Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67

    Bob Dole, ambasador nderi i Kosoves ne SHBA

    Ish kandidati i Partise Republikane per president te SHBA, Bob Dole u emerua Ambasador Nderi i Kosoves ne SHBA. Nuk mendoj se eshte nje koincidence qe pasi partia republikane fitoj shumicen ne senat dhe dhome te perfaqesuesve ne zgjedhjet e se martes, nje republikan te emerohet ne kete post (sado simbolik qe eshte). Poshtu dihet se sa i madh eshte ndikimi i z. Dole ne partine e tij. Kosovaret thone qe Klintoni e cliroj Kosoven, por kundershtari i tij ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1996 emerohet ambasador nderi i Kosoves ne SHBA. Ndoshta kjo do ti shtyej qe ta lodhin mendjen pak.


    Prishtinė, 8 nėntor - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, dje me njė dekret tė veēantė emėroi Bob Dolin (Bob Dole), senator shumėvjeēar amerikan, Ambasador Nderi tė Kosovės nė SHBA.
    Mė poshtė po japim tekstin e dekretit me tė cilėn Presidenti Rugova emėroi z. Dol nė kėtė post.
    "Nė bazė tė kompetencave tė Presidentit tė Kosovės, unė emėroj senatorin Bob Dol, Pėrfaqėsues tė Lartė tė Kosovės me titull Ambasador Nderi i Kosovės nė SHBA.
    Senatori legjendar Dol ėshtė mik i madh i Kosovės dhe pėr mė shumė se njė dekadė e ka pėrkrahur ēėshtjen e Kosovės pėr liri, pavarėsi e demokraci.
    Zyra e senatorit Dol do t'i pėrfaqėsojė interesat e Kosovės nė Uashington D.C. pranė Administratės, Kongresit, Senatit dhe komunitetit tė biznesit amerikan.
    Emėrimi i senatorit Dol ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr mua dhe pėr popullin e Kosovės", thuhet nė dekretin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kresha : 08-11-2002 mė 17:37

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja cka thane Bukosh Bujari.

    ....

    Bukoshi kritikoi ashpėr reagimet e disa drejtuesve tė Kosovės rreth preambulės sė Kartės kushtetuese Serbi-Mali i Zi


    ------------------------------------------------------------------

    Prishtinė, 8 nėntor 2002

    - Kryetari i Partisė sė Re tė Kosovės Bujar Bukoshi reagimet e disa drejtuesve tė institucioneve tė Kosovės dhe deputetėve tė parlamentit rreth preambulės sė Kartės kushtetuese Serbi-Mali i Zi, i quajti "reagime neuorotike dhe foklorike". Mė pastaj para gazetarėve Bukoshi tha:

    "T'ju pėrkujtoj se Presidenti i Kosovės pandėrprerė po kėrkon nga zyrtarėt ndėrkombėtarė qė edhe formalisht tė njihet pavarėsia e Kosovės, por nė tė njėjtėn ditė, kur ai kėrkonte kėtė gjė nga Ministri i Jashtėm i Britanisė sė Madhe, po atė ditė Kryeministri ynė nė Bruksel kėrcėnohet me deklaratėn e tij politike, qė ishte folklorike, se do ta shpallė pavarėsinė e Kosovės", tha ai.

    Bujar Bukushi mė tutje theksoi se dėshiron ta pėrkujtojė Kryeminsitrin se pavarėsia e Kosovės ėshtė shpallur para 12 vitesh dhe se populli i Kosovės dhe institicionet e saj e kanė bėrė kėtė me shumė sakrifica. "Histroia e Kosovės, pra nuk fillon me ardhjen e tij nė postin e Kryeministrit", tha Bukoshi duke e quajtur kėtė gjest si papjekuri.

    Bukoshi kritikoi edhe disa deklarata tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, nė seancėn e djeshme, duke i quajtur ato "folklorike dhe tė papėrgjegjshme", sepse - "me fjalėt e tyre tė zjarrta se gjoja kėtij parlamenti po i takuka merita historike ta shpallė pavarėsinė", nėnvizoi Bukoshi.

    Bukoshi pėrshėndeti emėrimin e senatorit Bob Dol Ambasador Nderi i Kosovės nė SHBA.


    Trepca.net
    ...............




    Dhe une mendoj se Akti i Rugoves qe emeron Bob Dolin ne ate post simbolik eshte i mencur, me kuptim e me qitje te larget..

    Sa per deklaraten e Bajram Rexhepit do te thosha se Rexhepi duhet te kuptoje se Kosova ka president dhe se ai, Rexhepi, te mos mendoje se eshte mbi Rugoven dhe se ka te drejte te leshoje deklarata pa urdher te Rugoves.

    Eshte Rugova qe ka mandatin e popullit te Kosoves dhe mencurine e nevojshme per te hedhur hapat e nevojshem.

    Bajrami te merret me pastrimet e Spitaleve, shkollave dhe punesimin e Rinise e te mos bej asnji hap ne politik te jashtme sepse nuk eshte ekspert dhe as dikushi vecse nji vegel e Ashim Klosit.

    ...........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Bob Dole ka qene dhe eshte nje nder lobistet qe me se shumti ka punuar ne lidhje me Kosoven. Eshte i njohur bashkepunimi i tij me lidhjen qytetare shqiptaro-amerikane. Poashtu e ka vizituar Kosoven kur shume nga politikanet e shteteve perendimore nuk kane dashur te degjojne per problemet qe Kosova eshte perballur. Bindjet politike (cfaredo qofshin ato) nuk duhet te ndikojne qe kete vendim te Rugoves ta shohim negativisht. Eshte per te miren e Kosoves. Zeri i shqiptareve duhet te degjohet neper kongres, jo vetem i serbeve. Ne shtetin e Illinois-it u zgjodh nje serb guvernator. Pas dy apo kater viteve mund te kene edhe senator. Perderisa diaspora shqiptare ne Amerike (numri i shqiptareve po rritet dita dites) nuk arrin e bile as nuk mundohet ta bej nje gje te tille, atehere cdo perpjekje (sado e vogel qe eshte ajo) qe dikush ta perkrah pavaresine e Kosoves ne kongres eshte e mireseardhur. Me mire pak se hic. E ai paku a do te kete mundesi te bej dicka kur vjen koha per statusin perfundimtar te Kosoves eshte nje pikepyetje e madhe. Shume shume e madhe.
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Llapi,

    pe shoh qe qenke gezu'.

    Mjer per ty.

    Po as Hashimi s'ka mandat jo. Ai s'ka mandat as dekorata te jap e le me te flas.

    Burri matet nga veprat, Llapo. Jo nga femnat qe i perdhunon (lexo: Me force i detyron te flejne me te) e as nga lokalet e pompat e benzines qe i ka.


    Ah sa bukur te kish shkuar ty e Hashimit tend kjo poezi e te madhit Ali Podrimja...


    KUSH DO TA VRASE UJKUN

    F. Altimarit

    Dhe lėtini tha

    Po qe se takon
    Arbėreshin dhe Ujkun
    Vraje Arbėreshin

    Dhe kur fjala i ra nė vesh
    Arbėreshi buzėqeshi
    Dhe drodhi njė cigare

    Po qe se mė vret mua
    more i gjorė
    Kush do ta vrasė Ujkun?!

    Mjerė kopeja

    (Kozencė, 1988)


    StarCraft.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Bob Doll ka patur keto poste:

    - Veteran i luftes ne L 2 Boterore
    - Senator amerikan dhe kryetar i maxhorances ne senat
    - Kandidat republikan per president ne 1996
    - Aktualisht eshte burri i senatores se re Liz Doll.

    Bob Doll ka aq pushtet e ndikim ne Washington, sa mund te krahasohet me dinastine BUSH. Zgjedhja e tij si ambasador i Kosoves ne USA eshte nje fitore e madhe per ceshtjen shqiptare. Ky lajm pikellon pikerisht serbet e greket qe nuk mund te shpifin dot per interesat ameirikane, per aq kohe sa interesat tona perfaqesohen nga BOB DOLL.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Postuar mė parė nga Llapi
    nen/1.Me sa di une Bob Doli shum e shum her u deklarue se Kosova duhet ta fitoi nji autonomi nen jugosllavi lexo serrbi! ju nese dini qe ka deklarue ndryshe urdhnoni me tregoni.

    nen/2. rugova ket e ka ber per tu tallur me ata njerz qe i besoin ende!

    Veq jemi mesuar me lojrat qe i luan rugova,nji her pat deklarue se kosoven e ka pranue nji shtet qe nuk po ekzistonte ne ket planet,dhe pat than se pritet ti kembejm ambasadoret!



    Llapi


    Ben mire te interesohesh perpara se cili eshte Bob Doll dhe se cfare ka thene ai per Kosoven, perpara se te shkruash te tilla gjera me kompetece.


    Bob Doll, eshte deklaruar hapur per Pavaresine e Kosoves dhe ate e ka patur si nje nga temat e tija gjate fushates elektorale ne 96-en ne Amerike.

    Kontakto me lobin shqiptar ne Amerike se te tregojne ata sa dollare kane shpenzuar per fushaten e Doll.

    Bill Klinton nuk u deklarua kurre per Pavaresi te Kosoves, dhe UCK-ne e quajti organizate terroriste perpara 98-es sepse pati keshilltare greke ne stafin e tij.

    Me vone, ai u detyrua nga budallakia e Milloshevicit qe te nderhynte ne Kosove.

    Klintonit nuk i hiqet kurre merita, perkundrazi, por dhe te mohosh rolin e Bob Doll ne ceshtjen e Kosoves, me duket e pakuptimte.

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Red, une kam pare nje film dokumentar mbi fushaten e Klintonit, ai qe cileson ti "grek", pikerisht keshilltari nr°1, me duket se eshte emeruar nga Billi, pasi hypi ne pushtet, drejtor i CIA-s, me duket ne ate post eshte dhe sot, dhe ky person "me origjine shqiptare" (tek forumi vjeter, ka pas nje artikull mbi te nga nje tjeter funksioner amerikan me origjine shqiptare) ka ndikuar dukshem ne sulmin amerikan ne Kosove, dihet roli vendimtar i CIA-S ne fillimin e nje fushate ushtarake.
    S'me duket serioze ti trajtosh demokratet dhe republikanet si me qene politikane shqiptare. Kur vete shqiptaret nuk sillen si me pare ne politike.
    Tjeter gje, me ēudit siguria jote ne njohjen e ngjarjeve dhe personave qe s'besoj se kane asnje lidhje me ty, te bazohesh mbi ēfare deklarojne politikanet ne shtyp per te ditur te verteten, eshte me te vertet naivitet.

    Ndersa mbi zgjedhjen e Dole, "ambasador nderi" eshte me te vertet nje VEPRIM MEDIATIK, pa asnje lloj vlere, kjo ka efekt vetem tek shqiptaret injorante, dhe mendoj se eshte luajtur si karte nga Rugova per fitim kredibiliteti ne popull.
    Punet e Kosoves rregullohen ne Prishtine e jo ne Nju Jork, sa me pare shqiptaret ta kuptojne kete aq me mire.

  8. #8
    Llapi, shtypi ne Kosove mund te thone shume gjera, por dihet qe ti dhe une i besojme atyre qe duam dhe jo qe mund te thone te verteten.

    Nese ai shtyp qe ti lexon e beson, do te lavderoje psh Rugoven, ti nuk ke per ta besuar.

    Pra varet ku beson ti si person.

    Bob Doll, njihet nga shumica e shqiptareve, per te mos thene te gjithe, si nje proshqiptar i deklaruar dhe qe ne fushaten e tij elektorale, ka patur pas vetes te gjithe Lobin Shqiptar qe e pat financuar, qe paten shpenzuar me mijera dollare, me makina, furgona etj duke bere propagande per Doll neper te gjithe Ameriken.


    Deri perpara fillimit te bombardimit (qe asnje nuk e besonte,deri ne castin kur ka rene bomba e pare), Bill Klinton nuk ka patur mbeshtetje nga shqiptaret, prandaj dhe po te them se ai u ndikua nga te tjera gjera.


    Ornament

    Nuk kam per qellim te diskutoj per politiken amerikane, por nese do te kem kohe, do te mundohem te te gjej artikujt e kohes, ku UCK-ja dhe levizja e shqiptareve te Kosoves per pavaresi u cilesua Terroriste nga adminitrata Klinton dhe keshilltaret e tij dhe te shohesh rolin qe kane dhene Bob Doll, etj si McCain, Engel, DioGuardi ne ceshtjen shqiptare.


    Sa per kete tjetren

    Punet e Kosoves rregullohen ne Prishtine e jo ne Nju Jork, sa me pare shqiptaret ta kuptojne kete aq me mire
    nuk e mbeshtes aspak, pasi nuk ka dhene asnjehere rezultat praktik. Historia dhe realiteti ti nxjerrin syte vendit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Redi vetem dua te te plotesoj ne ate cka ju thoni lidhur me politken amreikane per Kosoven dhe ne Kosove per ate kohe se ambasadori amerikan per ballkan Gellbart UCK dhe shqipetaret ne vitin 1998 i cilesoj si Terrorista e te njejten gje ne fillim te punes se tij ne Ballkan pat bere edhe Hollbruke,por me punene e palodhshme te Bob Doll e disa Kongresmenve tjere amerikan miq te shqipetareve kjo hipoteze ugurzeze e Gellbarit qe lansohej nga Podgorica aso kohe deshtoj.

    ------------------------------------
    --------------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Red, s'eshte nevoja me postu se une e di. Ketu ku ndodhem, kur filloje propagandimi i ngjarjeve ne kosove mediat e krahasuan te drejten per vetvendosje te shqiptareve te Kosoves, me ate te zezakeve te bidonvileve, vete personi qe kishte shkruar " L'Histoire des Balkans" ku cileson shqiptaret dhe greket si popujt me te vjeter te ballkanit, ne radio thote qe kosovaret jane te ardhur rishtas ne Kosove, disa dite me vone kur nga interesi mediatik filluan te hapeshin (ka dhe njerez te zgjuar e qe s'flasin kot) librat e historise (normal kush i njihte shqiptaret me pare) po ku person pergenjeshtron ēfare tha vetem disa dite me pare.
    Imazhet ne tele, qene te studiuar me kujdes, ne to tregoheshin femije te vegjel bjonda me syte bojqelli duke qare dhe liheshin jashte maqedonet me doreza te bardha qe trajtonin refugjate shqiptare si te kishin zgjeben. Ti kujton se nga dashuria per ne, jo jo, ata kishin vendos te sulmonin kjo e gjitha.
    Pra kuptojme ate qe thashe une s'duhet me u bazu tek media, per te nxjerre konkluzione te drejta per diēka.

    Pash njehere nje dokumentar mbi te famshmen La Vendeta (hakmarja) shqiptare, tregonte dy familje ne hasmeri, kush ishin do thuash ti, aktoret e teatrit popullor qe luanin, hajde vertesi hajde, te huajt jane te bindur se po shohin hasmėt shqiptare qe vrasin njeri tjetrin, po ashtu si ne kur shohim lajmet diku tjeter duke kujtuar se po shohim realitetin. Me popujt luajn o Red, dhe ata e merritojne kete, jo me kot quhen turme.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •