Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Ban Ki Mun mund të emërojë një negociator për bisedime të reja Beograd-Prishtinë

    "Tajms": Ban Ki Mun mund të emërojë një negociator për bisedime të reja midis Prishtinës dhe Beogradit

    Londër , 11 prill - Sipas gazetës "Tajms" Rusia ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Mun që të injorojë, ose të paktën të prolongojë afatin prej 120 ditësh për transferimin e kompetencave nga misioni i KB tek institucionet e Kosovës, të cilat siç theksohet, skadojnë më 16 qershor. Disa diplomatë perëndimorë i ka thënë gazetës londineze "Tajms" se ekziston mundësia që Ban Ki Mun së shpejti të emërojë një negociator i cili sërish do të përpiqej të nisë negociatat e mbyllura pa sukses të Prishtinës dhe Beogradit duke vlerësuar se ky mund të ishte francezi Zhan Mari Geno, një nga zyrtarët në largim të KB për operacione paqësore. Siç vlerëson gazeta, kjo mund të çonte Kosovën në një "periudhë të re tranzitore", pa status të qartë, megjithë faktin se autoritetet atjeshme më 17 shkurt shpallën pavarësinë e nga Serbia. Gazeta vëren se Ban Ki Mun është gjendur midis fuqive të mëdha të cilat për Kosovën kanë qëndrime të kundërta dhe se me atë rast nuk mund të shmangë deklarimin, sepse misionin e KB në Kosovë duhet të trashëgojë misioni i BE-së, thekson "Tajms", duke pohuar se rusët i janë kërcënaur Ban Ki Munit se do të pengojnë rizgjedhjen e tij në krye të OKB në mandatin e dytë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ban Ki Mun nis sërish negociata për Kosovën?
    E përditshmja britanike Times, në numrin e sotëm shkruan se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, mund të emëroj së shpejti një negociator për bisedime të reja në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Kjo pas kërcënimeve të Rusisë se do ta bllokojë mandatin e tij të dytë si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, për shkak të qëndrimit të tij mbi Kosovën, shkruan kjo e përditshme britanike.
    Zëvendës - kryeministri Hajredin Kuqi, i tha radios Blue Sky, se Kosova dhe Serbia mund të diskutojnë vetëm si dy shtete fqinje të pavarura. "Mirëpo, sa i përket realitetit të ri politik në vend, çdo gjë është e përfunduar", tha Kuçi.
    11 prill 2008 - 17:32:57
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2008
    Postime
    58
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ...
    Zëvendës - kryeministri Hajredin Kuqi, i tha radios Blue Sky, se Kosova dhe Serbia mund të diskutojnë vetëm si dy shtete fqinje të pavarura. "Mirëpo, sa i përket realitetit të ri politik në vend, çdo gjë është e përfunduar", tha Kuçi.
    11 prill 2008 - 17:32:57
    "Zevendes...i" duhet ti tregon popollit se si mund te bisdon Kosova (si stete!) me Serbine brenda kornizes se rezolutes 1244.

    Eshte shume thjeshte:
    Per te biseduar si dy shtete ato duhet ta kene njohur njera tjetren si te tilla.
    Ne rastin e Kosoves dhe Serbise nje gje e tille nuk ekziston, perandaj cdo bisedim me Serbine (perjashtuar bisedimeve per njohjen e kosoves si shtet dhe statusit te pakices serbe ne kosove!) eshte akt kunderligjor i cdo qytetari te kosoves, edhe i ministrit.

    Pershendetje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Te gjitha bisedimet Kosove-serbi sa i perket statusit te Kosoves kan perfunduar.Bisedime do te behen ne lidhje me njohjen ,pakicen serbe ne kosove, pakicen shqiptare ne serbin e sotme (sepse atje jan pakic),qeshtja e te pagjeturve ende su kry,marrveshje tregtare do te kete edhe ne te ardhmen kete smund ta mohoj askush,fondin pensional te kosoves qe e kan vjedhur,edhe per shum borgje qe serbia i ka kosoves nga e kaluara.Te gjitha ketyre dhe shum temave tjera do tju vij koha ,ndoshta jo menjeher por ne te ardhmen patjeter.sa i perket rezolutes 1244 ajo ka mbet vetem nje e kaluar e kosoves.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Prapë negociata për thellimin e ndarjes së brendshme të Kosovës



    Sipas informatave të siguruara nga persona brenda institucioneve, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe UNMIK-ut tashmë i kanë filluar negociatat me Serbinë për thellimin dhe zyrtarizimin e ndarjes së brendshme të Kosovës. Aktualisht është duke u diskutuar ndarja e sistemit gjyqësor në dysh – pra që në Kosovë serbët, aty ku ata jetojnë, t’i kenë gjykatat e veta të ndara nga pjesa tjetër e vendit. Sipas të njëjtave burime këto negociata pastaj do të vazhdojnë edhe për prokurorinë, policinë etj. Sistemit arsimor dhe atij shëndetësor tashmë i janë legalizuar ndarjet me planin e Ahtisaarit dhe dokumentet tjera ligjore që rrjedhin prej tij (30 instant-ligjet dhe instant-kushtetuta).



    Kur Ministri i Serbisë Slobodan Samarxhiq e pati publikuar planin e tij për ndarjen funksionale të Kosovës, Larry Rosin, zëvendës shef i UNMIK-ut i cili kohëve të fundit e ka fituar epitetin si mik i madh i shqiptarëve, e pat quajtur këtë plan si bazë të mirë për diskutime. Fjalët e tij po vijnë në vend – ky plan tashmë ka filluar të diskutohet. Pra, nuk është për t’u çuditur se me çfarë paturpësie krerët institucional të Kosovës janë duke i lejuar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Këta po i vazhdojnë koncesionet ndaj Serbisë në të gjitha sferat. Prandaj po nguten me miratimin e ligjeve e kushtetuave – për të na qitur hi syve dhe për të na mbajtur të zënë me disa letra, atëherë kur Serbisë e Maqedonisë po i falin toka.



    Këtu nuk ka befasi – kravatat e këtyre politikanëve dhe dhëmbët e tyre të zbardhur kozmetikisht (artificialisht) janë simbolet më të mira që i përshkruajnë ata. Këta janë të lidhur në fyt për tu tërhequr kah t’ia ka ëndja akëcilit zyrtar në UNMIK a diplomat të huaj, përderisa në fytyrë i mbajnë maskat për ta mbuluar fytyrën e vërtetë – atë të turpit, të njeriut të ulët e të qullët pa asnjë dozë dinjiteti. Për secilin krim thonë se e vështirë është hera e parë. Krimet e tjera në vazhdim janë çështje teknike (përqendrimi është në atë se si të realizohet akti e jo në peshimin moral të aktit). Pas planit të Ahtisaarit në Kosovë çdo gjë është e lejueshme edhe e mundshme.

    Levizja Vetevendosje!

    Paraqet,Sabri Selmani

  6. #6
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    une mendoj se mjaft ka pas negociata me beogradin dhe kurr nuk kane qene frytedhenese veqse stimul per keqesim te gjendjes, keshtu qe edhe nese fillon keto negociata e Ban Ki Munit me siguri se do te jene te deshtuara dhe mendoj se perfaqsuesit tan nuk do te pranojne per nje gje te tille para se te na njoh beogradi si shtet i pavarur dhe sovran

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria hedh poshtë mundësinë e negociatave të reja për statusin

    Prishtinë, 12 prill 2008 (Kosovapress) Koha 14:07

    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe partitë opozitare kundërshtojnë çdo mundësi për organizimin e një raundi të ri bisedimesh ndërmjet autoriteteve kosovare dhe atyre serbe për statusin politik të Kosovës, si dhe emërimin e një negociatori të ri. Zyrtarë të qeverisë dhe partive opozitare kanë deklaruar të shtunën për Kosovapress se Kosova tashmë ka shpallur pavarësinë, e cila është njohur nga vendet më të fuqishme ndërkombëtare dhe vetëm fuqitë mbinatyrore mund ta prishin shtetin e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2008
    Postime
    58
    Citim Postuar më parë nga Kujtim Demiri Lexo Postimin
    une mendoj se mjaft ka pas negociata me beogradin dhe kurr nuk kane qene frytedhenese veqse stimul per keqesim te gjendjes, keshtu qe edhe nese fillon keto negociata e Ban Ki Munit me siguri se do te jene te deshtuara dhe mendoj se perfaqsuesit tan nuk do te pranojne per nje gje te tille para se te na njoh beogradi si shtet i pavarur dhe sovran
    ...Amerika

    Eshte e pakuptueshme te flitet per perfaqsuesit tan, kur pothuajse cdo gje varet dhe behet (posaqerisht) nga SHBA. Fati i Kosoves dhe i popullit shqiptar varet plotesisht nga interesi, meshira dhe deshira amerikane, dhe nga gjendja faktike, por shume pake nga perfaqsuesit tan.

    Shqiptaret (posqerisht kosovaret) udhehiqen, me deisa perjashtime, nga njerez jokompetent, plotesisht te korruptuar dhe te shitur.

    Njerzit te cilet pjesmarrjen dhe sakrificat personale dhe familjare ne lufte i shfrytezojne per karriera politike, perfitime te llojllojshme financiare dhe sociale, dhe si kulifikim per udheheqjen e nje shteti ne paqe, sjellin ne shumicen e rasteve nder tjerash edhe probleme, ndasi dhe diferencime te medha shoqerore.
    Vet prezenca e figurave te tilla ne krye te shtetit krijon tek njerzit pershtypjen e krizes dhe jostabilitetit, gje qe eshte plotesht negative per zhvillimin ekonomik dhe demokratik te vendit.

    "Stabiliteti diktatorial i pushtusit", i cili qellimisht vendose ne krye te shtetit figura te tilla, per t`ia lehtesuar vetes administrimin e vendit, eshte aspekt tjeter. Kjo nuk behet ne te miren e popullit dhe te qytetareve, por kryesisht per intersa te "pushtuesit". Kritika nuk nenkupton kurrsesi mospergjegjesi politike dhe injoance te realiteteve politike brenda vendit, ne regjion dhe ne bote, sic ka vepruar dhe vepron nganjehere politika serbe, por vetem tregon problematiken dhe rrezqet e nje politike te tille.

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baba Sheh : 12-04-2008 më 13:34

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Prapë negociata për thellimin e ndarjes së brendshme të Kosovës



    Sipas informatave të siguruara nga persona brenda institucioneve, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe UNMIK-ut tashmë i kanë filluar negociatat me Serbinë për thellimin dhe zyrtarizimin e ndarjes së brendshme të Kosovës. Aktualisht është duke u diskutuar ndarja e sistemit gjyqësor në dysh – pra që në Kosovë serbët, aty ku ata jetojnë, t’i kenë gjykatat e veta të ndara nga pjesa tjetër e vendit. Sipas të njëjtave burime këto negociata pastaj do të vazhdojnë edhe për prokurorinë, policinë etj. Sistemit arsimor dhe atij shëndetësor tashmë i janë legalizuar ndarjet me planin e Ahtisaarit dhe dokumentet tjera ligjore që rrjedhin prej tij (30 instant-ligjet dhe instant-kushtetuta).



    Kur Ministri i Serbisë Slobodan Samarxhiq e pati publikuar planin e tij për ndarjen funksionale të Kosovës, Larry Rosin, zëvendës shef i UNMIK-ut i cili kohëve të fundit e ka fituar epitetin si mik i madh i shqiptarëve, e pat quajtur këtë plan si bazë të mirë për diskutime. Fjalët e tij po vijnë në vend – ky plan tashmë ka filluar të diskutohet. Pra, nuk është për t’u çuditur se me çfarë paturpësie krerët institucional të Kosovës janë duke i lejuar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Këta po i vazhdojnë koncesionet ndaj Serbisë në të gjitha sferat. Prandaj po nguten me miratimin e ligjeve e kushtetuave – për të na qitur hi syve dhe për të na mbajtur të zënë me disa letra, atëherë kur Serbisë e Maqedonisë po i falin toka.



    Këtu nuk ka befasi – kravatat e këtyre politikanëve dhe dhëmbët e tyre të zbardhur kozmetikisht (artificialisht) janë simbolet më të mira që i përshkruajnë ata. Këta janë të lidhur në fyt për tu tërhequr kah t’ia ka ëndja akëcilit zyrtar në UNMIK a diplomat të huaj, përderisa në fytyrë i mbajnë maskat për ta mbuluar fytyrën e vërtetë – atë të turpit, të njeriut të ulët e të qullët pa asnjë dozë dinjiteti. Për secilin krim thonë se e vështirë është hera e parë. Krimet e tjera në vazhdim janë çështje teknike (përqendrimi është në atë se si të realizohet akti e jo në peshimin moral të aktit). Pas planit të Ahtisaarit në Kosovë çdo gjë është e lejueshme edhe e mundshme.

    Levizja Vetevendosje!

    Paraqet,Sabri Selmani
    Sipas informacioneve te sigurta VETEFUNDOSJA eshte fundos ne nji pus te graqanices
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Dimitrij Rupel: Ban Ki Mun ka ide te reja per Kosoven

    (Dërguar më: 13/04/08) Shefi diplomacise se vendit kryesues te BE-se, Dimitrij Rupel eshte takuar me Sekretarin e Pergjithshem te KB-ve Ban Ki Moon me te cilin ka biseduar dhe per Kosoven. Rupel ka bere te ditur se Ban Ki Moon ka ide te reja per Kosoven qe sipas tij duhet te merren parasysh edhe nga BE


    NJU JORK-Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon ka ide te reja per Kosoven. Kete ka bere te ditur Ministri i Jashtem i Slovenise, Dimitrij Rupel vendi i te cilit eshte kryesues i radhes se BE-se pas nje takimi qe ka patur ne Nju Jork me sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon.
    "Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara ka disa ide te reja te cilat duhet t’i marre ne konsiderate edhe Bashkimi Evropian”, tha shefi diplomacise se vendit kryesues te BE-se, por pa bere te qarta se kush mund te jene keto ide.
    Sic bejne te ditur agjencite kosovare te lajmeve, te dy personalitetet kane biseduar per Kosoven.

    "Te dy kemi rene dakort per veprime te perbashketa per te zgjidhur problemet qe nuk jane vetem evropiane" tha Rupel.

    "Deshirojme zgjidhje te harmonizuar te krizes e cila ka filluar si krize jugosllave ne vitin 1991" tha Rupel per te shtuar se persa i perket Kosoves, Kombet e Bashkuara kane nje rol te rendesishem.
    Sipas tij javet qe vijne do te bisedohet per ate se si duhet te zhvillohet gjerat.
    Pak dite me pare mediat komentuan se Ban Ki Moon mund te kerkoje bisedime te reja mes Serbise dhe Kosoves. Lajmin e botoi britanikja “The Times”, sipas te ciles, kjo gje mund te vije si kusht qe Rusia ia ka vendosur Ban Ki Moon. Sipas te njëjtave burime thuhet se Rusia i ka ofruar Ban Ki Moon mbështetje per rizgjedhjen e tij ne postin sekretarin e pergjithshem te KB-ve be rast se ai pranon te zhvillohen bisedime mes Kosoves dhe Serbise. (d.b/Balkanweb)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  2. Shqiptarët e Beogradit mes Serbisë dhe Kosovës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  3. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •