
Postuar mė parė nga
Pratolini
Profesori me gjyslyke te thyera filloi te nxjerre peshtyme prej gojes.
Bla bla blaaaaa bla blu bli blaaaa- bertiste ky
E mbeshteti nje djalosh me floket me vije anash, model 59
Blu bli blooo bla bla bla bloooo - tha dhe ky
Duartrokitje ne salle. Ekstaze. Dikush u perlot. Nje tjeter i perplaste duart ne menyre te tille qe zhurma te ishte sa me e madhe, dukej sikur kishte kater duar. E filloi nje standing-ovation pastaj, e pa na i cuan ca buqeta me lule ktij profesorit qe lere lere, gjithe ngjyra ishin. Kryetari akdemise ishte i papermbajtur, hidhej e perdridhej si ndonje djalosh ne pubertet. Filluan ti brohorasin emrin. Salla oshetinte.
Kur ja...del nje djalosh me fytyre te merzitur, nga ata te pakenaqurit e kudondodhur ( sepse gjithmone del nje i tille, edhe hollywoodi e ka kuptuar kete ). E pra ky merr mikrofonin, i hedh nje veshtrim salles dhe thote qete qete :
Mire mo profesor, ju bukur folet per modernizmin. Po a nuk ju duket se keto brockulla nuk na vlejne me ?? Jetojme ne kibernetik !
Krijoni Kontakt