga kjo tė derivonte shėrimi i pacientit. Mė pas ai kupton se pacientėt nuk shėrohen dhe aq me lehtėsi dhe se trajtimi psiko-analitik duhet tė synojė nė gjėra tė tjera, domethėnė thelbėsisht nė njė ristrukturim tė mbrojtjeve tė Un-me shumė prej nxėnėsve tė tijit, nė njė modifikim aspektesh tė caktuara tė personalitetit. Nė origjinė tė kėtij ndryshimi nė konceptimin e modaliteteve dhe tė finaliteteve tė psikanalizės ka faktorė tė ndryshėm, midis tė cilėve, ka gjasa, kontrastet me shumė ish-nxėnės tė vet. Mė 1911 ndodh prishja me Adlerin, pasuar mė 1913 nga prishja me Jungun dhe mė pas ajo me Oto Rank e tė tjerėJ. Kemi edhe njė rimendim lidhur me urtėsinė e psiko-analistit; tek analizė e mbarueshme dhe analizė e pambarueshme, Fojdi pohon qė psikanalisti nuk duhet tė konsiderohet njė «dhėnės urtėsie». Nė njėfarė mėnyre duhet tė zbresė nga piedestali mbi tė cilin vihet me lehtėsi dhe mbi tė cilin nganjėherė bie, sepse shpesh «nuk ėshtė bartės shėndeti mė tė madh mendor se pacientėt e tij».
Nė disa aspekte, Frojdi ėshtė intolerant dhe dogmatik, por nė tė njėjtėn kohė qe njė person thellėsisht i ndershėm me veten, sa pėr tu nėnshtruar autokritikave tė vazhdueshme, tė paktėn tė anshme. Lidhur me dimensionin e brendshėm dhe qėndrimin e tij ndikojnė ngjarja e nazizmit, si dhe njė gjendje personale pak a shumė e rėndė, domethėnė fakti qė pėr shumė vite me radhė ka vuajtur pėr shkak tė njė kanceri nė gojė, qė mė pas e ka ēuar nė vdekje. Kujtoj se Frojdi ka vdekur me eutanazi mė 1939; ka qenė mjeku i tij qė ia ka injektuar njė dozė tė lartė morfine, duke ndjekur udhėzimet e sakta tė tij. Tė mos harrojmė se Frojdi nė vitet e fundit tė tetėqindtės pėrdorte kokainė, me rreziqe tė mėdha, ndoshta edhe me ndonjė pasojė nė gjendjen e tij. Nė thelb, Frojdi edhe nė kėto vite tė fundit tė jetės sė tij, nė tė cilat kanė ndodhur kėto revizionime, dyzime dhe hidhėrime, nga pikėpamja e personalitetit, konfirmohet si intelektuali i madh tipik i tetėqindtės.
Marre nga : Gazeta Metropol
Krijoni Kontakt