
Postuar më parë nga
J@mes_Douglas
Nga pergjigjet e tua lumee, kuptoj se kjo vajze eshte burgosur brenda ndjenjave te saja.
Pafuqia e saj per te thene "JO" ne forme te prere dhe definitive, i ka lene te kuptoj djalit se tashme si do qe te ndodh ajo eshte nen kthetrat e tij dhe ai ka mundesi t'a manipuloj ate lehtesisht.
Pyetjes time; nese ne keto 2 vite prinderit jane ne dijeni, ti nuk i ke dhene akoma pergjigje.
Lumee, te keshilloj hapur.
Eshte mjaft e rendesishme qe motra apo shoqja juaj te marre mbeshtetjen e te rriturve.
Lenia ne hije dhe mbyllja ne vetvete, e paperkrahur nga njerezit e afert e te dashur, mund t'a rrezikoj seriozisht shendetin dhe jeten e saj.
Pozicioni yt ne kete histori eshte gjithashtu shume i rendesishem. Ti mund te jesh nje "ure lidhese" e saja me te tjeret.
Une mendoj se ajo ka frike te shpreh historine e saj, ndoshta sepse mendon se kjo mund te gjykohet.
Nese kjo vajze ne rrethin familjar ka nje "njeri te rritur" te cilin e vlereson dhe i beson me shume se te tjeret, une mendoj se duhet ti shprehet pikerisht atij.
Nese nuk ekziston, te takon ty te shprehesh ne emer te saj me nje person te familjes te cilit i beson.
Krijoni Kontakt