Skandali i tokave, 31 zyrtarët që kanë abuzuar.
Dosja e madhe e skandalit të pronave ditët e fundit është “pasuruar”. Numri i zyrtarëve të arrestuar për abuzime me shitjen e tokave dhe falsifikimit të dokumenteve të pronësisë, ditët e fundit ka arritur shifrën 31. Përveç zyrtarëve të Hipotekës, nuk lihen pas as punonjës të komunave, komunarë e ish-kryekomunarë, zyrtarë të bashkive, por edhe noterë dhe avokatë. Gjithashtu pranga u janë vendosur edhe pronarëve të tokave që kanë bashkëpunuar për zyrtarët në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë. Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjithë zyrtarët që janë arrestuar dhe dënuar për abuzime me tokat. Ekspertë të policisë dhe prokurorisë e pranojnë që ky është problemi më delikat që shqetëson jo vetëm pronarë dhe ish-pronarë, por edhe ata që po hetojnë këto çështje. Përveç arrestimeve më të fundit, në dyert e prokurorisë kanë vërshuar dhjetëra persona që denoncojnë raste të reja, ku është abuzuar me pronat. Ndaj dhe policia bën të ditur se ky problem vazhdon të jetë i hapur dhe priten arrestime të tjera.
Zyrtarët që abuzuan me tokat
Janë 31 zyrtarë të cilët nga viti 2005 e deri tri ditë më parë kanë pothuajse të njëjtën akuzë, atë të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë, si dhe abuzime me pronat, në rastet e mbivendosjes. Kanë shitur të njëjtën pronë më shumë se dy herë, duke bërë kështu që ajo të ketë më shumë se dy pronarë. Pengesa në regjistrimin e këtij trualli ka sjellë edhe denoncimet e qytetarëve. Hetimi i prokurorisë në bashkëpunim edhe me policinë ka bërë të mundur që të përfundojnë në qeli zyrtarë të lartë, por edhe noterë e pronarë tokash. Vetëm disa ditë më parë, në kryeqytet u arrestuan 3 zyrtarë të Hipotekës dhe 3 bashkëpunëtorë të tyre, pasi kishin abuzuar me pronat në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Menjëherë pas tyre u arrestua në Pogradec ish-kryekomunari i Dardhasit për të njëjtën akuzë.
Zyrtarët e dënuar dhe të liruar
Pothuajse në të gjitha rastet, zbulimi i abuzimeve me pronat ka ardhur nga denoncimet e pronarëve, që kanë bërë që të gjithë zyrtarët e dyshuar të viheshin në përgjim nga policia dhe prokuroria. Shumica e arrestimeve është kryer me një vendim gjykate, e cila ka vendosur për arrestimin e tyre. E në raste të tjera, ku nuk ka pasur prova të mjaftueshme, të prangosurit janë lënë të lirë. Nga 31 zyrtarë që dyshohet të kenë abuzuar me pronat, numërohen katër raste që të dyshuarit janë lënë të lirë. Këtu mund të përmendim emrat e ish-drejtorit të Turizmit shqiptar, Arben Golemi, i cili është liruar më 1 qershor të vitit 2006, po ashtu edhe të noteres së Lezhës, Zana Demës, e cila u lirua 3 ditë pas arrestimit e në të njëjtën ditë me të dolën nga qelia edhe avokati Pjetër Miloti dhe pronari i disa trojeve në Lezhë, Ardian Colaj.
1. EMRI: Rezart
MBIEMRI: Skrapari
DETYRA: Ish-regjistrues në Hipotekën e Durrësit
ARRESTUAR: 8 mars 2006
2. EMRI: Ilir
MBIEMRI: Vogli
DETYRA: ish-punonjës në Hipotekën e Durrësit
ARRESTUAR: 8 mars 2006
3. EMRI: VASIL
MBIEMRI: HILA
DETYRAsh-drejtor në Hipotekën e Durrësit
STATUSI PENAL: I dënuar me 20 vjet burg në 2006, lihet i lirë
4. Emri: Demir
Mbiemri: LIKA
Detyra: Kryetar Komune i Golemit, Durrës
Arrestuar: 1 qershor 2006
Dënohet: 6 vjet burg dhe 2 milion lekë gjobë
5. EMRI: ARBEN
MBIEMRI: GOLEMI
DETYRA: Ish-drejtori i Turizmit Shqiptar
ARRETSUAR: 1 qershor 2006, lihet i lirë
6. Emri: Dedë
Mbiemri: KAÇI
Detyra: Kryetar Komune në Velipojë, Shkodër
Arrestuar: 30 qershor 2006
7. EMRI:ANDI
MBIEMRI: GURASHI
DETYRA: Ish-kryetar i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Shkodër
Arrestuar: 30 qershor 2006
8. EMRI: FATMIR
MBIEMRI: TEPELIA
DETYRA: Ish-përgjegjës i Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Shkodër
ARRESTUAR: 30 qershor 2006
9. EMRI: MARASH
MBIEMRI: BORI (Gjoni)
DETYRAsh-kryetarit të Komisionit të Ndarjes së Tokës për fshatin Velipojë-Sektor, Shkodër
ARRESTUAR: 30 qershor 2006
10. EMRI: Halit
MBIEMRI: Rama
DETYRA: Ish-kryeregjistrues në Hipotekën e Vlorës
ARRESTUAR: 31 janar 2007
11. EMRI: Devi
MBIEMRI: Tusha
DETYRA: Ish-regjistrues në Hipotekën e Vlorës
ARRESTUAR: 31 janar 2007
Krijoni Kontakt