Close
Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 182
  1. #171
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Femijeri e poshter, adoleshenca po ashtu rrugave te emigrimit.. pff se ku e paska pas te bukuren kjo jeta ime akoma se kam kuptuar!
    Nga e shemtuara ka lindur e bukura, prandaje mos u lodh te gjesh diferencen e bukurise midis te shemtuares. C'do njeri eshte unik ne vete vete dhe veshtiresit e te riturit ndonjeher te duken te bukura dhe momente te paharuara. Nostalgjia e njeriut nuk ka limit, kur te shkosh nga mosha e trete do i kujtosh per te bukura dhe te vecanta ato qe ke kaluar ne femijeri kur t'ia tregosh niper e mbesa qe te kan rrethuar dhe nga kurioziteti duan te dine femijerin e gjyshit.

  2. #172
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ok, nuk po e vras veten sonte, po e le per neser!

    lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #173
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ok, nuk po e vras veten sonte, po e le per neser!

    lol
    Sa thjesht mund ta shprehesh po sa guxim duhet ta besh fakt te kryer

    Dhe une bashkohem me ju qe mos ta beni sot po kur te vij dita per cilin do

    Kalofshi sa me mire dhe urime per temen teper interesante.

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Postime
    11
    Ah.. sa kujtime...
    Flm Apollon qe na ktheve pas ne kohe dhe na perlote shpirtin.
    Tani e ktheva jeten time pas si ato kaset e magnetofoneve qe i kthenim me stilolapsa dhe e shikoj veten time githmone me emocione per te dale te lozur me shoqet. Kishim borduren tone te femijerise ku mblidheshim te gjithe, mbaj mend kishim thurur edhe vargje poezie plot per ate bordure. Pastaj kerciste topi me loja lufte sa kur shtriheshim per te fjetur ishte e sigurte qe krahu na dhimbte po who cares ne luanim me shume te nesermen.

    Po pincat ju mbahen mend? Qe kishim nje pince dhe luanim ne balte. Po pikniket qe organizonim larg shtepise me buke me vete.

    Po kur shkonim tek shitesja e ushqimores dhe njera e mbante me muhabet e pyeste per cmimet , po ajo gjeja atje sa ben (gjente gjene me te larget qe ajo te kthente koken pas) dhe tjetra fap e merrte nje llokume ose karamele nga ato qe ajo mbante poshte kandarit per te plotesuar peshat.hahahah

    Po kur luanim aq shume me pafka ose peta sa edhe kur hanim buken nuk e leshonim peten sa ndonjehere ose me sakte gjithmone e ngaterronim dhe kafshonim peten ne vend te bukes po shyqyr zotit qe nuk i thyem dhembet.

    o mu kujtua kur dolen magnetofonet dhe merrnim nje me bateri vendosnim ato muzikat casa blanca, etj dhe njeri e mbante ate dhe dilnim neper qytet me muzike te lumtur.hahaha

    E kush e harron Marion pastaj, une edhe tani ketu ne Amerike i kerkova bashkeshortit te me gjente Marion dhe luajta disa dite rresht me te derisa i nxorra fundin perseri. Me kujtohet qe aq shume luaja me te sa kur merrja librat per te lexuar mendja ime fluturonte me Marion dhe mes hapsires midis fjaleve une kisha frike se me binte Mario dhe shtypja librin me gisht kerce mario kerce.hahahhaha

    Me kujtohet kur doli slimsi dhe ne shkonim tek dyqani i lagjes dhe i thoshim shiteses: na dergoj xhaxhi x dhe duam 8 cigare slims dhe 8 cumcakiza big red. Dhe ne ishim 8 shoqe aty.hahahhahah

    O mu kutua ylli dhe flamuri qe benim para pallatit me tulla dhe qe konkurronim kush e kishte bere me te bukur, dhe gjithe naten ajo qe kishte shtepine ne katin e pare do ta ruante se alla alla na vinin dhe na e prishnin.

    Po blloqet e kujtimeve qe benim...
    o sa shume kujtime ... tani u zhyta ne femijerine time plot kujtime, shikoj shoqet dhe shoket qe me ka marre malli per ta, shikoj pafajesine dhe energjine femijenore per te krijuar gjithcka qe te na lidhte se bashku. Kam mall per gjithcka dhe them sa mire qe lindem ne keto vite sepse ato lodrat tona mes shokesh dhe shoqesh nuk do mund ti zevendesoje asgje, asgje...
    Ok se po lodroj dhe po te vazhdoj me kush e di ku dal Por di te them qe jemi edhe brez plot force personaliteti, pjekuri, dhe force per te ecur perpara.
    Ju pershendes te gjithe ju brezin e viteve '80.
    Respekte

  5. #175
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Tani e ktheva jeten time pas si ato kaset e magnetofoneve qe i kthenim me stilolapsa dhe e shikoj veten time githmone me emocione per te dale te lozur me shoqet
    E ke nis postimin ne nje menyre shum perfekte

    Ahh ca me kujtove kto kthimet e kasetes me stilolaps.. aahahahaha
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #176
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kjo është për të gjithë anëtarët që kanë postuar në këtë temë.

    Meqë në forum nuk mund të ngarkohej e kam vendosur në një faqe interneti, mjafton ta shkarkoni. Shikim të këndshëm.

    Këngë magjepsëse për ty
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #177
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Shume e bukur kjo videoja...fjalet e fundite me te mire
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Tani e ktheva jeten time pas si ato kaset e magnetofoneve qe i kthenim me stilolapsa dhe e shikoj veten time githmone me emocione per te dale te lozur me shoqet.
    Ik mos na i kujto ato kasetat...ahhahahah...megjith ato kasetofonat kabriolet, sepse ajo qe hapej e mbyllej ne te shumten e rasteve prishej.


    Po kur luanim aq shume me pafka ose peta sa edhe kur hanim buken nuk e leshonim peten sa ndonjehere ose me sakte gjithmone e ngaterronim dhe kafshonim peten ne vend te bukes po shyqyr zotit qe nuk i thyem dhembet.
    Spaske qene ke lagjia ime, se un gjeja qe urreja me shume ishte kur shifja te loznin femrat me pafka dhe me top ne mur ( se di si e ka emrin ajo loja, me te perplas duart). Ju merrja topin ua hidhja ne ferra, ose i thoja ikni se do lozim ne ketu!!! Gjithmone kam ngrene dajak nga mamate e lagjes, po asiher skam heq dore nga inati per pafkat dhe topin ne mure.

    Me kujtohet kur doli slimsi dhe ne shkonim tek dyqani i lagjes dhe i thoshim shiteses: na dergoj xhaxhi x dhe duam 8 cigare slims dhe 8 cumcakiza big red. Dhe ne ishim 8 shoqe aty.hahahhahah
    E shoqeronit dhe me cumcakez qe mos vinit ere e??
    Un p.sh kam pas menyre tjeter...sa hyja ne shpi, shkoja ne banje direkt dhe fusja kolinoz ne goje, shplaja gojen dhe hyja ne kuzhine....vjen era duhan thoshte mamaja. Jo i thoja jo, se isha ne lokal dhe ska spirator.

    Po blloqet e kujtimeve qe benim...
    o sa shume kujtime ...
    Ju femrat shkruanit blloqe, kurse ne cunat shkruanim neper mure me spraite, ose neper asfalt me barut. ahahahahahahhahahah

    Ej po kush nga ju bente kapsolle me majen e plumbit?
    Per ata qe se kujtojne. Hiqnim mbajen e plumbit te kallashit, e gerrynim (me gozhde) dhe benim nje grope ne te. E lidhnim goxhden dhe majen e plumbit me nje tel te forte.Mbushnim gropen ne majen e plumbit me barut shkrepsje, dhe e plasnim ...AHAHHA

    Ej, po amitat ju pelqente ti plasnit me kembe?Pau!
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  9. #179
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Po ato bobinat plastike te trikotazhit lyji me parafine dhe ec rreshqit ne disheze e mani mend???
    FLANGO MA NON FLECTO

  10. #180
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Unë e kam lexuar këtë letër shumë kohë më parë, e kam lexuar kushedi se sa herë, dhe kur e lexoja për shumë gjëra qeshja.
    Qeshja sepse mu kujtuan lojrat e fëmirisë dhe gjëra të tilla.
    Por pasi qeshja, vinte një heshtje për disa çaste dhe pas saj më kapte një melankoli. Një trishtim që më shkatërronte përbrënda.
    Më kujtohej varfëria me të cilën jemi rritur, më kujtoheshin festat e varfëra, shpesh herë me një darkë të thjeshtë dhe pa dhurata.
    Më kujtohej trishtimi i prindërve tanë kur nuk na i plotësonin dot dëshirat jo se nuk donin por se nuk kishin.
    Është shumë i arritur, ka dhe pak humor brenda tij, por është shumë një nga ato shkrime që brezi jonë e lexon dhe gjen veten brënda tij.
    Është një përkujtimore e një brezi të vuajtur, por që jeta i bëri shumë të aftë.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Inva Mula
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-07-2022, 19:16
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Miftar KRYEZIU, Udhëkryqet e një maturanteje - roman
    Nga Agim Metbala në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 15:00
  4. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  5. Epir + Dardani + Iliri = Shqipëri
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •