Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 182
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Prejardhejn e kemi nga Tirana Apollo, e kami jetu ne Ks dhe ne Belgjik por gjet kemi shku ne pushime ne Ks dhe kam kujtime shum te mira te pasura shirterisht ....tek e fundit kujtim mbetet vujtja dhe dashuria njerzore ...mu me kujtohet nji kojshi arsimtar ai kur vinte marr uj te kroni qe gjendej para shtepis tonê ai fillonte me lujt me uj e krejt mahalla merrnin pjes ...vertet kujtime te pastra qe nuk harrohen kurr ...
    sod populli me luks asht duke u mbyll mbrend ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #32
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    sod populli me luks asht duke u mbyll mbrend ....
    Tani cdo gje eshte kthyer virtuale Dorontina. Edhe buken mund ta blesh me ane te Pc.. nejse shum gjera kan qene te bukura, kishte organizim, kishte lojra, kishte gallate, por kishte edhe vuajtje!!
    Kurse tani mund te quhet "lluks" por edhe ktij lluksi spo i ndjejm lezet, madje shpesh na vje shpirti ne maje te hundes.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    mund te quhet "lluks" por edhe ktij lluksi spo i ndjejm lezet, madje shpesh na vje shpirti ne maje te hundes.
    LLuks ? ...ky lluks ne secilen shtepi po sjell depresion kronik....ne te gjithe fet lluksi asht konsideru haram ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #34
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    ...ky lluks ne secilen shtepi po sjell depresion kronik
    E vertete kjo, eshte lluks qe po sjell vetem depresion, asgje me shume.
    Ska me aktivitete shoqerore, cdo gje e gjen ne nje teme forumi, ska me muhabete deri naten vone te pallati me te gjith komshinjt, tani na jan ber komshinjt virtual, qe as qe e kemi idene se me ke flasim. bahh ca jete
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #35
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Apollyon, faleminderit per letren qe ke sjelle, faleminderit qe na ktheve dhe nje here pas ne kohe. Une i perkas pikerisht ketij brezi, nga viti i pare e deri tek viti i fundit. Duke lexuar keto rreshta m'u duk sikur po i perjetoja serisht.

    Perveç kuzhinietave me kujtohet kur luanim edhe me rrotat e hekurit, benim nje tel si krrabe dhe dhe turreshim me vrap duke bere gara me cunat e gocat, ose me gomat e biçikletes hahahahaha kush e di sa here e ka gjet daja im biçikleten pa rrota dhe pa zinxhire, se zinxhiret i prishnim per te luajtur me zara dhe me sumbulla, sa qejf atehere, ishim bere dhe ne gocat si çunharrams

    Me kujtohen lojerat topa gropa, lojerat me pushtime tokash, lojerat sylla mbylla te shkallet e pallatit, me kujtohet qe kur po ndertohej universiteti ne Elbasan, hipnim ne tarrace dhe hidheshim nga lart mbi zhavorr pa marre parasysh se do thyenim ndonje kembe a ndonje dore. Nje loje tjeter qe me kujtohet ishte dhe ajo qe i gjuanim njeri - tjetrit me shqelma kur shkelte ne pusete, hahahaha tani askush nuk shkel me ne pusete, nuk na e mban sepse jane pa kapake.

    Me kujtohen gurabijet e bardha dhe ato me sheqer te kuq persiper, me kujtohen boza, vapiku, krem karamel, mafishet, ashuret hahahah sa kemi ngrene. Me kujtohet edhe kur kam pare per here te pare kiwi, i kam thene asaj shoqes sime iiiii ca po han ti moj patate me lesh hahahaha. Pastaj me kujtohet qesja ku gjyshi mbante cigare tarabosh, paketat partizani apo DS.

    Me kujtohet kur shkoja ne shkolle ne oren 7 te mengjesit te zija radhen per te qene e para ne radhe hahahahahaha kurse tani duhet te jem ne pune ne oren 8 pa 10 te mengjesit dhe mezi hyj te dera ne oren 8:30.

    Me kujtohet se per te pare filmin me ngjyra e kam pare ne kinema, te nje çerçaf i madh i bardhe, ishte komedia "Edhe keshtu edhe ashtu", do kem qene vetem 11 vjeçe, kam ikur nga shtepia naten me cunat e gocat e lagjes e meqenese nuk hyme dot te kinemaja afer lagjes, te banesat, zbritem te kinemaja tjeter, te ana tjeter e qytetit, aty ku tani eshte "Millenium". Te dera kinemase nuk na linte ai xhaxhi te hynim, une kapa nje xhaxh prej dore gjoja ishte babi im dhe hyra brenda, kur shkova ne shtepi kam ngrene dajak sa jam zhdep, po kush po e kujtonte dajakun, ishte hera e pare qe shihja nje film me ngjyra dhe ne nje ekran te madh. Eh atehere beja lufte te shkoja ne kinema, ndersa tani nuk kam kohe se nuk ka kush hyn ne forume, chat apo msn. Kinemaja le te prese, ne fund te fundit te na rroje kabllori, apo sky apo digitalbi se i shohim filmat kur duam.

    Pastaj me kujtohet kur benim koleksione te ndryshme, koleksione me letrat e karameleve, kush me molle e kush me qershia, koleksione me makinat turbo e ferrari, koleksione me zara hekuri, zara xhami, zara me ndryshk e pa ndryshk, koleksione me ato qesat e plasmasit me femra te bukura. Krenoheshim kur babi na sillte nga puna sapu lux apo palmolive me femra te bukura te letra, ne vend qe te laheshim me to ia tregonim shoke e shoqeve per te shitur mend se une kisha diçka qe te tjeret nuk e kishin. hahahah me kujtohet se beja dhe koleksione me çumçakeza, ato ne forme cigaresh... qe atehere kam filluar ta pi cigaren hahahhaha dhe tani vetem ate lloj cigareje pi se te tjerat me bejne dem. Te gjitha keto i kemi humbur tani, sepse bejme koleksione msn e scriptesh.

    Ne fillim e kalonim vitin e ri te gjithe sebashku, xhaxhallare, halla, gjysh e gjyshe, ndersa sot te vetmuar, secili ne shpine e vet se dhe te dalesh ne oren 12 te sheshi do e prishesh gojen se te plas kapsollja apo shashka te veshi apo te kemba...

    Sa mall per ato kohe... sa mall... Faleminderit ti qe na i kujtove.
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  6. #36
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Te gjitha keto i kemi humbur tani, sepse bejme koleksione msn e scriptesh.
    Uuuu sa bukur e ka thene.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Te pergezoj per temen Apollyon, me kishte mar vertet malli per ato kohera.Me kujtohet playstation nintendo qe vinte gjith lagjia me lujt me radh.
    Pastaj sa here na binte dera vinte komshia dhe thoshte :A ke pak fare kosi??

  8. #38
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Pastaj sa here na binte dera vinte komshia dhe thoshte :A ke pak fare kosi??
    Pse sot nuk kerkojne mo fare kosi ?
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Po ku kan kohe sot njerezit ta bejn vet kosin mi goc, sa te shkoj te gjej faren e kosit ajo,me mire zbret te dyqani edhe mbaroi puna.

  10. #40
    I'm in love with you Maska e enderrimtarja
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten e endrrave, vetem aty mund te jem gjithçka per ty
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga suada dr Lexo Postimin
    Po ku kan kohe sot njerezit ta bejn vet kosin mi goc, sa te shkoj te gjej faren e kosit ajo,me mire zbret te dyqani edhe mbaroi puna.
    S'ke faj se sa te gjejne komshiun per fare kosi u prish qumshi, dhe keto komshinjte sa te poshter jane bere nuk rrine fare ne shpi
    JETO dhe lëri të tjerët të JETOJNË

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Inva Mula
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-07-2022, 19:16
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Miftar KRYEZIU, Udhëkryqet e një maturanteje - roman
    Nga Agim Metbala në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 15:00
  4. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  5. Epir + Dardani + Iliri = Shqipëri
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •