BBF=Bollek- Budallaki - Fenomenal.....
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Hej... a nuk eshte ne fund te fundit injoranca nje e mire? Dmth a eshte mosdija nje lloj bekimi ne nje fare menyre?
Sepse vetem po shahet ketu. A ka anen e vet komode injoranca?
E vertete. Meqe jemi tamam ne forumin e filozofise, mund ta shohesh ne te gjithe kendveshtrimet.
Personalisht mendoj se mund te kete edhe ane te mira ( relativisht ), por gjithmone duke e pare nen nje rrafsh individual dhe jo me permasa shoqerore.
Nese e trajtojme si pjese e individit, injoranca te jep mundesi qe ne menyre indirekte te kesh nje jete me normale, pa shume preokupime ( shpesh te kota dhe ekzagjeruara ) dhe ndoshta nje sens me praktik ( megjithese nuk eshte e thene )
Mirepo kur behet fjale per injorance masive, problemi shtrohet ndryshe. Sepse masiviteti ne sistemin tone do te thote vendosje, dhe te vendoset prej injorances eshte shkaterrimtare. Pak a shume keshtu po ndodh ketu ne Shqiperi.
Rrofshin injorantet edhe budallejte se pa to jeta do ishte monotone fare edhe bota do ishe shum kot se sdo kishim me cin tu tallnim ne te mencurit :P
Trimi Mire Me Shoqe Shume
Mjere ne per idiotesine masive , e ka thene mire anetari Force-Intruder.
Te japesh nje ide mbi injorancen, pa dyshim qe duhet te pertypesh kuptimin qe kjo fjale mbart.
E nese arrijme deri aty sa ti japim nje pergjigje asaj qe dihet, nese do te tregohemi realist dhe te sinqert, dashur, pa dashur do te gjejme te perfshire edhe veten tone brenda konceptit mbi injorancen, e nese do te tregonim te kunderten, do te ushqenim kete teme interesante me koncepte absurde, egoiste dhe te demshme.
Kuptohet qe e mira rritet bashke me te keqen. Per mua do te mjaftonte si ngushellim te dija se mbi "idiotsine e ultesirave njerezore", shkelqejne njerez(sado te paket ne nr.) me te larte, te zhvilluar menderisht e te paster shpirterisht.
Pergezime per temen.
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«
Jam dakort me ty James, por pikerisht ketu qendron problemi. Ne edhe njerezit elitare ( me te ditur ) i kemi relativisht te pakte ne numer dhe per me teper po kaq prapa ne krahasim me kulturat e tjera. Ose edhe nese keshtu nuk eshte, nje problem tjeter eshte vendqendrimi i ketyre elitave dhe mosqarkullimi. Duket sikur njerezit te cilet ju takon te bejne ndryshimet jane te frustruar dhe te pamotivuar. Besoj eshte e qarte qe kur vjen puna per aksion civil ( pse jo edhe mosbindje civile atehere kur eshte e justifikuar ) shqiptaret nuk jan shume te gatshem.
Pra ekzistenca e disa njerezve eshte e pamjaftueshme ne rrafshin shoqeror, sepse nuk perbejne thelbin e nevojshem per perparim nese nuk kane motivim dhe instrumentat e duhur per te vepruar.
Krijoni Kontakt