Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Skandali i Burgut te Burrelit

    Vetem nje pyetje kam per sa me poshte:

    kush i vuri keta funksionare ne krye te ketij burgu?

    ============== =============

    Korrieri 07 April, 2008

    Skandali i burgut tė Burrelit


    Pas arratisjes se dy te denuarve, vale arrestimesh ne radhet e personelit te burgut te sigurise se larte. Arrestohet drejtori. Zbardhet plani i arratisjes se 80 te burgosurve te tjere

    BURREL - Nuk kaloi nė heshtje arratisja e dy tė dėnuarve nga Burgu i Sigurisė sė Lartė Burrel, pasi dje Prokuroria e Rrethit Mat lėshoi disa urdhėrarreste, duke pėrfshirė kėtu edhe prangat pėr drejtorin e kėtij burgu dhe tre zyrtarė tė tjerė tė lartė. Mėsohet se u arrestuan Eduart Brahilika, drejtori i burgut Burrel, pėr akuzėn e “fshehjes sė krimit” dhe “shpėrdorim detyre”, shefi i policisė, Thanas Ymeri, shefat e regjimit tė brendshėm, Kadri Domi e Luan Hysa, oficeri i rojės, Kujtim Laēi, punonjėsit e policisė: Fatmir Domi, Fiqiri Ceni, Edvin Heta dhe Ardian Ruka, tė cilėt akuzohen pėr “shpėrdorim detyre”. Po kėshtu, janė pezulluar nga puna oficeri i policisė sė rendit, Kelmend Gjara dhe punonjėsi i policisė, roje nė godinėn e Komisariatit tė Matit, Sul Stafa. Burime tė sigurta pranė Prokurorisė sė Rrethit Mat sqaruan dje pėr “Korrierin”, se do tė ketė tė tjera arrestime, pasi vepra e kryer ėshtė mjaft e rėndė, ndėrsa bėhet me dije se nė Burgun e Sigurisė sė Lartė Burrel ishte pėrgatitur arratisja e mė shumė se 80 tė dėnuarve me dėnime mjaft tė rėnda, tė dėnuar pėrjetėsisht, si dhe disa me mė shumė se 20 vjet heqje lirie.

    Nė lidhje me akuzėn e “shpėrdorimit tė detyrės” ndaj drejtorit Brahilika, mėsohet se ajo ėshtė ngritur pasi Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve kishte urdhėruar ngritjen e njė vendroje, pikėrisht nė vendin e largimit tė dėnuarve Preng Lleshi e Fran Marashi. Megjithėse urdhri ėshtė dhėnė tri javė mė parė, atėherė kur Brahilika mori detyrėn e drejtorit, ai nuk ishte zbatuar pėr arsye qė ende nuk bėhen publike. Ndėrkohė, akuza e dytė, ajo pėr “fshehje tė krimit”, lidhet me faktin se 4-5 orė para arratisjes sė dy tė dėnuarve, drejtoria e burgut ėshtė vėnė nė dijeni pėr prerjen e telave tė dritares, ku vuanin dėnimin Lleshi e Marashi. Mirėpo pa u njoftuar fare organi i prokurorisė, qė ėshtė urdhėruar tė mbulojė edhe ngjarjet nė burgun e Burrelit, ėshtė kryer saldimi i telave tė prerė. “Duhej me ēdo kusht tė lajmėrohej prokuroria e rrethit pėr thyerjen e bėrė dhe saldimin e kryer. Nė kėtė rast, drejtori i burgut, Eduart Brahilika ka shkelur ligjin, duke fshehur krimin e kryer”, sqaruan prokurorėt e ēėshtjes. Abuzimi me dy tė dėnuarit ėshtė thelluar akoma mė tej. Preng Lleshi e Fran Marashi janė nxjerrė nga dhoma ku ishin pėrgatitur tė arratiseshin dhe janė izoluar nė njė qeli tjetėr, e cila sipas prokurorisė, ishte shumė mė pak e sigurt nga qelia e mėparshme. Edhe nė kėtė vend izolimi, dy tė arratisurit kanė arritur tė presin kangjellat. Mendohet se ėshtė pėrdorur fije sharre ose diamanti, ndėrsa gardianėt i kanė parė, por nuk kanė treguar gjė, mendohet kundrejt ryshfetit. Pas arrestimit tė drejtorit tė burgut, prokurorėt e ēėshtjes kanė faktuar se shefat e regjimit tė brendshėm, Kadri Domi e Luan Hysa, nuk kanė zbatuar rregullat e normat e burgjeve, por kanė toleruar herė pas here. Ata kanė qenė tė informuar se disa dritare tė kėtij burgu janė sharruar dhe kėtė fakt nuk e kanė bėrė tė ditur pėr drejtuesit e burgut dhe prokurorinė e rrethit. Oficeri roje dhe punonjėsit e regjimit tė brendshėm, Fatmir Domi, Fiqiri Ceni, Edvin Heta dhe Ardian Ruka janė bashkuar nė qelitė e Komisariatit tė Policisė me Preng Lleshin e Fran Marashin, sepse nuk kanė zbatuar rregulloren e sigurisė sė brendshme dhe nuk kanė njoftuar nė kohė autoritetet pėr arratisjen e dy tė dėnuarve. Dje pasdite ėshtė ndaluar shefi i policisė sė burgut, Thanas Ymeri, pėr “shpėrdorim detyre” dhe “fshehje tė krimit”. Edhe ky zyrtar policie e ka ditur se disa nga telat e dritareve tė qelive tė burgut ishin sharruar disa ditė mė parė dhe ky fakt nuk e ka shqetėsuar atė. Ndėrkohė, pezullimi nga puna i dy punonjėsve tė policisė sė Burrelit duket, sipas burimeve tė gazetės, paradoksal. Kelmend Gjoka, shef i informacionit dhe Sul Stafa, roje pranė godinės sė policisė, fillimisht janė arrestuar dhe mė pastaj janė pezulluar nga puna, me pretekstin se ata nuk duhet tė kishin lejuar gazetarėt tė filmonin dhe intervistonin dy tė arratisurit. Mbrėmė, pėr tė dyshuar ėshtė thėrritur edhe ish-drejtori i burgut, Shyqyri Dushku, i cili akuzohet pėr shpėrdorim detyre dhe lidhje me tė dėnuarit. “Vetėm brenda njė dite kemi gjetur 8 celularė nė qeli”, thanė burime pranė Prokurorisė sė Matit. Ai do tė hetohet pėr akumulimin e shumė problemeve nė kėtė institucion tė rėndėsishėm”.

    Plani “i hershėm” i arratisjes sė 80 tė burgosurve


    Pas njė pune tė gjatė tė grupit hetimor dhe SHKB-sė sė burgjeve, ėshtė zbardhur gati e gjithė skema e arratisjes. Dy tė larguarit pėr pak kohė nga ky burg i njė sigurie tė veēantė janė shprehur se arratisja ishte sajuar afro 2 muaj mė parė. Ishte menduar jo vetėm largimi nga qelitė i dyshes sė njohur, por sipas grupit hetimor ishte pėrgatitur largimi nga ky burg i afro 80 dėnuarve tė seksionit B, tė dėnuar mjaft tė rrezikshėm. Mė shumė se gjysma e kėtij kontingjenti janė tė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm dhe pjesa tjetėr me mė shumė se 20 vjet.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Depot e armeve shperthejne, te burgosurit arratisen, cmimet jane tre-fishuar, vendi i zhytur ne krize energjitike, balanca e pushteteve eshte thuajse zhdukur, - kur them une qe ky eshte shtet rrumpalle s'me besoni ..... xhahil ti xhahil kush t'vuni, i thone kesaj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zarush..

    nuku po shoh se jini pa drita..
    ja fute kot per krizen energjitike..

    po dhe ne u trefishofshin cmimet.. juve nuku ndjeni gje.. sepse i kini aq te trasha kuletat sa ska rritje cmimi tu a holloje ..
    familja rucoiste nukku pyet per cmime.. se ajo i ngre cmimet vete..se ajo e shet mallin..
    demokratet jan bleres.. rucoistet shites..
    ben estrad erion bracja me tranguj ne parlament.. po mileti e njeh at legen..

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 08 Pri 2008

    GėrdecBURGU nė tentativė
    Nga Kujtim Dashi

    Duke qenė se nuk kam mundur tė shpreh publikisht hidhėrimin tim tė thellė, sė pari dua t'iu shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta tė gjithė atyre qė humbėn tė dashurit e tyre nė tragjedinė ende tė pėrmasueme tė Gėrdecit, si dhe solidaritetin tim me ato qindra e mijėra njerėz qė shteti i tyre ua ē'bėri brenda disa sekondash jetėn qė kishin ndėrtuar, duke i nxjerrė ēipllak nė shi dhe, sė dyti, t'u kėrkoj ndjesė qė mbi fatkeqėsinė e tyre me emrin Gėrdec, po pranė vendos ngjarjen e kėtyre ditėve, tentativėn e arratisjes nga burgu i (pa)sigurisė sė lartė tė Burrelit.

    Menjėherė, kur dora-dorės po zbulohej ajo ē'ka kishte ndodhur nė Gėrdec, njė tmerr i madh zuri mbarė popullin pėr "Gėrdecėt" e tjerė qė mund tė shpėrthenin afėr vatrave tė tyre. Dhe, ēfarė u tha e u pa nėpėr mediat elektronike, ishte dhe ėshtė vėrtet pėr tė vėnė duart nė kokė. Mijėra e mijėra tonelata municione, qė veē kurrfarė sigurie nuk mund tė jepnin. Ndėrkohė qė, si zakonisht, njerėzit i drejtoheshin Zotit (jo tė shtėpisė, d.m.th Kryeministrit tė papėrgjegjshėm, qė lėshon deklarata aq qesim sa tė duket se edhe njė jabanxhi i gjendur tranzit do tė kishte informacion mė tė saktė) pėr t'i shpėtuar nga ndonjė mėnxyrė e tillė, njė GėrdecBURG po pėrgatitej.

    Ata, elementėt kriminalė me rrezikshmėri ekstreme shoqėrore, e kishin parė se si e sa poshtė kishte rėnė shteti i tyre (disa syresh ishin protagonistė tė 1997-ės), njėherė qė i ndodhi ajo tragjedi Sė dyti, panė donkishotizmin etatist pėr ta fshehur tė vėrtetėn, pėr ta minimizuar atė, pėr tė nxjerrė nė pah mė shumė pėrpjekjet pėr eliminimin e pasojave, sesa pėrgjegjėsitė. Sė treti, panė nivelin e lartė dhe pėrfshirjen kapilare nė korrupsion tė "yjeve" dhe "yllėzave" tė Qeverisė sė Shėrbimit dhe Shėrbesės me shumė "yje". Dhe, qenė treguar "tė paduruar", s'kishin pritur sa Berisha, i cili po e mban si burrė premtimin e dhėnė kėtu e 11 vjet mė parė qė "do t'ua ngrij buzėqeshjen nė buzė" (d.m.th popullit tė vet) tė ndėrmerrte ato, reformat e thella pėr sigurinė, po ia banė shshshshsh me sharrė dhe, pėr pak e ēanė ferrėn jo veē njė Fran e njė Preng, po plot 75 tė tillė.

    Ajo qė ka pikuar nga informacioni i deritanishėm pėr hetimin e kėtij GėrdecBURGU nė tentativė, ėshtė plotėsisht e mjaftueshme, pėr t'u rėnė fort kambanave tė alarmit, pėr tė marrė e shtrėnguar fort frenat e shtetit e pėr tė lėnė mėnjanė lodrat zhurmuese tė marrjes sė ftesės pėr NATO. Papėrgjegjshmėria e QShSh-sė tashmė ėshtė e njohur, po kjo nuk mund t'ia lehtėsojė kurrsesi misionin e opozitės, e cila t'i bėjė edhe rrugėtimet eksploruese allagandiste nėpėr atdhe, po tė ngulet mirė pėr tė bėrė luftėn politike nė institucione, para sė gjithash pėr tė parandaluar tragjedi tė tjera, mbase akoma mė tė mėdha. Pėrfytyrojeni tė nderuar lexues, se ēfarė mund tė kishte ndodhur nė kėtė vend (tashmė nė paradhomėn e NATO-s) tė rraskapitur, sikur pas mbarimit tė punės "me sharrė e metal" mbi hekurat e mitit tė sigurisė sė lartė tė Burrelit, nėn hundėt e policisė e tė njė drejtori tė burgut (sipas shtypit, jashtė profilit e me probleme serioze me drejtėsinė?!) tė kishin "fituar lirinė" 75 tė dėnuar tė pėrjetshėm apo me mbi 20 vjet burg, ku jashtė telave rrethuese i prisnin "njė park" me makina tė porositura me celularė e nėn "shurdhėrinė" e gardianėve pėr t'i dėrguar nė destinacionet e tyre vėshtirė tė kthyeshme mė.

    Mos vallė Berisha me tė tijtė paskėtaj, kur t'i niste me urgjencė "heronjtė", kur tė vinte nė rrezik jetėn e tyre e tė mijėra e mijėra qytetarėve pėr t'i rifutur brenda hekurave tė dėnuarit me burgim tė pėrjetshėm, do t'i rishfaqej shansi qė tė mbinte sėrish nėpėr ekranet e televizioneve, nė konferenca tė shtypit, para dhe pas buke, pėr tė na dėshmuar "forcėn" e shtetit e, pse jo, ta kthente kėtė edhe nė njė fitore tė Qeverisė Demokratike?!

    Nga moria e fakteve e tė dhėnave tė deritashme pėr GėrdecBURGUN nė tentativė nuk mund tė lė pa nėnvizuar se krerėt e burgut kishin zbuluar tentativėn, por nuk kishin njoftuar askėnd pėr ngjarjen e ndodhur, as prokurorinė, as eprorėt nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve. Askėnd?! Ah, po kanė salduar hekurat. Pėr besė, u duhet ditur "pėr nder" Fran Marashit e Preng Lleshit (tė burgosur, se nė liri mund tė ketė me dhjetėra qė mbajnė kėto emra e mbiemra) qė u treguan kėmbėnguljes dhe nxorėn jashtė telave kėtė qamet, qė desh zezoi sėrish jetėn shqiptare (kur kemi hyrė nė paradhomėn e NATO-s dhe gjėmon e gjėmon e do tė gjėmojė ende lodra e Berishės).

    Teksa shkruaj kėtė mė bie ndėrmend kėtė ēast njė episod i njė shokut tim polic (besoj se do ta kenė kthyer nė "gjeometėr" tė Lezhės, si autorin e kėtyre radhėve nė kryeqytet). 14 ditė qėndroi nė njė zonė rreth 3-4 km larg qytetit tė Lezhės nė krye tė detyrės, pėr tė kapur njė keqbėrės dhe s'erdhi asnjė sekondė nė shtėpi, kur lėngonte e ėma.

    Nė mbyllje tė kėtij shėnimi, do tė drejtoja njė thirrje si qytetar, tė pėrshtatur nga manifesti i famshėm komunist: amatorė nė punė tė shtetit, lini mejhanet rreth dikastereve (pėr tė cilat do tė bėjmė fjalė sė shpejti), institucioneve etj., etj., dhe kthehuni aq kohė sa iu ka mbetur deri nė rotacionin normal tė pushtetit dhe vihuni nė krye tė punėve pėr tė cilėn keni kėrkuar e marrė (siē) votėn e popullit se Gėrdeci dhe GėrdecBURGU nė tentativė nuk njohin as krah tė majtė e as tė djathtė, ata marrin mbarė, kur ua lini kaq "mbarė" ju…

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2011
    Postime
    13
    Nje pyetje kish une nqs keni mundesi per tu pergjigjur...
    Si ka mundesi qe drejtori dhe shefat e medhenje dolen te palagur nga kjo ngjarej dhe madje po kerkojne edhe demshperblime nga 3-5 mij euro sepse jane denuar padrejtesisht .nga 14 punonjes mos gabofsha, vetem 2 vete dolen fajtor per kete ngjarje,mos valle i gjith burgu i Burrelit mbahej vetem nga 2 gardian,e kete te tjeret e merrnin diten e punes pa bere asgje.
    Ndersa njerit prej gardianeve i eshte nderruar pozicionin e punes menjeher pas shqytimit te ngjarjes.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Cila eshte historia e ketyre,Fran Marashit e Preng Lleshit?
    Perse jane denuar?Me cfare jane marre para se te burgoseshin?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema tė Ngjashme

  1. Rilindasi Kristo Kirka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2012, 16:33
  2. Dhune ne spitalin rajonal te Fierit
    Nga Apolloni31 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 23:19
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2006, 22:42
  4. Nje dritare burgu - Petrit A. Velaj
    Nga Veshtrusja nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 20:48
  5. Historiku i burgut te Tiranes
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •