Vetem nje pyetje kam per sa me poshte:
kush i vuri keta funksionare ne krye te ketij burgu?
============== =============
Korrieri 07 April, 2008
Skandali i burgut tė Burrelit
Pas arratisjes se dy te denuarve, vale arrestimesh ne radhet e personelit te burgut te sigurise se larte. Arrestohet drejtori. Zbardhet plani i arratisjes se 80 te burgosurve te tjere
BURREL - Nuk kaloi nė heshtje arratisja e dy tė dėnuarve nga Burgu i Sigurisė sė Lartė Burrel, pasi dje Prokuroria e Rrethit Mat lėshoi disa urdhėrarreste, duke pėrfshirė kėtu edhe prangat pėr drejtorin e kėtij burgu dhe tre zyrtarė tė tjerė tė lartė. Mėsohet se u arrestuan Eduart Brahilika, drejtori i burgut Burrel, pėr akuzėn e fshehjes sė krimit dhe shpėrdorim detyre, shefi i policisė, Thanas Ymeri, shefat e regjimit tė brendshėm, Kadri Domi e Luan Hysa, oficeri i rojės, Kujtim Laēi, punonjėsit e policisė: Fatmir Domi, Fiqiri Ceni, Edvin Heta dhe Ardian Ruka, tė cilėt akuzohen pėr shpėrdorim detyre. Po kėshtu, janė pezulluar nga puna oficeri i policisė sė rendit, Kelmend Gjara dhe punonjėsi i policisė, roje nė godinėn e Komisariatit tė Matit, Sul Stafa. Burime tė sigurta pranė Prokurorisė sė Rrethit Mat sqaruan dje pėr Korrierin, se do tė ketė tė tjera arrestime, pasi vepra e kryer ėshtė mjaft e rėndė, ndėrsa bėhet me dije se nė Burgun e Sigurisė sė Lartė Burrel ishte pėrgatitur arratisja e mė shumė se 80 tė dėnuarve me dėnime mjaft tė rėnda, tė dėnuar pėrjetėsisht, si dhe disa me mė shumė se 20 vjet heqje lirie.
Nė lidhje me akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės ndaj drejtorit Brahilika, mėsohet se ajo ėshtė ngritur pasi Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve kishte urdhėruar ngritjen e njė vendroje, pikėrisht nė vendin e largimit tė dėnuarve Preng Lleshi e Fran Marashi. Megjithėse urdhri ėshtė dhėnė tri javė mė parė, atėherė kur Brahilika mori detyrėn e drejtorit, ai nuk ishte zbatuar pėr arsye qė ende nuk bėhen publike. Ndėrkohė, akuza e dytė, ajo pėr fshehje tė krimit, lidhet me faktin se 4-5 orė para arratisjes sė dy tė dėnuarve, drejtoria e burgut ėshtė vėnė nė dijeni pėr prerjen e telave tė dritares, ku vuanin dėnimin Lleshi e Marashi. Mirėpo pa u njoftuar fare organi i prokurorisė, qė ėshtė urdhėruar tė mbulojė edhe ngjarjet nė burgun e Burrelit, ėshtė kryer saldimi i telave tė prerė. Duhej me ēdo kusht tė lajmėrohej prokuroria e rrethit pėr thyerjen e bėrė dhe saldimin e kryer. Nė kėtė rast, drejtori i burgut, Eduart Brahilika ka shkelur ligjin, duke fshehur krimin e kryer, sqaruan prokurorėt e ēėshtjes. Abuzimi me dy tė dėnuarit ėshtė thelluar akoma mė tej. Preng Lleshi e Fran Marashi janė nxjerrė nga dhoma ku ishin pėrgatitur tė arratiseshin dhe janė izoluar nė njė qeli tjetėr, e cila sipas prokurorisė, ishte shumė mė pak e sigurt nga qelia e mėparshme. Edhe nė kėtė vend izolimi, dy tė arratisurit kanė arritur tė presin kangjellat. Mendohet se ėshtė pėrdorur fije sharre ose diamanti, ndėrsa gardianėt i kanė parė, por nuk kanė treguar gjė, mendohet kundrejt ryshfetit. Pas arrestimit tė drejtorit tė burgut, prokurorėt e ēėshtjes kanė faktuar se shefat e regjimit tė brendshėm, Kadri Domi e Luan Hysa, nuk kanė zbatuar rregullat e normat e burgjeve, por kanė toleruar herė pas here. Ata kanė qenė tė informuar se disa dritare tė kėtij burgu janė sharruar dhe kėtė fakt nuk e kanė bėrė tė ditur pėr drejtuesit e burgut dhe prokurorinė e rrethit. Oficeri roje dhe punonjėsit e regjimit tė brendshėm, Fatmir Domi, Fiqiri Ceni, Edvin Heta dhe Ardian Ruka janė bashkuar nė qelitė e Komisariatit tė Policisė me Preng Lleshin e Fran Marashin, sepse nuk kanė zbatuar rregulloren e sigurisė sė brendshme dhe nuk kanė njoftuar nė kohė autoritetet pėr arratisjen e dy tė dėnuarve. Dje pasdite ėshtė ndaluar shefi i policisė sė burgut, Thanas Ymeri, pėr shpėrdorim detyre dhe fshehje tė krimit. Edhe ky zyrtar policie e ka ditur se disa nga telat e dritareve tė qelive tė burgut ishin sharruar disa ditė mė parė dhe ky fakt nuk e ka shqetėsuar atė. Ndėrkohė, pezullimi nga puna i dy punonjėsve tė policisė sė Burrelit duket, sipas burimeve tė gazetės, paradoksal. Kelmend Gjoka, shef i informacionit dhe Sul Stafa, roje pranė godinės sė policisė, fillimisht janė arrestuar dhe mė pastaj janė pezulluar nga puna, me pretekstin se ata nuk duhet tė kishin lejuar gazetarėt tė filmonin dhe intervistonin dy tė arratisurit. Mbrėmė, pėr tė dyshuar ėshtė thėrritur edhe ish-drejtori i burgut, Shyqyri Dushku, i cili akuzohet pėr shpėrdorim detyre dhe lidhje me tė dėnuarit. Vetėm brenda njė dite kemi gjetur 8 celularė nė qeli, thanė burime pranė Prokurorisė sė Matit. Ai do tė hetohet pėr akumulimin e shumė problemeve nė kėtė institucion tė rėndėsishėm.
Plani i hershėm i arratisjes sė 80 tė burgosurve
Pas njė pune tė gjatė tė grupit hetimor dhe SHKB-sė sė burgjeve, ėshtė zbardhur gati e gjithė skema e arratisjes. Dy tė larguarit pėr pak kohė nga ky burg i njė sigurie tė veēantė janė shprehur se arratisja ishte sajuar afro 2 muaj mė parė. Ishte menduar jo vetėm largimi nga qelitė i dyshes sė njohur, por sipas grupit hetimor ishte pėrgatitur largimi nga ky burg i afro 80 dėnuarve tė seksionit B, tė dėnuar mjaft tė rrezikshėm. Mė shumė se gjysma e kėtij kontingjenti janė tė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm dhe pjesa tjetėr me mė shumė se 20 vjet.
Krijoni Kontakt