Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 161
  1. #81
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Sigurisht qe e lexova, por, duhet nje njeri te beje ndryshe nga te tjeret (qofte dhe po te denohet) pasi ne rastin konkret ti kishe mundesi ta vertetoje se ishe ne rregull.

    E pra, pse duhet te besh ti si thone te tjeret (bejne te tjeret) e mos jesh vetvetia(ne drejtesine e vet)?

  2. #82
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ide mbi injorancen.

    don't argue with the ignorant and stupid;they'll take you down to their level and beat you with experience!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #83
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Not ignorance, but ignorance of ignorance, is the death of knowledge - Whitehead..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 23-04-2008 mė 16:59

  4. #84
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Desha te ilustroj pak nepermjet kesaj fotoje sa infektive eshte idiotesia masive.
    U futa ne nje nga keto rrugicat dytesore ketu afer gjykates ne TR edhe thashe te parkoj.
    Tani shikoni si kane parkuar te gjithe dhe shikoni vijezimet e parkimit. WTF!!!

    U mendova njehere ta parkoj sic duhet... pastaj thashe me vete "Kush me garanton qe nuk vjen policia edhe ma ngre vetem mua makinen duke i lene te tjeret ku jane?"

    Ehhhh....

    hahahahaha edhe kjo paska ndodhur... Po ty se besoj se te la mendja te parkoje aty ku duhet se do bllokoje trafikun :d

    Kjo foto ne fakt tregon se shqiptaret ndjekin parimin:
    O zot me jep 2 pare mend sa te lidh ushkurin e pantallonave pastaj te tjerat leke...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,981
    "Injorant nuk ėshtė ai qė s'di por ai qė nuk do tė mėsoj"-Aristotel

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    195
    Cdo e mire eshte nga dituria dhe cdo e keqe eshte nga injoranca!

  7. #87
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Falenderoj perzemersisht administratorin e nje tjeter forumi, i cili me ka vjedhur temen duke mos shenuar asnje reference ( timen ose te forumit shqiptar )

    Me kete rast e ftoj ta vjedhi dhe kete postim, si shembulli me i qarte dhe konkret i injorances qe e karakterizon !

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje anetare e forumit kish nisue nje email ne adrese te stafit te forumit. Me pak fjale thosh "nuk mundem te vazhdoj te marr pjese ne forumin shqiptar pasi ka shume anetare qe jane injorante ne kuptimin e mirefillte te fjales." Dhe si per ta perforcuar vendimin e saj, e mbyllte me fjalen "nuk e di se si ia bejne disa anetare per te cilet kame respekt qe shkruajne aty prej vitesh."

    Eshte shume e natyrshme per njeriun te shoqerohet me ata njerez qe mendojne si ta, sillen si ta, ashtu sic eshte e natyrshme per njerezit qe te mos shoqerohen, tu qendrojne larg njerezve qe jane ndryshe prej tyre.

    Kur flasim per injorancen, ate e gjejme ne cdo shoqeri, ne cdo cep te globit dhe ne cdo njeri. Cdo njeri ne kete bote eshte injorant dhe askush nuk lind i ditur. Ne fakt, sa me shume njeriu zgjeron diapazonin e tij te dijes, aq me shume e kupton se injorant ka qene dhe vazhdon te jete, ashtu sic kupton se dija nuk ka fund.

    Injoranca nuk eshte nje semundje, eshte nje sfide per gjithe njerit dijedashes te asaj shoqerie, qofshin keta nje prind, nje mesues, nje intelktual, nje shkrimtar apo artist. Injoranca luftohet vetem me dije dhe dikush qe ka dy dije me shume, duhet te tregohet i gatshem qe ti ndaje ato dy dije edhe me pjesetaret e asaj familje e asaj shoqerie qe nuk i kane ato dy dije. Nese ne Shqiperi "ka pllakosur injoranca" kjo nuk do te thote se shqiptaret jane injorante, do te thote qe Shqiperia ose nuk ka intelektuale sa duhet, ose ka por keta nuk i kuptojne pergjegjesite e tyre.

    Nje shoku im me tha nje dite, "perse e humb kohen tende kot mes atyre injoranteve ne forum kur shume mire ate kohe mund ta harxhoje per dicka tjeter me fitimprurese apo me te kendshme." Pergjigjia ime e shokoi pak shokun tim, "sepse ata injorantet e forumit jane injorante shqiptare dhe per aq kohe sa askush nuk merr mundimin te perballet me te, ajo ka per ta ndjekur nga pas jo vetem ne Shqiperi por edhe kudo ne bote sado larg nga Shqiperia."

    Ne nje episod tjeter ne forum, nje moderator po fshinte shkrime e tema te anetareve qe nuk shkruanin mire shqip, plot gabime dhe plot huazime nga gjuhet e huaja. Kjo ishte menyra e tij "per te mbrojtur gjuhen shqipe nga vandalizmat" apo per te thene: "shkruaj ashtu sic shkruaj edhe une shqip". Une nderhyra duke i thene mos i fshi mesazhet e temat e tyre, edhe pse mund te mos kene shkruajtur shqip sic duhet, pasi e bejne nje gje te tille jo se nuk duan te shkruajne shqip por se nuk kane patur nje mundesi qe te mesojne ne shkolle gjuhen shqipe. Vete prezenca dhe pjesmarrja e tij ne nje forum si forumi shqiptar eshte nje shprehje e deshires per te mesuar shqip dhe komunikuar ne shqip. Ashtu si ata anetare qe shkruajne shqip bukur dhe pa gabime e bejne nje gje te tille jo vetem per te shprehur mendimin e tyre, por per ti dhene nje mundesi edhe atij qe nuk di mire shqip qe te mesoje. Prandaj mos e beni gabimin e diferencimit apo tregimit me gisht te dikujt vetem e vetem nga menyra se si e flet apo shkruan shqipen.

    Ide mbi injorancen?

    Do ta renditni veten ne grupin e atyre shqiptareve qe e tregojne ate me gisht dhe i qendrojne larg asaj, apo do ta renditni veten ne grupin e atyre shqiptareve qe perballen me te perdite dhe japin kontributin e tyre modest ne luften kunder injorances duke dhene shembullin e tyre ndryshe?!

    Zgjidhni e merrni.

  9. #89
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Albo :

    Personalisht mendoj se postimi yt ishte mbreselenes, por nga ana stilistike. Me kaloi neper mend "I have a dream" te Luther King.
    Praktikisht e shoh goxha me ndryshe. Injoranca nuk luftohet me Luther Kinger, ka nevoje per sistem, per reforma, per institucione. Ti kerkon ( jo pa te drejte ) nje rol me produktiv te shtreses intelektuale, por askush nuk mendon per frustracionin qe ata mund te hasin kur shohin se vete injoranca ketu po shnderrohet edhe ne vlere. E perse u dashka qe kjo shtrese te sakrifikoje mundesite dhe potencialet e saj ne nje ambjent qe per me teper as nuk e nxit, as nuk i krijon lehtesira. Ti mund te me thuash se kjo eshte nje pergjegjesi morale por....te flasim drejt....kjo eshte idealiste.
    Problemi me i madh ( sic e kam shprehur dhe diku me pare ) sipas mendimit tim, ka te beje me vete pranimin e fenomenit. Shqiptaret kane frike te pranojne injorancen, dhe per sa kohe mohon qe ke nje problem, mundesite per ta zgjidhur thuajse zerohen

    More si shembull forumin ( jo pa te drejte ) Por me thuaj, a jane vertet te ndergjegjshem anetaret ketu per nivelin qe ofrojne shpeshhere ? Sepse kam pershtypjen qe me kete sy e shoh une, e sheh ti, dhe e shohin pak te tjere, por vetem kaq. E si mund te ndihmohet dikush qe as nuk pranon se ka nevoje per ndihme ??

  10. #90
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kur nė sheshe del dhe ulėret injoranca, tė menēurit duhet tė rrinė sa mė larg shesheve.
    "Carpe Diem"

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cili burim po e ushqen injorancėn ndaj shamisė?!
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 17:05
  2. Ku ėshtė "zoti"?!
    Nga strano nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 221
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 05:23
  3. Gruaja nė Islam
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •