edhe mu mu duk e pabesushme por provo tè klikosh nè dy linkat qè kam vènè unè dhe shif ku tè çojnè.
1. e para tè çon nè njè farè siti tè Adrian Roberto profesor i gjuhès greke dhe "dashamirès" i historisè sè luftrave...(çudi se emrin e ka si shqiptar por bèn punèn e grekut)
2. i dyti tè çon direkt ke siti zyrtar i mrojtjes sè marinès italiane ( nuk i vura tè tjerèt se ka pak rèndèsi)
nè qoftè se nè tè parèn mund ti mbyllesh sytè nè tè dytèn nuk mund ta bèsh njè gjè tè tillè sepse èshtè njè faqe Web e shtetit italian....apo nuk kam tè drejtè ?!
mua mè duket çudi qè ne nèpèr foruma flasim vetèm pèr ilirèt dhe lashtèsinè ( jo se nuk mè pèlqen tè jetè e qartè)
po pse nuk flasin pèr luftèn e dytè botèrore dhe shqipèrinè ?!
nuk bèn pjesè dhe kjo nè histori ?!
pse ti lemè ne italianèt apo simpatizantèt e grekerve (si ai profesori mè sipèr) ta bèjnè historinè e Shqipèrisè ?!
mos shko larg rri ktu nè kèt faqe dhe shko shif shkrimin tjeter tè Damianit qè ka hap pèr 7 prillin nga il sole 24 ore aty edhe pse thuhet e vèrteta èshtè vetèm e pjesèrishme sepse flitet sikur Italianèt kishin shku me pushime dhe jo me pushtu njè vend tè lirè.
ai bèri shumè mirè qè e solli por unè them pse mos tè pèrdorim hitorianèt tanè apo thjesht tè pyesim veteranèt qè kanè luftuar dhe çliruar vendin.
pra morali i kèsaj ngjarje èshtè qè edhe kur thojnè tè vèrtetèn e thonè pèrgjysèm dhe jo tè plotè por me shumè mangèsira....
ja disa gjèra qè ja vlen tè kujtohen nga lufta e 2-tè botèrore midis italisè dhe Shqipèrisè qè nuk do ti gjesh nè asnjè gazetè Italianè o greke.
1. vèndi qè ka bombarduar mè shumè Shqipèrinè ka qènè Italia fashiste dhe jo gjermanèt dhe gjatè kètij pushtimi qè janè vrarè mè shumè shqiptarè.
2. kur e humbèn luftèn sipas dèshmisè tè njè italiani plak qè vinte nè dyqanin ku punoj unè nè Bari yugosllavèt dhe grekèrit filluan ti pushkatonin ushtarèt italianè qè gjenin edhe vetè gjermanèt vepruan kèshtu me italianèt.
---vetèm shqiptarèt mè ndihmuan sepse unè isha i dèshpèruar sepse shumè shokève tè mi u kishin thènè hajdeni ktu italian sepse lufta ka mbaruar dhe ne nuk do ju bèjmè gjè( ktu eka fjalèn pèr sllavèt)....por shumè nuk u kthyen dhe si gjindet as varri-------
kurse tè paktèn shqiptarèt kur i vrisnin i varrosnin veç e veç.
3. simbas trazmisionit qè kam parè tek RAI 3 "SOLDATI ITALIANI" janè me mijra italianè qè su gjindet trupi dhe qè nènat e tyre nuk kanè ku ti qajnè edhe sot e ksaj dite. vetèm nè Shqiperi janè gjetur shumica e tyre sepse Shqiptarèt kishin dhe kanè akoma zakonin e lashtè dhe tè bukur qè kur e vret njè armik nuk preket mè trupi as shahet ose ppèrdhoset por varroset sepse ka dhe ai tè drejtè tè ket njè vènd. Kto italian qè sgjènden janè vetèm nè jugosllavi, greqi, rusi, apo vènde tè tjera ku kanè luftuar ushtarèt italianè...
4. shumè italian e shpètuan lèkurèn falè zakoneve tè mira shqipètare dhe mikpritjes sonè.
....PO E PèRSèRIS I VETMI VèND KU JANè GJETUR 97% E ESHTRAVE Tè USHTARèVE ITALIAN ESHTè SHQIPèRIA KURSE Nè VèNDET FQINJè NUK ARRIJNè AS GJYSMèN DHE KUR JANè GJETUR QE Tè GJITHè ISHIN Nè Tè NJèJTèN GROPè Tè PèRBASHKèT DHE JO VEç E VEç SIç èSHTè Nè TRADITèN E PASTèR SHQIPèTARE...
vetèm se kèt fakt TV-ja italiane e anashkalon apo mè mirè e kapèrcen si njè akrobate e shkathèt dhe nuk e pèrmendet...
Pra ne nuk duhet tè harrojmè qè kto gjèra bèjnè pjesè nè historinè e lavdishme tè popullit tonè edhe pse fqinjèt tanè nuk i pèrmèndin por parapèlqejnè tè flasin mè shumè pèr mafian albaneze.
Nè qoftè se nuk mè beson ktheje saçin nga italia dhe shif sa pak qè flasin pèr historinè tonè edhe tè tyre ( meqè èshtè ky fakt i pèrbashkèt) dhe sa shumè flasin pèr rrezikun talebano shqiptar nè kosovè apo pèr kishat ortodosse...
PS. desha tè kujtoj edhe historinè Foibes nè jugosllavi ku vriten me mijra civil italianè dhe groposen nè varre tè pèrbashkèta vetè pse ishin italianè dhe nuk ishin as robèr ushtarakè por vetèm civilè. ( nuk e di se e ka dègjuar ndonjè njeri kèt fakt por unè mund tju sjell dhe prova) Sa shpejtè i harrojnè italianèt ksoj gjèrash por vrapojnè ti bèjnè qejfin grekut dhe serbit dhe harrojnè tè pèrmèndin Shqiptarèt qè i shpètuan jetèn dhe kockat ( varret)....
Krijoni Kontakt