
Postuar mė parė nga
Hyj-Njeriu
Per mendimin tim llogjika nuk ka pse te behet arbitrare, dmth llogjika vete, ne esencen e saj nuk eshte arbitrare, dhe kete esence te saj njeriu duhet te zbuloj.
Logjika apo arsyetimi si proces nuk mund te merret ne konsiderate pra te jete apo jo arbitrar/e per vete faktin se varet plotesisht nga c'pjell. Keshtu qe kur flitet per arsyetimin apo logjiken ne fakt flitet per pjellen e saj.
Ceshtja eshte se si materiali qe perpunohet si dhe vete kuocienti i inteligjences jane shpesh te ndryshem ,keshtu qe logjika ne vetvete i bie te jete arbitrare. E kunderta ndodh me natyroren. Duke qene natyrorja dicka qe eshte e jo dicka qe prodhohet,nuk ka mundesi te jete arbitrare.
Vetem 'logjika' natyrore eshte e pakundershtueshme pra nuk mund te jete objekt arbitrarizimi...Sigurisht jo ne boten e sotme ku per natyren e natyroren njeriu ka nje urrejtje te madhe e ben nje ngaterrese titanike terminologjie .
Nderkaq natyra po na ndeshkon me devoluim e kur te arrihet idiotesia e duhur do zhdukemi,psh nje lufte atomike do behet e mundur kur idiotesia te kete arritur nivelin e duhur per asgjesimin e njeriut. Ne ate moment natyra do riperveshe menget te rikrijoje qenie te tjera inteligjente. Natyres nuk i plas fare per dijen apo logjiken , i intereson inteligjenca.
Nese llogjika e te mires e te keqes shihet tek intervalet paqedashese ne ndergjegjen e nje shoqerie - llogjika arbitrare shihet ne kohe lufte. Dhe eshte kjo kontradite, per mendimin tim, qe ndodhet ne thelb te ndergjegjes se civilizimit
Ketu nuk me gjen te nje mendjeje as per nje sekonde. Lufta eshte ne thelb proces natyror nuk eshte ne thelb produkt logjik. Lufta eshte purifikatori me i mire i shoqerise njerezore ashtu sikunder i cdo kafshe tjeter. Kur nga proces natyror behet produkt logjik,pra behet per arsye qe dalin jashte mbijeteses e permiresimit atehere po mund te flasim per luften si triumf i logjikes arbitrare.
Nese lufta behet per mbijetesen dhe permiresimin atehere duke qene natyrore eshte legjitime ,e pranueshme dhe e kerkueshme.
Paqja faktikisht eshte faqja tjeter e monedhes. Ne lufte ka permiresim,ne paqe ky permiresim stabilizohet e behet pjese e pandashme e shoqerise,pra perthithet permiresimi .
Nje shoqeri njerezore qe kalon shekuj pa lufte shkon me shpejtesi drejt degjenerimit sepse mungon purifikatori i shoqerise.Paqja sjell gjithe veset e mundshme e te imagjinueshme,kurse lufta kerkon edhe virtytet nga individi ... Paqja me pak fjale eshte shoqeruesja e vdekjes se nje bashkesie,shume me teper sesa Lufta. Prandaj bashkesite jane te prirura te kujtojne ne historite e tyre momentet luftarake,sepse bashkesia do te mbijetoje . Lufta ngjiz e zhvillon virtyte,paqja e tejzgjatur pasi mbaron procesi i perthithjes se permiresimit gjate luftes ,tenton te ngjize e zhvilloje vese.
Besoj kjo me siper i jep pergjigje edhe :
Pra ktu lind pyetja: eshte e thene qe nje shoqeri te pesoj te njejtat gabime, sepse nuk eshte e njejta shoqeri ne vazhdim, dhe nuk mban mend ato qe ka kaluar? Apo mundet nje shoqeri te mesoj prej historise se saj?
Jeta eshte lufte - thote populli (kuptohet perpjekje,mundim,djerse e pse jo gjak e pikerisht keto jane kushtet e permiresimit) ... Kur kjo shprehje te behet 'Jeta eshte paqe' do te thote qe jemi duke vdekur ose thjesht te vdekur. Jo me kot vdekja quhet 'paqja e perjetshme' apo thuhet 'me ne fund gjeti paqe'
Paqja pra lidhet paradoksalisht me vdekjen ne nje kohe qe lufta lidhet me jeten. Keshtu deshi natyra ?
Krijoni Kontakt