- Nga lojerat e femijerise sime me kujtohet kur shkonim tek shkolla qe kishim afer pallatit dhe me cunat e lagjes banim paralele, benim gara kush rrinte me shume maje paraleles, sa here jam rrezuar obobo po prape aty e kaloja gjithe diten.
- Pastaj luanim syllambylla neper shkalle, duke u hedh nga kati i dyte e duke kapercy neper hekura.
- Pastaj perveç koleksionit te makinave turbo, kishet koleksion zarash sipas madhesise, ishte hekuri apo qelqi, (mjere biçikletat e te afermeve tane, i mungonte gjithmone nga nje zar te zinxhiri), pastaj koleksionomim qese karamelesh, i hekurosnim (me nje hekur qe peshonte 20 kg), se po te ishin te reja qeset jepnim nje e merrnim tre.
- Loja me te zhytme (me top, sa dru kemi ngrene, prandaj jemi kalitur ne brezi yne )
- lojen me litar ku benim poezine me lokomotiven, hidheshim ne litar me nga 5 me lene litar, e pa lene litar... po kur beheshim ne rresht indian i fundit ne rresht bente te parin dhe ai qe ishte i pari gjasme do ia fuste tjetrit e turreshe i pari ne litar (kjo ishte pa lene litar, sa te dilte njeri nga litari duhet te hyje ti dhe ai qe nuk arrinte ne kohe kapte litarin)
- Kishim lojen me karroca me kuzhineta, po ishte dhe loja me ato rrotat e hekurit, me nga nje tel te holle i turreshim rrotes nga mrapa.
- Lojen me pushtime shtetesh, duke vizatu shtetet ne toke, hidhnim shkopin larg e thonim, Rusia i shpall lufte Amerikes... kush fitonte me shume toka.
- loja topa-gropa
- hapa dollapa (kjo loje dhe syllambylla kane qene te preferuarat e mia, sepse fatmiresisht ne lagje kemi qene nje kompani me kalamaj, nja 50 kalamaj ne dy pallate dhe luanim te gjithe bashke) cfare qejfi.
- luanim futboll cuna goca, me topa llastiku
-
lojera te bukura kane qene edhe kur rreshqisnim neper trashe edhe ketu benim gara (afer stadiumit tek ne kane qene dy trashe afer e afer, ndaheshim ne dy grupe e benim gara kush grup mbaronte i pari se rreshkituri (duke rreshkit neper xhama e neper pislleqe)
- me kujtohet se ne Elbasan kemi patur vetem nje kend lojerash ne fillim te viteve 90, ka qene afer stadiumit, hapej dy here ne jave te henen dhe te enjten, paradite dhe mbasdite dhe ne hynim nga hekurat (se s'kishim leke per biletat), kenaqeshim vetem duke pare kalamajt e tjere si benin xhiro te rosa, te kali, te pata, ndonjehere benim dhe ne xhiro, sepse mendohej kush ishte brenda kendit te lojerave e kishte paguar bileten dhe mund te shkonte ku te donte te bente xhiro, qe atehere kemi qene mashtrusa te medhenj nga halli
Ehhhh çfare kohesh kane qene ato.
Krijoni Kontakt