Projektligji parashikon kategoritë që duhet të paguajnë dhe përgjegjësitë e tyre. Ja datat e shlyerjes së detyrimeve
Projektligji për "Fondin e Sigurimeve Shëndetësore" përcakton qartë të gjitha kategoritë që duhet të përfshihen në pagesën e sigurimeve shëndetësore. Kështu, sigurimi shëndetësor i detyrueshëm shtrihet për të gjithë personat ekonomikisht aktivë dhe joaktivë, si të punësuarit, vetëpunësuarit, persona me të ardhura të rregullta nga pronat (sipas përcaktimit nga Kodi Civil). Gjithashtu, nga pagesa e sigurimeve shëndetësore nuk do të përjashtohen as përfituesit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ata që përfitojnë ndihmë ekonomike në përputhje me legjislacionin përkatës, personat e regjistruar si të papunë, etj.". Projektligji i ri përcakton se, të gjithë këta persona janë të detyruar të regjistrohen tek Fondi dhe punëdhënësit janë përgjegjës për regjistrimin tek Fondi i punëmarrësve të tyre", bëhet e ditur në projektligjin e ISKSH-së. Sipas këtij projektligji, kontribuuesit e detyruar regjistrohen në Fond, brenda 30 ditëve nga dita që ju lind detyrimi për të paguar kontribute. Siguruesit e detyruar janë përgjegjës për informimin e Fondit çdo muaj mbi numrin e personave që kanë siguruar, emrat e personave të siguruar dhe numrin e sigurimit shëndetësor. "Kjo do të thotë se punëdhënësit detyrohen të paguajnë kontributet për vete dhe për llogari të punëmarrësve të tyre dhe të zbresin pjesën e kontributit të punëmarrësit nga shpërblimi i punës së tij", bëhet e ditur në projektligj. Ndërkohë personat e vetëpunësuar paguajnë kontribute për vete dhe për anëtarët e familjes së tyre që punësojnë, (nëse ky punësim është aktiviteti kryesor ekonomik i anëtarit të familjes). Siguruesit e detyruar janë përgjegjës për llogaritjen e saktë të kontributeve. Ata duhet të paguajnë kontribute çdo muaj, deri në datën 25 të muajit pasardhës. Kontributet për Fondin, paguhen nëpërmjet Zyrës së Tatim-Taksave.
30 ditë është afati i regjistrimit në Fond i kontribuuesve të detyruar, nga dita që ju lind detyrimi për të paguar kontribute.
25 është data e çdo muaji kur siguruesit e detyruar duhet të paguajnë kontributet nëpërmjet Zyrës së Tatim-Taksave.
Krijoni Kontakt