Kosova! Pse Amerika dhe Pse Tani?
Nga Joseph J. DioGuardi
Isha zgjedhur nė Kongresin Amerikan mė 1984 dhe fillova mandatin ne Janar 1985. Disa muaj mė vonė, shqiptarė etnik nga Kosova qė jetonin nė distriktin tim kongresional zbuluan faktin qė babai im, I cili kishte emigruar nė SHBA nga Italia mė 1929, fliste shqip. (Njerzit e babait tim kishin lėnė Shqipėrinė pas ripushtimit tė saj nga Otomanėt nė shekullin e pesėmbėdhjetė dhe kishin kėrkuar strehim nė vendin qė atėherė ishte Mbretėria e Napolit). Jeta ime ka ndryshuar pėrgjithmonė qė atėherė.
Qindra shqiptarė nga I gjithė Ballkani vizituan zyrėn time nė Washington, dhe disa edhe patėn ardhur nė shtėpinė time nė New Rochelle, NY, pėr tė mė treguar pėr njė vend qė kurrė nuk e kisha dėgjuar mė parė Kosova. Shumė shpejt pastaj kuptova se thuajse askush nė Kongres, si nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesėve si nė Senat, nuk dinte asgjė pėr kėtė province autonome nė Jugosllavinjėrėn prej tetė njėsive juridike dhe konstituive nė Federatėn Jugosllave, me tė drejta tė barabarta votimi me Serbinė nė presidencėn federale. Por, kishte njė pėrjashtim, njė kongresist qė njihte Kosovėn dhe popullin shqiptarnjė hebrejo-amerikan qė kishte lindur nė Hungari dhe I kishte shpėtuar Holokaustit si adoleshent. Ky ishte Tom Lantos, bashkėthemelues dhe kryetar I Komisionit tė Kongresit pėr tė Drejtat e Njeriut, qė kishte njė interes tė vecant pėr tiu ardhur nė ndihmė tė gjithė popujve tė shtypur.
Rezoluta jonė e parė Kongresionale pėr tė drejtat e njeriut pėr popullin e shumėvuajtur tė Kosovės ishe paraqitur nė Qershor 1986. Rezoluta e dytė ishte paraqitur mė 1987 dhe kishte mėse pesėdhjeteshtatė bashkėsponzorues, dhe dėgjimi I parė kongresional pėr kėtė cėshtje ishte mbajtur nė Tetor 1987. Kosova tani mė ishte nė listen e cėshtjeve kongresionale me tė cilat do tė merrej Kapitol Hillimu nė kohėn kur ish-diktatori serb, Slobodan Milosheviq, po merrte pushtetin nė Beograd dhe po fillonte shtypjen brutale kundrejtė dy million shqiptarėve tė Kosovės, qė solli edhe okupimin brutal tė Kosovės nga armata serbe nė Mars 1989.
Kishte disa dėshtime nė politikėn tonė tė jashtme qė nga fillimi I administrates sė Bushit (babait tė Bushit tė tanishėm), duke filluar me Sekretarin e Shtetit James Baker, qė nuk kishte kuptuar drejt qėllimet e Milosheviqit dhe nė mėnyrė indirekte I kishte dhėnė atij dritėn jeshile pėr pushtim drejt Sllovenisė e Kroacisė duke thenė se ne nuk kemi ndonjė interes nė kėtė punė dhe se ne do tė mbajmė Jugosllavinė e bashkuar pėr cfarėdo cmimi. Senatorėt Joe Biden dhe Claiborne Pell mbajtėn njė dėgjim kongresional nė Komitetin pėr Punė tė Jashtme tė Senatit nė bazė tė kėrkesės sime mė 21 Shkurt 1991, nė tė cilėn edhe unė dėshmova. Nė kėtė rast, unė ekspozova taktikat Naziste dhe racizmin anti-shqiptar tė Milosheviqit dhe paraardhėsve tė tij qė nga fundi I Luftės sė Dytė Botėrore.
Po ashtu, kisha deklaruar se ishtė dėshira e Milosheviqit pėr Serbi tė Madhe qė do tė ndante Jugosllavinė, dhe jo shqiptarėt qė vetėm po kėrkonin statusin e njė republike tė plotė sikur qė kishte Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnia, Sllovenia, dhe Serbia, pėrbrenda Jugosllavisė nė atė kohė. Edhe atėherė, ishte e kjartė pėr mua dhe popullin shqiptar se Milosheviqi dhe pėrkrahėsit e tij serb ortodoksė kishin njė plan brutal pėr tė spastruar etnikisht Kosovėn nga mėse 90 pėrqind e popullatės sė saj shqiptare shumica e tė cilėve janė muslimanė sekularė (qė gjithėherė kanė jetuar nė harmoni tė plotė edhe me katolikėt, krishterėt, dhe hebrejtė pėr gjenerata tė tėra.) Dhe kėto qėllime tė Milosheviqit u kuptuan edhe nga bota mbarė pak para se tė fillonte fushtat ushtarake e NATO-s kundėr Serbisė nėn drejtimin e SHBA-ve mė 1999.
Pra, sic e tregon edhe historia tani, brutaliteti nuk I solli gjė as Adolf Hitlerit, e as Milosheviqit. Edhe pas humbjes sė Sllovenisė e Kroacisė, Milosheviqi pėrkrahu serbėt nė Bosnje, tė udhėhequr nga komandatėt serb Ratko Mladiq dhe Radovan Karagjiq, pėr tė spastruar etnikisht Bosnjen nga muslimanėt. Kjo coi nė 300,000 civil tė pafajshėm tė vdekur, duke pėrfshirė edhe 7,000 burra dhe djemė tė vrarė nė tragjedinė e tmerrėshme tė Srebrenicės mė 1995. Pėrgjerėsa Milosheviqi u akuzua pėr gjenocid dhe u sollė nė Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Krime nė Hagė mė 2001, Mladiqi dhe Karagjiqi, qė gjithashtu janė tė akuzuar pėr gjenocid ende bredhin tė lire nėpėr Serbi (ja sa funksionon sundimi I ligjit nė Serbi!).
Qė nga largimi I forcave serbe pas fushatės sė bombardimeve tė NATO-s tė udhėhequr nga SHBA-tė nė Qershor 1999, Kosova ka qenė nėn protektoratin e OKB-sė dhe ka patur shumė pak aktivitet ekonomik. Administrata e OKB-sė nė Kosovė ka bėrė shumė pak nė pėrmirėsimin e infrastrukturės sė shkatėrruar nga lufta dhe pėrveq kėsaj ka sjellur edhe korrupsion nė Kosovė, sic ėshtė rasti I vjedhjes sė 4.3 milion eurove nga Joseph Trueschler nga KEK-u. Bile edhe sot, reduktimet e energjisė elektrike janė tė tmerrėshme ndonjėherė katėr e ndonjėherė edhe gjashtė orė nė ditė pa energji elektrike. Si mund, atėherė, tė krijohen vende tė punės pėr popullatėn mė tė re nė Evropė (mėse 50% e popullit tė Kosovės janė nėn moshėn 25 vjecare) nėn kėto kushte tė mjerueshme? Qė nga Lufta e Dytė Botėrore, Kosova nuk ka qenė prioritet pėr zhvillim nė Jugosllavi, por vatėr e mos-zhvillimit. Sic I kishte thenė edhe kongresisti Henry Hyde, tani mė I ndjerė por atėherė kryetar I Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Kongresit, Ambasadorit Nicholas Burns nė njė dėgjim tė plotė kongresional pėr Kosovėn nė Maj 2005, cka po provojmė tė bėjmė nė Kosovė tė krijojmė edhe njė Rrip tė Gazės, por kėsaj rradhe nė mes tė Evropės, ku shumica e popullit janė tė ri, tė arsimuar, pro-amerikan, por nuk kanė tjetėr ctė bėjnė pos tė gjuajnė gurė? Unė besoj se ky dėgjim kongresional (ku kishin dėshmuar edhe I ndjeri Mark Sopi, Lush Gjergji dhe Shirley Cloyes DioGuardi) ishte kthesa e duhur nė pėrmirėsimin e politikės sonė tė jashtme kundrejtė Ballkanit, sepse Presidenti Bush po atė ditė patė deklaruar se tani SHBA-tė do tė insistojnė nė zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė statusit final tė Kosovės zgjidhje kjo qė do tė sjellė liri pėr popullin e shumėvuajtur tė Kosovės si nga Serbia ashtu edhe nga frika pėr gjenocid e spastrim etnik njėherė e pėrgjithmonė. Status quo-ja mė nuk do tė tolerohej.
Pas mėse tri vjetėve nga kjo kthesė nė politikėn amerikane, zgjidhja tani mė ka ardhur me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe njohjen e saj nga SHBA-tė dhe vendet kryesore tė evropiane. Pse ėshtė kjo me rendėsi? Pa shtetėsi, Kosova nuk mund tė marrė kredi nga Banka Evropiane pėr Rindėrtim pėr tė riparuar infrastrukturėn e dobėt e tė shkatėrruar. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrihet deri tek fillimi I investimeve private dhe zbutja e papunėsisė masive. Serbia, ndėrkohė, duhet tė ballafaqohet me tė ardhmen e saj si pjesė e integruar dhe krejtėsisht demokratike e Evropės, dhe sė bashku me Kosovėn si njė fqinjė tė barabartė tė punojė nė rivitalizimin ekonomik tė Ballkanit nė mėnyrė qė mė nė fund edhe Evropa Juglindore tė dalė nga statusi I prapambeturisė qė ka patur qė prej pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore.
Dhe, pėrfundimisht, statusi I Kosovės u dashtė tė zgjidhet nėn lidershipin e SHBA-ve, mu sikur Woodrow Wilson bėri mė 1921 kur njohu shtetin e Shqipėrisė, kundrejtė dėshirave tė Francės, Rusisė, Britanisė, dhe Gjermanisė sė asaj kohe. Evropa gjithmonė ka qenė e ndarė pėrsa I perkėt dimenzionit tė cėshtjes shqiptare nė Ballkan, dhe sikur SHBA-tė tė mos kishin marrė rolin udhėheqės edhe njėherė, do tė na duhej qė edhe njė here tė merreshim me zgjidhjen e njė problemi mė tė rėndė sic bėmė me NATO-n mė 1999. Dhe, po, zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė interes vital I SHBA-ve. Tani mė ėshtė e dukshme pėr tė gjithė njerzit e arsyeshėm qė paqja dhe stabiliteti nė Ballkan dhe Evropė mund tė arrihet vetėm me njohjen e shtetėsisė sė Kosovės. Ky akt pėrmirėsoi edhe njė padrejtėsi historike, kur Kosova ishte ndarė nga Shqipėria dhe I ishte bashkangjitur Jugosllavisė mė 1921, duke lėnė kėshtu mėse dy millionė shqiptarė nėn njė shtet sllav nė tė cilin ata trajtoheshin si qytetarė tė dorės sė dyė e tretė deri mė tani. Pavarėsia tani u mundėson shqiptarėve qė janė shumė punėtorė dhe pro-amerikan tė ndėrtojnė njė tė ardhme ekonomike pėr vetėn e tyre dhe tė kontribuojnė drejt suksesit tė Evropės nė ekonominė globale, me shpresė se edhe Serbia dhe pjesa tjetėr e Ballkanit do tė bėhen partnerė nė Evropėn e integruar.
6 Mars 2008
Ish-Kongresisti Joseph DioGuardi ėshtė kryetar i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Krijoni Kontakt