Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Nesër takimi i tretë për MSA-në mes Shqipërisë e BE




    TIRANË- Do të mbahet nesër në Bruksel Këshilli i 3-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
    Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, në takimin e tretë të Këshillit të Stabilizim Asociimit, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, presidencës polake të BE-së si dhe zyrtarë të lartë të EEAS (Shërbimit të Jashtëm Evropian) do të diskutojnë me palën shqiptare mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian në vend.

    Plotësimi i 12 prioriteteve të dala nga Opinioni i Komisionit Evropian, zbatimi i MSA-së midis Shqipërisë dhe BE, zhvillimet ekonomike në vend, politika e jashtme shqiptare si dhe zhvillimet në rajonin tonë, do të jenë midis çështjeve kryesore që do të trajtohen në takim.

    Mësohet se ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe Zv/kryeministri e ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto do të jenë të pranishëm në këtë takim.

    Mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit i paraprin përgatitjes së Progres Raportit të BE për Shqipërinë, që pritet të publikohet në muajin tetor, teksa nga BE disa herë është theksuar se rifillimi i dialogut politik dhe përmbushja e 12 rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë, janë rruga e vetme për t`u bërë pjesë e BE-së.
    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Brukseli: Shqipëria në stanjacion politik, duhet dialog e reforma



    BRUKSEL- Këshilli i Stabilizim Asocimit ka diskutuar sot në Bruksel në lidhje me përpjekjet që ka bërë Shqipëria për të përfituar statusin kandidat në BE, takimi i tretë ky mes BE e Shqipërisë. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle ka bërë publike deklaratën e përbashkët të zyrtarëve të BE, ku i kërkohet Shqipërisë t’i rikthehet dialogut, pasi vendi ndodhet në stanjacion politik.

    “Është koha që forcat politike t’i kthehen dialogut politik, t’i kthehen parlamentarizmit. Sfidë kryesore mbeten reformat elektorale dhe kushtetuese, janë jetike dhe urgjente. BE është e përgatitur që ta lehtësojë këtë detyrë”, tha Fyle.

    Sipas komisionerit i takon qeverisë dhe opozitës të tejkalojnë stanjacionin politik, për të përmbushur aspiratat që kanë për në BE.
    “Opozita dhe qeveria të gjejnë një zgjidhje për stanjacionin politik. Kam parasysh aspiratat për BE dhe kornizën ligjore. Duhet të punojnë për institucionet demokratike. Unë besoj se opozita duhet të marrë pjesë në seancat e Parlamentit, shumë ligje kanë nevojë për votat e tyre", tha Fyle ndërsa shtoi se opozita duhet t'i rikthehet parlamentit sepse koha elektorale ka përfunduar.

    I pyetur për qendrimet e opozitës shqiptare Fyle tha se BE nuk e pranon bojkotin, rrugë kjo e ndjekur nga PS.
    “Të keni një opozitë konstruktive të marrë pjesë në parlament. Të mos marrësh pjesë nuk është pjesë e BE, bojkoti nuk pranohet nga BE”, tha Fyle më tej.

    Fyle ka rekomanduar ndër të tjera hartimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Sipas tij, nga mungesa e kornizës ligjore edhe zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira, c’ka treguan se kjo kornizë duhet të ndryshojë.
    “Duke theksuar ato që kemi diskutuar kemi ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale të 2011, kemi vërejtur me shqetësim se ka pasur polarizim të lartë mbi vendimin e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor rreth vendimeve më të fundit dhe arsyetimit. Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira, ashtu si demonstruan se korniza ligjore ka nevojë për reforma. Kemi theksuar mungesa në kornizën ligjore të procesit elektoral, që duhen adresuar mes një reforme të thellë elektorale sipas rekomnadimeve të OSBE”- shtoi Fyle.

    Në tetor Komisioni Europian do publikojë raportin për Shqipërinë dhe deri atëherë Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë të fokusohet tek përmbushja e 12 prioriteteve.

    HAXHINASTO: QEVERIA E GATSHME PËR REFORMËN ZGJDHORE
    Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto rishprehu sot angazhimin e qeverisë shqiptare për reformën zgjedhore, në mënyrë që të plotësohen të gjitha ato çështje që janë përcaktuar nga OSBE/ODIHR-i. Në një deklaratë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, në përfundim të takimit të 3-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asocimit mes Shqipërisë dhe BE në Bruksel, Haxhinasto bëri të ditur se gjatë këtij takimi u vlerësua zbatimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Shqipëria.

    Lidhur me situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, Haxhinasto u shpreh se, ato janë tashmë një kapitull i mbyllur, ndërsa ritheksoi qëndrimin maxhorancës qeverisëse për reformën zgjedhore. "Qeveria shqiptare do të punojë shumë ngushtë me institucionet europiane dhe do të rishikojë reformën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme për të vendosur një ligj të ri në të ardhmen", deklaroi kryediplomati shqiptar.
    (m.a/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Hahah!Dialog&reforma...Kemi shume kohe qe e degjojme kete refren.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    o deni boy i le barcoletat fillove me politik tani!!!
    degjo mua meru me mire me barcoleta mos i lere mbas dore se kjo puna e politikes eshte pune koti shume e merzitshme, e veshtire dhe e padrejte te pakten me barcoleta argetohemi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    I pyetur për qendrimet e opozitës shqiptare Fyle tha se BE nuk e pranon bojkotin, rrugë kjo e ndjekur nga PS.
    “Të keni një opozitë konstruktive të marrë pjesë në parlament. Të mos marrësh pjesë nuk është pjesë e BE, bojkoti nuk pranohet nga BE”, tha Fyle më tej.
    Po si mund te krijosh nje opozite konstruktive?Opozita eshte nje numer politikanesh te votuar dhe qe jane te prirur ne idte e tyre per te qene destruktive.Kush e rregullon kete gjendje?A ka ndonje mekanizem qe na rekomandon BE?Me siguri ndonjeri do te thote, se nese vendosim PS ne pushtet, atehere do te kemi nje opozite te djathte konstruktive dhe punet mund te shkojne me mire.Vetem kjo eshte ideja e hedhur deri me sot.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •